Forumi Horizont | Gjithsej 150 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Petro Marko, iu rrëfej Himarën time (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2833)
Apologjia ime (Jetes) Petro Marko
Marrëzi, turp, turp dhe mëkate
për jetën e tërbuar
se kur më ndal, o gjenerate,
qe vuan rrugës ndonjë nate,
më merr për te dënuar
dhe, me një zë që vret,
ngahera më pyet:
-Ku linde, o i ri?
-O jetë, linda ne shkreti!
-Ku rron dhe ku vete,
ne ç’ dhera e në ç’dete?!
-Çudi! Ç'kerkon prej meje ti
dhe si, o jetë, pyet,
kurse në varfëri
më hodhe kur më gjete
të lindur nga skelete
pa dritë, pa liri?
-Njeri!
Nga vete, as me thua?
-S’e di! Jo, Nuk e di!
Po lërmë, o jete, ç’ke me mua?
-Dua ta di, po dua!
-Atëherë, jetë e krisur,
për mua mos pyet
se qysh në n’agim kam nisur
të shkel si skllav i shkretë
mbi gjurma shprese drite...
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
. . . .
-O mëkatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i çmendur ëndërrtar,
s’jeton me shqetësime!...
-Mu thell’ në brendësire
ku ndjenja rron e lirë,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplotë,
në gjirin tim si hekur,
si hekur e çelik,
qëllo,qëllo, o me kamxhik;
pa frik’ e pa mëshire
e pa pendim,
se mu në thellësire
të shpirtit, në një kënd,
lindi një shqetësim
që çeli varrin tënd...
1937
Gjithsej 150 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.