Forumi Horizont | Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Muzika (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=16)
-- Trashegimi Dashurie -> "Serenata Dhe Vetem Serenata" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12312)
TI VETEM QAJE
Dashurova syte e bukur
syte e djallezise
me shkaterove me helmove moj
ma more rinine
Ti vetem qaje
s'pranoje te qeshje
dhe therisje moj
hajde hajde
Ne pjetore une jam ulur
Dhe po pija vetem
dhe per ty po mendoja moj
si ta kaloj jeten
ARAPKE MOJ
Me thane se te pane ty
te pane ty duke lutuar
me mire te qaj une per ty
se sa ti per mua
O mos mu deshpero ti
O mos me hidhero
Arapke moj
sy zezke moj
Sa fort te dashuroj
Me thane se vadidje ti
nje kopesht me jargavane
o keputma nje Dhe falma mua
aman cma dogje xhanin
6 MUAJ SHKOVA ...
6 muaj shkova
o per ne lice
nate e dite mendoja
per nje vajze te re
Doktori..mamaja
Mbi koke me ri
por dot s'me sherojne
dhemb per dashuri...
Nga spitali dola
bera moj serenate
cupkat vejne e vijne
s'me lene rehat
SE DO TI DUA
Te te them je lule
ti je me e bukur
Te te them je gonxhe
te humbas freskine
Se ti zemren time
vashe o ma ke mare
mos o per koken tende
mos me mbaj merri
Se do ti dua, do ti dua..dua
ato dy syckat
ti vashehe falmi mua
se do ti dua ...dua pergjithmone
Se do ti dua ..dua dua
ato dy buzkat
ti vazhe falma mua
se do ti dua ..dua pergjithmone
Te te them je drite
ti verbon dynjane
mos per koken tende
mos me bej hatane
Se asnje ze tjeter
zemra s'me pranon
mos per koken tende
mos me torturo
MARJANA
Si ste erdhi keq
si moj s'tu durua
u ndave papritur
u ndave nga mua
Marjana theres
Marjana ska
Marjana iku
dhe me la
e imja je o moj Marjana
Dhe nje dite guxova
te erdha tek porta
zerin ta degjova
ishe ti Marjana
PA DASHURI PA XHELOZI
Por si nje qiri
po me tretet jeta
lotet e mia
s'kane mbarim
Une shume kerkova
por nuk gjeta
pa dashuri pa xhelozi
Lerme ne prer moj te te mar
dhe te ta heq ate merzi
na pret te gjitheve nje kryq
pa dashuri pa xhelozi
Pa krahe mbeta pa gezim
Vertitem rugeve kot me kot
ajo qe desha me s'me do
dhe dot nje tjeter s'dashuroj
Te pakten hidhme nje veshtrim
me duaj ca me te vertete
Se ti e di qe shpirti im
per ty u tret ne kete jete
Te pakten falme nje shkendij
edhe te shohesh si do djeg
edhe nje mal edhe nje pyl
edhe nje pyll edhe nje det
NE S'ME DO ME PERVELO
E mban mend sa te kam dashur
tani mua me s'me do
gjithe premtimet i harrove
dhe nje tjeter dashurove
Mos pande se s'gjej nje tjeter
qe ta kete syrin e zi
vec buzeqeshja jote e embel
me dogji me beri hi
U vyshken lulet e majit
ato celen perseri
kete vjet i mbuloj bora
tani vjen dhe behari i ri
Me duaj mua te shkreten
dhe me shpirt me dashuro
behu zjar si zjar rufeje
ne s'me do me pervelo
Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.