Forumi Horizont | Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- " Mirë se vini në botën time të poezisë.." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16490)
O zani i zemres,
ndonese vetem ti dhe une
jemi duke shkruar,
si duket te tjeret qenkan ra n'gjume,
apo paskan braktisur forumin,
edhe neve na paskan harruar.?
Po hajde ore mik,
te shkruajme diçka te gezueshme,
te shkruajme edhe per te mire,
e jo vetem te vajtueshme.
Te frymezohemi pake edhe per gjera tjera,
jo vetem per dhembje e lote,
mos harro,serish do te vjen pranvera,
nuk jemi te vetmit ne n'kete bote.
Batica e zbatica ka shume kjo jete,
te shkruajme edhe per diçka te bukur,
te shkruajme, me ndihmo, mos me le te shkruaj vet,
ka shumçka ne jete qe mund te te bejne te lumtur..
Nese nuk e perjetojme hidherimin,
s'mund ta kem as gezimin,
nese nuk do te kishim lote,
as buzeqeshja s'do te kishte vlere, do ishte e kot,
prandaj po te lutem te mos vuash,
beje qe jeten ti serish ta duash...
Pershendetje dhe faleminderit qe me ke shkruar.
Te uroj çdo te mire ne jete.
Qesh Shpirt!
Qesh Shpirt qesh,
Dhimbjen, Lotet, Trishtimin,
lermi mua!
( tashmë ato më njohin..,
e nuk më kafshojnë më... )
Qesh Shpirt,
Nëse nuk do që unë të vdesë
sepse e qeshura jote është jetë për mua.
Qesh Shpirt,
Sepse ndoshta do të qesh dhe unë...
Qesh o Shpirt qesh
pash sytë e ballit,
qesh ti e unë do ja marr vajit.
Qesh Shpirt!
Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
Qesh Shpirt!
Qesh Shpirt qesh,
Dhimbjen, Lotet, Trishtimin,
lermi mua!
( tashmë ato më njohin..,
e nuk më kafshojnë më... )
Qesh Shpirt,
Nëse nuk do që unë të vdesë
sepse e qeshura jote është jetë për mua.
Qesh Shpirt,
Sepse ndoshta do të qesh dhe unë...
Qesh o Shpirt qesh
pash sytë e ballit,
qesh ti e unë do ja marr vajit.
Qesh Shpirt!
Qeshi sa për të thënë..
Më duhet të qesh nganjëherë,
që askush mos t'më vërenë,
ngase, nuk qesh me zemër asnjëherë,
se zemra është thy, asgjë më s'ndjenë!
Unë qesh, sa për të thënë,
se nuk dua ta dij askush,
s'dua ta dij as e imja nënë,
që zemra më digjet prush!
As shokët, as miqtë e mi,
për këtë, mos ta kuptojnë fare,
s'dua ta shohin lotin tim në sy,
veç zoti le ta di, për këto vuajtje e halle.
E unë sërish, do qesh,
edhe pse zemra më vajton,
buzëqeshja më vjen rrall, loti më shpesh,
ndoshta, zoti zemrën një ditë do t'ma gëzon.?
Ndoshta....
--
Përshëndetje nga Loti..!
Mërgimtarëve....
MËRGIMTARËVE
Varg,varg,varg
Larg,larg,larg
u nisem rrugës se harrimit
atdheun e lamë pasë
vallë a do ta gjejmi
rrugën e kthimit
pa ne atdheu
është jetim,
e ne u tretëm
nëpër mërgim....
Duke u tretur
nëpër rrugët e mërgimit,
harruam rrugët tona të kthimit.
Harruam gjithçka që lamë e kemi,
s'e dimë më as gjuhën tonë,
s'e dimë më as kush jemi!
S'njohim më askend,
s'e dimë as kë e kem farë e fisë,
duke bredhur rrugëve të gurbetit,
harruam tokën tonë,
s'e dimë më ku ka gurë e lisë!
Ehhh, atdhe i mjerë,
sa njeriu të la e iku,
të betohem, në mërgim asgjë s'ka vlerë,
por kështu na detyroi armiku.
Dikush iku nga Serbia,
e dikush nga varfëria,
dikush u plakë e mbet nëpër mërgim,
disa vdesin, kufomat e tyre kthehen për varrim.
Sa shqiptari mbytet për çdo vit,
sa të zeza janë këtu këto ditë,
edhe deri sa do mbesim nëpër botë,
edhe sa nëna do mbesin e vdesin me lotë?????
Edhe sa o Zot.......?
Shkruar me 28. 11. 2008, Gjermani!
P.s. Urime Festat e Nëntorit të gjithë shqiptarëve kudo që janë.
mergimtareve...
Shume e bukur loti i dashurise. Faleminderit shume.
E lexoja dhe me dukej sikur ishte shkruar per mua.
Me vjen keq qe nuk di te shkruaj keshtu si ti, te them te drejten nuk kam asnje talent, por di ti vleresoj ato kur i shikoj, dhe ti miku im ke shume talent. Bravo te qofte!
Gezuar festen e pavarsise dhe te flamurit tone te bukur.
Re: mergimtareve...
Citim:
Po citoj ato që tha Donika Arianiti
Shume e bukur loti i dashurise. Faleminderit shume.
E lexoja dhe me dukej sikur ishte shkruar per mua.
Me vjen keq qe nuk di te shkruaj keshtu si ti,te them te drejten nuk kam asnje talent, por di ti vleresoj ato kur i shikoj, dhe ti miku im ke shume talent. Bravo te qofte!
Gezuar festen e pavarsise dhe te flamurit tone te bukur.
Re: Re: mergimtareve...
Citim:
Po citoj ato që tha LoTi_DaShUrIsË
Pershendetje Donika Arianiti mikesh e nderuar!
Se pari te falenderoj per kohen qe keni gjetur te me lexoni dhe te me shkruani, por edhe per tere keto fjale te bukura...
Sa i perket poezive, perditshmeria eshte frymezimi im, frymezohem çdo dite e me shume nga diçka... por megjithate nuk shkruaj qe ta frymezoj veten si nje poete, por per ta ruajtur personalitetin tim si njeri.
P.s. Nuk jam mik, por nje mikesh ( Femer ) haha.
Urime e gezime edhe per juve e nderuar Donika,
te pershendes nga zemra...
Mire u lexofshim.
Ne rregull eshte gjithçka.
Nuk eshte faji juaj por i imi, sepse ne profilin
tim s'me shkruan asgje se çka jam!
Sido çofte..
Faleminderit dhe pershendetje!!!
Nga dita kur ike....
Ike, si nje i çmendur,
pa ditur se ku do shkoje,
edhe vete ishe i hamendur,
nuk dije se ku, ajo rruge ty do te çoje!
Nuk mendove fare se si do te ndodhte,
qe plaga ne mua rend do peshonte,
ti ike, por me nuk u ktheve,
dhe zemren time cop cop theve..
Nga dita kur ike,
mua me le ketu,
veten ti e mbyte,
humbja jote, me mori dhe mu.
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 » Trego 103 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.