| Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Gjakmarrja Ne Shek 21 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15870)
Citim:
Po citoj ato që tha daedal
I nderuar lost!
Replika nuk te drejtohet vetem ty. mendova te jap nje opinion i cili mendoj se duhet patur parasysh. Kjo e sotmja, n'dac te gjuhet gjakmarrje e ndac qelb marrje ne te vertete nuk ka lidhje me kanunun dhe ato qe trushkuluri te thote.
Mendja e ngushte e amfibit nuk e kupton se ne 5 rreshta ben 10 karambole me germabashkimet e tije.
Se pari ne kohen e funksionit te tij, kanuni ishte forma e orrganizimit te shtetit. Eshte pranuar nga studiues te tij qenja e kanunit, kod penal, kod civil dhe kushtetute.
Asokohe nuk ka pasur as shtet (qe trimat si ky lart ta perdorin si "hakmarres qe te nxjerr gjak nga b***a") prandaj nese lexohet me kujdes mund te shihen ne te elemente te mrekullueshem te nje urtesie dhe pasurie shpirterore.
Elementet e duelit dhe te nderit borgjez apo fisnik kane dale mijra vjet pas kanunit i cili jo vetem ska nje datim ne kohe por edhe askund nuk predikon gjakmarrje. Ai eshte vetem rregullator i gjithe te mirave dhe te ligave qe ekzistonin asokohe.
me ardhjen e perandorise osmane kanuni dalngadale i humbi vlerat e tije. Fillimisht me shartimin me kanunin xhibal qe administrata tuke i beri dhe me vone me format e organizimit te shtetin shqiptar. Elentet e kanunit qe shihen atehere dhe tani te ngjyros inakte kriminale ose padrejtesi nuk kane lidhje me kanunun. nese nje veper monumentale si kanuni ka qene i plote nuk mund te perdoret me copa sic psh bejn pseudobesimtaret me porosite e zotit. Psh, nese ti qe je Math do te merrje mje ekuacion te veshtire a do t'a zgjidhje dot me gjysmen e nje teorie te vertetuar dhe pjesen tjeter si te ta marre mendja(?) druaj se jo.
persa i perket parashpines dhe prapashpines kjo nuk ka te beje me kanunin. Vrasja eshte vrasje dhe ka patur nje kod ne fakt qe nderi e donte. para se te vritej viktima thirrej ne emer dhe zbatoheshin rregulla ne vrasje etj etj.
hibridet e sotme qe bejne krime jane ne fakt nje percudnim shume sistemesh, injorance izolimi dhe veteizolimi. Nuk eshte gjakmarrje e lost ajo qe ndodh por eshte shtazeri. nga haku shkohet te gjaku. A eshte burreri te vrasesh? kjo duhet pare ne shume aspekte. vrasja ndodh ne nje moment shume te tensionuar psikologjik. as frikacake nuk i themi dot. ndonjeher ketij problemi rrenjethelle duket sikur nuk i jep spjegim askush.
ketyre te mencurve qe shpesh hedhin batuta alla iluministo perendimore desha t'ikujtoj se ne kohen kur inkuizicioni percellonte dhe linconte njerez per nje fjale goje dhe per dy fije floke ketu te ne nuk ndodhte.
te gjithe kemi trashegimni. madje nse edhe ketu ka individe me prjardhje te tille qe flozofojne madje.., e pse sduhet te kete jashte vrases pas shpine?. Shumica e vrasjeve vetem ne beteja behen para shpine o lost.
A duhet te kete vrasje?? mendoj se te gjithe nuk do e miratonim...ashtu sic nuk mundem shpesh te pranoj une (mbase edhe ti) arsyetime te tipit "rrofte google se abetarja me mjafton"
Te uroj fundjave te mbare ...

Teme e bukur Vlora!
Po sikur the gjehej nje zgjidhje juridike???
Psh te mirrte hak/gjak Shteti ???
E keqja eshte se shteti yne nuk funksionon dhe ne rastin konkret nuk egziston.
Si nuk kam degjuar njehere Doktorin apo ndonje deputet te zonave verilindore ta ngrijne kete problem ne parlament.
Pershendetje trojani
Asnjhere se kam kuptuar aktin e gjakmarrjes dhe nuk mund te bie dakort me te .Ti ve ne vend nderin familjes,por njekohesisht ,po i hap varrin asaj.Jeta e femijeve,familjareve te tu nuk eshte me e sigurt.Cdo dite do luftoni me vdekjen.Asgje e mire nuk vjen nga gjakmarrja.Ka shtet per t'i gjykuar keta vrases.Pse duhet te ulesh dhe ti ne nivelin e vrasesit,lere shtetin te realizoj hakmarrjen tende .Une kurre nuk do ta merrja nje burre ,qe vjen nga nje familje e tille.Kurre nuk kisha per te qene e lumtur apo e sigurt per jeten tone e femijeve .
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
Teme e bukur Vlora!
Po sikur the gjehej nje zgjidhje juridike???
Psh te mirrte hak/gjak Shteti ???
E keqja eshte se shteti yne nuk funksionon dhe ne rastin konkret nuk egziston.
Si nuk kam degjuar njehere Doktorin apo ndonje deputet te zonave verilindore ta ngrijne kete problem ne parlament.
Pershendetje trojani
Nuk mund te quhet as gjakmarrje kjo e shek te XIX-te. Shume mire mund te quhet hakmarrje.
Gjakmarrja per ata qe kane lexuar kanunin eshte krejt tjeter nga kjo qe ndodh sot, prandaj nuk mund te quhet e tille.
Ne emer te gjakmarrjes shohim çdo dite qe shkojne jete njerzish kot dhe kjo eshte e dhimbeshme, por kjo ndodh sikurse e permenda mesiper sepse nuk zbatohen rregullat e kanunit.
Kudo ndodhin vrasje per hakmarrje biles edhe ne bote vetem sepse tek ne ne veri e perziejne me ate qe quhet gjakmarrje.
Edhe sikurse te jete gjakmarrje sikurse parashtrohet çeshtja eshte se rregullat e gjakmarrjes jane te pa aplikueshme , ashtu sikurse ne kohen e kanunit e deri ne kohen e Zogut, ku per malsine ligji ishte kanuni qe rregullonte jeten ne male. Sot kemi shtet ligje dhe kushtetute.
Kanuni kur fliste per gjakmarrjen se pari konsumonte te gjitha mundesite e pajtimit dhe faljes se gjaqeve dhe citoj ate qe ishte me e rendesishme, nese nuk ishte marrre gjak brenda 24 oreve te para , fisi shpetonte nga gjaku dhe derisa arrihej tek personi qe kishte vrare i cili ngujohej ne kullat e ngujimit.
Kanunin parashikonte faljen e gjakut, pagimin me pare ose edhe faljen e femijes ne djep, apo thirrjen e kuvendi te burrave , etj, etj , sipas dhimbjes qe i ishte shkatuar . Nese deshtonin te gjitha tentativat atehere kalohej ne ekstremitetin ku i lihej e drejta te merrte gjakun.
Sot kjo nuk ndodh ose eshte shume e rradhe dhe tipike per disa zona nuk mund te quhet gjakmarrje , quajeni si te doni por vetem gjakmarrje qe ka lidhje me zakonet dhe kanunin jo.
Nuk mund t'ju hiqet asnje presje atyre qe thua miku im Piktori.
Dikur ka patur Prek Caler qe i rregullonin me urtesi mosmarrveshjet,ndersa sot nuk ka burra por muter,qe vrasin edhe gra e foshnja.Turp!
kjo eshte nje fenomen qe e ka lene popullin tim verior mbrapa, ekonomikisht dhe i ka ngushtuar horizontin disave. eshte nje tragjedi e vertet. per mendimin tim duhet nje ligj i rrept, shume i rrept, dhe duhet te besojme te gjith ne ate ligj, duhet nje shtet i pa korruptuar dhe jo si ai ne shqiperi. ka shume njerz te pist qe nuk i denon ligji, kriminela qe vrasin vetem per te treguar "burrein/trimerin" ka njerz hallegi qe bien viktima te ktyre kafsheve, dhe jo vetem qe humbin nje pejstar te familjes por humbin te gjithe jeten e tyre ne kerkim te gjakmarrjes, thjesht se shteti nuk i kap dhe i var kriminalat e pist. per mendimin tim varet se ku duhet gjakmarrje.
ata qe dine te falin cilesohen si njerz edhe me te medhenj se sa ai qe s'din te te fal. por kjo varet ne dhojin e krimit a falet apo sfalet. ne perghithesi eshte ne natyren e femres qe nuk din te te falin kurr. nje zemer e madhe gjigante din edhe te fal.
kafshet si luani tigri qeni haina etj etj, perleshen dhe nuk hakmerren kurr, edhe sikur ne betejen e tyre ata humbin kemben apo jeten dhe mbesin sakat, thjesht vazhdojn te jetojne, nje dite e re i sjell veshtirsi te reja qe duhet te mbijetojn dhe kjo nuk i len dhome per kujtesen e te djeshmes/kaluares. por ne jemi njerz, me kujtese te forte, eshte pikerisht ajo kujtesa jone si e mire apo e keqe qe i jep kuptim existences tone. prandaj duhet t'i urojme njeri-tjrtrit fat. eshte fati i keq ose i mire i njerzve qe ndikon ne jeten dhe dijenin dhe karakterin e tyre. eshte fati se ku jeton, njerzit qe te rrethojne, si eshte vendi behet kuvendi thote nje fjale e urte popullore. per mendimin tim eshte fat i madh nese ke llogjik sinqeritet dhe drejtesi ne shpirt.
une personalisht besoj ne fat, ata viktimat e pafajshme ne veri qe u iken jeta si qeni n'rrush i konsideroj njerz me fat te keq. prandaj besoj shum ne ket thenien "a mans charachter is his fate" kam shoke femirije nga laghja ime qe jane vrare dhe kane vrare.(kam degjuar) thjesht kur degjoj fatkesina te tilla nuk me ka bere qejfi te kthehem kurre, pra e ndjej veten me fat qe ma dha truni te largohem qe ne mosh te re nga ajo stil jete qe do me rrethonte, nga ajo dallge e zeze e madhe shkaterruese, qe doemos po u gjete perball saj do perfishij te fajshem dhe te pafajshem. eshte fati i keq i disave por hakmarrja duhet nganjehere...
Ps, kur isha ne itali, nje kriminel vakabond shqiptar kishte grabitur shume femra ne ne veri gjithandej. ai ishte i kerkuar edhe nga polocia italiane se kishte mbi 20 femra qe i fuste ne rruget e italise si prostituta me force. ai kishte grabitur motren e nje polici nga veriu, (me te degjuar) ky vellai i saj kishte ardhur ne itali dhe e kishte gjetur motren ne rruge. motra e trembur i thote vllait ik fshehu se ai vjen shpesh knej me shoke per kontroll dhe mbajn arm. i vllai fshihet pas nje peme dhe pret ardhjen e vakabondit, kur ky i fundit shfaqet vellai i del nga mbrapa dhe e qellon me pistolet ne koke e vret ate, dhe plagos rend shoket e tij. policia italiane as nuk e denojn vallain, thjesht i japin te drejten te kthehet ne shiperi me gjith motren.
kjo ngjarje me ka ngelur ne kujtese perhere, dhe jashzkonisht me ka pelqyer vendimi i ligjit italian ne ket rast. nese eshte e sakt kjo ngjarje se me te degjuar e kam kur jetoja ne torino. ne ket rast hakmarrja me ka kenaqur edhe shpirtin tim, kur viktima mbrohet nga ligji i drejtesise. me eshte dukur si nje perradhe por shpresoj te jete e sakte sic e kam degjuar...
dhe i uroj fat gjithe njerzve te mire dhe miredashes...
Citim:kundershtuese: e kuptoj se e don jeten dhe don tja kalosh ne harmoni dhe gezim, kjo eshte normale per nje njeri normal, te gjithe deshirojme nje gje te tille.por cfar burri do martoje ti? nese burri jot nuk eshte i gatshem te japi jeten e vet pa menduar aspak per mbrojtjen tende dhe te femijeve, nese jeta juaj vihet ne rrezik. nese nje kriminel i pist hyn ne shtepine tende dhe masakron ty dhe femijet e tu (kjoft larg) atehere si mendon ti?! ky burr te presi per ligjin e shtetit te hakmerret. pra!! varet them une, gjakmarrja ndikon edhe ne nje sjellje te mire te njerzve.
Po citoj ato që tha kundershtuesja
Asnjhere se kam kuptuar aktin e gjakmarrjes dhe nuk mund te bie dakort me te .Ti ve ne vend nderin familjes,por njekohesisht ,po i hap varrin asaj.Jeta e femijeve,familjareve te tu nuk eshte me e sigurt.Cdo dite do luftoni me vdekjen.Asgje e mire nuk vjen nga gjakmarrja.Ka shtet per t'i gjykuar keta vrases.Pse duhet te ulesh dhe ti ne nivelin e vrasesit,lere shtetin te realizoj hakmarrjen tende .Une kurre nuk do ta merrja nje burre ,qe vjen nga nje familje e tille.Kurre nuk kisha per te qene e lumtur apo e sigurt per jeten tone e femijeve .
Citim:Po te shkoje puna keshtu kan me u vra te gjithe e ne Shqipri kan me ngel vetem kafshet.Ka apo ska shtet?I zgjidh shteti kto konflikte.Shteti ka ligje me te cilat vepron.Lereni shtetin te merret me keto pune e mos u ngaterroni me krime.
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
nese dikush te demton njerezit e zemres sigurisht qe do hakmerrem..
Kurti asnje shqiptar nuk do te lejonte qe t'i prekeshin gruaja dhe femijet nga nje kriminel.Vetem po ta vleresoje veten nje zog pule mund te te maskronin familjen.Per ate qe eshte e shtrenjte per kedo,jeta eshte nje hic.Problemi qendron tjetr ku.Njerzit,apo djemuria me mire pijne e behen karroqe dhe ofendohen me njeri tjetrin.Ngrihet njeri e merr armen e vret tjetrin,apo zihen e vriten per nje gardh,a per nje fyerje dhe pastaj fillon gjakmarrja
Shembulli qe permendni ju eshte me ekstremi,qe askush nuk mund te fale.Ju keni te drejte kur thoni qe shteti duhet te marri hak duke e denuar kriminelin dhe problemi te mbyllet.Mua me duket se shteti me veprimet e tij e nxit gjakmarrjen.Nqse dikush vret dhe drejtesia nuk i jep atij maksimumin ,ose nuk e denon fare ose sa per te thene e denuam,atehere shteti behet ai qe i acaron dhe stimulon gjakmarrjet.E para eshte vendosja e drejtesise dhe e dyta ndergjegjesimi jone si shoqeri,per te keqen qe na sjell ky fenomen absurd.
| Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 110 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.