Forumi Horizont | Gjithsej 91 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Programe te dobishme (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10825)
Hmmm
Paint.Net eshte nje program me ane te cilit mund te zevendesoni programin Paint Brush qe vjen bashke me Windows.
Paint.Net eshte shume funksional, ka opcione shume te dobishme, ka mundesi per te futur layer (shtresa) neper foto per te bere manipulimet qe doni. Normale qe nuk mund te zevendesoje programe si Photoshop per foto teper profesionale, por ama mund te ofroje dicka shume afer profesionalitetit. Programi eshte falas dhe ofrohet vetem per sistemin operativ Windows 2000, XP, Vista, or Server 2003. Programi nuk suportohet nga Microsoft dhe nuk eshte prodhuar nga Microsoft. Paint.Net ne fakt eshte rezultat i nje projekti final qe disa studente te inxhinerise se programimit ne Washington State University paten si punim diplome. Projekti vetem sa pati si kujdestar kompanine Microsoft, pasi dhe punimi i diplomes u be me gjuhen C#, ka dhe disa rrjeshta kodi ne C++.
Paint.Net kerkon platformen .Net per tu instaluar. Gjithsesi link qe ofrohet per shkarkim perfshin dhe platformen .Net.
Paint.Net se bashku me .Net Framework
http://www.eecs.wsu.edu.nyud.net:80..._6_RC2_Full.exe
Paint.Net pa .Net Framework
http://fileforum.betanews.com/sendf...Net_2_6_RC2.exe
Faqja Zyrtare
http://www.eecs.wsu.edu/paint.net/
Gjithsej 91 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 91 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.