Forumi Horizont Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikë & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Te rejat me te fundit , mbi informatiken. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16512)


Postuar nga lost_soul datë 17 Mars 2011 - 19:36:

Ka nja dy dite qe ka dale IE9.
Eshte i shpejte ne pergjithsi dhe i paster ne UI.
Megjithate shoh qe ka probleme per shembull kur shkruaj mesazhet ne gmail.
Gjithashtu edhe scrolling e ka si me te ngecme kur ke hapur ndonje faqe me video flash.

Chrome it is for me, still !


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 18 Mars 2011 - 02:15:

Une e instalova dje ne zyre dhe me pelqeu qe zinte me pak hapsire se Chrome dhe sic e the dhe ti, ishte shume i paster. E provova me faqet qe hap zakonisht si FB, iGoogle etj dhe mu duk vertet shume i shpejte. Por nuk mund te them se do ta nderroja dhe une me Chrome pasi dashur pa dashur, e kam kopsitur Chromin me shtojcat qe me nevojiten perdite... Dhe ne fund te fundit, qe te lesh dicka qe te ben pune per dicka qe nuk e di nese do te te plotesoje 100% ato qe po le... them se nuk ja vlen barra qerane.

Dhe dicka tjeter, IE9 eshte vetem per Windows 7 (mbase dhe Vista por nuk kam qe ta testoj). Per XP nuk ben... XP nuk ka arkitekturen e duhur qe ta mbeshtese...


Postuar nga Lela_Dr datë 18 Mars 2011 - 04:57:

E di qe mund te jem pak si jashte teme, por po me pelqekan diskutimet mbi Ipad, I-phone dhe apple.
Ka disa muaj qe me eshte fiksuar te blej nje mall apple... As vete se di cilin sepse produktet jane njeri me i bukur dhe i duhur se tjetri.
Te blej I-pad, kot sa per tangerllik, mahhhh sma mbushte syrin. Kam ndejtur 1 ore nje dite ne Qender komerciale per ta studiuar disi, dhe si perfundim vendosa qe ishte nje investim i tepert qe sme hyn ne pune per asgje, vecse per te kontrolluar email, facebook ose msn.
I-phone te prish mendjen me ato 3000 aplicacionet, por tani per tani e kam nje smart phone Nokia dhe po nuk u thy skam per ta nderruar per I-phone.

Si perfundim jam fiksuar tek nje MacBookPro......(meqe kam deshire te nderroj pc)
Ju qe jeni icik me eksperte ne kete fushe, ja vlen nje investim i tille?


Postuar nga Fajtori datë 18 Mars 2011 - 06:05:

Meqe po pyet, MacBook mund t'ia vleje. Me duket se eshte me SSD (solid state drive, jo me hard disk). Kjo ben qe bateria te zgjasi me shume dhe mos kete nevoje per defragmentim. Po qe se e perdor kompjuterin vetem per gjera standart dhe nuk ke nevoje per variante te ndryshme programesh, MacBook eshte laptop qe vlen. Plus qe ka design elegant qe i shkon femrave. Sidoqofte s'kam pas noiher Mac, keto me te degjuar dhe pare neper dyqane i kam. Nje i njohur kishte ate te hollin fare qe sa kishte dale, vertet i bukur si fletore, por ka ekran te vogel per te punuar rehat.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 19 Mars 2011 - 02:23:

Merr nje iPhone pasi dhe nevojat do te ti plotesoje por edhe do impresionohesh me kollajllekun qe ofron. Kete e them duke u bazuar te gruaja ime. Sapo e solla iPhonin ne shtepi ma perlau dhe nuk e kam pare me (iPhonin).


Per iPad... nuk di c'te them. Eshte nje iPhone i madh por qe nuk funksionon si celular. Eshte SHUME impresionues por nuk e di sa praktik eshte per te perditshmen tende. Po te kisha cash mjaftueshem dhe po te mos kisha ne plan nje aparat fotografik si blerjen time te rradhes, ndoshta do kisha goditur nje iPad.

Per MacBook... Eshte havale per disa arsye.

1. Kushton shume. Por kur themi shume, llogarite edhe sa dyfishi i nje laptopi te thjeshte. Une kam perdorur pakez MacBook Air (ai i holli qe thote Fajtori) dhe eshte vertet praktik (pertej ekranit te vogel). Eshte si iPad me tastiere Por qe normale, ka nje sistem operativ te plote, jo si iPad qe s'ka as porte USB

2. Meqe dolem te sistemi operativ, nese nuk ke perdorur Mac me pare, do duhet te familjarizohesh me programin e tyre. Ki parasysh qe po s'u ambjentove dot, gjithe ato leke qe do kesh hedhur per MacBook do ndryshken me kalimin e kohes duke u konsumuar ne nje perqindje aq te moderuar saqe Steve Jobs do shkulte dhe ato pak floke qe i kane ngelur.

3. S'kam arsye te trete, dy te parat besoj se mjaftojne.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 14 Maj 2011 - 16:05:

Skype eshte blere pardje nga Microsoft por kam harruar t'jua komunikoj sapo e mesova


Postuar nga Fajtori datë 14 Maj 2011 - 22:18:

Bobo, e degjova kete. Do na e beje si MSN, lajle lule me reklama ne 4 anet.


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datë 15 Maj 2011 - 15:26:

Nuk e di nese do ta ndryshojne interface-in pasi Skype eshte nje produkt i suksesshem. Çdo ndryshim qofte edhe vizual do te kishte kostot perkatese...


Postuar nga al74 datë 15 Maj 2011 - 15:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Lord_Of_The_Strings
Nuk e di nese do ta ndryshojne interface-in pasi Skype eshte nje produkt i suksesshem. Çdo ndryshim qofte edhe vizual do te kishte kostot perkatese...


i sukseshem me 600 e kusur milion borxh?!. kushedi c'strategji ka Billi.


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 15 Maj 2011 - 15:48:

Kush kishte iPhone ketu?


  Gjithsej 20 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 194 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.