Forumi Horizont Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »
Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kush Ishte Dritan Hoxha - Tani i Top-it! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15937)


Postuar nga amor alucius datë 27 Maj 2008 - 19:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Kur une bleva Digitalb, ose me sakt, kur e fitova ne pakon e kafese te cilen e bleva me 500 lek te reja te gervishtur (histori me vete kjo), nuk e dija qe po merrja nje aparat per te cilin mu desh te paguaja me detyrim 9000 lek te reja qe te aktivizohej. Nuk e dija qe po merrja nje aparat qe momentin qe skadonte karta nuk mund te shihje gje tjeter vecse Topit. As kanalet qe ne satelit i ke falas sic jane RAI etj etj. Kompani qe pretendonte se jepte 14 kanale falas (ne fillim) dhe qe realisht shihje vetem Topin.

Hahahaha! Po me kujton Digitalbin e prinderve te mi: sa here qe shkojne ne Shqiperi vijne ose me nje aparat te ri ose me karta te reja ngaqe ato qe kane blere para nje viti i nxjerr jashte loje(heqin kanale per te cilet duhen karta te reja, rinovojne aparate, c'mbushen kartat, here prishen nga cilesia e dobet...)

Sidoqofte, ne gjykimin e figures te tije duhen bere bere dy-tre ndarje:
-inovacioni qe ka sjellur ne fushen e media si dhe lirine e medias te tije qe e ka mbrojtur konstant. Dhe per kete i duhet dhene goxha kredit.
-forma ne te cilen ka ndertuar kete imper mediatik: e kam te veshtire te besoj qe e ka bere ne forme te ndershme. Sidoqofte cdogje mundet, ndoshta jetoi the Albanian Dream.
-ai si njeri ne jeten personale: dukshem jo njeri me vlera familjare. Rritur jo ne ndonje luks e mbasi ra me koke ne kos lyu dhe prapanicen.

Dikush mesiper ankohej se pse nuk eshte nderuar dashnorja e tije ne makine, e thjeshte fare: Ajo s'ka bere asgje ne fushen profesionale per te cilen te nderohet me teper, ajo ka qene nje nga shume femrat qe shkojne me meshkuj te martuar per te mira materiale. Biles jo vetem qe s'duhet te nderohet por te shihet dhe si fenomen negativ.

Dites tjeter pashe ngushellimet e Saliut. Me beri te qesh forma ne te cilen e perdori kete gocen per te hedhur balte me teper mbi personin e ketij. Sidoqofte, perderisa i japin materiale, perderisa vardisen lart-e-poshte me dashnore ne Ferrari ndersa gjysma e popullit vuan per buken e gojes, mire bejne dhe ato qe flasin.


Postuar nga kotka datë 27 Maj 2008 - 20:27:

Nuk e di pse nuk me terheq shume ideja e shikimit te kanaleve te huaja, kur jeton ne nje vend i stabilizuar dhe kur te duhet t'i pershtatesh atij vendi.

Kam provuar te vendos kanale italiane apo greke apo ... (nepermjet dishit) dhe keto kane qene kaq perkohesisht dhe menjehere me velen, kthehem perseri tek ato amerikanet. Nuk e ndjej fare mungesen e kanaleve shqiptare, italiane, jugosllave apo greke.....

Me duken si kanale jashte loje.

Si i thone fjales, do ta besh kuvendin simbas vendit.


Postuar nga Fajtori datë 27 Maj 2008 - 20:52:

IQvlora, keq me vjen te te them por te pata ne mend qekur shkrove moralet mbi femren qe i kish hyre ne pjese gruas se Tanit.

Dhe kam filluar gjithmone e me shume te mendoj se ne keto forume nuk fiton asgje robi, nuk merr pike kulture. Perkundrazi behen thashetheme tipike shqiptare se ku do i kete gjetur leket ky ose ai. Dhe si zakonisht mendjet e ndritura te emigranteve i gjejne pergjigjet vete.

Nga eksperienca ime realiteti eshte shume i thjeshte dhe banal. Nuk ka biznesmen ne Shqiperi te kete punuar me djersen e ballit, kjo eshte nje utopi qe i duhet disave per tu ndjere mire. Cdo njeri qe ka patur te beje me shtetin 18 vjetet e fundit ka futur doren ne xhep dhe ka korruptuar nje polic, nje doganier, nje tatimor, etj etj. Kush ka patur mundesi ka shfrytezuar miqesite dhe klanet per te marre nje tender me shume. Por qe te zbrisni pak nga deliret e emigranteve te kulluar, po ju them sdicka qe me tha nje biznesmen i vogel mobiljesh. Nuk ecen dhe aq mire puna, tha, sepse ketu ne Shqiperi ecen puna me miqesi, keshtu qe dhe mobiljet i marrin tek njerez te afert dhe te njohur. E kur kjo pune behet me dollapet eshte e qarte qe behet me cdo biznes.

Rikthehem tek konkluzioni i Mustafa Nanos se jemi nje shoqeri klanore, dhe per me teper ketu ne forum behemi dhe shoqeri thashethemexhinjsh qe faktet i prodhojne vete. Italia ka financuar FIAT dhe ALITALIA per vite me rradhe qe te mbroje biznesin e vet. Shqiptaret jo vetem qe nuk e vleresojne kur nje biznes ngrihet ne nivel europjan, por i nxjerrin 1000 te zezat kur ka vetem 2-3. E megjithate kam besim se shqiptare nuk jane vetem keta qe shpikin variante ku gjehen leket, por edhe ata qe punen e Tanit te cakerdisur te Topit e nderuan duke i hedhur karafila.

P.s. Nese ju intereson di nje histori te degjuar (dhe jote shpikur). Dekoderi i Digitalb kishte nje difekt per te cilin punonte avash. Tani vendosi ti mbledhe te gjithe (rreth 30 000) dhe tua nderroje falas njerezve. Operacioni kushtoi disa milione dollare, te cilet u hodhen qe funksionimi i platformes te ishte perfekt. Nuk eshte cudi qe historia e amor alucius te kete lidhje me kete pune, dhe nderkohe qe tjetri eshte munduar te rregulloje dicka ketu citohet sikur po i can derrasat njerezve duke nderruar dekodera dhe karta. Po ashtu nuk eshte e cuditshme te degjosh keto kontraste se jemi mes shqiptaresh dhe per me teper ne nje forum, ku njerezit shprehin spekullime nga me te cuditshmet vetem sepse nje biznesmen del me Ferrari ne vend te qaje hallet e pabukesave qe krijoi shteti dhe mentaliteti 500 vjecar shqiptar. Keshtu i bie qe duhet te mbetemi vend pabukesash, te shperndajme parate dhe bizneset e medha te shkrihen meqe pabukesat e vegjel s'kane te hane. Ec e gjeja llogjiken kapitalsite gjithe kesaj, kur bota po mbron me thonj bizneset e suksesshme. E vetmja pergjigjet gjehet tek barazia e predikuar nga komunistet, edhe pse format emigrative forumore nuk duan ta pranojne.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 27 Maj 2008 - 21:37:

Po vij nga pushimi i drekes. Pash pak lajmet dhe c'te shihja

Berisha (nuk e pash realisht) paska bere ca deklarata ne lidhje me aksidentin e shume perfolur duke share mediat qe fshehen faktin qe Entela ishte ne makine. Nderkohe mediat jane mbledhur dhe kane bere peticion kunder Berishes.

Tani po luhet si macja me miun. Dhe ne fund, ate qe mediat (ose me sakt Top Media) u perpoq ta fsheh, u be dhe me e famshme se vet protagonisti i gjithe ngjarjes.

Persa i perket dekoderave qe mblodhi Tani, me lek nuk i ndreqte dot se do i hidhnim ne plehera. Po te mos i mblidhte fare, do i hidhnim prap ne plehera. Keshtu qe ajo qe beri ai ishte detyrim moral dhe levizje e zgjuar (packa se eshte dicka qe dhe bebet e llogjikojne). Mgjs kam pershtypjen se ato qe jane mbledhur, shkojne per refurbishing dhe pastaj shiten prap ose jepen me lloto neper kuti Lori Kafesh te cilat do te shiten te gervishtura DHE TE FITUARA.

Ju uroj nje mbremje te kendshme. Kjo teme me hengri nje dite shume produktive...


Postuar nga Gjergj Kastrioti datë 27 Maj 2008 - 21:51:

Dritan Hoxha i ka vene si i ka vene ato para', nuk eshte problem per ne!!!
Tek e fundit ai me sa di une as ka vrare e as ka prere njeri gjate rruges se tij te suksesit!
Ka qene bir kurve, ashtu sikurse duhet te jesh ne kete kurveri te madhe shqiptare... qe duhet ti kesh koqet katrore qe te ecesh perpara!
Ka bere qe te gjithe shqiptaret te kene te vetmin standart europian, ka bere qe te jete i vetmi ze i pavarur mediatik, deri ne momentin kur Berisha i vuri nje gjobe 12 milion euro!
Edhe pse shume i pasur, 800 shqiptare te punesuar ne kompanite e tij jane paguar me rroga nder me te lartat ne Shqiperi!
Ka qene jashtezakonisht shume korrekt me ta.

I vetmi gabim qe Top Media ka bere eshte qe nuk ka permendur fare qe ne momentet kur Tan Hoxha po jepte shpirt ishte dhe nje tjeter jete qe po shuhej!
Ishte e dashura e Tan Hoxhes dhe nje punonjese ne Top Media!
Ishte nje jete, nje jete e shuar ne moshen 28 vjecare!
Nuk e denjuan as me nje ngushellim!

Kjo nuk falet!


Postuar nga J@mes datë 27 Maj 2008 - 22:25:

Me vjen mire qe disa nga parafolesit ne kete teme jane munduar qe te kanalizojne mendimet e tyre ne thelbin e kesaj ngjarje dhe ti qendrojne larg virusit te tmerrshem te thashethemeve, qe rendomte prek shqiptaret e te gjitha moshave.

Eshte pak te thuash qe ky njeri ishte i vetmi qe guxoi te investonte miliona ne vitet me te veshtira per Shqiperine dhe shqiptaret. Ai arriti ne pak vite te ngrinte nje media e cila ishte shembull per mediat brenda dhe jashte vendit.

Ishte ky njeri qe i beri te mundur shqiptareve qe nepermjet TCH te hiqnin sado pak mallin per vendin e tyre, te informoheshin dhe degjonin ne shqip.

Njerez si D.H. me vizione te tilla, rralle do te qarkullojne ne orbiten shqiptare.

Ngushellime per familjen e Tanit gjithashtu ngushellime edhe familjes Hyska.


Postuar nga lezhjani-82 datë 27 Maj 2008 - 22:29:

I lexova gati te gjitha mesazhet e shkruara ketu dhe te them te drejten, cdo mesazh ka nga pak te drejte ne te.
Mos harroni se berja e korrupsionit dhe berja e korrupsioni kur arrin dicka per Shqiptaret eshte e ndryshme. Po ju flas atyre qe po mundohen te hedhin balte mbi nje te vdekur, se edhe nese ai i ka arritur ato qe kishte me pune jo te ndershme, te pakten u hapi syte Shqiptareve dhe i shtyu nje hap me lart ne boten e medias. Kjo eshte nje arritje dh emer i mire per te gjithe ne dhe ai ishte personi qe e beri te mundur kete.

Hidhni syt rreth e rrotull tashi edhe shikoni politikanet apo biznesmenet e tjere Shqiptare qe te rrjepin sa tu hane duart. Cfare arritje kane bere ata per Shqiptaret, cfare te mire na kane sjelle qe te mund ti lavderojme per dicka? Apo edhe ato do prisni ti shani pasi te vdesin?
Aj sali berisha qe merret me perfoljen e te dashures se Tanit, paska qene nji rrot gomari qe se paska shokun. Kryeminister trupeshk, qe nuk merret me zgjidhjen e halleve te popullit po me thashetheme per te vdekurit. Nejse...... kur menoj per kyt me lodhet truri e s'ja vlen!

Tashi, per ata qe thone pse ka pas dashnore Aj me ferrari......po kane dashnore ata qe ecin kemb . Hajde, beni autokritik

Te vdekurit me te vdekurit te gjallet me te gjallet. Ata kane shkuar nentoke tashme dhe as fjalite e bukura dhe mesazhet carcafe smund tu a ndryshojn kyt fat.
Lerini te prehen te qete e mos na bani me dyshu mbi thenjen cudia me e madhe 4 dite zgjat!....kur nuk ka zgjat me shume "Publiciteti" i Inis Gjonit !!!


Postuar nga daedal datë 28 Maj 2008 - 00:29:

Nuk ka se si te beje perjashtim logjika sunduese e ketij forumi me ate qe thone per ne shqiptaret ne pergjithesi. per mua eshte si ajo boarcoleta me zotin qe kur i erdhi rradha shqiptarit i tha: mua mos me jep asgje, vetem hiqja atij tjetrit.
Ishte paksa traumatike per ne shqiptaret qe nga regjimi i E. Hoxhes ne te cilin hyje ne burg nese degjoje nje kenge...te vijme sot ne realitet ku cdo individ i zgjuar ose injorant te flase lirshem madje edhe te postoje opinionin e tij ne "gazeten e munguar te jetes" qe kesaje rradhe eshte forumi.
Ky forum ka ne fakt shume kohe qe nuk e sheh me driten e postimit te edhe atyre pak individeve me logjike qe ka patur. Po fundja cfitojne po te debatojne me hajvane dhe paranojake? problemi i te emigruarit eshte interesant per realitetin tone dhe fillon heret kur ne benim "dasma" kyr ktheheshin emigrantet e pare per vizite dhe prisnim syshqyer ende pako me rroba dhe dhurata. Pakush e dinte se shumica e tyre kishte lene lesht duke punuar per te fituar 5 leke. Emigrant kam qene edhe une por kete status besoj se e kam patur ne syte dhe mendjet e te huajve sepse nuk mundet njeriu te identifikohet me fonomenin fatkeq social. Kur thuhet emigrant dmth dmth se nuk je ai individi pakosjelles dhe qe "ka pare bote me sy" por nje hallexhi qe ka shkuar ne emigracion per hallet e tija. Sepse na dalin ketu disa qe gati gati po thone se kane vajtur per kombin dhe po na mbajne me buke. per familiet e tyre kane shkuar...ashtu si dritan hoxha ne anije partizani iku nje djalosh i varfer por me vizione. ishtender te paret qe nuk ndenji ne jug por tentoi veriun dhe ne nje hark kohor te shkurter kuptoi se e ardhmja e tije ishte shqiperia.
Erdhi dhe filloi nje aktivitet ekonomik qe u rrit ngadale dhe nuk e kishte as ne enderr ferrarin qe turbullon sot syte e njelmet te lakmitareve ketu dhe gjetke. ka me shume se 15 vjet qe punoi D> Hoxha dhe eshte nje kalvar i gjate perpjekjesh. Dikur me ka thene: .... Une jam ai qe dikur enderroja per nje biciklete, une jam ai qe sot kam makine. me pune arrihet gjithcka.
Tashti; nese une predikoj ulur ne ndonje kolltuk ne nje vend "perendimor" zenitho bizneset e te cileve dhe shumkombeshet ende pikojne gjak plackitjesh dhe kolonishe...deri sa ende nuk eshte rimbursuar asnje lek te shfrytezuarve deri ne vitet e fundit gjakut dhe mundit te tyre, depersonalizimit dhe shkaterrimit deri ne palce, kthyerjes se tyre ne "bote e trete'' superpengjet e FMN dhe WB qe na kane peng edhe ne...patjeter qe atje fillon morali. palckitjet duhen bere vetem ne emer te shtetit i cili fillon me pas moralin qe perdor vulgu dhe qe sot na predikohet si "mani pulite" o zot i madh. se pari duhet shpronesuar dhe gjobitur e sekuestruar kasta e mbreterive dhe perandorive kolonialiste. Dht qe me pas te mos themi :ketu ka demokraci more vella!!! sepse ne duhet perdoru termi bythe kjo vlen per ata qe e kane tallur bythen me ne historikisht sikur te ishim minj dhe jo njerez.

Flitet se duhet gjenialitet sot per te bere para dhe mrekullite ekonomike e kane emrin Bill Gates etj. Pse ore nuk jane perfolur e perfliten sot ne bote mijra biznesmene te fuqishem. Mos te permendim emra. Marksi me te drejte thoshte se cdo dollar pikon gjak. Edhe kur vjen fjala te narkotrafiku etj pse ore vetem e bejn trafikun kolombianet psh? apo ja japin me dhune drogen njerezve.
njese se dola nga tema.
morali eshte nje bishe apo nje shtrige ne dore te kryesisht vulgut dhe mediokerve. njeriu duhet te ndryshoj mendim dhe ti shohe gjerat me hapur. thashethemt i bejne njerezit e vegjel qe kerkojne te rrezojne nga maja ku ngrihsh : Nicja thoshte dikur: sa me lart qe ti ngrihesh, aq me i vogel behesh per syrin e zilise... dhe vertete e tha dikush, pabuksit duan te tregojne se jane te ndeshem se nuk i qih** asnje female ne fis dhe se nuk do e tradhetonin gruan kurre. une ndjej keqardhje sepse ne si individe jemi te liq dhe nuk duam progresin e shqiperise. ose me mire shpresojme ende ne perrallat e suportit dhe ndihmes se ndershme te botes se qytetleshuar. O pika i rente atij qe mendon se dikush kerkon qe ne te behemi te denje dhe konkurente. PSe ore kane dale nene terezat ne treg dhe po ndihmojne. Ne varr duan te na fusin dhe skllever na duan po shqiptaret kane ditur te punojne dhe ta nxjerrin lekun dhe te ardhmen me thonj e me jete. Fuck forma "te drejta". nderin kam kohe qe e kam hedhur ne hale. qekur pashe dhe njoha hajduterin dhe kete bote perverse. Duket te fitojme c'te mundim. dhe nese D. Hoxha beri pislleqe ai eshte hero sepse vuri nje gur mozaiku ne pamien e bukur dhe dinjitoze qe duhet te kemi. Mos valle Mbreteresha e Anglise dhe te tjera si ajo kane stoli e pallate djerse????
Fuck edhe njehere. 800 punetore (qe jane specialiste) me rroga te mira dhe mijra familiare dhe te trete perfitues nga te mirat e tyre. Nese ai beri dicka qe plasi syri e zilise kjo nuk ishte gabim por vlere qe ne zoterojme. hade ti hyjme tarnsparences se ekonomise boterore dhe te zbulojme se sa padrejtesi dhe dashnore ka. pastaj vijme te moralistja tjeter qe e quan te ulet se ajo goca shkoi per perfitim me tanin! o t'u thafte ajo qe ke poshte. Po pse moj duhet patjeter qe te shkohet me interes me bosin? Nuk kane ndienja ata njerez. pstaj ku eshte e thene se u dashkan dashur vetem nje gru apo nje burre ne jete?
Gjepura Moral ne formen me te kobshme dhe fshatareske te mundsh qe vijon edhe me postime dordolecesh qe bejne gjasme sikur i marrin vesh te gjithe pislleqet e vogla dhe jane po keta individe qe nuk e shohin dot me syrin e rimekembjes shqiperine. eshte gati psikoze ne mendjet tona se e shumta shqiptaret duhet te kene ose bare, parrukeri, servise makinash lavazhe dhe butiqe me mallra kineze e turke.

Morali, po e them serish qe mbetet forma me e ulet qe ne kesi rastesh njeru mund te perdore. me vjen keq verttete qe shum shqipetare jane ende individe qe duan toke te djegur ne emer te mendjeve te tyre moralisto utopike qe as vete nuk i kuptojne.

Vertete u zgjata shume por besoj se me pare se te bejme moral dhe diskutojme si kodra pas bregut duhet te ndricojme qiellin tone ne erresire. Dritani e beri si nje meteor. Dhe meqe po e perdhosni ju e te tjere me akuza, dua tju pyes njehere: a ju kane akuzuar ndonjeher padrejtesisht dhe si jeni ndjere??? Keshtu pra duke filluar qe nga thashethemet me berishe dhe jo berisheve mendoj se deri sa thashethemet dhe akuzat kunder tij nuk jane provuar ai meriton te quhet Qytetar i nderuar...ne kuptim shume dimensional...se fundi beri nje krim qe vrau nje vajze dhe veten e vete. Kjo po qe duhet gjykuar.


Postuar nga trojani datë 28 Maj 2008 - 01:52:

Pak a shume i jap te drejte Daedal dhe Lezhjanit.
Se si i beri paret Dritan Hoxha, askush nga ne nuk e di, sepse askush nga ne nuk i ka mbajtur pishtarin.
Kam djek shtypin keto dy ditet e fundit, dhe kam konstatuare se:
- Dritani nuk ka pas asnjehere asnje post shteteror ose partiak, dmth se paret nuk i ka bene me korrupsion.
- Paret duket se i ka bene me tregtine e kafes.
- Dhe nqs paret ose pjese te tyre, i ka bene me ndonje menyre tjeter. Ka nje gje pozitive qe me ben pershtypje: Qe ai paret i investoi ne atdheun e tij.
Dhe nje gje qe me ben akoma me shume pershtypje eshte se ai besonte ne ate qe bente. Dhe me sa e kam kuptuar ka qene perfeksionist. Dhe me pozitivja eshte se ai besonte se Shqiperia dhe tregu shqiptar do ta ferqafonin teknologjine me te fundit. ( mos te harrojme se vede te shumta evropiane as qe e kane haberin e HD ).
Pra duke e pare ne kete aspekt Shqiperise i mungojne shume njerez si Dritan Hoxha, njerz qe besojne ne te ardhmen a atdheut te tyre, njerez qe investojne me guxim dhe vizion.
- Persa i perket aksidentit: vete e kish fajin dhe vete e pagoi por morri me vete dhe nje vajze te pafajshme.
- Persa i perket fshehjes se lajmit per vrasjen e vajzes, nuk mund tia veme fajin Dritanit se, ai tashme kish vdekur.
pershendetje trojani


Postuar nga Zhylien Sorel datë 28 Maj 2008 - 03:07:

Pershendetje

jam sh dakort me Opinionet e fajtorit dhe daedal

Dua te shtoj vetem dicka.

Njerzit ne pergjithesi jane shume hipokirt ...Ne radhe te pare me veten pastaj me te tjeret...Kur vjen puna per te gjzkuar dhe denuar nje veprim te dikujt...Jane te paret...Te shtyjne,te peshtyjne,te rrahin,te vrasin e te presin ...pa nje pa dy....Dhe harrojne se ato "krime" i bejne dhe vete ...
Eshte e lehte te ofendosh e te fesh nje njeri...duke gjzkuar perciptasi dhe duke ditur shume pak...
Ketu te gjithe bejne shenjtorin...Qenkan mbledhur ketu te ndershimt e dynjase...Pa prit njhere ....kush ai ekstremist i moralit qe kontrolloka gjithe ndjesite e tij qe vijne nga vetedija dhe pa vetedija e tij ...?!Kush eshte ai mashkull qe do refuzonte nje seks simbol per dashnore ?! Nje Angelina jolie , apo Monica Belluci ?!
Tipike shqiptare frazat "do kete qene ashtu" "me siguri eshte keshtu" "pa dyshim,ska se si te jete tjeter" ...Prit mor vella se si dihet si jane gjerat,kush ta jep sigurin ty mo njeri ti vesh vulen dickaje...Me vjen cudi se si disa njerez flasin ketu me siguri te plte dhe nuk i lene nje hije dzshimi vetes...Ketu te gjithe i din te gjitha...te gjithe din ceshte e mira dhe e keqja....
Nese flasim per hipokrizi...A i bie qe shqiptaret qe mbushin sheshet dhe rradhet neper votime vit pas viti...te jene hipokritat me te medhenj duke qene se brohorasin dhe shkojne prapa per ata surreter qe kan 20 vjet qe vetem akuzojne njeritjetrin per kriminela ?!Si more na doli ky Tani i topit kaq kriminel sa nuk e kapin dot as te majtet as te djathet e ta benin zap ?!

Njerit i dhimbte shume nje dhemballe por kishte shume frike,dhe i ankohet shokut te tij te ngusht....Shoku i thote : Nese do ishte e imja une do ta hiqja....Po -Ja kthen ky shokut edhe une po te ishte e jotja do e hiqja menjehere.....

Ajo qe dua te them me kete eshte se...shume njerez flasin e gjzkojne per nje veprim,e denojne ate pa qene vete ne pozicionin e atij njeriu.Nuk muna ta kesh nje ndjesi apo mendim se si do ishe dhe veproje ti ne nje situate iks.Disa gjera nuk mund te mendohen kur sje realisht ne ate pozicion ?!
paraja,fama,pushteti jane shume te fuqishme dhe e transformojne njeriun......Keshtu qe cdo njeri nga ne,ne nje poyicion tjeter ekonomik mund te kishte jo ferrari por edhe te shkonte ne hene me 15 milion dollar......

Mua me vjen keq se ketu eshte perdhosur mjaft figura e te dy te vdekurve ashtu dhe qe kjo histori kokolepset shemtuar me politiken...... dhe kjo eshte nje gje shume e rende...Ashtu si eshte paragjukuar dhe ajo vajze...Sepse nga shkrimet qe solli nje antare me siper,lihet te kuptohet se nuk ka qene thjesht vetem nje vajze e bukur.....
Por perseri jane ca gjera qe nuk dihen me saktesi,prandaj mednoj se gjykimet personale te dikujt nuk duhet te fyejn dhe cenojne lirine e te tjerve.....

Dritan Hoxhen une e shoh me Nota pozitive...

ps,Sa e piset eshte politika shqiptare....


  Gjithsej 10 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 »
Trego 96 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.