Forumi Horizont Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Letra dashurie (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=289)
-- Leter Malli! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14625)


Postuar nga Zani datë 09 Tetor 2007 - 14:28:

shpirt!

Per Ty shpirti im Binjak!

Sa mall qe kam !....gjithe kete kohe pa degjuar ate me te shtrenjeten fjale tenden ...ah sa mall qe kam per Ty ....fjale, e cila me frymezonte me jepte gjalleri ne brendesine e shpirtit tim,per cdo dite hec me rutinen e perditshmerise sime,Ty te mbaj fort ne zemer dhe mendje!....ka raste kur ndjej lodhje te mendjes sime,nuk pushon se menduari per Ty....kurr te gjitha sdo arrije te i them per dashurine tone...dashuri qe une e mora me aq shpirt sepse jam i lindur i tille smund te jem ndryshe ....secili ne menyren e tij dashuron ...por mua me duket se vetem une dijta dhe munda te besoi aq shume dhe te te dua aq shume...edhe tani qeshkruaj kete leter malli Ti je frymezuesja dhe Muza ime per te shkruar ...kurr sdo te pendohem qe te deshta ....por nje gje sdo ta dish kurr ,kurr sdo ta dish shpirt,sa shume fjale kane vdekur ne buzet e mia !!!...pa pasur mundesine dhe guximin e shprehjeve nga frika se mos te lendoi me shume plagen tende,plagen e dashurise tende ....plagen e dashurise sone....dashuri qe ska realizim,dhe vertet them me mire qe spatem realizim! sdo ishte jete gjate ...u deshem paster ...u takuam ne kohe te pakohe dhe tani me as koha nuk ka kohe per NE!!!!...Dielli lind dhe rrezet vijne edhe ne dritaren time dhe mua me gjejne zgjuar!....as rrezet me te forta sdo mund ta ndalin lotin per Ty shpirt ....Dielli boten e ndriqon ...po per mua me duket se gjithmone perendon!...po te ishte ndryshe edhe oqeanin do ta kalonimn e bashkim do te benim...por duhej te ishte nje kohe tjeter... nje mot tjeter ...nje shekull tjeter ....atehere dhe vetem ate here une do isha mbreti qe do kendoja per Ty ....do kendoja dhe per vete....!gjithmone lutja ime eshte qe Ty shendeti te mbaj fort dhe te jesh e lumtur ne jete.

Fort te mbaj ne shpirt ...e me mall te pa shuar te rrite!

P.S kerkoj falje per drejtshkrim, u le ne dore moderatoreve rregullimin e drejtshkrimit ...!


  Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.