Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- E drejta autorit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=106)
-- Ligji "Për të drejtën e autorit" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=168)


Postuar nga Ami- datë 29 Janar 2003 - 05:13:

Kreu V

KREU V

PRONËSIA E TË DREJTAVE TË AUTORIT

Neni 22
Pronësia e të drejtave të autorit

Autori i një vepre është pronar i parë i të drejtave morale dhe ekonomike mbi veprën e tij.

Neni 23
Pronësia e të drejtave për vepra me bashkautorë.

Bashkautorët e një vepre me autorësi të përbashkët janë bashkpronarët e parë të të drejtave morale dhe ekonomike të veprës së tyre. Por, nëse një vepër me bashkautorë mund të ndahet në pjesë më vete (pra, nëse pjesët e saj mund të riprodhohen, ruhen, ose të përdoren veç e veç), atëherë bashkautorët kanë të drejta të pavarura për pjesë të tilla të veprës, duke ruajtur bashkpronësinë e të drejtave për veprën e përbashkët.

Neni 24
Pronësia e të drejtave për veprën kolektive

Pronari i parë i të drejtave morale dhe ekonomike të një vepre kolektive do të jetë personi fizik a juridik, me iniciativën dhe nën drejtimin e të cilit është krijuar vepra dhe me emrin e të cilit ka dalë.

Neni 25
Pronësia e të drejtave për veprat e krijuara në bazë kontrate pune

Në rastin e veprës së krijuar nga një autor për një person fizik a juridik (në vijim do të quhen “punëdhënës“ ) me kontratë pune dhe gjatë kohës së punësimit, pronari i parë i të drejtave morale dhe ekonomike do të jetë autori, veç rasteve kur në kontratë është parashikuar ndryshe. Të drejtat ekonomike për një vepër të tillë do të quhet se i janë kaluar punëdhënësit në masën e nevojshme për veprimtaritë e duhura që punëdhënësi kryen në kohën e krijimit të veprës.

Neni 26
Pronësia e të drejtave për vepra audiovizuale

Në rastin e veprave audiovizuale, pronari i oarë i të drejtave ekonomike do të jetë prodhuesi i një vepre të tillë.

Neni 27
Marrja e autorësisë

Me qëllim që autori i një vepre të njihet si i tillë, në mungesë të provave të kundërta dhe rrjedhimisht të ketë të drejtën për shkeljen e proçeduarave, do të jetë e mjaftueshme që emri të ketë dalë në vepër në mënyrën e zakonshme.
Në rast të një vepre anonime ose të një vepre me pseudonim botuesi ka për detyrë ta përfaqësoje autorin, kur s‘ka provë të kundërt dhe, me këtë cilësi, ka të drejtë të mbrojë dhe të kërkojë respektimin e të drejtave të autorit. Ky paragraf nuk ka fuqi vepruese, kur autori zbulon vetveten dhe provon pretendimin për autorësinë e veprës.

Neni 28
Prezumimi i së drejtës së prodhuesit

Personi fizik ose juridik, emri i të cilit del në një vepër audiovizuale në mënyrë të zakonshme si prodhues, do të quhet prodhues i një vepre të tillë në mungesë të provës për të kundërtën.


-------------------------Vijon ne mesazhet e ardhshme..............


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.