Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Video Muzikore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=357)
-- " Propozime te Reja Muzikore " (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=13500)


Postuar nga Klodel datë 02 Dhjetor 2009 - 09:01:

Citim:
Po citoj ato që tha Roi


Klodel kur ngrije ne kup te qiellit Muse-et ,isha edhe dakort deri diku,jane grup qe meritojne nje fare respekti e interesi !

Po tani me kete tipin qe deri para 2 muajsh s'merrej vesh nga hante miza...ehee, e ke prish cik muhabetin ! Keto programet tip X-factor, nga i cili ka dal dhe ky, jane thjesht komercale ! Shume veshtire te dal ndonje talent puro,por jo e pamundur te kuptohemi,por sdq nuk eshte rasti i ketij !! Eshte thjesht i mbivleresuar,cdo gje e perqendron tek look-u dhe stravaganza !! Nje fenomen i denje per tu bere idhull i adoleshenteve femra dhe emove,por jo me shume !Pastaj si kengetar eshte vertet medioker....si nje shprehje qe perdorte shpesh nje shoku im nga Elbasni...peme pa kokrra !!



ROi s'jam dakort. E ke degjuar ndonjehere si kendon? AI kap nota shume te larta dhe zerin e tij e kane krahasuar me ate te Freddie Mercury, Axl Rose apo te kengetarit te Led Zeppelin.
Vleresimet ja kane bere artiste te njohur. Ishte i pari qe doli ne kopertinene Rolling Stone Magazine pa nxjerre album. Mori ftese nga Queen qe te kendoje me ta, qe pas Fredit nuk ja kane bere ftesen askujt qe te behet pjese e grupit. Mund te lexosh intervistat qe ka dhene kitaristi i Queen per Adamin. Une vete flas si shijuese e muzikes me aq sa marr vesh.
American Idol ishte thjesht nje platforme per te per te dale si recording artist, por kishte shume vite qe performonte ne skene.
Dhe ne keto kohe qe kane ardhur, te duhet fat ose njohje te forta qe te behesh i famshem. Kapja e talenteve te reja eshte pothuajse e pamundur nese ata nuk kane mbeshtetje apo nese nuk e ekspozojne veten e tyre ne programe si American Idol.

Talentin e tij e kane vleresuar te gjithe, dhe po ai eshte i bukur dhe ka "the whole package" dhe risolli glam rock !!!

Mua me pelqen shume. NUk e di pse mendimet e tua duken homofobe

Serisht po degjoj kete kenge eshte shume seksi dhe te frymezon

Albumi i tij eshte shume i bukur.


Postuar nga agata datë 03 Dhjetor 2009 - 18:35:

Plastiscines - Bitch

Nje grup roku i perbere prej 4 vajzave Franceze...
Kam po thuaj tre vjet qe i degjoj me pak vemendje, dhe po me duket se po i ngjisin shkallen me sukses... Presonalisht me pelqejne nga dita ne dite... Albumi i ri eshte "About Love"



I am down plastiscines


Postuar nga Deb* datë 03 Dhjetor 2009 - 19:37:

Me pelqen kjo kenga.


Postuar nga al74 datë 08 Dhjetor 2009 - 03:17:

...me fjale te thjeshta shpreh 1 dashuri te papame ...

Checco Zalone-Angela


Postuar nga agata datë 11 Dhjetor 2009 - 23:11:

NAJOUA BELYZEL M



Ma dhuruar sot albumin. Me pelqeu


Postuar nga Tulipani datë 14 Dhjetor 2009 - 20:52:

OneRepublic - All The Right Moves

Per ata qe kur doli Dreaming Out Loud ne 2007 e degjonin nga fillimi deri ne fund me perseritje te vazhdueshme te disa kengeve ...

Wake up eshte albumi i ri e ky eshte single i pare



Postuar nga Roi datë 16 Dhjetor 2009 - 04:43:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel


ROi s'jam dakort. E ke degjuar ndonjehere si kendon?
Ishte i pari qe doli ne kopertinene Rolling Stone Magazine pa nxjerre album. Mori ftese nga Queen qe te kendoje me ta, qe pas Fredit nuk ja kane bere ftesen askujt qe te behet pjese e grupit. Mund te lexosh intervistat qe ka dhene kitaristi i Queen per Adamin. Une vete flas si shijuese e muzikes me aq sa marr vesh.

Talentin e tij e kane vleresuar te gjithe, dhe po ai eshte i bukur dhe ka "the whole package" dhe risolli glam rock !!!

Mua me pelqen shume. NUk e di pse mendimet e tua duken homofobe

Serisht po degjoj kete kenge eshte shume seksi dhe te frymezon

Albumi i tij eshte shume i bukur.



Yyyy sa qenke nxehur, paskam share artistin tend te zemres me duket ! Me paske quajtur dhe homofob,po pse kshu,c'pate ...hmmm le te themi qe nuk jam aq gay friendly sa ty,por sdq e ke gabim, ku me njohe kaq shpejt ??! Te ishte si thua ti, i binte qe grupe si REM, The Cure,HIM apo Queen mos ti degjoja fare apo ti shaja pasi lideret e ketyre grupeve kane tendenca homo !!? Aspak,me pelqejne goxha biles, sidomos dy te paret ! Pastaj as qe e dija nese ky eshte gay e as me intereson se me ke e ndan krevatin apo banjon ky tipi ! Per mua eshte dhe ngelet i mbivleresuar ! Nje fenomen i showbiz-it, nje produkt komercal me sakte, sado qe zerin nuk e ka keq !
Sa per muziken,eshte larg shume nga glamrock-u i viteve 80, ben thjesht nje pop-rock me tendenca elektronike,dicka te perafert me mbreterit aktuale te muzikes dhe asaj qe mund te quajme levizje emo... te preferuarit e adoleshenteve, Tokio Hotel ! Edhe si look aty aty jane ! Prandaj them qe jane te mbivleresuar dhe per teenager pasi bazojne suksesin me shume tek stravaganca ne te sjelle e ne te veshur !

Qe thua ti Klodel, ne numrin e fundit (versionit italian ) te revistes Rolling Stone ne kopertine ishte Silvio Berlusconi !! Ka bere shume gjera ne jeten e tij ky,por veten albume apo kenge rock, jo !

Queen-et,ose me sakte restoja e tyre, jane katandisur vertet per te ardhur keq ! Mendo nje grup ku anetaret te jene rreth 50-60 vjec e kengetari sa djali,apo nipi i tyre,rreth te 20-ave ! Ca lezeti do kish?? Pastaj ka ca grupe ku liderat e tyre kane nje autoritet,force e karizem,sa pa ta grupi s'do mund te ekzistonte me ! Mund te kete me Nirvana pa Kurt Cobain,apo U2 pa Bono Vox ??
Dhe nese vertet do ta dish, pjestaret e mbetur te Queen-ve i kane kerkuar para disa vitesh George Michael-it te zinte vendin e Fredit,por ky refuzoi duke thene se nuk ndihej ne lartesine e duhr e se kishte projekte te tjera ! Dhe kjo ishte nje ftese publike,por me siguri qe keta lumedhenjte (pasi te tille jane katandisur) do i kene kerkuar edhe ndonje kengetari tjeter ne privat nje gje te tille !

Nejse, shijet jane shije,jane personale,une thjesht thashe ate qe mendoja rreth ketij kengetari duke qene qe kisha pare ca artikuj e kisha degjuar ndonje kenge tek tuk ! Ti vazhdo e qete te frymezohesh prej tij ! Ne fund te fundit me mire te frymezohesh nga Adami sesa nga Andi Shkoza apo Blero !


Postuar nga Klodel datë 16 Dhjetor 2009 - 21:34:

Roi ti ndoshta nuk je, shpresoj mos jesh homofob/e ( s'ta di gjinine me fal) por qe te arrish ne gjykime reale per nje person qe eshte shume controversial duhet te degjosh me shume intervista nga ai person, duhet te degjosh me shume kenge, dhe pastaj flasim.

Me vjen shume inat kur u mohohet talenti njerezve vertet te talentuar.

Nuk mendoj se ja ke degjuar albumin e ri dhe te gjitha kenget e lyrics qe ka, sidomos kenget qe ka bere vete, psh: broken open.




E vetmja kenge commercial qe duhet te kishte eshte for your entertainment.

Pastaj ai sapo ka nxjerre albumin e pare, dhe ne te nuk ka patur shume dore te lire si starting recording artist. Megjithate qe te kuptosh pak me thelle talentin e tij degjo si e ka transformuar dhe kenguar ring of fire tek American Idol- nga kenge country e transformoi fare.
http://www.youtube.com/watch?v=Okcx...feature=related


Postuar nga Roi datë 17 Dhjetor 2009 - 13:33:

Citim:
Po citoj ato që tha Klodel
Roi ti ndoshta nuk je, shpresoj mos jesh homofob/e ( s'ta di gjinine me fal) por qe te arrish ne gjykime reale per nje person qe eshte shume controversial duhet te degjosh me shume intervista nga ai person, duhet te degjosh me shume kenge, dhe pastaj flasim.

Me vjen shume inat kur u mohohet talenti njerezve vertet te talentuar.

Nuk mendoj se ja ke degjuar albumin e ri dhe te gjitha kenget e lyrics qe ka, sidomos kenget qe ka bere vete, psh: broken open.




Cudi qe s'paske arritur ta dallosh gjinine time ! Avatari,emri qe perdor dhe menyra se si shkruaj besoj se anojne nga nje ane,apo jo ??!
Qenke e vetmja qe s'arrike dot te me dallosh se ca jam (virtualisht). Tani dhe une sinqerisht s'e kam kuptuar ndonjehere ca je! Dikur mbaje si avatar nje foto mashkulli ne s'gaboj,tani femre,shijet muzikore dhe menyra si shkruan i ke disi androgjene,emrin e ke Klodel ...as emer femre as mashkulli (meqe rra llafi,nese do te me duhej ta zgjedhoja emrin tend,ne rrasen dhanore si ben, Klodelit apo Klodeles ??? )........buuu,sinqerisht nuk e di vertet ca je ! Dhe nuk po ta them si kunderpergjigje pasi edhe ti me pyete pak a shume te njejten gje,thjesht nuk e kam kuptuar ! Por nejse,po mundohem te tregohem dhe une aq çrendi sa te arrij te debatoj me personat pa u munduar te paragjykoj e te nderroj menyre te debatuari pavaresisht nese personi eshte mashkull apo femer apo...

Persa i perket Adames...upss me fal, Adamit, e konsideroj te mbyllur debatin,plus qe kemi dal dhe goxha nga tema ! Nuk kam shkruar kaq shume rreshta ketu,per grupe e kengetare qe vertet ja vlejne,e jo per kete qe sapo ka mbaruar se beri nje album ! Nese vertet nje te neserme do behet dikush,le t'ja leme kohes per ta vleresuar me mire ! Shpresoj vetem mos te behet ndonje si Justin Timberlake apo Robin Williams,vertet shesin miliona disqe,po vetem muzike cilesore qe s'bejne ! Hajd tung.... heterofobe


Postuar nga Katilesha datë 20 Shkurt 2010 - 18:23:

Françoise Hardy - Noir sur blanc


Postuar nga Lela_Dr datë 21 Shkurt 2010 - 06:07:

Valerio Scanu - Per tutte le volte che.....

Kenga fituese e Sanremo 2010.


Postuar nga Roi datë 12 Mars 2010 - 03:22:

Rikthehen Gorillaz me albumin Plastic Beach !!

Nje miks elektronke e hip hop,jo tamam ne shijet e mia,por gjithsesi ish lideri i Blur me shoke kane bere nje pune mese te lezetshme !

Jo keq kenga promovuese e as videoja...pervec gorrilles se famshme,kesaj here eshte dhe Bruce Wills ne rolin e gangsterit

Gorillaz - Stylo

http://www.youtube.com/watch?v=h9vAOzYz-Qs



Kurse ketu me poshte,mund te shijoni te tera kenget e albumit...por nga nje cike,jo shume


Postuar nga Klodel datë 18 Mars 2010 - 05:53:

Champion- Perfect in between

Nuk kam bere kerkim per kete grupin te jam info jane apo sjane te vjeter etj, thjesht jane grup i ri per mua qe kengen po ua degjoj shume ne nje radio roku dhe me pelqen tingulli i tyre.

Champion- Perfect in between


Postuar nga Klodel datë 18 Mars 2010 - 06:08:

Champion- Alive again

ndersa kenga me e bukur e tyre nga ato qe kam degjuar


Postuar nga Klodel datë 18 Mars 2010 - 06:09:

Silversun Pickups- panic switch



Keta hapen koncertin e Muse dhe po i shoqerojne ne turneun e tyre ne ameriken veriore. Jane interesant

po paten koncert vete do iki ti shoh se ja vlejne.


Postuar nga Klodel datë 18 Mars 2010 - 06:14:

Tokyo Police Club- nature of the experiment



Tingull pak i rende por degjohet ne momente te caktuara.


Postuar nga Klodel datë 14 Prill 2010 - 22:19:

30 seconds to Mars Kings and Queens

30 seconds to Mars Kings and Queens



Do i shof ne koncert te djelen, mezi po pres


Postuar nga Klodel datë 15 Prill 2010 - 22:23:

LCD Soundsystem- Sound of Silver

LCD Soundsystem do nxjerrin se shpejti albumin e ri " This is happening".

Per te degjuar kenget e albumit kenget e albumit
http://www.lcdsoundsystem.com/thisishappening/

NGa albumi i meparshem Sound of Silver"


Postuar nga al74 datë 18 Prill 2010 - 03:03:

un colpo all'anima - Ligabue

e leshuar vetem dje nga radiot


Postuar nga Klodel datë 20 Prill 2010 - 00:25:

30 seconds to Mars-Stranger in a strange land



Nga albumi me i fundit This is War.


Postuar nga kurt datë 30 Prill 2010 - 14:05:


great band klodel, thanks. you introduced me to this band
listen to all the time, latlely
silversun pickups i kam njohur shume kohe me pare se kta


Postuar nga cecilia datë 07 Maj 2010 - 12:51:

Eminem feat. Unikkatil - My Albanian Brother

Nuk po dija ku t'a vendosja kete kenge...do doja qe dikush t'a perkthente...thone qe Eminem i'a dedikon kte kenge nje shoku shume te ngushte Shqiptar...

Sa e vertet eshte?!! Nqs dikush di diçka me shume te n'a qartesoj sado pak.



Ps: Ne nje forum francez lexova qe jane thjeshte iluzione dhe jo te verteta.

Degjim te kendshem!


Postuar nga al74 datë 08 Qershor 2010 - 02:19:

sole nero - Litfiba



tekst interesant e Pelu energjik.


Postuar nga kurt datë 13 Qershor 2010 - 16:34:

kings of convenience

ka disa dit qe kam discover per here te pare ket band.
these two guys are musical geniouses, in their unuqe way...

http://www.youtube.com/watch?v=C9r9...feature=related
i'd rather dance with you

http://www.youtube.com/watch?v=yCgR...feature=related
cayman islands


Postuar nga Vizioner datë 12 Shtator 2010 - 15:39:

Selena Gomez' Video e re: "A Year Without Rain"



Postuar nga al74 datë 10 Janar 2011 - 00:04:

nuk duhet te jete dhe sh. e vjeter .



jovanotti - tutto l'amore che ho


Postuar nga moonlight datë 05 Shkurt 2011 - 02:05:

Re: Eminem feat. Unikkatil - My Albanian Brother

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Nuk po dija ku t'a vendosja kete kenge...do doja qe dikush t'a perkthente...thone qe Eminem i'a dedikon kte kenge nje shoku shume te ngushte Shqiptar...

Sa e vertet eshte?!! Nqs dikush di diçka me shume te n'a qartesoj sado pak.



Ps: Ne nje forum francez lexova qe jane thjeshte iluzione dhe jo te verteta.

Degjim te kendshem!



Interesante kjo kenga, megjithese kete kengetarin nuk e honeps dot!!!!


Postuar nga Lela_Dr datë 05 Shkurt 2011 - 03:15:

Kjo kenga fantastike. PO e trasmetojne rregullisht ne cdo radio.



Citim:
Po citoj ato që tha al74
nuk duhet te jete dhe sh. e vjeter .



jovanotti - tutto l'amore che ho


Postuar nga al74 datë 07 Shkurt 2011 - 00:13:

ne pritje te albumit te ri te Blasco



eh...giÃ_ - vasco rossi


Postuar nga al74 datë 24 Mars 2011 - 02:54:

loredana bertè e loredana errore - cattiva


Postuar nga Tulipani datë 26 Mars 2011 - 20:44:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
loredana bertè e loredana errore - cattiva




Se kisha degjuar. Adhuroj kenget dhe moskokecarjen e Bertè nderthurur me papergjeshmerine qe ka qe nga lindja. Muajin qe shkoi pashe nje cover band te saj live dhe u binda plotesisht qe ajo dhe kenget e saj i stonon ... e megjithate eshte e vecante.


Postuar nga al74 datë 28 Mars 2011 - 23:10:

e per Gualazzi c'mund te thuhet?



reality & fantasy


Postuar nga Fajtori datë 29 Mars 2011 - 00:49:

Shume e bukur.


Postuar nga Opinionator datë 31 Mars 2011 - 06:36:

Radiohead- King of Limbs

Albumi i ri eshte shume i vecante.



Radiohead- Feral


Postuar nga Opinionator datë 31 Mars 2011 - 06:40:

Kings of Leon- Come Around Sundown

Albumi me i fundit i Kings of Leon

Kenga qe me pelqen me shume.


Kings of Leon- The end


Postuar nga Opinionator datë 05 Prill 2011 - 01:24:

Teen Daze- Four more Years ( alb)

Four More Years- Teen Daze
http://teendaze.bandcamp.com/album/four-more-years


Postuar nga al74 datë 28 Maj 2011 - 23:32:

love is found - sade



Postuar nga Tulipani datë 02 Qershor 2011 - 15:36:

Eddie Vedder Ukulele songs 2011

Nese rate ne dashuri me Into the wild, nese e degjuat ne mal, ne det, ne rruge, ne makine, ne krevat, 'Ukulele songs' eshte nje tjeter magji per tu marre me vete ngado, dicka qe te hyn ne maje te gishtave, dicka qe te largon e te afron, dicka e vogel por e bere me kujdes ... Per ti mesuar akordet e per te blere nje ukulele? Oh po

Eddie Vedder Longing to Belong


Can't Keep - Eddie Vedder


Postuar nga al74 datë 03 Qershor 2011 - 02:46:

kjo "ukulele" sikur sherben melankoni te sheqerosur .


Postuar nga Eria datë 04 Qershor 2011 - 15:59:

Ja futa kot,ngaterrova teme

Pershendetje Tulpe


Postuar nga Tulipani datë 09 Qershor 2011 - 02:57:

Citim:
Po citoj ato që tha al74
kjo "ukulele" sikur sherben melankoni te sheqerosur .


Al po pse Pearl Jam va bien e Eddie vetem jo? ... Ndoshta sheqeri i ukuleles qe thua ti ndihmon ata qe jane jo shume te embel per ti dhuruar sheqer atyre qe duan, trasportohet kollaj kur udheton se eshte e vogel, etj etj. Une ia kam vene syrin nje modeli blu te erret


ps. Eria dhe une gabimisht po te pershendes


Postuar nga Tulipani datë 09 Qershor 2011 - 03:02:

Coldplay - Every Teardrop is a Waterfall

LP5 nuk ka dale ende por premton.


Postuar nga al74 datë 25 Qershor 2011 - 23:13:

rtl me thote qe o "new hit"





shimbalaiè - maria gadù


Postuar nga Tulipani datë 01 Korrik 2011 - 21:45:

Zibba - Margherita

Jo dhe aq e re


Postuar nga al74 datë 16 Korrik 2011 - 01:12:

miracle worker - superheavy




stewart , joss stone , damian marley e ...jagger .
me pelq


Postuar nga al74 datë 07 Shtator 2011 - 02:34:

emma marrone - sarò libera


Postuar nga Opinionator datë 19 Shtator 2011 - 19:07:

Thom Yorke- Moneyback Mix

http://onethirtybpm.com/media/downl...ck-mix-for-xfm/

Out of this world.


Postuar nga al74 datë 30 Tetor 2011 - 21:31:

non ti accorgevi di me - adriano celentano e giuliano sangiorgi
teksti i sangiorgi (negramaro)


Postuar nga al74 datë 03 Nëntor 2011 - 01:47:

unica - antonello venditti



e ky interpretim i Mina ne kerkim te autorit

questa canzone


Postuar nga Vizioner datë 08 Nëntor 2011 - 21:48:

Sot ne lajme, rreth Musikes...

Industria e prodhimit te CD-ve, ne fund te vitit 2012 nderpret prodhimin e CD-ve.

Ne keto kohe, ku Musika ndigjohet falas-lirshem ne Internet, kostoja e prodhimit te CD-ve eshte shume e larte,- shprehen Sipermarresit.

Kenget, kush deshiron, do te kete vetem mundesine ti marri nepermjet Downloade-n.


p.s. Dhe CD-ja, do kete fatin e MC-se.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 242 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.