Forumi Horizont Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Lek Matrenga (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=300)
-- Krijimtaria e Lek Matrenges (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9141)


Postuar nga amoxil datë 20 Gusht 2005 - 07:07:

Eqerem Cabej, bën të ditur se vepra e Matrangës, Dottrina Christiana ( E mbësueme e krështerë) u botua në Romë më 1592. Këtë vepër sipas botimit më të hershëm, të pajisur me shënime, e ka botuar Justin Rrota më 1939, në revistën "Hylli i Dritës" Shkodër.
Kopja e parë e kësaj vepre përmban një letër të autorit, e datës 20 mars 1592, e cila ka vlerë të veçantë. Pas saj vjen nje vjerrshë e përshpirtshme dhe vazhdon katekizmi në trajtë dialogu pyetje pergjigje nëpërmjet mësuesit e nxënësit.
Fletëkushtesa e Lekë Matrangës që i drejtohet kryepeshkopit të Monrealit, më 1592 ka karakterin e dëftuesit kulturor.
Shkrimi i saj ka të gjitha karakteristikat e shkrimit përkushtues, ku zakonisht përulësia e autorit fsheh një krenari vetjake. E tillë është kjo letër, ku Matranga me dashuri e mall për gjendjen ekonomike vlerëson punën për përkthimin shqip të veprës. Krahas kësaj Matranga flet për gjendjen demografike të arbëreshëve, për disa karakteristika të shqipes dhe në thelb tregon për një gjendje të tillë kulturore, ku mësimi në shqip është kthyer ne etje. Vepra u përhap dhe u mësua shpejt "Vajzat në këtë mësim i kanë kaluar djemtë si për kah numri, ashtu edhe për kah dija". Kur dashuria për dije jepet si një solemnitet kombëtar: Gjithsesi është çudi që nëpër rrugët tona tjetër nuk dëgjohet pos zërit të fëmijëve duke e recituar doktrinën në gjuhën shqipe. Janë këto rrezet e para të iluminizmit në kulturën shqiptare


  Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]
Trego 4 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.