Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- C'eshte Jeta (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4252)


Postuar nga MERMAID datë 29 Mars 2006 - 06:47:

mire qe jeta paska marre shume perfytyrime dhe pershkrime.. Po njerezit c'fare jane?


Postuar nga Goku datë 03 Tetor 2006 - 21:56:

Jeta eshte nje vizatim,ku nuk mund te perdorim gomen


Postuar nga Animal datë 03 Tetor 2006 - 22:35:

sfida qe te tjeret e pranuan per mua dhe mua me duhet te perballoj.....


Postuar nga Balerina datë 04 Tetor 2006 - 00:38:

Sot mora nje chailetter (si gjithmone) dhe kishte nje thenie qe me beri pershtypje..."Life is like a toilet paper roll, the closer to the end it gets, the faster it goes."


Postuar nga atiola datë 04 Tetor 2006 - 00:48:

jo balerina jeta eshte shume me shume se kaq

mjafton ta mendosh te bukur dhe ashtu do e jetosh


Postuar nga Balerina datë 04 Tetor 2006 - 04:19:

Nuk e mohoj qe jeta eshte me shume se aq, ajo ishte thjeshte nje ide.
Fundja, jeta eshte gjithcka kemi, apo jo? Gjithcka jemi.
Jeta nuk mund te perkufizohet, sepse njerezit po kontribuojne cdo dite. Jeta eshte pakez karakter nga cdo njeri.


Postuar nga Simona datë 04 Tetor 2006 - 05:17:

Jeta eshte menyra  e ekzistences se trupave albuminoide,momenti thelbesor i se ciles eshte kembimi i vazhdueshem i lendeve me natyren e jashtme qe i rrethon,dhe me nderprerjen e ketij kembimi te lendeve nderpritet dhe jeta,gje qe shpie ne  shperberjen e albumines.

Persa i perket imagjinates sone mund te marre ngjyrime bazuar nga deshira kombinuse,por une besoj ate lart shkencerisht,pastaj te tjerat eshte me gusto.

 


Postuar nga Balerina datë 04 Tetor 2006 - 08:16:

Citim:
Po citoj ato që tha Simona

Persa i perket imagjinates sone mund te marre ngjyrime bazuar nga deshira kombinuse,por une besoj ate lart shkencerisht,pastaj te tjerat eshte me gusto.

 



Pershkrimi yt ishte shume...shkencor. Shume i sakte, shume straight-forward; por...po ta shohesh ne aspektin filozofik jeta nuk ngelet me aq, eshte shume me teper. Shkencerisht, jeta eshte menyra e ekzistences se trupave albuminoide, por filozofikisht, ky pershkrim eshte i pa- perfunduar per mendimin tim.
Kjo eshte e bukura e filozofise, apo jo? Te gjithe kemi gusto te ndryshme, dhe asnje nuk mund te jete gabim sepse jo cdo gje e shohim nga i njejti 'kend-veshtrim'. "Gustoja" perben nje pjese te rendesishme te filozofise.

Respekte.

~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~

Jeta na ofron pergjegjesi ne moshe fare te re. Pjesa me e rendesishme e saj(themelet) vihet kur shumica nga ne akoma nuk ka arritur te provoje ate c'ka disa e quajne "vete-ndergjegjesimi".


Postuar nga Simona datë 04 Tetor 2006 - 17:12:

Balerina nuk e di cfare rryme presupozon te besosh ne filozofi ,sigurisht nga koncepti filozofik termi jete lidhet me shume rryma idealiste dhe materialiste,prap eshte ne guston tende te mvarur nga piketakimi i njohjes se mudshme te qenies tende me me gjithesine,pa harraur bazat me te cilen ti i bazon keto lidhje,prap me guston tende.Sdo te thote se duhet te besosh se cfare besoj une ,edhe kjo perben faktorin jete nga  ana filozofike,kunderveprimi,e shef se ska mbarim kjo njohje persa i perket filozofise,prandaj solla vetem hipotezen biologjike te vertetuar nga te gjithe ne.

Respekte.


Postuar nga HERO datë 30 Tetor 2006 - 18:22:

Simona na ke fol mbi procesin jetesor,jeta vete nuk ka cte jete tjeter vecse perkufizim kohor.Emri jete i vendoset si perkufizim nje procesi te caktuar kohor.kaq.Jeta eshte perkufizim kohor,habitem si nuk e kuptoni.

Eshte njesoj si te thuash ceshte dita?
dita eshte perkufizim kohor,qe dikush mund te thote qe eshte e bukur dhe me ngjyra,dikush mund te thote eshte e zeze etj,varet nga autori,por ne fund te fundit ngelet nje fakt i pakundershtueshem qe dita eshte perkufizim kohor.Nata gjithashtu,Java gjithashtu,muaji ,vitet,sekondat,minutat.Dhe jeta hyne ne kete kategori,thjesht perkufizim kohor,nqs pyetja shtrohet ndryshe athere pergjigjet duhen dhene ndryshe,por para se disa te pergjigjen te kuptojne pyetjen ,sepse eshte shume e thjeshte,Ceshte jeta?


  Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 »
Trego 74 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.