Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sporte të tjera (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=14)
-- Atletika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5488)


Postuar nga qershor13 datë 20 Shkurt 2004 - 21:31:

Çambersi del para komisionit disiplinor

Duein Çambers, kampioni evropian i 100 metrave, është paraqitur të enjten para komisionit disiplinor, që do të gjykojë përgjegjësinë e tij lidhur me rezultatet pozitive në testin antidoping. Ky komision mund të japë një dënim 2-vjeçar ndaj britanikut, çka do të thotë fund i karrierës së tij sportive. Çambersi ishte një ndër 5 atletët që dolën pozitivë për steroidin tetrahidrogestrinon (THG) gjatë vitit të kaluar. Ai ka mohuar ta ketë marrë me vetëdije substancën e ndaluar, pasi doli pozitiv në një test jashtë konkurrimi. Çambersi, i shoqëruar nga avokati i tij, Graham Shiër, do të merret në pyetje nga juristë të Federatës Angleze të Atletikës. Trajneri i Çambersit, Remi Korshemni, është një ndër 4 të akuzuarit e jurisë federale që hetoi laboratorin "Balco", që dyshohet të jetë prodhuesi dhe shpërndarësi i kësaj substance.


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 14 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.