Forumi Horizont | Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4] Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re e prozes (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=338)
-- Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..." (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14115)
-rrefim nr 2.-
leter...
-Edhe sot te dashkam, me shume sesa dje.
Kujdes nga shikimet e meshkujve djallezore.
Ata tipa te tille nuk meritojne as nje shikim tendin.
-E di sesa vlere ka nje shikim shpirti im?
Asnjehere nuk e kishte menduar se ajo salle aq e bukur do te mbetej ashtu bosh. Deni ishte ngjitur neper shkalle me vrap dhe Misteri ishte kthyer ne nje tavoline aty afer ku rrinte Brisi. I ishte afruar aq shume fytyres se saj, sa mund te shihte edhe nje damar te holle qe levrinte tek temthi. Ajo kishte ngritur syte dhe ai per here te pare pa se vertet brenda tyre ishte nje det i thelle. Nuk mund te percaktonte ngjyren e tyre, por ishte i bindur se ai det fliste per pasion te forte.
Pastaj nje rremuje e madhe, nje thirrje e forte dhe te gjithe ishin zhdukur si me magji. Bleta qeshte dhe shihte andej ketej, Enja, si gjithmone duke ecur e sigurt dhe Gigolo me buzen ne gaz. Banaku ishte bosh, Dera rrotulluese kishte mbetur ne nje pozicion ankthi te vdekur. Vetem Kotka e kujdesshme si perhere, u largua duke ecur me hapa te vogla dhe duke mbajtur ne dore nje shall kashmiri te holle.
Ne qoshen e larget pjanua e madhe duken si nje dinosaur i pafryme. Eci ngadale drejt saj dhe u ul ne stolin e forte. Kishte shume kohe, shume vite qe nuk kishte luajtur ne pjano, por aq i bente, aty nuk kisthte njeri tjeter.Ngadale filloi t'i binte nje melodije te vjeter qe e kishte degjuar dikur ne vendin e tij.
Valet e tingujve ngriheshin dhe uleshin pa ndaluar si dallget e nje deti te qete.
Filloi te kendonte nen ze dhe syte i mbeten te mberthyer ne je qoshe te salles ku nje dore e pakujdesshme kishte flakur nje trendafil
Ti me dy......mmmm.... e di si me ngjan?
Trendafil i celur me ...mmmm... gonxhe pran'
Ashtu vazhdoi duke kenduar dhe ngrene fjalet, deri sa ndjeu doren e Letes mbi sup.
- Eja- i tha ajo. -Ke nevoje te flesh.
DXP
Kish kohe qe nuk e kishte ndjere ate ngrohtesine tek supet e tij. Tanime e kishte me te nevojshme se kurre. Shume here e ndjente kete ngrohtesi nga duart e nenes se tij, por kjo nuk mjaftonte, dikush tjeter duhej te zevendesonte duart e nenes. Nena ishte tjeter history, krejt ndryshe nga ajo e Letes.
Shpesh kujtimi i tij shkonte larg tek Bleta dhe Enya, i mungonin te dyja, kishin edhe ato embelsine e tyre......
...
Vertet dora e dridhur e Letes i kishte dhene ate ndjesine e embel qe na jep dora e nenes kur na zgjon ne mengjes. Eshte nje dridhje femerore qe transmetohet atje, amesia, ndjenja, dashuria e kthyer ne sublimim.
Lera kishte qene nje e njohur e vjeter, qe i kujtonte Misterit kohen kur ai ishte akoma student dhe vinte tek kjo pjano bar, thjesht sa per te kaluar kohen dhe luajtur ne pjano pjese te vjetra. Kishin shkuar shume kohe qe atehere dhe ai perseri ndjente brenda gjoksit nje krisje te lehte sa here qe i sillte nder mend. Leta- gjithmone pas banakut , e imet dhe e bukur si yll. Kishte pasur floke te ndritshem qe atij gjithmone i kujtonin padashur pishat e pyllit ne mengjes heret. Ai i afrohej gjithmone me frike dhe i kerkonte nje teke konjak. Ajo e shihte me sy te embel dhe buze ne gaz. Asnjehere nuk kishin kembyer nje fjale deri ne castin kur Phoebus hyri midis tyre...
...U shtriq perseri dhe u ngrit ngadaleduke I marre Letes doren e vogel midis duarve te tij.
-Mirupafshim.
-Mirupafshim dhe fli,-I tha ajo.
Ai tundi koken ne shenje pohimi duke u larguar ngadale dhe duke hequr kembet zvarre.
Syte e tij te skuqur tregonin te kunderten
DXP
...Nje surprize
Per cudi, tek dera pa Kotken qe po rrinte e mbeshtetur pas nje shtylle. Elegance e shtylles se hekurt, e nxirrte akoma me ne pak trupin e saj te hajthem. Ai u drejtua andej duke iu marre kembet. Ate nate kishte qene shume i çuditshem, as ne qiell as ne toke. Ngado qe shkonte i dilnin perpara te papritura. Ja tani edhe Kotka me ate veshtrimin qe dukej sikur te pyeste gjithmone. Ai perhere kishte pasur nje dobesi per syte e tille; i sillnin ndermend pafajesine dhe ndjehej perhere i pafuqishem dhe si i zene ne faj.
Jashte ishte erresire. Se largu degjohej sirena e nje autoambulance. Kishte rene shi dhe asfalti ndriste si nje gjarper i zi. Ai iu afrua Kotkes dhe ashtu si padashur u ul dhe e puthi lehte ne balle.
-Faleminderit qe me prite- I tha
-Sot eshte..dite e lagur-vazhdoi duke mos ditur se cfare te thote.
DXP
Kotka ashtu si neper ender vuri buzet mbi doren e tij delikate dhe ja puthi lehte aq lehte sa i dukej sikur do ta lendonte. Ktheu koken pas, si per ti thene Mister X, dikush po te pret dhe i beri me koke Letes "Eja ai ka nevoje per ty sonte, shoqeroje dhe mos i fol shume, vetem lere te qete deri sa ta zere gjumi. Ne mengjes keni kohe ti thoni te gjitha c'keni per ti thene njeri-tjetrit"
Hajde befshi gjumin e embel te dy bashke...dhe iku ashtu ne mendime me shpresen qe do ti takonte perseri keta dy te dashuruar pa limite.
Dikur Leta kishte qene studente ne shkollen aty afer. Misteri qe ishte pak me i madh e shoqeronte perhere ne shkolle dhe e ndohmonte per mesimet. Ajo ishte vajza me e vogel e familjes se tij te madhe,ishin kusherinj te pare. Nena a Letes ishte martuar me nje akrobat cirku dhe kishte ikur nga shtepia. Pas dy vjetesh ishte kthyer me nje foshnje ne dore dhe si ja kishte lene te jemes, kishte ikur prape per te mos u pare me. Gjyshja e rriti vajzen e vogel me te gjitha perkujdesjet deri ne ate moshe kur edhe ajo ra pre e pasionit roze. Ishte pikerisht Misteri qe e pat nxjerre nga ai llum ku ajo po shkiste perfundimisht. Leta me vone nuk do ta herronte kurre kete.
DXP
Phoebus vazhdonte te integrohej serish ne jeten e tij prej donzhuani.
Asgje dhe askush nuk e ngopte ate mashkull.As miqesia s`e permbushte
dot te gjithin.
Po Enya, a thua valle?
Kisha shume kohe pa fjetur ne shtepi. Enya ishte e mrekullueshme si perhere. E shihja tek rrinte atje mbeshtetur pas dritares dhe me dukej sikur rrezatonte gezim. Vija e bute e pasgjurit me terhiqte gjithmone ne mekate me ate lakimin e saj. Kishte trup te bukur dhe elastik.
Kisha vendosur qe te ikja perfundimisht nga shtepija diku larg ne ishujt e karaibeve.Aje midis kreoleve te ngrija nje shtepi te thjeshte, por Enya gjithmone kishte ditur te me mbante afer.
P
Kotka i shihte ashtu te dy te dashuruarit, Enyan dhe Phoebus dhe mezi priste momentin kur Enya me ate ciltersine e saj do te kalonte doren ne zverkun e trashe te Phoebus dhe do ta rreshqiste poshte ne kurrizin e tij duke bere rrotullime te lehta, si per t'i qetesuar shpirtin qe i ziente nga kjo dileme, qe po rritej ne trurin e tij nga dita ne dite, te ikte apo te mos ikte ne Carraibet.
Te jetonte ne qetesine e tij apo te vazhdonte te jetonte ne kete vorbullen e jetes plot zhurme e llafe.
Phoebus mori doren e Enyas dhe mbeshteti kurrizin e dores se saj ne faqen e tij pak te parruar, qe i jepte ate lezetin e mashkullit te c'kujdesur.
Enya filloi te qante me denese, por as ajo nuk e kuptonte psene, ndofta ishin lot gezimi dhe lumturie. Pastaj rrembeu fytyren e Phoebus dhe e mbuloi me te puthura pa mbarim, tek syte, tek hunda, tek balli, tek mjekra, tek gusha dhe me ne fund perfundoi tek buzet e tij plot arome dashurie. Ne kete moment Kotka e kenaqur iku me lot gezimi ne sy.
"Sa gje e bukur" tha me vehte, keta te dy Zoti i ka bekuar, qofshin te lumtur perhere....dhe nje dite te hedhin lumturine e tyre ne vargjet e fantazise se tyre dashurore.
U ngrit nga gjumi i lodhur. Kishte fjetur shume dhe perseri ishte i lodhur. Endrra te renda. Kaos. Mungesa.
Skoi tek dritarja dhe pa perjashta se si shiu binte i shtruar duke njomur gjithshka. I dukej sikur edhe brenda tij binte shi, nje shi i lurshem qe ngjiste kudo...
DXP Mengjes
Kotka e ndjeu menjehere qe u zgjua dhe vrapoi me nxitim t'i bente ate kafen e mengjesit, qe ai e donte perhere, si per te shfrytezuar rastin qe admirimin e saj ta hidhte ne talentin e berjes se kafese.
Nderkohe vuri tiganin e vogel t'i bente nje omelete shpejt e shpejt... ai ndjeu eren e kendshme qe vinte nga kuzhina dhe ndjeu nje ngrohtesi ne brendesi te shpirtit te tij, uli koken dhe shkreu ne te qara...
Citim:
Po citoj ato që tha Mr. Phoebus
Kisha shume kohe pa fjetur ne shtepi. Enya ishte e mrekullueshme si perhere. E shihja tek rrinte atje mbeshtetur pas dritares dhe me dukej sikur rrezatonte gezim. Vija e bute e pasgjurit me terhiqte gjithmone ne mekate me ate lakimin e saj. Kishte trup te bukur dhe elastik.
Kisha vendosur qe te ikja perfundimisht nga shtepija diku larg ne ishujt e karaibeve.Aje midis kreoleve te ngrija nje shtepi te thjeshte, por Enya gjithmone kishte ditur te me mbante afer...
P
Asnjehere nnuk e kishte menduar se ajo do te binte ne dashuri me bleten. Kur e kuptoi kete mbeti i cuditur. Enya dashuronte nje tjeter, nuk kishte me rendesi, femer apo mashkull. Ai kishte pare shume dhe ishte i imunizuar nga keto semundje primitive. Kishte pare se si dahsuroheshin me lulet, me macet me nje robe nate apo me nje skulpture, por ai nuk e kishte menduar se Enya do te mendonte per nje tjeter.
Pra lidhja fizike nuk qenka e rendesishme, dicka tjeter me e fuqishme e terhiqte Enyan duku gjetke, ne nje bote tjeter.
Nuk i mbetej shume per te bere...ndoshta do te ikte ne ishujt e kreoleve.
P
Ne caste permallimi..,
Po.Ishte nje e vertete pothuajse e hidhur per Phoebus, qe Enya,
bashkeshortja e tij e ligjshme te krijonte qofte dhe lidhje siperfaqesore
me njeri tjeter.
Ndersa AI kishte timonin e limanit te tij te pashtershem, ku pushonte sa her
deshironte dhe drejtonte anijet me vela te femrave te panumerta.
Ama, kurre s`mendoi se lendohej Enya prej veprimeve te tij te "paqellimta" do thoja.
Enya e kishte falur me qindra her "pabesin " e TIJ, por Phoebus kurre nuk
i nenshtrohej egos mashkullore.
Leter1.
I dashur Phoebus, nuk jam une qe s`te le te ikesh.Je TI ai qe s`ke guximin
e moshes se duhur per te ik drejt aventurave te tua te zakonshme.
Por, sido qe te ndodhe me NE, -tek une ke gjithmone vendin e Bashkeshortit.
Kurre s`te kam tradhetuar fizikisht, ndoshta dhe shpirterisht jam tunduar
prej gabimeve te tua.
Me Bleten nuk shihemi me, pale per tu takuar.
Ajo vajze mbeti mbreteresha e mendimeve te mia te castit.
Dhe po ashtu u zhduk prej syve te mia, -ne cast.
Mos te te breje ndergjegja ne figuren time si bashkeshorte.Une e kam mbajtur
nderin dhe dinjitetin tim per veten time ne ralle te pare, pastaj kam menduar TY.
Nese TI bie prehe e 'thashethemeve" te "Pjano Bar", atehere
me mbetet te te them vecse :"Udhe te mbare ngado qe te shkosh!"
LoVe, ENYA.
Nje dielle i forte kishte rene mbi rruget e lagura nga shiu. Dielle dhe heshtje. Mengjesi dukej shume larg. Kishte dy ore qe priste i mberthyer pas nje mendimi.
-A do te vinte ajo?
E djeshmja kishte qene e hidhur. Phoebus ishte larguar papritur dhe nuk kishte lajmeruar asnje. Vetem Enya e dinte arsyen e vertete, por ajo nuk fliste per kete.
Ai nuk e priste qe kjo ndarje te ishte kaq tronditese. mbas atyre qe kishin ndodhur, ai e shihte Phoebus shume rralle. Ne Kafe bar kishin mbetur vetem pak nga miqte e zakonshem. Cdo gje rridhte si me pare. Nje qetesi e keqe kishte rene mbi te gjithe zonen e famshme te bareve ne ate periferi qyteti.
Bosh...
Ne fakt, ai kishte arritur shume heret. Kishte qene rastesisht andej nga pasarela dhe ishte kthyer ne Pjano-bar.
Bosh.
Pjanua e madhe shtrihej ne nje qoshe si nje dinosaur i zi. dritat ishin akoma te shojtura dhe banaku pa njeri. Nje zhurme e mbytur vinte nga thellesia e bodrumit, ku ishte edhe kantina e famshe e ketij lokali.
Ai u rrotullua ne thembra dhe doli jashte.
Dielle i forte gjithandej, dielle dhe bosh...
DXP
Çudi!
...Ndërsa Enya numëronte orët e largimit të saj prej aeroportit internacional.
Kishte vendosur te udhëtonte vetëm kësaj here.
Hodhi sytë nga shkallët e katit te dytë te aeroportit dhe i buzëqeshi lirisë.
Ndersa Phoebus grabiste shikimet e femrave të ulura në Pjano bar...
Mister DXP vallëzonte nën melodinë e tingujve të boshllëkut.
Gjithcka kishte vdekur.Gjithcka.
Citim:
Nuk i kujtohej asgje perveç loteve te Vjoses dhe shungellimit te Brisit, ndersa shikonte Phoebus-in teksa hynte ne piano-bar.Diçka e turbullt ne kujtesen e tij kishte ndodhur dhe tani e shihte veten te humbur ne labirintin e kujtimeve te zbehta.Kerkonte me te gjitha forcat te vinte rregull ne ate rremuje copezash kujtimi, disa prej te cilave teper te embla, por edhe pse po stermundohej , nuk ja arrinte t'ja dilte mbane.Dalengadale ravijezimi i ambientit qe e rrethonte po qartesohej dhe konturet po beheshin te ndritshme.Dhoma po merrte nje forme qe atij nuk i dukej e panjohur.Kishte diçka familjare ne ato forma.Ja ku dukej nje kafaz me tela, me gjasen e nje minareje, brenda te cilit nje topth i verdhe hidhej poshte e perpjete.Ah , po, ishte kanarina e Brisit, Puçi.Pra, ishte ne dhomen e Brisit.Po si kishte ardhur valle deri aty?Nje pyetje se ciles nuk i pergjigjej dot vete.Beri te ngrinte koken nga jasteku, por e ndjeu aq te rende saqe nuk e perseriti me perpjekjen.Mendoi se duhet te priste kthimin e Brisit apo te Vjoses.Ju duk gjeja me e ndjere ne ate çast.Ra prape ne kllapi........![]()
Intermexo
Ndodh nganjehere qe duke kaluar mes rrugesh te betonuara, atje nudus ngjyres gri te vdekur, dicka te terheq vemendjen. Qendron dhe mundohesh te kapesh pas saj. Nje fije jeshile bari, mbire atje anes rruges, edhe pse e dobet dhe e vuajtur, te thote shume. Jeta eshte me e fuqishme se vdekja.
Misteri kishte qendruar dhe po shihte me vemendje nje grup femijesh qe po luanin ne fund te rruges. Tej ne horizont dy re po bashkoheshin ne nje forme qe i ngjante nje elefanti te stermadh. Futi duart ne xhepa dhe i buzeqeshi kot nje vajze qe po kalonte aty pari. Ajo e pa e cuditur dhe i ktheu buzeqeshjen po ashtu, pa ditur ndoshta se c'po bente. U ndje i gjalleruar dhe filloi te ecte drejt nje lokali ne anen tjeter te rruges. Kishte etje dhe nje pije ndoshta nuk do te ishte keq edhe pse ishte akoma mengjes heret.
DXP
Prezantimi real i Phoebus.
"Permit me, I'm Phoebus. It means sun god"
'Phoebus,'" she said in a low voice.
Then, turning towards the poet, "'Phoebus',--what does that mean?"
"It is a Latin word which means 'sun.'
"Sun!" she repeated.
"It is the name of a handsome archer, who was a god," added Mister DXP.lol...
"A god!" repeated the gypsy, and there was something pensive and passionate in her tone.
-Ja si rashe ne dashuri me Bleten...
...Pas ca diteve te numeruara qejf(qejf t`i thuash por cmenduri e vertete qejfi )
u riktheva ne folene time tek "Pjano Bar".
Oh my gosh, -ja perballe syve te mi Cokolata ime Bleta.Desha t`i hidhesha ne qafe,
e vetem ta perqafoja plot mall(sepse me kish` munguar tmerresisht shume)!
Shikimet tona u kryqezuan plot buzeqeshje te etshme dhe klithma malli...,
"SHPIRRRRRRRRRTTTTTTTTT SA Me KE MUNGUARRRRRRRRRRRRRR!"
Dhe ashtu te mbytura ne mall, qeshnim dhe qanim njekohesisht.
ps;-Welcome Back Shpirti im.
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
-MEDITIM-
Sado qe tu shkruj une per personazhin Enya, apo dhe personazhin e dashur - Bleta,
sigurisht nuk do arrini te thithni esencen e bisedes se tregimit tim te pafundem
(pasi nuk depertoni dot ne trurin tim!)
Si perfundim, arti i te shkruarit nuk ka asnje baze qendisjeje germash apo fjalesh.
Thjeshte shkruhet sic te vjen ne mendje, duke pikturuar e lidhur nyje mijera germa
ne dobi apo ne dem(ne kete rast nostalgjia apo dhimbja) te lexuesit.
E c`rendesi ka se kush eshte Enya, apo kush jam une?
ENYA.
august 06, 2007.
Kishte qëndruar gjithë mbrëmjen pa fjalë. Rrinte në vendin e tij të zakonshëm dhe nga menyra si shihte drejt deres, dukej sikur priste dikë. Kishte hyre në Pjano-bar qe ne mesditë. Atje midis tingujve te fjetur të këngëve klasike kërkonte diçka të gjente. Sa më shumë kohë kalonte, aq më tepër e ndjente se ajo nuk do të vinte sot. Leta e shihte nga larg me një pikëllim të dukshëm në sy.
Pas nje tavoline të gjërë qëndronte me trupin drejt një vajzë e re. Jam motra e Bletës iu prezantua sapo hyri në local. Dukej shume e sigurt në lëvizjet e saj dhe e çiltër në mënyrën se si fliste. Asnjëherë nuk e kishte ditur që edhe Bleta kishte një motër, një motër më të vogël dhe aq të bukur. Rrinin të dyja afer e afer të rrethuara nga vështrimet dashamirese te miqve të lokalit.
.vazhdim
Ai futi doren ne xhep dhe nxorri ngadale qe atje nje leter te mbeshtjelle. Posta e kishte sjelle pikerisht sot ne mengjes. Ishte nje leter e derguar nga Phoebus.
Ai nuk e kishte hapur akoma. Nje mori pyetjesh i rendonin ballin dhe befas kishte vendosur qe ta lexonte atje pra, ne Pjano Bar, perpara te gjitheve....megjithse jo te gjithe ishin atje...
Me nje pamje te qete beri disa hapa para dhe u kollit lehte per te terhequr vemendjen. Nje melodi e lehte vinte nga pjanua e madhe. Bleta e shihte nga larg me ngulm. Enya kishte zene nje tavoline te thjeshte kete radhe dhe po ndiqte me vemendje se cfare do te ndothte. Ne qoshen e larget Jari qeshte dhe lekundte trupin sipas ritmit te melodise.
-Hm, eshte nje leter nga Phoebus- nuk e njohu zerin e tij, Ishte nje ze i zbutur dhe pa force ku ndihej nje emocion i madh. Ndjente nje shterngim ne grykedhe nje kotke e madhe e pengonte qe te fliste sa vinte dhe i rritej brenda kraharorit.
Parandjente nje dicka te cuditshme dhe letra nuk kishte vecse pak rreshta te shkruara me nxitim...aty nga mesi dy tre radhe poezie...
vazhdim
Mister i dashur.
Se pari te kerkoj te falur per gjithe shqetesimet qe te kam sjelle.
Ika! Ika me ne fund dhe akoma nuk e di a bera mire. Enya gjithmone me ka thirrur poet, por poeti gjithmone ke qene ti dhe jo une. Une jam proza jote.
Me poshte ke nje strofe qe e vodha nga nje poezi e jotja. Kjo poezi ka qene edhe nxitja per te ikur dhe per te ardhur ketu ne kete vend.
Te gjitheve ju perqafoj.
Phoebus.
E di qe Enya do derdhe dy pika lot per mua. Ajo gjithmone me ka dashur por kam qene une i pabesi
Phoebus
Misteri vazhdoi te recitonte me nje ze qe here here i dridhej.
Ai mundohej qe te fshihte nje emocion...ngrinte here pas here koken dhe shihte nje hije elegante, qe po afrohej duke u perpjekur qe te mos binte ne sy.
...................................................../
.............
Ndërroi bota…dhe nuk di ku më zë nata:
Në bregdet mes rërës shtrirë më kurriz,
Apo thjesht në varkën time me lopata,
Teksa hënës vellon fshehur shkoj i gris.
Larg kam ikur, tej…mërguar vendit tim.
Plot kreole kokëzeza kam përeth.
Dhe si lodhem prej një dite plot përtim…
…Një mulate një të puthur shkoj e vjedh.
Rri i fshehur nën sombrero, i harruar,
I rrethuar nga kreole gjakvaluar.
Pra kreolet e bukura te Haitit e kishin terhequr Phoebusin dhe shkaktar kishte qene pikerisht ai, Misteri me ate poezi te....e preu mendimin ne mes dhe....
DXP
...dhe nje ujevare lotesh avullonte mjegulles se shikimit te Enyas....
Oh, kjo pabesia
sa embelsisht troket;
thyen shpirtra te lire,
ne te burgosuren jete!
Lotet jane te embel,
kripezuar si uje deti;
sa her lepijme kujtesen,
ndrydhemi ne vetveti.
Oh kjo dashuria
qe verbon dhe diellin,
nderton keshtjella premtimesh,
qe kurre sdo rrealizohen!
Enderrat hyjne ne trup,
ne tru hyjn deshirat;
fizikisht jetojm
shpirterisht rrezohemi...
...-Phoebus i dashur,
ndaloje hapin e kujteses vetem per nje cast te vetem.
Mbyll syte nga force e deshires qe te pervelon ndjenjat & me ndiq rruges se jetes Tende.
E jotja pergjithmone, ENYA.
Embelsite lindin prej shpirtrave te dashuruar & shperthejne shikimeve te zemeruar(E.)
...Enya, vetem Enya brenda qenies se vete Enyas. Nje qenie e
brishte, por plotesisht e mbushur me ide te medha e vullnet per te arritur
gjithcka deshiron. Enya, nje pike vese mbi tredafilat e pare pranverore. Nje
zemer e mbushur plot Dashuri & Miresi, si vete buzeqeshja e saj. Enya,
pasqyra e dlire ku Une shikoj Vetveten, perballem me buzeqeshjen e Saj
qe i ngjan krejtesisht buzeqeshjes sime. Perballem me deshirat e Saj, qe u
ngjajne krejtesisht deshirave te mia. Perballem me Dashurine e Saj, qe i
ngjan dashurise sime. Perballem me vullnetin e Saj te hekurt, qe i ngjan
krejt vullnetit tim. Me e vendosur se kurre ne jeten e Saj, pikerisht sikurse
mendja ime e bukur, pa asnje njolle pendimi per te kaluaren e afert. Enya,
Besnike e nje Dashurie te Vetme Shpirterore.
Enya.
09/27/2007
USA
E si te mos biesh ne Dashuri me Bleten?!
...E si te mos biesh ne dashuri me Bleten? Me vajzen me te embel e
te dashur?E cili ish` ai mashkull qe nuk ndenji zgjuar neteve dimerore duke
enderruar per ngrohtesine imagjinare te flokeve te Saj?! E cila ish` ajo
femer qe nuk kruajti hunden te mos merrte mesysh kete hyjni te rralle?!
Me thoni?
-Kush nuk e deshiroi qofte dhe nje fjale te vetme te Bletes se Embel?
Te GJithe. Edhe lulet e para te pranveres ulnin koken perpara hapave te
lehte te Saj. Dallendyshet ndalnin fluturimin e ciceronin melodi lumturie,
ne pranine e hyjneshes Bleta. Dielli ulte shikimin perballe syve te Saj plot
shkelqim, e hena zymtohej nga zilia kur Bleta dilte ne dritaren e dhomes se
saj...
Ndersa une, ja pikerisht une, fatlumja une, mora prej Saj buzeqeshje te
ciltera, perqafime te ngrohta miqesore, si dhe ndava me Te netet e gjata
te "Pjano Bar", duke shijuar kohen me pije dhe dialog magjepses.
Dashurohesha cdo sekonde qe kalonte pas Saj. E cuditesha sesi martesa
ime me Phoebus i rezistonte kohes se dashurise sime te fshehte!Cuditesha
sesi Phoebus kurre nuk me lendonte duke me pyetur se ku mund t`i kisha
kaluar oret e vona te fundjaves! Cutitesha sesi Bleta ime kurre nuk zemero-
-hej me mua,gjithmone me dilte ne takim dhe gjithmone me falte sinqeritet!
Cutitesha me veten time, sesi une kisha rene ne dashuri me nje femer aq
ideale, aq te pafaj, aq te dashur, aq te embel! Cuditesha sesi une, akoma
merrja fryme lirie ne krahet e te pa-arritshmes Bleta...
Enya.
october 05/ 2007
Mesazhet jashte teme u fshine.
Faleminderit per mirekuptimin.
Enya krijimtari te mbare!
Citim:
Po citoj ato që tha atiola
KISHA POSTUAR DICKA KETU NGA IKU
Flm Katilesha.
Embelsite lindin prej shpirtrave te dashuruar & shperthejne brenda shikimeve te huaj.
Ndesha te dashuren time te shpirtit,rastesisht ne enderrat e neteve plot
ankth! Sesi u takuam s`me kujtohet...Di qe u pame ne sy dhe plot mall u
perqafuam. Me kishte sjelle dy valixhe, sikur ato valixhe kishin qene dikur
te miat. Dhe me tha qe kishte qene plot 24-ore ne burg. Ja preka duart,
dhe plot dhembshuri ja shtrengova ne anen e zemres sime. Mu duk sikur
hyri gjithe trupi i saj brenda zemres sime& une po pelcisja prej deshires
per t`i puthur buzet. Po digjesha ne ankth! I preka floket, u mundova ta
ledhatoj plot ndjenje, por sikur me largohej gjithnje e me shume. Mbaj
mend qe me nje ze shume te ulet me tha "Shko ver valixhet brenda shpirt!
Une ketu jam.Kurre me nuk do ik prej teje. Kurre me..." Ja leshova duart
plot delikatese, plot frike se mos nuk do e prekja me...Sa me shume hapa
hidhja ne drejtim te panjohur, aq me shume me shtohej mungese e saj...
E ndjeja se po e rihumbisja. Fillova te qaj me ze te larte. Lepija lotet me
cepin e buzeve te mia, e ne mengjes jasteku im ishte vertet i lagur nga
lotet e nje ankthi te jetuar.
Qava dhe me pas, por ajo kurre me s`u kthye ne enderrat e mia.
Enya.
-Ja si rashe ne dashuri me Bleten...
...Mall.
Re: -!!!
Citim:per ke ke mall per bleten?e bukur fotoja po a din gja qa shkruan ne te?
Po citoj ato që tha Enya ...Mall.
Re: -Ja si rashe ne dashuri me Bleten...
Citim:
Po citoj ato që tha Enya
...Mall.
......
flm, Zani( mas tre mujve), -hahahahaha- heret jam kujtu :
zani mos shkruj ma postime se ke numrin ma te bukur.
rikthimet kajher jan shum domethanese...
Po Bleta ime ku eshte?
Ne c`lule po thith nektarin e fundpranveres?
Kush ma ka pa Bleten time te Shpirtit?
Tregim nga jeta reale:"Ja si rashe ne dashuri me Bleten..."
=Po me cmendte buzeqeshja e saj sa here qe takoheshim rastesisht ne te
njejtin gas station.Ajo ngiste nje Lexus ngjyre gri, ndersa une Merzedes te kuq.
I kisha buzeqeshur disa here, por ajo vetem koken kthente ne drejtim
te kundert, e s`ma kthente buzeqeshjen.
Nje dite te merkure, andej nga mesdita sa nuk u perplasem brenda ne dyqan.
-Hello , e pershendes une.
=Hi, -me pershendet ajo.
-Sa sy te qeshur qe ke moj ylli i mesdites sime!-i them une.
=Hahahahahahahaha, qeshi me aq ze qe kishte Bleta.
-Me je kthyer ne enderr.A mundem te te kem enderr timen?
=Hm...Mbase.Duhet te luftosh shume me vetveten dhe boten.-mu pergjigj duke qeshur ajo.
E lame te takoheshim ne "piano bar" ketu afer piazzes ku banoj une.
Nja 15" me makine.
Ajo erdhi ne takim.Kishte veshur nje bluze te hapur ngjyre vishnje,
dhe nje pale xhinse te shkurtra te firmes GAP.
Oh, si mu cua zemra peshe!Nuk ngopesha duke e pare, me dukej sikur
do e haja te gjalle,me gjithe rroba e sandalle te sheshta!Po me cmendte!
Po me torturonte prania e saj!
"Mirese erdheYlli im " i them me ze te mbytur ne fyt.
Ajo mu afrua ca dhe pa me perqafuar fare me buzeqeshi.
U ulem perballe njera tjetres...
(vazhdon besoj...)
dhe papritur degjova zilen e deres qe binte, "Tring -Tring -Tring!" Ferkova syte e lodhur per gjume dhe i zbrita shkallet dy e nga tre te hapja deren.Perballe meje fytyra e mikes sime qe kish sjelle engjellin tim nga plazhi...S`e dija ne c`bote isha!!!
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4] Trego 191 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.