Forumi Horizont Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- fati i shqiptareve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=356)


Postuar nga Ana datë 24 Janar 2004 - 21:16:

Eshte shume e dhimbshme kjo historia jone!
Dhe ndonjehere edhe une kam idene se ky eshte fati ku do notoje gjithe jeten kombi yne.

Anes drites i papare,
Anes lumit i palare,
Anes dijes i panxene,
Anes sofres i pangrene.......

Te mrekullueshme vargjet e Nolit, jemi ne mes te te mirave, por asnjehere nuk kemi patur fatin t'i provojme si komb.

Megjithate mendoj qe nje dite do i vije fundi gjithe kesaj, dhe emigracioni do ndihmoje shume, si financiarisht edhe moralisht, per te vene ne vend nderin e humbur. Per kete duhet te qendrojme te bashkuar e te ndihmojme njeri tjetrin;jemi te vetmit qe na dhemb shpirti per njeri tjetrin, askujt tjeter nuk i vjen keq!

Dua te permend fatin e cifuteve, a ka fat me te keq, qe te bredhesh nga toka ne toke gjithe jeten, pa atdhe, pa asgje, dhe shikoji ku jane tani.
Dhe e gjitha kjo sepse cifutet rrine bashke, e ndihmojne pa rezerva njeri tjetrin, mbledhin ndihma kur vendi i tyre eshte ne nevoje, ngrene spitale per te semuret e tyre dhe per te punesuar mjeket e tyre, ngrene shkolla Hebrew kudo qe jane ndaj gjithe cifutet e cfaredomoshe dhe nenshtetesie dine te flasin hebrew, femijet tane te lindur ketu, me prinder lindur e rritur ne Shqiperi, nuk dine as shqip.

Ne nuk jemi keta qe thone kronikat e zeza, ne jemi njerez me zemer, me kurajo, me familje, me tradita, nuk vijme nga guri! Varferia i beri cifutet te hanin dhe kuaj te ngordhur, dhe cfaredo lloj gjeje jo kosher qe per ta eshte = me krim, varferia i ka bere dhe shqiptaret te ulin koken e te presin meshiren e te tjereve sot!


  Gjithsej 27 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 27 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.