Forumi Horizont | Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Konkurseve (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=331)
-- Poeti i muajit (Gusht 2005) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9028)
Krijimi i Dido
Premtim
Bie shi,
mes flokeve dhe nje jasteku
te perbere prej spinash,
kerkoj te shperhap gersheta frymemarrjesh
dhe brishtesish njerezore.
gjinjte e mi, i perkasin duarve te tua,
i ke perkedhelur pasionisht
per te ndricuar nete te qindra diteve.
Kam mbetur e virgjer pas teje,
ka mbetur akoma magjia e nje perqafimi
qe jeton ne nje spazme shqetesimi
qe dikur bashkonte perla djersesh dhe lekure
Nje humor i paqendrueshem
pershkon ne te qenurin Une
duke kerkuar mes carcafeve te dhembeve
dhe buzeve te copetuara prej heshtjesh
Do te ishte e lehte te provoja te tjera kenaqesi
por nuk dua te trathetoj shijen e fundit
dhe ...ne te fjeturen ka akoma jete
ne premtimin e te nesermes
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 » Trego 12 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.