| Forumi Horizont | Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Emigranti divorcon gruan se nuk pinte duhan dhe alkol ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16978)
Te marton bashkia dhe te ndan gjykata. Po individi kur vendos? Ah po, kur thote "Po" ne bashki.
Po ca i duhet gjykates e dynjase pse do te ndahet tjetri?
Vazhdoj te jem i mendimit se martesa eshte forma supreme e mosbesimit, perderisa partneri perdor ligje dhe gjykata per te siguruar se tjetri nuk do largohet. Eshte gjynah te shikosh qe vullneti i njeriut ka kaq pak vlere. Per me teper qe lidhja me nje person varet nga dashuria, e cila nuk mund te mberthehet me ligj ne kohe.
Para disa oresh me lajmeruan se martohej nje kusherire. I pyeta "Po ç'pati". Me thane
"Epo ka 3 vjet e fejuar, do shkoje te jetoje me ate. Pastaj martesat sjellin atmosfere adrenaline qe i duhet (te ftuarve) here pas here. Nje here martohet njeriu. Domethene, edhe po u martua disa here martesa e pare eshte e madhe, te tjerat jane si te vogla".
"Se dija qe martesat qenkan si luna park" , i thashe.
Eshte e natyrshme qe lidhjet farefisnore te kene nevoje per evente "ngjitese" per te mbajtur gjalle shoqerine tone klanore. Por nuk kuptoj pse u mungon fantazia kulturore miletit, perderisa kane nevoje per martesa qe te mblidhen e te bejne aheng duke njohur farefisin. Por ndoshta kjo eshte pjese e dyfytyresise tone, sepse nga nje ane tallemi me pamjet piktoreske te ndonje martese, por nga ana tjeter vazhdojme te ndjejme "adrenalinen" e eventit te ralle qe lidh dy njerez "pergjithmone".
| Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 15 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.