Forumi Horizont | Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 390 391 392 393 394 395 396 397 398 [399] 400 401 402 403 404 405 406 407 408 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Cili eshte filmi i fundit qe keni pare dhe cfare pershtypjesh ju ka lene (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6556)
Midnight Express perqendrohet tek kushtet makabre te burgut turk dhe s'ka shume lidhje me hipokrizine turke. Turqia edhe sot denon me ashper te gjithe trafikantet e droges. Madje eshte nga shtetet e pakta qe jane ne balle te luftes kunder droges dher ja merr ne kthese shume vendeve perendimore ne ate drejtim.
Historia e Midnight Express eshte plotesisht e vertete, Billy Hayes ka arritur te arratiset nga burgu dhe shkroi nje liber qe u kthye ne film me vone. Por ai film eshte ekzagjeruar disi dhe per kete shkaktoi nje amulli te madhe dhe protesta te medha nga qeveria turke. Si Billy Hayes (i burgosuri qe shkroi librin) dhe Oliver Stone (qe e ktheu ne skenar dhe mori Oscar) u munduan te sqarojne se nuk kane patur kurrsesi qellim te pershkruajne popullin turk ne kendveshtrim negativ, por vetem te tregojne historine e vecante te burgosjes se nje amerikani. Dhe filmi ne fakt duhet interpretuar vetem ne kete kendveshtrim, sepse nuk mund te pergjithesohen kushtet e burgut te ashper me "hipokrizine e nje populli te tere".
Libri dhe filmi kane shkaktuar nje dem kaq te madh per imazhin e Turqise neper bote saqe akoma sot (30 vjet prapa) perben nje plage morale per popullin turk. Pervec faljeve te shumta qe kane kerkuar prodhuesit e filmit, Turqia akoma nuk e ka falur Billy Hayes dhe ka kerkuar per vite me rradhe ekstradimin e tij. Ne fakt ai teknikisht eshte vetem nje i arratisur qe nuk ka kryer denimin. Sikur ta dinin çfare filmi do prodhohej fale atij amerikani qe denuan ne vitin 1970 me siguri do e kishin falur.
Midnight Express pavaresisht nga ekzagjerimet qe mund te kete mbetet nje film i arritur, qe mberthen per fyti spektatorin dhe e ben te ndihet me fat qe eshte prapa ekranit. Jo me kot ka fituar Oscar dhe plot çmime te tjera
Gjithsej 967 faqe: « E parë ... « 390 391 392 393 394 395 396 397 398 [399] 400 401 402 403 404 405 406 407 408 » ... E fundit » Trego 967 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.