Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Boks (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=223)
-- Boksi. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2970)


Postuar nga qershor13 datë 30 Mars 2004 - 17:26:

Dobroshi, një shqiptar në ringun profesionist

Patrik Dobroshi është boksieri tjetër në radhët e shqiptarëve që ka kaluar në profesionalizëm. Ai është lajmëruar se të shtunën do të debutojë në palestrën Bördelandhalle në Magdeburg të Gjermanisë. Dueli i tij ishte paraqitur si njëri ndër më të rëndësishmit, por duket se për debutimin e tij në profesionalizëm, boksieri me prejardhje nga Kosova duhet të presë edhe pak. "Mezi e pres këtë duel, pasi më në fund mund të paraqitem si profesionist", - ka deklaruar për mediat gjermane boksieri i kategorisë gjysmë të rëndë me prejardhje nga rrethinat e Gjakovës. Emri i tij i vërtetë është Petrit Dobroshi, por ai e ka ndërruar këtë në Patrik Dobroshi, që tingëllon dhe shkruhet më shumë në gjermanisht. Në moshën 9-vjeçare, Dobroshi ka filluar të ushtrojë kick-boxing, ndërsa në moshën 16-vjeçare i është kthyer boksit dhe 17 vjeç ka qenë pjesë e ekipit të boksit amator Bajer Leverkusen. Në gusht të vitit 2003 është pranuar si sparing partner i kampionit të botës Sven Otke nga trajneri Ulli Wenger. "Mendoj se ai ishte i befasuar me mundësitë e mia, por trajneri më tregoi se dallimi është i madh ndërmjet asaj që unë kam boksuar dhe profesionalizmit," - pohon Dobroshi. Ai ka qenë katër vjet i lidhur me Forcat Federale Ushtarake të Gjermanisë dhe është shpallur kampion i botës ndër ushtarët në 1997. "Natyrisht, edhe unë do të dëshiroja të jem një ditë kampion i botës," - thotë 24-vjeçari, i cili për idhull ka zgjedhur legjendarin Muhamed Ali. Dobroshi, në 2000 dhe 2001, ka qenë kampion i Gjermanisë në garat individuale.


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.