Forumi Horizont | Gjithsej 86 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=17)
-- Duhet greqishtja te jete gjuhe fakultative e gjimnazeve tona? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6570)
JO!!
Te futurit fakultativ te nje gjuhe ne sistemin arsimor duhet te nxitet nga disa faktore: po e shpjegoj me pak fjale.
Futja e gjuhes ruse ka qene e diktuar nga marredheniet e ngushta ekonomike Shqiperi-Rusi, nga bashkepunimi i ngushte i intelektualeve te te dy vendeve, nga perdorimi i literatures ruse ne te gjithe hapat e zhvillimit ne ate kohe. Po keshtu nevoja e perdorimit te literatures franceze duke ditur qe sistemi ekonomik, financiar, taxor i shqiperise eshte nje model i atij francez bene domosdoshmeri futjen e kesaj gjuhe fakultative. Me pas u fut anglishtja si gjuhe globale, si gjuhe e kompjuterit, si gjuhe per te komunikuar me pjesen tjeter te globit dhe qe sot po behet pjese studimit te perditshem.
Dhe tani dua te dal ne perfundimin qe futja e nje gjuhe fakultative ne shkolle duhet te dale nga domosdoshmeria per kete gjuhe, qe me duket se nuk ka vend per te tille. Madje te njejten gje mund te them per italishten qe eshte ne te njejtat pozita me greqishten. E dyta : kerkesa per nje gjuhe duhet te jete nga vete ne dhe jo nga grekerit, dhe per kete me duket se eshte gabimi i pales sone qe lejon palen greke te beje kerkesa te tilla dhe madje te kerkoje korrektim te teksteve tona.
Te paturit emigrante shqiptare ne greqi, te qenurit fqinje dhe te paturit nje kryeminister te pagezuar ne Athinen plake nuk e legjitimon domosdoshmerine e gjuhes greke, dhe per me teper ti japesh te rinjve nje alternative qe s'do tu hyje kurre ne pune.
Gjithsej 86 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 86 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.