Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Perdorimi i disa Medikamenteve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17755)


Postuar nga Morfine datë 01 Prill 2010 - 23:13:

Indikacionet

Mënyra e administrimit:

Acidi acetilsalicilik (aspirina-ASA) nuk duhet të merret me stomak bosh për të zvogëluar rrezikun e toksicitetit gastrik (ulçer dhe komplikacione të tjera). Pacientët me astmë, urtikarie kronike, rinit kronik: administrimi i acidit salicilik kërkon kujdes të madh në rastet me urtikarie (rash) apo rinit pasi mund të shkaktojë skuqje dhe kruarje të lëkurës, angioedemë, bronkospazëm paroksistike dhe dispne të rëndë deri në vdekje.

Ndërhyrje kirurgjikale: marrja e ASA duhet të ndërpritet disa ditë përpara operacionit që të mos ndikojë në cilësinë e gjakut.

Podagër: meqë acidi acetilsalicilik mund të rrisë
ureminë, administrimi i tij kërkon kujdes në pacientët e prekur me podagër.

Insufiçencë hepatike: administrim i kujdesshëm në pacientët me insufiçencë hepatike (rrezik i hemorragjisë gastrointestinale).

Insufiçencë renale: administrim i kujdesshëm tek pacientët me degradim të funksionit renal sepse mund të shkaktojë retension hidrik me përkeqësim të aktivitetit renal. Në pacientët me insufiçencë renale të rëndë, ASA kundërindikohet.

Antikoagulant: ASA rrit rrezikun e hemorragjisë.

Tiklopidina*, pentosifilina*, heparina*, antitrombotikët: kombinimi me ASA kërkon kujdes ekstrem për hemorragjinë.
Metotreksati*: nuk këshillohet administrimi i acidit acetilsalicilik tek pacientët që marrin Metotreksati* ( rritin toksicitetin nga metotreksati).

Acidi valproik: shmangni përdorimin e salicilateve në rastet e trajtimit të konvulsioneve me acid valproik.

Hipoglicemikët: në pacientët që trajtohen me hipoglicemikë (sulfonil ure dhe insulinë), ASA mund të rrit rrezikun e hipoglicemisë. Kërkon kujdes!
Terapi me kortizonik: meqë glukokortikoidët reduktojnë salicileminë, rekomandohet të bëhet kujdes për helmimet e mundshme nga salicilatet kur ndërpritet trajtimi hormonal.

Beta-bllokuesit: njëkohësisht me administrimin e beta-bllokuesve duhet bërë monitorimi i vlerave të presionit.

ACE-inhibitor: administrimi i njëkohshëm i acidit acetilsalicilik në doza të larta (>= 325mg/ditë) me një ACE-inhibitor në pacientë me insufiçiencë kardiake kronike ka lidhje me një rritje të
vdekshmërisë. Kjo lidhje nuk është vërejtur në pacientë që merrnin ASA në doza më të vogla (<= 160mg).

Antiacidi: këshillohet monitorimi i nivelit plazmatik të salicilateve në fillim dhe në fund të terapisë me antiacid. Antiacidet që përmbajnë bikarbonat duhet të merren rreth 2 orë nga marrja e acidit acetil salicilik. (bikarbonati
favorizon ekskretimin e salicilateve duke reduktuar aktivitetin terapeutik).

Diuretikët: i shoqëruar me ASA mund të rrisë rrezikun e insufiçiensës renale akute, sidomos tek pacientët e dehidratuar.

Shtatzania: administrimi i acidit salicilik në shtatzani mund të shoqërohet me episode hemorragjike si tek nëna ashtu dhe te fetusi. Medikamenti nuk rekomandohet në trimestrin e fundit të shtatzanisë (rrezik i hemorragjisë, lindje e vonuar). Eksipientët: prania e kripërave të aluminit ose magnezit reduktojnë përthithjen enterike tëtetraciklinave.

Burimi Al-medikus


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.