Forumi Horizont | Gjithsej 662 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
cmendurira? plot
po perpiqem te them nje permbledhje te mengjesit se dita eshte e gjate ende :p
erdhe me vizitove sot. una po flija embel por po shifja ne enderr taksat qe duhet te paguaj dhe shifra ishte shume e larte. megjithate po perpiqesha te zgjidhja problemin ne enderr...
me peshperite ke veshi zgjohu.. una - oh me ler te fle dhe pak mos u bej kaq mizor mezi fjeta e me flihet
pas nja 10 minutash- j... zgjohu dicka me ke premtuar
-oh ok tani gjithsesi, ma nxore qe ma nxore gjumin. sa mizor je nuk fle per vete e s'i le te tjeret te flene ...
qeshe me te madhe...
-tani duhet te cohem keshtu qe mund te te dedikohem sa te duash. cfare te premtova?
e mban mend? shume kohe me pare me more ne udhetim duke me treguar intinerarin qe beje nga shpia ne pune dhe me tregoje rruges me kalldrem gjithe sekretet e qytetit qe ti i quaje te tuat.... sot me merr ne nje udhetim ne mengjesin tend brenda shpise. jam kurioz te veshtroj.
- mmmm shtriqem ok prit te vesh cik robdishanin. mos me shif keshtu se jam pergjumesh :d
- qeshe prap po nuk mi shkule syte- kokeforte te thashe
- ide interesante. ne fakt nuk te kam prezantuar me kete pjese private timen . kjo eshte dhoma ime qe thua ti... ketu te tavolina perballe kam mbledhur gjithe cingerrimat e mia keto vite. po secila eshte nje kujtim apo nje simbol. keto m'i ka derguar mami. kete zilen e degjon? ( trigelliva zilen ) kjo eshte tradite qe jepet ketu per krishtlindje qe te thirren engjejt sa i bie ziles. kam ca qirinj kam dhe pikturen qe me ka derguar lori ... te pelqen? thote you are precious edhe una e kam para syve gjithe kohen.. si hajmali.
ketu eshte rafti me librat
po degjon? degjo sa qetesi eshte ketu .... vetem une po e prish tani po degjo cfare qetesie... keshtu eshte 24 ore. ne fillim kisha kaq shume frike kete qetesine mezi u mesova... se degjoja mendimet e mia...
mmm do kafe turke? e bej gjithmone dyshe :p se nuk me hapen syte ne mengjes. ja prit ta bej gati.. po cik mjalte do? eshte shume i mire te embelsosh gojen ne mengjes... nc ja bere
ok ja edhe kafja u be gati- ulemi?
e shef kete kendin ketu? mblodha gjethe te ndryshme gjate vjeshtes e i lash te thahen e tani i kam ketu... po keto e di cfare jane? dhe nxorra gurickat nga qesja...
jane gurickat qe i mblodha vjet ne golem. e di ti adriatiku nuk para ka gure keshtu qe keto jane ato qe i kane nxjere dallget ne breg e una i mblodha. eshte dhe nej mini guacke e shef?
-buzeqeshe
- qe thua ti una nga shpia marr 2 kile kafe turke :p i kam rezervat deri ne qershor, caj mali, dhe gurickat e detit
- me veshtroje tek rufsja kafene. e kam bere shume te mire. pije pse nuk e pi?
- nuk me pihet tani
ok po e pi une tenden - mmm sa te mire e kam bere gjithe ajke.
oh tani u bera vone duhet te bej nje dush po aty nuk te marr me vete
ik clodhu tani e me vizito here tjeter. ndoshta kam gjera me gallate per te te treguar....
buzeqeshe i kenaqur, me puthe syte dhe u largove...
piiiip piiiiiiiip piiiiip u cova si e trembur? cfare u be?
ishte alarmi - ah prap enderr mu duk sikur ishte vegim kesaj here kaq real ishte...
u cova me buzeqeshje. tani po e mbyll kam shume per te treguar por pak me vone se lodheni :p
Gjithsej 662 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.