Forumi Horizont Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- C'mendim keni mbi abortin?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6666)


Postuar nga amor alucius datë 11 Nëntor 2004 - 03:24:

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
Po citoj ato që tha amor alucius


1-Ajo vajze qe une e mora shembull i kishte kushtet qe ta mbante, por presioni i te jatit e detyroj te abortonte femine 6 muajsh djale.
2-edhe djali ishte gati te njihte atesine, thurnin endra si do te benin shtepine me c`far bojrash do ta lyenin,dhe emrin ja kishin gjetur.
3- por ce do femine ja vrane ne bark per te cilen e denoj rrethi dhe shoqeria. Kjo dashuri fatale djali perfundoj ne psiqiatri po me urdherat e te jatit te vajzes per te vetmen aresye te bente krushqi me djem ministrash.

Lexoheni poemen e djalit tek letraret e rinj "Dashuria fatale"e shkruar ne burg.
Ju pershendes Sarandaebukur.


Shiko,mua s'ka dreq qe ma mbush mendjen qe kur eshte i vendosur nje njeri te beje dicka(ne kete rast te mbaje femijen)qe ta bejne ta abortoje me zor,aq me pak kur ky cuni paska qene gati te ndertoje nje jete me te.
Me habit dicka,sesi i lane punet per ti zgjidhur derisa u be kjo 6 muajsh.Fundja,nese s'kane uraten e prinderve dhe duan aq shume njeri tjetrin mund te benin hapat e tjere dhe pa lejen e tyre.Natyrisht kjo po te kishin qene te bindur qe te dy per dashurine e tyre.
Abort duke qene shtatzene 6 muajshe?Abortus provocatus lejohet me ligj ne ca shtete deri ne 24 jave POR ama ne praktike vetem deri ne 20 pasi ne 24 jave futusi mund te jetoje dhe jashte mitres.Gjynah
Dhe dicka me duket pak si bohh strange:nese ne maredhenie seksuale nje adoleshente ngele shtatzene,ok,fundja adoleshente por ama nese njeri nga te dy ka qene mbi 18 vjec dhe s'kane ditur te mbrohen...booh!
Ka perfunduar ne psikiatrik me urdher te atit te vajzes?Lol,ka pase familje djali?
Tani dhe femijet e ministrave njerez jane,me ndjenja etj.S'te ka vajtur ndermend qe mund te kete dashur ajo vajza nje njeri te tille dhe kjo jashte kontekstit te detyrave te atit?


Postuar nga oliinter datë 14 Nëntor 2004 - 20:38:

Pershendetje!

Ja le ne dore atij qe e ka si problem ne kete rast prinderve!
Nuk nderhyj ne ceshtjet personale dhe familjare!


Postuar nga ksenia datë 15 Nëntor 2004 - 13:55:

kundra

Une personalisht jamkudra abortit. Asaj qe thoni ju jo po ska mundesi ekonomike ta mbaje etj etj une do ti pergjigjesha...Nqs ske mudnesi ekonomike per te mbajtur nje femije ateher mundesia per tu informuar ne lidhje me mardheniet sexuale sdo shume para. Informohuni dhe Ruajuni atehere edhe kjo teme mbase do te formulohej ndryshe


Postuar nga durrsak datë 25 Nëntor 2004 - 23:08:

Kunder

Une mendoj se Abordi eshte nje rrezik i madhe pasi ka pasoja te shumfishta si shpirterore po ashtu edhe fizike. Ne Amrike denohte me ligj pasi quhet vrasje e nje jete te pafajshme. Problemet nuk mendojne se jane me shum ato sociale se sa deshira e prinderve per te qene m ete lir me jeten e tyre.
Po aman re se n ekohen e komunizmit te gjithe e dime se si jemi rrit dhe prap ja ku jemi.

Une per vete e quja krim, abordi duhet te lejohet vetem kur rrezikohet jeta e nenes, dhe nuk mendoj se mund te gjindet ndonje arsye tjeter.

Pastaj mir thote Ksenia le te mesojne pasi kohen e fundit qe isha ne Shqiperi kam pare prinder adolishent. Te martuar 18 vjecar. Ato jane akoma kalamaj per vete, gati te luajne sy mbyllurazi edhe ketej martohen. Ku e di un !


Postuar nga i/e paregjistruar datë 27 Nëntor 2004 - 08:39:

Pro-Choice

Jam pro te drejtes te gruas te zgjedhe nese do abortin apo jo. Per abortin si akt varet tek rrethanat qe e rrethojne ate qe merr vendimin.

Si per nga Ligji them se duhet te lejohet (qe femra te kete te drejten te zgjedhin). Ndersa nga ana morale, eshte e veshtire ta percaktosh sepse c'do njeri vlet sipas vlerave/eksperiencave/interesave personale.
Une ka raste qe edhe moralisht do isha pro (psh ne rast incesti, semundje madje edhe arsye ekonomike).
Shpresoj qe sa me pak femra te detyrohen ta kryejne nje akt te tille. Ne e kemi kollaj ti gjykojme, por ato e vuajne.


Postuar nga ze datë 24 Dhjetor 2004 - 22:42:

cao

une nuk jam per abort dhe them se arsyeja kryesore e shtimit te abortve eshte injoanca e te rinjve shqiptare qe jane te pa pergjegjshem qe skane cte bejne dhe thone hajde bejme seks se dashuri nuk e dine se cdo te thote.por per ata qe dashurohen dhe thurin endra me vjen keq qe nuk i kuptojne prinderit dhe nuk i ndihmojne megjithate une them se duhet te behen trima dhe tia mbledhi robve qofte edhe duke i kercenua me hikjen nga shpia se sne ditet tona nuk eshte veshtire te gjesh nje dhome me qera opo pune sado lire te paguhen je ne gjendje te paguash qera pastaj prindi sado cub te behet prape do e ndihmoje femijen sado i zhgenjyer te ndihet


Postuar nga lilou-dragon datë 03 Janar 2005 - 05:42:

secili ka mendimin e vet ...un nuk jam per ndalimin e abortit sigurisht !! nje femije eshte nje krijese e dashurise midis dy personave e ne kondita sa me te mira nqs dicka ndoth aksidentalisht ne keto raste nevojitet aborti !!!
e imagjinoni nje femer qe lind femijen e nje debili qe ka pasur nje qellim, kenaqesine e tij per disa caste...per mua eshte e veshtire ta imagjinoj e jo ta perjetoj !!!!!!!!!

that's what i think
bye bye


Postuar nga Right_now datë 10 Janar 2005 - 10:28:

Une jam Pro Abortit.

Eshte shume e lehte te japesh pergjigje "KUNDER" duke mos i marr parasysh te gjithe rastet.


A mund te pergjigjeni ju persona qe keni thene "JO Abortim" kesaj pyetje: po ne qofte se nje femer ka rene shtatezane nga nje perdhunim....


A eshte atehere pergjigja JO?

Pyetja a Abortit nuk ka pergjigje Absolute por gjithmone Relative.... VARET NGA KUSHTET.... full stop


Take Care


Postuar nga durrsake_topolake datë 10 Janar 2005 - 18:31:

Citim:
Po citoj ato që tha Right_now
Une jam Pro Abortit.
Eshte shume e lehte te japesh pergjigje "KUNDER" duke mos i marr parasysh te gjithe rastet.
A mund te pergjigjeni ju persona qe keni thene "JO Abortim" kesaj pyetje: po ne qofte se nje femer ka rene shtatezane nga nje perdhunim....
A eshte atehere pergjigja JO?
Pyetja a Abortit nuk ka pergjigje Absolute por gjithmone Relative.... VARET NGA KUSHTET.... full stop
Take Care



dakort me ato qe tha Right_now , pro abortit ne rast perdhunimi, pro abortit ne rast se nena e mbetur me barre eshte akoma nje femije per vete, pro abortit nese gjate shtazanise kuptojne qe femija mund te dale i keqformuar (pra me probleme),ose mund te ve ne rrezik jeten e nenes.jam pro abortit


Postuar nga lilou-dragon datë 10 Janar 2005 - 20:35:

po durrsake po ligjet nuk behen sipas rasteve !!!!!!!
JAM PRO ABORTIT e kjo eshte zgjedhja me e mire per te gjithe !nuk kemi se si te justifikjme kundeshtimin ndaj abortit ...eshte absurde te jesh per ndalimin e abortit ...eshte te mos kene te drejta femrat !!


  Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit »
Trego 132 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.