Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Moto GP (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=221)
-- Moto Gp (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3715)
Honda
Honda konfirmohet si skuderia më e mirë në Moto Grand Pri. Ashtu si dhe në Sepang pilotët e skuadrës japoneze kanë regjistuar kohët më të shpejta dhe mbi pistën australiane të Filip Ajlënd. Maks Biaxhi ka shfaqur sërish forcën e tij duke u kandiduar si pretendenti kryesorë për titullin botëror. Pavarsisht disa probleme në vibrim romani ka regjistuar kohën më të shpejtë me 1 minutë 30 sekonda e 27 të dhjetat. Një formë të mirë treguan gjatë ditës së sotme dhe dy pilotët e tjerë të Hondas Kolin Eduards dhe Sete Zhibernau. Ndërkohë që Rosi, i cili testoi motorrin e ri megjithëse arriti të përmirësoje kohën e tij të vjetshme e mbylli xhiron e tij në vendin e pestë. Ashtu siç shpreh dhe për shtypin, Jamaha e tij ka ende nevojë për shumë punë.Të njëjtën gjë duhet të bëjë dhe Dukati që mbas Sepangut, duket se po shfaq sërish probleme. Rikthimi tek gomat me gjerësi 16.5 gisht i ka hapur probleme serioze skuderisë italiane.Një ditë të mirë nuk kaloi as Marko Melandri, që pësoi disa defekte në goma gjatë testimeve.Gjithsesi Jamaha do të punojë ërish mbi pistën australiane më 9 dhe 11 shkurt ndërsa të tjerët, do të zhvendosen në Valencia më datat 6 dhe 7 të po këtij muaji.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 8 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.