Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Nene Tereza (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2468)


Postuar nga qershor13 datë 11 Shtator 2003 - 15:00:

Pershpejtohet shenjterimi i Nene Terezes

Vatikani po konsiderom mundesine per te prishur traditen e tij shekullore, duke pershpejtuar aktin e shenjterimit te Nene Terezes se Kalkutes, bene te ditur burime te Vatikanit. Ata thane se ne fillim te ketij viti zyrtaret e Vatikanit kishin vleresuar seriozisht mundesine e shenjterimit te shpejte te murgeshes, e cila vdiq ne vitin 1997.

Nje funksionar i larte i Vatikanit, i ka derguar kardinaleve te Romes, nje leter ne emer te Papa Giovanni Paolo II, ne te cilen iu kerkohet mendimi i tyre mbi mundesine e kalimit te fazes se lumnimit (beatifikimit). Nene Tereza ka marre nje trajtim te vecante per shenjterimin e saj, por Vatikani ka vendosur te mos e beje ende hapin e kapercimit te fazave te shenjterimit, pasi duket se disa zyrtare te Vatikanit nuk jane dakort per kete rast. Me 19 tetor ne Vatikan, Papa Gjon Pali II, i cili ka shenjteruar me shume shenjtore se paraardhesit e tij, do te shenjteroje Nene Terezen, e cila e kaloi shumicen e jetes se saj, duke u kujdesur per njerezit e varfer. Ceremonia e shenjterimit te saj do te jete kulmi i festimeve nje javore, qe shenojne 25 vjetorin e zgjedhjes se Papes, por shenjterimi i saj zyrtar do te behet pak me vone.


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »
Trego 10 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.