Forumi Horizont Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- " e drejta e azilanteve intelektuale" per te folur per vendin e tyre (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4894)


Postuar nga trojani datë 11 Qershor 2004 - 23:30:

pershendetje

Ciao Analiste!
Teme shume aktuale kjo qe ke hapur,dhe qe eshte e vertete nuk e diskutoj aspak.

Nqs do te shikojme shkaqet se pse gjithe ky mospranim ndaj atyre qe kane studiuar apo akumuluar pervoje ne nje vend te huaj. Besoj se do te biem shume dakort se jane tre shkaqet me kryesore.

-Mostoleranca e theksuar Ballkanike. Nuk besoj se vetem Shqiperia eshte viktime e kesaj dukurie. Greqia dhe Rumania(per keto vende jam i sigurt) ne kete rast po na bejne shoqeri.

-Mungesa e vendeve te punes, gjithashtu krijon kete problem. Kur ha njeriu njerine per nje vend pune, atehere dhe shpresat per nje vend pune apo karrire duhen te jene shume modeste.

-Kontradikta mes brezave. Shqiperia ne keto momente eshte e kontrolluar nga nje dore e celikte e edukuar ne bangat e fakulteteve marksiste-leniniste. Dhe ne kete menyre eshte eshte shume e veshtire te penetrosh ne kete rrjet militantesh te sprovuar, qe ne nje menyre enigmatike mbrojne dhe perkrahin njeri tjetrin, sikur te mbronin dhe perkrahnin vetveten e tyre.

Mund ti shtojme edhe shume shkaqe te tjera, por ma do mendja se keto jane ato me kryesoret.

pershendetje trojani


  Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »
Trego 6 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.