Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mesazhe dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=219)
-- Disa Poezi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12966)


Postuar nga Sunny datë 20 Qershor 2007 - 21:45:

Dashuria

Dashuri

--------------------------------------------------------------------------------

Dashuri eshte
fjala qe nuk mbetet
te lengoje pas dhembesh
te perpelitet pa fund;
ajo eshte hap qe nuk stepet,
eshte zemer qe nuk meket,
eshte vrull qe nuk sprapset,
eshte rruge qe i nderpret
te gjitha rruget e udhekryqet
qe nuk cojne askund.
Dashuri eshte
njeriu i dashuruar
qe krijon dashurine
edhe nga dashuria.
Dashuri domethene zberthim,
domethene nevoje,deshire, rritje
domethene domosdoshmeri,
domethene perhershmeri.
Fjala dashuri
nuk duron te ndahen popujt
ne te medhenj e ne te vegjel.
Dashuri eshte
kur nukka ndjekes e te ndjekur
Kur nuk ka shpifes e te shpifur,
kur njeshat nuk veprojne pa shumen
e shuma pa njeshat.
Dashuri eshte
fjala qe di te ngrohe
edhe diellin e lirise.

Nese dashuria eshte vetem per dike,
Ajo me s'eshte per aske.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.