Forumi Horizont Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia Demokratike (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=213)
-- Fatos Arapi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7869)


Postuar nga shelgu datë 23 Gusht 2010 - 17:15:

Mendoj qe F Arapi, nuk eshte poet i mirefillte. tek poezite e tij pergjithesisht sheh nje linje frymezimi qe cfaqet tek tuk e zhduket prape, e duhen sy te stervitur per ta gjetur serisht andej ketej. E ndjen qe eshte atje dhe kaq. frymezimi poetik, nuk harmonizohet me vargun dhe nuk krijon strukture unike, solite e te pashkeputur.

Kapja e figurave letrare duket i sforcuar dhe i kerkuar. Kjo ben qe forma e vargur te jete me plot mballoma qe hedhura atje me vone gjate perpunimeve. Madje jane pikerisht keto perpunime qe veshin dhe kamuflojne frymezimin qe dikur ne nje moment ka ardhur tek poeti, ne disa raste edhe origjnal. Perpunimi do te thoja ka demtuar formen primare te poezise se tij.

Tentativat per te zbukuruar teknikisht vargun shpesh jane te deshtuara dhe pa sukses.

"Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër,
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër."


Jane ndoshta te vetmet vargje ku ndodhen pak a shume te gjithe elementet e nje gjinie te mire poeti. ka aty ritem e metrike, madje edhe frymezim. Figura te bukura e veshin frymezimin, idene e pare me nje rrobe transparente dhe plotesisht te kendeshme.

POR


"Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!"


Vini re shkeputjen e mendimit tek keto dy vargjet e tjera. Duket sikur poetit i erdhi nje shkendije frymezimi vetem sa per dy vargje dhe pastaj ajo shkendije iku dhe humbi, por ja qe ai kishte hedhur ne leter dy vargjet e para. Qe ajo duhej te vinte pa tjeter, ishte nje gje qe duhej thene. e si ta themi?

Ja fusim nje varg te trete, pa lidhje fare, madje pa asgje organime me strofen. duket sikur eshte shkruar nje ehre tjeter ne te tjera kushte.

tra la la la la la la

Ti do te me vish pa tjeter.

 

Matje edhe rima eshte e varfer tjeter-patjeter. E sforcuar dhe pa asnje bukuri

 

Strofa e trete eshte akoma me keq.

Ide te vjetra por jo vetem kaq. Ato nuk kane asnje lidhje me finalizimin e strofes.

mbasi ka kaperxyer ate (Mos do te thote kjo qe e ka harruar ate), pastaj veten dhe vdekjen, i kerkon asaj qe te vije patjeter, i bindur madje ne kete moment.

Kur e paskesh kaperxuer, perse i duhet kjo mike qe t;i vije?.

Vargu i fundit i strofes se trete eshte are i palidhur me tre te tjeret "

hapa krahet dhe te pushtova ty????

Asnje izometri, asnje izofoni, asnje kengezim tek kjo poezi.

Kjo lloj poezie duhej te klasifikohej si erotiko emocionale, por faktikisht duket si nje morg i eger ku shtrihet nje trup qe nuk do te rrije rehat atje ku e kane vene.

Nejse, puna e tij.


  Gjithsej 13 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 »
Trego 13 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.