Forumi Horizont | Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 3969 3970 3971 3972 3973 3974 3975 3976 3977 [3978] 3979 3980 3981 3982 3983 3984 3985 3986 3987 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Në rrotë të lirë...këtu nuk është filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=263)
-- Mendime te castit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18442)
Amerika bazohet tek injoranca popullore, ndryshe nuk do mbijetonte. Atyre qe jane ne politike u intereson te kete sa me shume padituri sepse, sic e tha Shelgu, nje popull i paditur manipulohet kollaj. Ne kete pike Shqiperia i ngjan Amerikes, sepse lideret po mundohen te lene njerezit injorante, qe te marrin votat e mos bien kurre nga pushteti.
Megjithate Amerikanet jane dhe pragmatiste ne natyre. Kjo ka bere qe gjithmone ti bien gjerave shkurt, te diskutojne pa shume filozofi, te thone gjerat me fjale te thjeshta. Edhe ne psikologji amerikanet ndertuan rrymen behavioriste, kurse Evropjanet u moren me konjitivizem. Sipas behaviorizmit nuk mund te dihet ca ka ne koken e njeriut, e vetmja gje qe matet eshte sjellja e dukshme. Ti aplikon nje terapi dhe sjellja ndryshon si rrjedhoje, nuk ka procese mendore, etj, ka vetem sjellje. Kjo mund te duket teori e larget, por perfaqson kryekeput mentalitetin amerikan. Po te degjosh cfare flasin e cfare keshillojne, kupton qe merren me gjera fizike. I japin njerezve direktiva, pika qe duhen ndjekur, qe jane thjesht gjera te dukshme, asnjehere abstrakte, si te flasesh, si te sillesh, si ti japesh makines. Ne rruget e Amerikes ka tabela qe tregojne se ka tunel dhe pastaj vjen tabela qe shkruan "Remove Sunglasses" (hiq syzet e diellit). Njerezit duan gjera te pashme, keshilla mbi veprime fizike. Nuk i duhet Amerikanit je i kujdesshem me makine apo jo. I duhet veprimi yt fizik, e ktheve koken, e kishe doren e zene, etj.
Ky faktor perzjehet me faktorin injorance, prandaj nuk mund te gjykohet ne pergjithesi, sepse ca aspekte jane te rrenjosura ne kulture dhe jo domosdoshmerisht jane te keqija. Po qe Amerika ka injorance ne mase kjo nuk diskutohet. Duhet thjesht mos justifikohet injoranca me pragmatizem (te cilin Mond Kristali e quan common sense :p ).
Gjithsej 5771 faqe: « E parë ... « 3969 3970 3971 3972 3973 3974 3975 3976 3977 [3978] 3979 3980 3981 3982 3983 3984 3985 3986 3987 » ... E fundit » Trego 5771 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.