Forumi Horizont | Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arkivi i Politikes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=322)
-- Allvanos (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9947)
Moisiu-Papulias, anullohet takimi i Sarandes. Papulias: Nuk ka siguri nga protesta e cameve. Moisiu: Anullimi i pajustifikueshem
SARANDE-TIRANE (1 Nentor)
Ora 17:00 Mediat greke fajesojne autoritetet shqiptare per mos sigurine e takimit Mediat televizive greke kane transmetuar si kryesor lajmin e anullimit te vizites se presidentit grek ne Shqiperi. Sipas mediave greke fajin per deshtimin e takimit mes dy presidenteve e kane pasur autoritetet shqiptare te cilat nuk kane marre masat e duhura per sigurine e kesaj vizite. Sipas mediave greke autoritetet policore te Sarandes nuk duhet t'i jepnin leje protestuesve ne diten e vizites se presidentit grek dhe te shmagnin problemet. Nderkohe ende nuk ka njoftime mbi kohen kur ambasadori grek ne Tirane do te dorezoje noten e protestes ne Ministrine e Puneve te Jashtme. Zedhenesi i Ministrise se Puneve te Jashtme greke, Jorgos Kumucakos ka deklaruar gjate nje interviste ne tv grek ERT se qeveria shqiptare duhet te mbaje qendrim ndaj "elementeve ekstremiste' duke lene te kuptohet per pjesmarresit e protestes.
Ora 16:00 Media greke citon nje deklarate te presidences se republikes se Greqise e cila e quan "te papranueshme sjelljen e organeve shqiptare gjate vizites se presidentit grek ne Shqiperi". Ndersa agjencia zyrtare e lajmeve ANA ka publikuar nje lajm sipas se ciles presidenti i Shqiperise Moisiu i ka telefonuar presidentit Papulias duke i kerkuar ndjese per incidentin dhe i ka kerkuar te lihet nje kohe tjeter per takimin. Po sipas mediave greke presidenti Papulias ka kaluar kufirin shqiptar ne 0ren 13:47 sipas ores greke ne drejtim te Janines. Nderkohe eshte bere e ditur se eshte goditur me gure makina e ambasadorit shqiptar ne Greqi, Bashkim Zeneli ne kohen kur kalonte perpara hotel "Butrinti" ne Sarande.
-Ora 15.00. Ministria e Puneve te Jashtme te Greqise ka autorizuar ambasadorin grek ne Tirane per te paraqitur nje note proteste ndaj autoriteteve shqiptare. Sipas Ministrise se Jashtme greke autoritetet shqiptare nuk moren masat e nevojshme per sigurine e takimit Moisiu-Papulias dhe per te larguar elementet ekstremiste. Po sipas Ministrise se Jashtme te Greqise shprehet keqardhje qe vazhdojne te hidhen ne diskutim ceshtje qe nuk egzistojne. Sipas tyre ky eshte nje shembull i keq i nje vendi si Shqiperia qe kerkon te hyje ne BE.
Ora 14.40. Perfaqesuesit e Komunitetit Cam te Sarandes dhe Vlores kane nderprere protesten dhe jane larguar. Qindra perfaqesues te ketij komuniteti kane protestuar sot ne Sarande per ceshtjen e pronave te tyre ne prag te vizites se Presidentit te Greqise, Karolios Papulias. Sipas tyre protesta kishte per qellim sensibilizi9min e kesaj ceshtje qe anashkalohet nga autoritetet greke.
Ora. 14.35. Mustafaj i shqetesuar per anullimin e vizites se Papulias ne Shqiperi. Pas Presidentit shqiptar Alfred Moisiu i menjehershem ka qene edhe reagimi i Ministrit te Jashtem, Besnik Mustafaj. Mustafaj e ka cilesuar te nxituar kete veprim, duke shfaqur njekohesisht edhe shqetesimin e tij per incidentin. “Shteti shqiptar, tha kryediplomati shqiptar, mori te gjitha masat per protestat, qe te ishin paqesore”. Ndonese e ka vleresuar te pajustifikueshem anullimin e takimit Mustafaj ka bere thirrje qe incidenti te mos ndikoje ne marredheniet mes dy vendeve fqinje
Ora 14.10. Moisiu: Presidenti Papulias u nxitua. Vendimi per anullimin keqinformim. Protesta e cameve paqesore. Zedhenesi i Presidentit ka deklaruar menjehere pas anullimit te takimit te Sarandes mes zotit Moisiu dhe zotit Papulias. ”Presidenti i Republikes shpreh keqardhjen e thelle per kete vendim te nxituar dhe te pashpjegueshem te pales greke, bazuar mbi keqinformimin, megjithate sigurimet e pales shqiptare se kjo ishte nje demostrim paqesor ne permasa te paperfillshme dhe nen masa te plota sigurie”, tha zedhenesja e Presidentit Moisiu.
”Per habine e te gjitheve, gjate nje ndalese ne konsullaten greke ne Gjirokaster, pala greke vendosi te anulloje takimin duke komunikuar kthimin ne Greqi, e gjitha kjo nen pretekstin e pajustifikueshem te grumbullimit ne menyre paqesore te nje grupi te vogel te shoqates Cameria ne shetitoren prane hotelit ku do te zhvillohej takimi” deklaroi nepermjet zedheneses Presidenti i Shqiperise duke shtuar se ”Presidenti Moisiu deshiron te theksoje se megjithese ky perben nje incident te paprecedent dhe te padeshirueshem, Shqiperia beson ne marredheniet shqiptaro-greke, ajo ka qene dhe do te mbetet e angazhuar ne zhvillimin e panderprere te ketyre marredhenieve permes dialogut, besimit reciprok e tolerances ne interesin e te dy vendeve, te paqes dhe stabilitetit ne rajon”.
Zedhenesja e Presidentit Alfred Moisiu ka thene se takimi i sotem pasonte ate te Marsit te ketij viti ne Janine midis Presidenteve grek dhe shqiptar..
Ora 12.00. Papulias anullon takimin me Moisiun ne Sarande. Presidenti grek Karolios Papulias ka anulluar takimin me Presidentin shqiptar Alfred Moisiu ne Sarande. Lajmi e ben te ditur nje TV privat grek sipas te cilit Presidenti grek e ka anulluar takimin per shkak te protestave te qindra perfaqesuesve te komunitetit cam. Sipas ketij televizioni zyrtare te te dyja paleve kane diskutuar per ngjarjen qe po ndodh ne Sarande mbi protestat dhe kane vendosur me mirekuptim anullimin per shkak te sigurise. Takimi ishte programuar te behej ne oren 11.00 sot paradite ne Hotel "Butrinti" ne Sarande. Presidenti grek pritej te vinte ne Sarande nga qyteti i Gjirokastres pasi kishte udhetuar nga Janina ne drejtim te kufirit shqiptar. Ndersa Presidenti shqiptar Moisiu ndodhet ne Sarande por zyrtare te tij nuk jane prononcuar per anullimin e vizites.
Ora: 10:00.Komuniteti i Camerise ka dale ne proteste sot ne momentin kur presidenti shqiptar dhe ai grek do te zbrisninr ne qytetin e Sarandes per te zhvilluar nje takim mes tyre. Komuniteti cam kerkon qe te dy presidentet te diskutojne edhe per problemin e pronave te cameve.
Presidenti Alfred Moisiu dhe Presidenti grek Karolos Papulias, do zhvillojne sot takime me rastin e nje vizite informale njeditore ne Shqiperi te zotit Papulias me ftese te Moisiut. Nuk eshte hera e pare qe ceshtja e pronave te cameve shfaqet perpara takimeve te autoriteteve te ndryshme greke dhe shqiptare ne takimet e tyre, por ende nuk i eshte dhene nje pergjigje zgjidhjes se kesaj ceshtje. Ky eshte takimi i dyte i zotit Moisiu dhe zotit Papulias pas zgjedhjes se ketij te fundit ne postin e Presidentit. Takimi pare i tyre eshte zhvilluar ne Janine pak kohe pas zgjedhjes se Presidentit Papulias.
Ndersa dje perfaqesues te minoritet grek ne Shqiperi bene publik nje peticion i cili do t’I drejtohet Presidentit grek dhe autoriteteve shqiptare dhe greke per pakenaqesi ndaj qeverise aktuale te Shqiperise.
Karolos Papulias u betua si President i Greqise me 12 mars 2005, pasi u zgjodh me nje shumice votash, 279, prej 300 gjithsej ne parlamentin e vendit.
Shkaku i protestes se komunitetit cam, deklarimi i kryeprokurorit grek.
Kryeprokurori grek Dimitrios Linos ka deklaruar ne daten 21 tetor 2005 para trupes se Gjykates se Larte greke se shteti grek ka te drejte qe te shese pronat e cameve ne territorin e tij, te cilat i ka konfiskuar ne vitin 1940, pasi pronaret e ketyre pasurive nuk jane interesuar per to per me shume se 27 vjet. Ne daten 21 tetor, Kryeprokurori grek, deklaroi para te gjithe trupes se Gjykates se Larte greke se shteti grek ka te drejte te shese te gjitha ato prona te ashtuquajtura “Prona armike “ te grekeve, te cilet jetojne ne Shqiperi dhe kane nenshtetesi shqiptare (te vorio-epirioteve), perderisa vete shteti ka pervetesuar pronesine e tyre dhe perderisa pronaret e tyre kane mbetur pasive ndaj tyre per nje periudhe kohore mbi 27 vjet. Linos thekson se shteti grek ka te drejte te pervetesoje te drejten e zotesise se prones sipas Ligjit te Detyruar me numer 2636 ndaj atyre, qe ne te kaluaren jane quajtur si persona qe kane luftuar ose kane qene kundershtare te shtetit grek, apo kane qene ndermjetes te pasurive te ketyre kundershtareve. Pas ketij pervetesimi, shteti grek ka edhe te drejte qe t’i shese keto prona. Gjykata greke nuk ka marre asnje vendim aktualisht, por pritet qe ta shqyrtoje dhe ta aprovoje deri ne fund te muajit nentor.
Nga Daniela Bonollari/Elona Mamushi (NEWS24/Balkanweb)
Gjithsej 35 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 35 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.