Forumi Horizont Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=196)
-- Turp Skandaloz Ne Parlamentin E Udhehequr Nga Profesori I M-l Servet Pulluqi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8351)


Postuar nga Fajtori datë 20 Maj 2005 - 06:33:

Admiral, ke nje artikull sot ne gazete qe shprehet gjere e gjate mbi kete problem. Ndoshta eshte propaganda e Koco Kokdhimes qe ka interesat e veta ne dixhitalin tokesor, por mbetet fakti qe thashe me lart. Ligji i meparshem ishte hartuar nga OSBE, KKRTSH, ca institucione mbi mediat etj. Eshte modifikuar pak para se te aprovohet dhe eshte vene per aprovim me urgjence ne seancat e fundit te kuvendit.

Persa i perket te huajve nuk duhet folur negativisht a priori. Kur thone se ligji eshte monopolizues duhet marre seriozisht ne kopnsiderate ajo qe thone. Behet fjale per isntitucione te rendesishme, jo per te huajt e rradhes qe flasin sa per tu dukur qe jane te huaj (si te kongresi i PD-se).

Te huajt u cane duke thene se nuk duhet te perzjehet biznesi me politiken dhe mediat me biznesin. Eshte ceshtje konflikti interesash qe minon demokracine. Po kush i degjon thuaj... Lista e KQZ-se eshte e mbushur me kantidatura biznesmenesh qe do fitojne zgjedhjet ne saje te superioritetit monetar. Pa llogaritur qe edhe vete Koco Kokedhima eshte nje nga keta biznesmene qe financon nje parti (ka hapur Partin e Blerte me duket). Edhe ne kete rast te huajt (BE dhe SHBA) jane shume te sakte ne ate qe thone dhe nuk ka pse te injorohen.


  Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 »
Trego 7 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.