Forumi Horizont Gjithsej 121 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7626)


Postuar nga i_pafajshem datë 04 Prill 2005 - 02:59:

Re: Teme sa per te diskutuar (politike-sociale-psikopatologjike)

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ne fund te fundit jemi 3 milione dreqi ta haje. Ne mos njeri tjetri do bjere kusheri i dikujt...


Mire e ke ti Faje, po jemi tre milione mbreter ama, jo tre milione persona te zakonshem.

Kur shteti nuk ekziston, kur ligji shkelet nga çdokush, kur shumica e kane mendjen per llogje kafenesh, atehere ç'fare presim, te behet Shqiperia shtet!?
Nuk degjova nje proteste qeveritare , shteterore apo dhe private qofte nga elita shqiptare kur disa greke mesjetare, me bekimin (padyshim) e instancave te ndryshme shteterore greke grisen simbolin tone kombetar.. Veç zera qe nuk kane peshe (nuk i lene me mire). Gjenerali qe kemi president eshte nga familje elitare, por veç po na shpreh besimin e vet per marrdheniet "shume te mira" me grekun. Ministrat dhe kryeministrat tane jane shitur koke dhe kembe ne qesen e te huajve (qofshin keta greke apo te tjere). E kur peshku qelbet nga koka me sa di une ngordh. Jam dakort kur thua qe vendi duhet ne njefare mase te drejtohet nga elitistet, por varet ç'fare kuptojme me elite ne. Nuk besoj se duhet te trajtojme si pari te gjithe ata qe rrjedhin nga familje te shquara . Ajo qe na duhet eshte te zgjedhim mire ata qe na drejtojne, ai qe eshte i "prishur" le te qerohet.

Ajo qe kuptoj une eshte se kur njerezit nuk kane me se te merren fillojne mprehin gjuhen. Fatkeqesia jone. Klanet krijohen, dhe çdo gje qe krijohet edhe zhduket. Priti koken gjarperit dhe ngordh. Shqiptaret nuk presin koken por kerkojne te gjejne kembet ne fillim. E rrethi vicioz vazhdon.

Nejse. Mendoj se duhet te filloje ne Shqiperi eshte ndergjegjesimi i njerezve per respektimin e ligjit.Per te bere kete gje fillohet nga koka. Por jo te behet si ne Gjirokaster ku Prokuroria kap vrasesin e gjykatesi i korruptuar denon dike tjeter. Jo si ne Tirane ku dikush denon ndertimet pa leje, dikush tjeter kerkon ti ruaje sepse i prishen interesat. Ligji eshte ligj. Kete te ngulitim mire ne koke dhe besoj se shume gjera do ndryshojne.


  Gjithsej 121 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 121 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.