Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Grupi A1 (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=231)
-- KS Laçi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4424)


Postuar nga qershor13 datë 29 Qershor 2004 - 18:35:

Julian Gjeloshi i bashkohet Laçit.

Zgjidhja e "qeses" nga bashkia dhe njëkohësisht bisedimet me presidentin kanë dhënë frytet e para, për sa u përket lojtarëve të afruar te Laçi. I pari që ka mbërritur te Laçi, pas bisedimeve me presidentin e ekipit, Agim Myrtja, është futbollisti Julian Gjeloshi, i cili do të jetë tashmë përkrah Beqirit, duke qenë një nga konkurrentët e tij për t'i zënë vendin në portë. Gjeloshi vjen pas një eksperience njëvjeçare me një ekip grek. Po ashtu, është kthyer sërish në Laç futbollisti nigerian Osusi, i cili me vete ka tërhequr një tjetër futbollist me ngjyrë nga vendi i tij. Bëhet fjalë për një mbrojtës, edhe ky nga Nigeria, i cili pritet të mbërrijë në Laç këto ditë. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se vazhdojnë bisedimet edhe me disa futbollistë të tjerë, të cilët kanë luajtur në Grupin A1 para një viti dhe që pritet të veshin për herë të parë fanellën e Laçit. Ndërsa tashmë është lënë që 1 korriku të jetë dita e fillimit të stërvitjes së ekipit, ku do të mësohen emrat e më shumë se 80 për qind të futbollistëve që do të luajnë me Laçin në këtë sezon. Presidenti i ekipit i ka lënë kompetenca të plota trajnerit Luigj Doda, për "krasitjen" e futbollistëve që nuk përmbushin parametrat e kërkesës së tij dhe të ekipit, për të synuar një vend të mirë në klasifikimin e ekipeve të elitës. Ndërsa akoma nuk është vendosur se ku do të luajë ekipi i Laçit, edhe përse drejtuesit e klubit kanë shprehur dëshirën për të luajtur në Lezhë, në stadiumin "Besëlidhja".


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.