Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tenis (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=226)
-- Tenis (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3705)
Tenis - U.S OPEN
Për meshkuj kualifikohen Hjuit, Korja dhe Al Ajnui ndërkohë që eleminohet Roxher Federer. Ndërkohë për femra gjysëmfinalet rezervoijnë një përplasje Amerikë-Belgjikë.
Për meshkuj Lejton Hjuit ka arritur të eleminojë Srishafan, që ka arritur t’i bëjë rezistencë australianit vetëm në setin e parë duke fituar me rezultatin 6-4.
Pahistori pjesa tjetër e takimit në të cilën Hjuit ka arritur të fitojë me rezultatet 6-2, 6-4, 6-2.
Guljermo Korja ka eleminuar Bjorkman duke fituar 3-1 (6-3, 6-3, 4-6, 6-2). Surpriza ka ardhur nga Nalbandian që ka nxjerrë jashtë Roxher Federer.
Zviceriani, fituesi i turneut të Uimbëlldonit, ka fituar setin e parë me rezultatin 6-3, por ka lëshuar së tepërmi në lojën e tij duke humbur setet e tjera me rezultatet 7-6, 6-4, 6-3.
Një vend në turin pasardhës ka siguruar dhe marokeni Al Ajnui që ka mundur Mojan 3-1. Për femra ndërkohë janë përcaktuar çiftet gjysëmfinaliste që do të jenë një përballje Belgjikë-Amerikë.
Davenport ka mundur Suarez në dy sete 6-4, 6-0 dhe në gjysëmfinale do të takojë raketën numër 1 në Botë Kim Klajsters ndërkohë që Kapriati e cila ka mundur Skiavonen do të ndeshet me Xhastin Henin.
Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.