Forumi Horizont Gjithsej 117 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS. Elbasani (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2263)


Postuar nga qershor13 datë 22 Shtator 2003 - 13:12:

Kumuria u "zgjidh" gjuhën trajnerëve
Vitet e fundit, komunikimi i gazetarëve të medias së shkruar dhe asaj elektronike me trajnerët që kanë drejtuar ekipin e futbollit Elbasani thuajse ka qenë i pamundur. Shumica e trajnerëve kanë bërë "memecin" përpara gazetarëve, ose në ndonjë rast edhe "të fortin". Me gjithë këmbënguljen e gazetarëve, vetëm për një periudhë të shkurtër sezonin e kaluar, njëri nga trajnerët e Elbasanit ka qenë i gatshëm për të komunikuar me ta. Me fillimin e këtij kampionati, trajnerët aktualë filluan të sillen si të gjithë paraardhësit e tyre. Edhe pse kjo duket disi e pamoralshme përballë opinionit sportiv, sportdashësit elbasanas dhe të tjerë shumë rrallë kanë pasur fatin të lexojnë mendimet e shprehura prej tyre. Të ndodhur përballë presionit të vazhdueshëm të lexuesve të shtypit sportiv, gazetarët e mediave të ndryshme gjatë kësaj jave kërkuan ndërhyrjen e financuesve të ekipit të futbollit për t'ua "zgjidhur" gjuhën trajnerëve të Elbasanit. Përpara gazetarëve sportivë, dyshja Astrit Sejdini dhe Gjergji Poloska, që nga koha e marrjes së drejtimit të Elbasanit, nuk ka qenë e predispozuar për të prezantuar punën e kryer deri tani. Por këtë javë, presidenti i Elbasanit, Refik Kumuria, është shprehur se me ndërhyrjen e tij kjo çështje do të jetë zgjidhur përfundimisht. Ai e ka mohuar deklaratën e trajnerëve, që ata janë urdhëruar që të mos komunikojnë me mediat. Sipas Kumurisë, trajnerët do të komunikojnë normalisht me gazetarët, por për t'u bërë sa më institucional ky komunikim, një nga drejtuesit e ekipit do të jetë i disponueshëm në çdo kohë dhe për çdo problem. Po kështu, trajneri i ekipit është i detyruar që të japë deklarata përpara medias së shkruar dhe asaj elektronike pas çdo ndeshjeje zyrtare.

-----------------------/////////////////----------------------

Mustafa: Të shtunën, prova e parë
Arion Mustafa është portieri i ri që do të mbrojë portën e Elbasanit që nga kjo javë. Në dy ndeshjet e para, në këtë rol u aktivizua 21-vjeçari Spartak Gogunja, por trajneri Sejdini këmbënguli për ta zëvendësuar me një portier më me eksperiencë. Aftësitë dhe cilësitë e Arion Mustafës janë vlerësuar si garanci më e madhe sesa ato të paraardhësve të tij. Mustafa ka hyrë në javën e tretë të stërvitjes së tij me Elbasanin. Shtatlartësia e Mustafës dhe shkathtësia në ndërhyrjet energjike do ta mbrojnë portën e portokallinjve sivjet nga pësimi i gpolave më shumë sesa në edicionet e tjera. Ndaj Shkumbinit, Mustafa do të zhvillojë provën e parë me fanellën e portokallinjve. Të gjithë i urojnë fat me Elbasanin dhe sa më pak gola në kuadratin e mbrojtur prej tij.


  Gjithsej 117 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 117 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.