Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Si ndihen fëmijët përballë një lidhjeje të re të mamit? - Jepni mendimin tuaj - (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2480)


Postuar nga i_lire datë 07 Tetor 2003 - 00:51:

Ndikimi i ish-bashkëshortit ndaj lidhjes së re të partneres

Në pranimin ose jo të partenerit të ri në jetën e mamit ndikon edhe reagimi i babit ose i njerëzve të tij. Në kulturën shqipatare është tipike që lidhja e re e partneres, sidomos pak kohë pas divorcit të shihet dhe të komentohet negativisht. Shpesh herë, “kështjellën” që ndërton mami gjatë javes babi e prish në fundjavë. Fëmija është midis dy zjarreve. Të pranojë ato që i thotë mami, apo komentet kontadiktore të babait. Ervini, 10 vjeç tregon se marrëdhënia e tij me babain u vështirësua shumë pasi i jati e morri vesh që i dilte me të dashurin e mamit. Një ditë më tha se duhet të zgjidhja midis atij dhe shokut të mamit. Nuk mund të dëgjoja kur e shante mamin, kur thontë gjëra të thëna dhe të pathëna.
Në shumë raste, divorci është i vështirë të pranohet edhe nga vetë partnerët të cilët vazhdojnë ta konsiderojnë njëri-tjetrin si pronë të tyre edhe pas përfundimit të lidhjes. Në kushtet ideale partneri duhet të respektojnë zgjedhjet e partnerës dhe t’ia transmetojë këtë gjë fëmijës.


  Gjithsej 41 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.