Forumi Horizont | Gjithsej 44 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Zoti? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6378)
Ketu ka ai ka te drejte analiste.....mos ia lexo shkrimet :p
Citim:
Po citoj ato që tha INDRITI2004
Analiste natyrisht qe te besosh ne ot nuk eshte e nevojshme te lexosh ne librat e shenjte por nese do te kesh nje koncept te plote mbi Ate qe adhuron duhet.
Sa per shkrimet e mija nese nuk te pelqen mos i lexo besoj se kjo eshte gjeja me demokratike apo jo?
Citim:
Po citoj ato që tha analistja
mua me pelqen te lexoj mendimet e njerezve, por nuk me pelqen te lexoj carcafe sepse carcafet pervecse nje imponim vizual nuk me duken menyre demorkatike e te shprehurit, as respekt per te tjeret. pervec kesaj ti si indrit ke mendime te tuat pa futur fene ne gjithshka? kete do me interesonte te lexoja. megjithate po te ve ne ignore qe mos lexoj me asgje tenden, meqenese preferon keshtu.
MASHTRIMI
Tema eshte goxha zbavitese !
Ve totalisht ne pah perversionet e instiktit te mbijeteses se njeriut. Jemi ne vitin 2004 dhe vazhdohet akoma me dogmat e Thoma Akuinit, Kantit etj etj. te cilat interpretohen sipas perkatesise fetare kur ne fund te fundit tema te orienton per te gjetur krijuesin dhe ne fund devijon me gjera qe ka thene kurani apo bibla. Sa per keto qe bota i quan shkrime te shenjta neve si njerez na mjafton te na thone se jane fjala e zotit dhe i besojme. Me vjen nder mend nje analogji me vitin 1997 kur njeri ne mes te turmes akuzonte dike se ishte i shikut dhe turma u tur pa dyshuar fare. Psi turma nuk mendon. Me sa vura re te ghitha komentet qe ishin bere perkrahnin ekzistenen e krijuesit. Mesa duket njerezit e medhenj(ateist=shkencetar) nuk humbin kohen te merren me budallalleqe te tilla. Pasi me gjera te tilla merreni ju te iluzionuarit.
Po nuk e keni pare nanjehere realitetin me vemndje. Nuk eshte dhe aq komplex sa te duhet nevoja e nje krijuesi per ta realizuar.
Nejse jam regjur aq shume me debate te tilla saqe me eshte sosur durimi. Por duhet te kuptoni se te gjitha rrymat fetare jane ideologji te fshehta klanesh.Islami eshte nje grup sheikesh qe financojne. Kristianizmi jane nje grup multimiliarderash qe e financojne vetem e vetem qe te mbushin xhepat dhe te hutojne masat.
po ju jap nje keshille.
LEXONI ME SHUME PER FENE E CIFUTEVE DHE DO SHIKONI QE SI ISLAMI DHE KRISTIANIZMI JANE KOPJE TE SAJ DHE JO RIVELACIONE HYJNORE TE VECANTA.
Te jesh shkencetar nuk do te thote te jesh ateist ndaj me duket e padrejte te barazohen keto dy fjale. perkundrazi gllenka e pare nga gota e shkences te ben ateist ndersa fundi i saj te ben te kuptosh egsistencen e Perendise.
Gjithashtu te gjithe njerzit jane besimtare. por ndryshojne besimet. Psh ka njerez qe BESOJNE tek alkooli, droga, paraja, seksi, shkenca, remineshenca, magjia, ufot, Zoti, por te gjithe kane nje te perbashket. BESOJNE tek dicka. Besimi eshte guri i themelit i kesaj bote. Pyetja eshte: kush eshte guri yt i themelit?
Gjithe jeta jone varet vetem nga kjo pyetje nqs i pergjigjesh drejt.
thelbi nuk eshte te besosh ne dicka apo jo por a eshte e drejte te vazhdosh te besosh ne nje alucinacion dhe jo iluzion sic eshte zoti.
Ipersfera: LEXONI ME SHUME PER FENE E CIFUTEVE DHE DO SHIKONI QE SI ISLAMI DHE KRISTIANIZMI JANE KOPJE TE SAJ DHE JO RIVELACIONE HYJNORE TE VECANTA
--- Sa per ilustrim; Feja e cifuteve per Zotin thote: Vetem ne hebrenjte jemi te pasur, ndersa Zoti eshte i varfer... nxjerrja kuptimin asaj qe ke thene...ka ndonje lidhje me islamin e kristianizmin...
A nuk e keni marre akoma vesh o njerez se Zoti ka vdekur ! (Nitche)
Para relativitetit: Zoti nuk loz me zare .
Pas relativitetit: Zoti lozka qe cke me te .
(Einstein)
Zoti krijoi kete bote kaq te bukur me nje dore enciklopedike, dhe ne kete krijim vec henes, diellit, yjeve etj, krijoi dhe njeriun si krijese me te persosur, e krijoi dhe nderkohe e nderoi me ardhje ne toke, kurse njeriu u ndesh me keto bukurira dhe cudira te vecanta... Tani njeriu mundohet te njihet me vetveten dhe me zotin. Shkaku i ardhjes dhe krijimit te tij ne kete bote?!
..................
Zoti!
Zoti eshte Arsyeja e Gjithdijshme dhe Gjithperfshirese, ai intelekti Universal, i cili seciles krijese ia jep kushtet e jetes, Krijues i cili eshte mbi krijesat e veta, di cka ato nuk dine, mundet cka ato nuk munden, sheh cka ato nuk shohin. Ai eshte Nje, i Vetmi, i Gjithfuqishmi, i Gjithdijshmi, Gjithdegjuesi, Gjithinkuadruesi, Githpamesi, Gjithlajmetari. Ai eshte i cili jep atribute, ndersa Ai eshte i paatribuar.
E panderprere dhe e vazhdueshme eshte lidhja ndermjet ketij Krijuesi dhe krijesave te Tij; Ai u eshte me i afert sesa gjaku i tyre personal i cili neper ta qarkullon. Ai e ka krijuar dhe harmonizuar kete kenge shume te bukur kozmike. Ai eshte i Drejti i cili i ka krijuar ligjesite kozmike dhe deri ne detaje i ka bere te sakta e te pagabueshme.
Ja, kete pasqyre te plote, me vone, mbi All-llahun ma dha shkenca.
Sapon e hapa nje teme tek feja Islame per kete.
Aty mund ta gjeni te plote.
me respekt.
Gjithsej 44 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 435 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.