Forumi Horizont Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)


Postuar nga Katilesha datë 16 Qershor 2009 - 16:38:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
 

Megjithate tastiera ka filluar te me ftohe dhe po behem perseri mik i lapsit.



 

Sa zili te kam per kete me beso. Me duket sikur jam kompjeturizuar aq sa kam harruar te shkruaj, madje edhe atehere kur tentoj me duket sikur me "kontraktohet" dora, madje kam arritur ne konkluzionin se me eshte prishur edhe shkrimi.


Postuar nga Katilesha datë 16 Qershor 2009 - 23:41:

- Po  shfletoja neper dokumente te ruajtura dhe lexova kete poezi. Po me pelqenka ta ripostoj sonte.

- Endrren neper krahe me dhimbje mora
E plagosur,gjak e tera mbuluar
Si nje maske persiper fytyres ia hodha
Dhe me te si stoli dola zbukuruar.
Nuk te gjej dot fijez malli
Neper floket e nates diku fshehur
Dil ne shesh o fitil zjarri
Trupi im te prêt per ta perkedhelur.
Deshirat po puthen sonte
Kujtimet dashurohen ne erresire,
Aspak nuk ndihet mungesa jote
Hena eshte per te me bere shoqeri.
Ne lotet e tu kam humbur,
Zemren dallge e thirrjeve po e godet,
Si nuk e kupton qe me ke humbur
Dhe me kot cirresh dhe therret.
            
                                         07/07/07

 


Postuar nga Agent Provocateur datë 17 Qershor 2009 - 02:08:

Ja qe paskam deshire te shkruaj sot. Zgjodha te shkruaj ketu ku nuk me njeh askush. Vetem me shume se kurre ndonjehere me pare dua te rri mes jush te panjohurit e mi, ne mes te hutimeve te mendjes time fluturake. Ja qe me mungon dikush sot. Dikush nga e kaluara. Dua ta bertas ketu ne forum sepse nuk duhet t'ia them askujt tjeter. Me mungon prezenca jote. Me mungon te rrjedh cmendurine time mbi ty dhe ti te dashurohesh me te. Me duket sikur nuk di asgje me. Me fal nese mundesh. Frike. Mijera milingona qe te kalojne neper qafe qe te japin ate ndjesine e pickim jo pickimit qe te mbulon shpinen dhe kraharori qe reagon dobet dhe frymemarrja rendohet e koka gati pelcet nga mendimet e kombinimet. "Valet e fatit" cfare te mund ti ndryshoj atyre qe te mundem te perplasem me ty diku dhe te te them qe me mungon ashtu dhimbshem sic te mungon dikush qe e di qe nuk do ta kesh me kurre afer sepse ke zgjedhur vete keshtu. Keto fjali mbase nuk ke per ti lexuar kurre por perseri dua ti shkruaj ketu ku mbase do te kthehem kur te me marre malli per kete moment...sepse eshte vecse nje moment ky, vetem tani mendoj keshtu dhe vetem tani te dua afer, sot pas kaq shume kohe jam jotja.

naten e mire


Postuar nga Syrius datë 17 Qershor 2009 - 22:00:

Nuk i degjoj me zerat e brendshem qe i flisnin dikur unit tim.

Mund te quhet qetesi kjo?

Apo vdekje?

Disa momente ne jete , sado te shkurtra, mund te ndryshojne nje rrjedhe te tere.

Une isha dikur dikushi.

Dikur isha nje enderrimtar. Sot nuk jam me vecse nje zgaver simpatike e talenteve te dikurshme.

Momentin qe te njoha nuk do ta shnderroja me asgje tjeter , edhe pse prej ketij momenti une i humba te gjitha.


Post Scriptum .... Vazhdoj te jem larg ketyre vendeve elektronike tashme...


Postuar nga AngelDevil datë 17 Qershor 2009 - 22:09:

Citim:
Po citoj ato që tha Syrius
Nuk i degjoj me zerat e brendshem qe i flisnin dikur unit tim.

Mund te quhet qetesi kjo?

Apo vdekje?

Disa momente ne jete , sado te shkurtra, mund te ndryshojne nje rrjedhe te tere.

Une isha dikur dikushi.

Dikur isha nje enderrimtar. Sot nuk jam me vecse nje zgaver simpatike e talenteve te dikurshme.

Momentin qe te njoha nuk do ta shnderroja me asgje tjeter , edhe pse prej ketij momenti une i humba te gjitha.


Post Scriptum .... Vazhdoj te jem larg ketyre vendeve elektronike tashme...




Disa momente ne jete , sado te shkurtra, mund te ndryshojne nje rrjedhe te tere.


Postuar nga Katilesha datë 18 Qershor 2009 - 19:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Syrius
Nuk i degjoj me zerat e brendshem qe i flisnin dikur unit tim.

Mund te quhet qetesi kjo?

Apo vdekje?

Disa momente ne jete , sado te shkurtra, mund te ndryshojne nje rrjedhe te tere.

Une isha dikur dikushi.

Dikur isha nje enderrimtar. Sot nuk jam me vecse nje zgaver simpatike e talenteve te dikurshme.

Momentin qe te njoha nuk do ta shnderroja me asgje tjeter , edhe pse prej ketij momenti une i humba te gjitha.


Post Scriptum .... Vazhdoj te jem larg ketyre vendeve elektronike tashme...



...............

M'u be qejfi qe te lexova!


Postuar nga Katilesha datë 18 Qershor 2009 - 19:50:

Post

Leter shkruar vetes

Me mire  te ndihesh si nje puzzle ku piktures tende i mungojne akoma shume kutia per te formuar nje imazh te plote, se sa te paraqitesh  si nje njeri qe e ke formuar puzzl-in tend , ne nje kohe qe ke nje imazh jo te pa perfunduar por te shperfytyruar...Me mire te kesh nje armik te deklaruar se sa nje mik-armik te fshehur qe te ha buken dhe nuk te permbys kupen ,por boten permbi koke...

E megjithate e mira e gjithe ketij spektakli kllounash , ku parada e  maskave dukej se behej sa me e moderuar u ri-vulos per te disaten here i vetmi titull i hipokriteve  " Njerez te vegjel".


Postuar nga Syrius datë 18 Qershor 2009 - 22:41:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream


...............

M'u be qejfi qe te lexova!




...

Uroj te jesh mire. Ishim shume me afer kur ishim kilometra larg. (??)


...Logout...


Postuar nga Katilesha datë 25 Qershor 2009 - 01:02:

Leter shkruar vetes

Sikur te ishte e mundur qe opsioni "indietro" te ndihmonte ne ngjitjen e nje buke te thyer!?

Sot rruges per ne shtepi, duke qendruar e mbeshtetur ne sediljen e busit, me syte mbyllur duke u munduar te ndertoja ne mendje gjithcka ka ndodhur mbreme, degjova (pa dashje) biseden e dy vajzave qe ishin te ulura mbrapa meje. Mjaftoj kjo per te zgjedhur opsionin "indietro" dhe per t'u stacionuar tek nje situate e ngjashme me "buken e thyer" me te cilen jam perballur muaj me rralle por qe iu dha finishi vetem para 1 jave... Ajo qe me ben pershtypje eshte nje lloj ngerci qe kam ne stomak sa here qe e shoh? Ok,jam nje njeri qe pergjithesisht karakterizohem tolerante, indiferente dhe moskokecarese gjate procesit te dickaje ,por ajo qe nuk dine keta qe me karakterizojne ne menyre te ketille eshte se vjen nje moment qe gjithcka absorbohet ne nje ngerc brenda meje!!

Por gjithsesi , me ngushellon fakti qe jam mesuar te merrem me shkoklavitjen e ngecave dhe qe kam miq te vertete qe me ndihmojne ne kete proces. Ashtu sic mjaftoj sot nje telefonate e gjate me mikun tim....

 


Postuar nga agata datë 25 Qershor 2009 - 03:03:

Talesofadream


Postuar nga Agent Provocateur datë 29 Qershor 2009 - 00:25:

...dhe sot atje ku isha kisha nevoje per kete leter ketu... qe eshte drejtuar vehtes dhe jo vetem. Me shkelqyen veshet dhe floket nga perkedhelja e sedres per lavderimet qe mora dhe prape qesha me naivitetin tim pas disa castesh ekzaltimi. Xixa xixa akoma shnderris nga nje shkelqim i pazbehshem dhe pikerisht ketu eshte gabimi ne te menduar qe e fillon me naivitet dhe mendimin qe "forever" ekziston...dhe pastaj ndodhin gjera qe i gjithe besimi shembet ne nje moment te shkurter dhe dyshimet per jeten dhe te ardhmen multiplikohen e behen shume te erreta e na frikesojne (te pakten mua) e ske me shpresa left ose I ke teper te lekundura. But we still got choices right? Cdo gje qe kemi cdo gje qe bejme cdo gje qe arrijme e tera na vjen nga vetja...Fillon ketu. Ne happy, ne mire, ne zgjedhim what we want/ like etc, everything reflects our happiness...as simple as that... tek e fundit sipas sondazhit ne Ballkan ne shqiptaret jemi te tretet ne liste per optimizem qe gjerat do te ndryshojne in the future...


Postuar nga Katilesha datë 30 Qershor 2009 - 23:05:

Question

E tille ndihem sot , si nje pene e lidhur ne turren e druve te realitetit qe ndizen nga nje shkrepse inati dhe xhelozie te dikujt. Edhe sa kohe do vazhdoje spektakli? Edhe per sa kohe do mundem te mbaj poziconin e spektatorit ne nje skenar ku "dikush" me ka dhene rolin e protagonistes kryesore!? Pse duhet qe gjithmone " e mira" , "e bukura" te jete aq kercenuese sa duhet te turrezohet ne mendjet e njerezve te frustruar?  Dhe une naivja, e pabindura, qe akoma besoj ne ideale dhe ne parime miqesore deri ku duhet te me arrijne flaket qe te ndjej djegien e tyre? Dhe une naivja, e pabindura, qe akoma besoj ne ideale dhe parime miqesore deri kur do vazhdoj te Fal, Fal, Fal....?!


Postuar nga shelgu datë 30 Qershor 2009 - 23:27:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
- Po  shfletoja neper dokumente te ruajtura dhe lexova kete poezi. Po me pelqenka ta ripostoj sonte.

- Endrren neper krahe me dhimbje mora
E plagosur,gjak e tera mbuluar
Si nje maske persiper fytyres ia hodha
Dhe me te si stoli dola zbukuruar.
Nuk te gjej dot fijez malli
Neper floket e nates diku fshehur
Dil ne shesh o fitil zjarri
Trupi im te prêt per ta perkedhelur.
Deshirat po puthen sonte
Kujtimet dashurohen ne erresire,
Aspak nuk ndihet mungesa jote
Hena eshte per te me bere shoqeri.
Ne lotet e tu kam humbur,
Zemren dallge e thirrjeve po e godet,
Si nuk e kupton qe me ke humbur
Dhe me kot cirresh dhe therret.
            
                                         07/07/07

 



 
Lodertare sot ti lotin pse s’e than;
Buzëkuqes ëmbëlsi pse s’i shton sot?
Breng’ e helm përse ne zemer ti e mban;
C’ka le pas përse akoma s’e shkul dot?
 
 
Zbukuro faqen e bukur ar-argjend
Si një zog qe vjen së larti fluturim
Dikush pret për ty i etur në një kënd

Te te puthe buz’ e sy në pambarim

 

:p


Postuar nga Katilesha datë 30 Qershor 2009 - 23:46:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


 
Lodertare sot ti lotin pse s’e than;
Buzëkuqes ëmbëlsi pse s’i shton sot?
Breng’ e helm përse ne zemer ti e mban;
C’ka le pas përse akoma s’e shkul dot?
 
 
Zbukuro faqen e bukur ar-argjend
Si një zog qe vjen së larti fluturim
Dikush pret për ty i etur në një kënd

Te te puthe buz’ e sy në pambarim

 

:p



............

C'ishte kjo :p ne fund?


Postuar nga shelgu datë 01 Korrik 2009 - 01:04:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream


............

C'ishte kjo :p ne fund?



Ai pra qe te pret...diku do te jete. Pse cuditesh kaq shume.

Gjithmone ka nga nje "ai", por duhet gjetur. :p


Postuar nga Katilesha datë 08 Korrik 2009 - 05:02:

Shpesh here "digjemi" me vetedije per te vertetuar mendimet tona, ose per te konstatuar nje dyshim. Eshte nje lloj egozimi ky qe edhe kur na perball me humbjen na duket si  fitore. Eshte nje lloj pretendimi qe kthehet ne nje vertetesi qe e vulosim. Por ndoshta kjo vjen sepse mendojme se lekura edhe pse digjet rigjenerohet shpejt , ose sepse mendojme se nje lekure e djegur eshte e regjur , dhe i regjuri ka imunitet gjithmone!

 


Postuar nga Tulipani datë 08 Korrik 2009 - 17:18:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


 
Lodertare sot ti lotin pse s’e than;
Buzëkuqes ëmbëlsi pse s’i shton sot?
Breng’ e helm përse ne zemer ti e mban;
C’ka le pas përse akoma s’e shkul dot?
 
 
Zbukuro faqen e bukur ar-argjend
Si një zog qe vjen së larti fluturim
Dikush pret për ty i etur në një kënd

Te te puthe buz’ e sy në pambarim

 

:p



E jotja ? Uee me pelqenka gjithe ky sheqer


Postuar nga IQVLORA datë 08 Korrik 2009 - 17:55:

Po he mo cedro ,shyqyr qe ja bere njhere bam me dicka per te qene!


Postuar nga kotka datë 08 Korrik 2009 - 19:59:

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus


 
Lodertare sot ti lotin pse s’e than;
Buzëkuqes ëmbëlsi pse s’i shton sot?
Breng’ e helm përse ne zemer ti e mban;
C’ka le pas përse akoma s’e shkul dot?
 
 
Zbukuro faqen e bukur ar-argjend
Si një zog qe vjen së larti fluturim
Dikush pret për ty i etur në një kënd

Te te puthe buz’ e sy në pambarim

 

:p



vargje te bukura por c'e do qe nuk me dedikohen mua, por tales


Postuar nga Katilesha datë 08 Korrik 2009 - 20:01:

Citim:
Po citoj ato që tha kotka


vargje te bukura por c'e do qe nuk me dedikohen mua, por tales



............

Jo mua jo ,por vetes se tema ashtu thote "Leter shkruar vetes"

 


Postuar nga Katilesha datë 15 Korrik 2009 - 05:07:

Exclamation

Ka njerez qe shiten per deshirat e tyre, per nje cmenduri te momentit. Ka njerez qe po t'ia drejtosh gishtim per t'i vene ne dukje nje gabim, mendojne se i  xhelozon dhe se i ke inat per "fatin" qe i ra per hise. Keta jane njerez qe jepen pas njerezve, gjerave , zhyten ne to aq shume saqe harrojne edhe veten jo me  pjesen tjeter. Ata dashurohen , genjehejne njeri-tjetrin ne formula dashurie , ne rrecitime perkedheljesh , ne referate dhe retorika me ore te zgjatura neper telefona, me nje "dehje" idiote dhe te papermbajtur dashurie ne publik , thua se vetem ata jane te dashuruar dhe askush tjeter. Nuk e di se ne cfare kategorie mund te futen keta njerez! Por gjithnje kam pasur pershtypjen se nje njeri  qe "uleret" me te madhe gjera, veprime , ndjenja., pasione etj etj ,ka doemos dicka per te fshehur...

Gjerat e bukura , te pasterta dhe vertet te medha,mund te shprehen edhe me gjeste krejtesisht te vogla.

Gjithsesi njerezit jane te etur per pak "shitje mendsh" , jane te etur  per pak " shiko se une e gjeta njeriun e jetes" edhe kur ai flirton me miken e saj ne tavoline. Njerezit jane te etur per  vertetuar vazhdimisht perball tjetrit se eshte nje shkalle me lart..

Njerezit. Kjo kafshe e etur vazhdimisht!

Ps: Pa pike lidhjeje......


Postuar nga Katilesha datë 20 Korrik 2009 - 02:39:

Post

Leter pa adrese
Kam humbur ne rruget e pambukta te kesaj nate te qete.  Zhytem dhe tretem ne butesine e mendimeve per ty. Ti je ketu, ne fijezat  e fshehta te kesaj nate, je ne milona yje qe mundohem t’I qep e te thur imazhin tend, buzeqeshjen tende, syte e tu. J  Nates  I kam hedhur persiper tuniken e qenies tende, e kam parfumosur me aromen tende, e kam ngjyrosur me ngjyrat e shpirtit tend. Sa I pranishem je sonte.  Pyes veten dhe arrij ne pergjigje qe I kuptoj vetem nga buzeqeshja  jote kur me flet ne telefon dhe  me thua : “ I Miss you”!  Jemi te dy ne te njetat vale ndjenjash , prandaj dhe kuptohemi edhe pa folur. Dhurojme emocione, buzqeshje, pika loti cepave te syve dhe  ndjesi  te reja , duke e ditur rrugen qe na  prêt….  Me duket sikur kjo heshtje eshte  nje kohe qe po  na lejon te dyve te thurim ndonje  “rastesi” , si ajo e nates kur u njohem; ku nje shi I rrembyer ne 02:00 te mengjesit na  struku nen nje cati dhe nga magjia e atij moment ne kemi ndenjur te peqafuar me minuta  te tere dhe kur u ndame ne fund  pame njeri-tjetrin ne sy dhe buzeqeshem. Dy te porsanjohur qe sillen si miq te vjeter  , qe krijojne ndjesi  te forta, thurin emocione dhe deshira te “turpshme” vetem me pranine e tyre , dhe qe ditet e njohjes ne vazhdim thjeshte   intensifikojne dhe konsolidojne ndjeshmerite e tyre krejt natyrshem . PIka e mberritjes eshte maja, eshte kupa e veres qe pritet te pihet per te perhumbur ne nje dehje qe  deshirohet prej muajsh, ne nje dehje per te cilen jemi duke investuar shpirterisht. Ai me ka rrembyer, me eshte bere shall ne sy , me eshte bere mall ne qerpik, me eshte bere nostalgji mbi fytyre. Ai  eshte  dashuri e kuqe, e forte, e vertete dhe e pamundur!!!

 


Postuar nga Eria datë 20 Korrik 2009 - 22:21:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Ai me ka rrembyer, me eshte bere shall ne sy , me eshte bere mall ne qerpik, me eshte bere nostalgji mbi fytyre. Ai  eshte  dashuri e kuqe, e forte, e vertete dhe e pamundur!!!

 




Ne jete nuk ka asgje te pamundur zemra..mjafton te perpiqeni te dy ...
Never say never


Postuar nga Katilesha datë 12 Gusht 2009 - 05:02:

Post

Historite e "humbjeve" perseriten jo per te te treguar se ti je nje looser dhe i paafte,por per te nxjerre ne pah ane te fshehura te personalitetit, per te te bere te njohesh shume me mire veten,armet e tua dhe per t'i dhene atyre vleren e duhur, ndoshta te mohuar ne menyre krejt naive. Asgje ne jete nuk eshte e rastesishme, rastesia eshte thjeshte nje truk qe perdoret per te arritur dicka plus. Asgje dhe askush nuk vjen   sepse keshtu deshti fati , cdo gje dhe cdo kush vjen sepse deshem ne. Asgje dhe askush nuk humbet sepse keshtu ishte e shkruar, cdo gje e shkruajme ne.

Ne jemi vula e jetes  tone!

 


Postuar nga lezhjani-82 datë 12 Gusht 2009 - 05:56:

Kati, kur i fshihen mesazhet Adminave merret leje :p


Postuar nga Katilesha datë 12 Gusht 2009 - 05:58:

E kam lejen n'xhep une.:p


Postuar nga lezhjani-82 datë 12 Gusht 2009 - 05:59:

ej po un isha komplet brenda temes, po i shkruaja leter vetes kurse ti rrije duke nderhyre


Postuar nga Katilesha datë 12 Gusht 2009 - 06:00:

Me lejeeeeeeee..


Postuar nga lezhjani-82 datë 12 Gusht 2009 - 06:04:

Fshiji fshiji po tapo ta rregulloj un tek nenforumet ku ske qte besh :p


Postuar nga Katilesha datë 13 Gusht 2009 - 23:05:

....

Mungesa dhemb

rendon si gur

mberthen fjalet nga laku

dhe ze ndjenjat ne kurth.

Mungesa te behet shuk ne fyt

s'te le te kaperdish ditet

dhe zgjat lengimet e nates.

Mungesa te sfilis

te zhvesh nga vetja

dhe te le lakuriq.

Lakuriqesi qe kerkon

dy sy , nje prani

dhe nje bote qe  ta permbysim une dhe ti.

Tales of a dream

3.08.2009 / 00:29


Postuar nga ingmetalboy datë 17 Gusht 2009 - 12:46:

Mbas qetesise te pavertete te gjumit fsheh trishtimin tim, i cili si nje lloj valiumi i panjohur, ngadale ve ne gjume cdo lloj oreksi jetesor. Ne enderrat e sfilitura prej alkoolit apo thjesht merzise, ndjej celesin e kesaj humnere tek zbulohet cuditshem here pas here vetem per te shtuar agonine e shpirtit tim te raskapitur. Dhe perseri syte mbyll si cdo nate tjeter per tu zhytur serisht ne nje tjeter kerkim te pafund vetem per te gjetur dicka qe me jep shprese dhe pastaj... asgje. Mbremja tjeter me gjen edhe me te lodhur se sa ajo me pare. Erresira si papagall i urryer perserit cdo here kur jam rrezuar dhe ndonjehere edhe ndonje cast kur jam ngritur perseri. Gjithashtu me kujton qe jam human duke me rrjeshtuar perpara deshtimet e mija. Tashme kam mesuar te mos ul me syte para te kaluares se dorezuar, por ta perdor per te ecur perpara ne kundershtim me cdo ligj fizik duke u shnderruar ne dikush me i komplikuar dhe me prane perfektes. Ky lloj procesi me ka shtyre shpesh thelle ne skutat e erreta te vetes sime dhe mbas analizave shpesh prej te cmenduri kam dale perseri ne drite. Por tani? Kjo gjendje "ne vend numero" e krijuar prej nje zot e di cfare lloj mutacioni shpirteror nuk zbaton asnje rregull loje dhe papritur e gjej veten pashprese si nje mekanik perpara nje disku fluturues aljen. Gjumi. Enderrat. E ndjej qe pergjigja eshte diku atje dhe po pret prej meje te shoh me qarte apo te degjoj me mire. Sot eshte datelindja ime ndaj gjerat duken me te zhuritura sec jane. Valle mund t'ja dal vete? Shpresa nuk ka vdekur akoma megjithese kerkellimat e acarit te erresires ndjehen gjithmone e me prane tek aviten boshtit tim qendror.


Postuar nga Mon Cherry datë 17 Gusht 2009 - 22:30:

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
Sot eshte datelindja ime ndaj gjerat duken me te zhuritura sec jane.


u befsh 100 vjec ingmetalboy


Postuar nga Katilesha datë 17 Gusht 2009 - 23:40:

Post

Jeta eshte nje kuti kursimi ku fusim  brenda monedhat e fatit, endrrave, deshirave dhe ndjenjave per te na sherbyer nje dite per te pasur nje arsye me shume per te buzeqeshur , apo per te na sherbyer te "blejme" pakez momente vetkenaqesie.

Jeta nuk eshte per qurravecet. Ajo eshte per te guximshmit ,per ata qe nuk lodhen duke gjetur filozofine dhe qellimin e ekzistences se tyre,por thjeshte jetojne cdo hap , i japin forme cdo mendimi dhe deshire te tyre duke arritur keshtu te prekin majat e realizimit te endrres ne sirtar - Nje jete pa brejtje dhe pa brenga!

Jeta eshte shans, eshte lotari qe njeriu e fiton vetem nje here te vetme , prandaj duhen  shternguar mire temthat dhe duhet jetuar deri ne momentin kur ajo vete vendos per nje arsye apo tjeter te mbylle syte, te pushoje se marri fryme dhe te lere vetem nje amanet: - Jeto perseri!

 

Tales of a dream

17.08.2009 / 20:39

 


Postuar nga Mbreteresh datë 18 Gusht 2009 - 18:05:

Po citoj ato që tha Talesofadream [/i]
Jeta eshte nje kuti kursimi ku fusim  brenda monedhat e fatit, endrrave, deshirave dhe ndjenjave per te na sherbyer nje dite per te pasur nje arsye me shume per te buzeqeshur , apo per te na sherbyer te "blejme" pakez momente vetkenaqesie. [/I]

Jeta nuk eshte per qurravecet. Ajo eshte per te guximshmit ,per ata qe nuk lodhen duke gjetur filozofine dhe qellimin e ekzistences se tyre,por thjeshte jetojne cdo hap , i japin forme cdo mendimi dhe deshire te tyre duke arritur keshtu te prekin majat e realizimit te endrres ne sirtar - Nje jete pa brejtje dhe pa brenga!

Jeta eshte shans, eshte lotari qe njeriu e fiton vetem nje here te vetme , prandaj duhen  shternguar mire temthat dhe duhet jetuar deri ne momentin kur ajo vete vendos per nje arsye apo tjeter te mbylle syte, te pushoje se marri fryme dhe te lere vetem nje amanet: - Jeto periseri!
*****************************************
Nuk paskam lexuar kaç te bukur ndonihere....

Komplimente...Tales of a dream

MBR.


Postuar nga Katilesha datë 18 Gusht 2009 - 22:25:

*****************************************
Nuk paskam lexuar kaç te bukur ndonihere....

Komplimente...Tales of a dream

MBR. [/B][/QUOTE]

....

Faleminderit MBR.


Postuar nga Katilesha datë 20 Gusht 2009 - 20:16:

Post

Ja ku jemi perseri ne te njejten pike.  Aty  ku perzihen bashke miqesia, dashuria, deshira, hezitimi, dyshimi, frika, krenaria dhe kokfortesia.  Ti me njeh mire dhe ke frike te me humbasesh.  Por ajo qe nuk di eshte se as une nuk dua te te humbas  cfaredo qe te ndodh midis nesh.
Asnjehere nuk do te pranoja te humbisja nje mik si ty, te humbisja lojrat tona, kujtimet tona , shetitjet dore per dore sebashku, perqafimet e sinqerta, pranine dhe miqesine e pakushtezuar kur njeri nga ne  kalonte momente te veshtira , ose thjeshte ishte I merzitur.
Ne kemi qene gjithmone “aty” per njeri-tjetrin dhe kjo nuk  duhet te ndryshoje tani , edhe pse e pranoj qe ka momente qe me ve ne siklet me shikimin tend te embel  apo me fjalet e ngrohta.
Te dy e dime te verteten e fshehur , ate qe asnjeri nga ne nuk mundet ta artikuloje nga frika e humbjes.
Por une asnjehere nuk kam per te qene aq e forte sa per te pranuar humbjen e nje miku si ty.
Te perqafoj fort , fort, fort…
 


Postuar nga AndreaPirelli datë 20 Gusht 2009 - 21:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Ja ku jemi perseri ne te njejten pike.  Aty  ku perzihen bashke miqesia, dashuria, deshira, hezitimi, dyshimi, frika, krenaria dhe kokfortesia.  Ti me njeh mire dhe ke frike te me humbasesh.  Por ajo qe nuk di eshte se as une nuk dua te te humbas  cfaredo qe te ndodh midis nesh.
Asnjehere nuk do te pranoja te humbisja nje mik si ty, te humbisja lojrat tona, kujtimet tona , shetitjet dore per dore sebashku, perqafimet e sinqerta, pranine dhe miqesine e pakushtezuar ku njeri nga ne  kalonte momente te veshtira , ose thjeshte ishte I merzitur.
Ne kemi qene gjithmone “aty” per njeri-tjetrin dhe kjo nuk  duhet te ndryshoje tani , edhe pse e pranoj qe ka momente qe me ve ne siklet me shikimin tend te embel  apo me fjalet e ngrohta.
Te dy e dime te verteten e fshehur , ate qe asnjeri nga ne nuk mundet ta artikuloje nga frika e humbjes.
Por une asnjehere nuk kam per te qene aq e forte sa per te pranuar humbjen e nje miku si ty.
Te perqafoj fort , fort, fort…
 



Bej zgjidhjen e duhur .............. eja me mua ..........


Postuar nga Mon Cherry datë 20 Gusht 2009 - 23:38:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Bej zgjidhjen e duhur .............. eja me mua ..........






e si ta dije ajo qe eshte zgjedhja e duhur?

p.s tales, mos e lejo te bjere ne dashuri me ty dhe sdo ta humbasesh


Postuar nga Enya datë 21 Gusht 2009 - 05:53:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream
Ja ku jemi perseri ne te njejten pike.  Aty  ku perzihen bashke miqesia, dashuria, deshira, hezitimi, dyshimi, frika, krenaria dhe kokfortesia.  Ti me njeh mire dhe ke frike te me humbasesh.  Por ajo qe nuk di eshte se as une nuk dua te te humbas  cfaredo qe te ndodh midis nesh.
Asnjehere nuk do te pranoja te humbisja nje mik si ty, te humbisja lojrat tona, kujtimet tona , shetitjet dore per dore sebashku, perqafimet e sinqerta, pranine dhe miqesine e pakushtezuar kur njeri nga ne  kalonte momente te veshtira , ose thjeshte ishte I merzitur.
Ne kemi qene gjithmone “aty” per njeri-tjetrin dhe kjo nuk  duhet te ndryshoje tani , edhe pse e pranoj qe ka momente qe me ve ne siklet me shikimin tend te embel  apo me fjalet e ngrohta.
Te dy e dime te verteten e fshehur , ate qe asnjeri nga ne nuk mundet ta artikuloje nga frika e humbjes.
Por une asnjehere nuk kam per te qene aq e forte sa per te pranuar humbjen e nje miku si ty.
Te perqafoj fort , fort, fort…
 


Nga halli e ke kthyer dashurine ne miqesi. Me mire lere te ike njeher e mire. Sepse kurre s`mund ta kesh mik, ate qe ke ec dor per dore sebashku! Asnjehere!

Me kujtohet nji thanje e Kotkes, qe e kam ne tru dhe sdi ta shpreh saktesisht. dicka e tille, ""i ndjej duart e shtrenguara..."

Ndaj ku ka shtrengim duarsh dhe dashuri, s`do kete kurre miqesi. Sepse nga miqte e sinqerte ske perse te vihesh en siklet zemra.

Break a leg Katilesha!


Postuar nga Katilesha datë 21 Gusht 2009 - 21:22:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya

Nga halli e ke kthyer dashurine ne miqesi. Me mire lere te ike njeher e mire. Sepse kurre s`mund ta kesh mik, ate qe ke ec dor per dore sebashku! Asnjehere!

Me kujtohet nji thanje e Kotkes, qe e kam ne tru dhe sdi ta shpreh saktesisht. dicka e tille, ""i ndjej duart e shtrenguara..."

Ndaj ku ka shtrengim duarsh dhe dashuri, s`do kete kurre miqesi. Sepse nga miqte e sinqerte ske perse te vihesh en siklet zemra.

Break a leg Katilesha!



........

Jo ne fakt eshte nje lidhje miqesore qe eshte kthyer ne dashuri ( nga ai). Dhe eshte e vertete qe ndihem ne siklet para tij , sepse cdokush do te ndihej po te ishte ne te njejta  pozita, besoj.

Eh sa e lehte eshte te thuhet " lere te ike nje here e mire" ,por e dime qe kjo sjell dhimbje dhe keqardhje.


Postuar nga AndreaPirelli datë 21 Gusht 2009 - 21:40:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream

Dhe eshte e vertete qe ndihem ne siklet para tij , sepse cdokush do te ndihej po te ishte ne te njejta  pozita, besoj.




Edhe une po te isha para teje do bija ne dashuri me ty .......... :aha :aha


Postuar nga Katilesha datë 21 Gusht 2009 - 21:42:

Citim:
Po citoj ato që tha turll


Edhe une po te isha para teje do bija ne dashuri me ty .......... :aha :aha



.....

Po pra kyt postimin per ty e kam pas.

Ah e thashe me ne fund..:p


Postuar nga AndreaPirelli datë 21 Gusht 2009 - 21:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Talesofadream


.....

Po pra kyt postimin per ty e kam pas.

Ah e thashe me ne fund..:p




Postuar nga Katilesha datë 21 Gusht 2009 - 22:13:

Lightbulb

Letra ime sot

Asnjehere mos u perpiq  te gjesh dhe te arrish lumturine ,por meso nga jeta qe te evitosh rreziqet dhe te sfidosh fatkeqesite.

Asnjehere mos thuaj " ky ishte fati im" kur jeta te perball me nje veshtiresi. Fati " i keq" i nje momenti te ve perposhte e s'te le te ngresh krye. Prandaj ka nje rruge te vetme , ta pranosh fatin dhe te mesohesh te jetosh me te pa u ankuar.

 


Postuar nga AngelDevil datë 22 Gusht 2009 - 00:17:

shume e vertete


Postuar nga dylan datë 22 Gusht 2009 - 02:28:

e di cbej ti mos mendo mos lexo jeto diten tende mos pyet per njeri kuptove se njeriu si bjen ne mendje per ty oj e cmendur
ja thshe dhe ksaj mirjeras here i them po smerr vesh


Postuar nga Katilesha datë 22 Gusht 2009 - 19:06:

Arrow

Mbreme mora nje vendim dhe bera dicka qe sipas D shume pak ose aspak vete e bejne. Por kjo nuk eshte gje e padegjuar me pare, u mesova te bej gjera qe me diferencojne /dallojne nga te tjeret.

Ndihem krejtesisht e cliruar dhe e qete me veten time. Mbreme thjeshte cova nje lutje te mbetur pezull ne vendin e vet dhe bera ate qe jam mesuar te bej gjithmone  te fal , te fal , te fal.

Tani , jam duke pritur mikun tim me te mire per te ndare disa ore sebashku. Dhe kjo me ben te ndihem e shplodhur dhe e shtendeosur nga nje dite tejet e ngarkuar.


Postuar nga AngelDevil datë 22 Gusht 2009 - 23:07:

Sa vite kam pa i shkruar vetes.Kam aq shume gjera per ti treguar saqe nuk guxoj te ulem e tja nis sepse do behej nje roman i tere vetem per pak caste.Preferoj te harroj me mire ta le veten time te qete.... eshte me mire keshtu harresa eshte ilaci me i mire...........


Postuar nga Katilesha datë 22 Gusht 2009 - 23:35:

Lightbulb

Letra ime sot

Njeriu nuk duhet te kerkoje te perfeksionohet,sepse vete qenia njerezore eshte perfekte. Ai thjeshte duhet te mundohet te ruaje standartin e tij te perfeksionimit.

Tales


Postuar nga BIONDIA datë 23 Gusht 2009 - 00:29:

ja dhe letra ime

Une e di qe ne cdo moment te jetes time ne cdo veshtiresi ti ke qene dhe pse jo fizikisht nganjeher por ka mjaftuar nje sms ,nje telefonate .Ti ke qene kur dhimbja per nje dashuri te humbur ishte aq e madhe sa mendoja qe sdo sherohej kurre ti ishe me thaje lotet dhe me thoje "mbas nje dite me shi lind dielli prandaj mos u trishto do kaloje " (ah sa me ke genjyer ska kaluar e sdo kaloje kurre )... ti ish kur mbarova shkollen dhe me dhurove nje tjeter ditar per te shkruar poezit e mia ...ishe kur ika larg per te filluar nje jete te re larg kujtimeve me urove "rruge te mbare" ...ti ishe sa here qe une merrja nje vendim per jeten time telefonata e pare ishte e jotja ti gezoheshe per arritjet e mia ne cdo fushe dhe me thoje qe ishe i lumtur per mua ...ishe kur te thashe qe tani sdo jem me vetem do kem nje shok jete dhe pyetja jote ishte " a e dashuron " dhe pergjigja ime "jam e lumtur "por ah une mund te genjeja cdo njeri por jo ty qe me njihje aq mire ti ishe ajo pjesa e shpirtit tim ...ti ishe kur u bera nuse ti ishe afer meje ishe ti ai qe kur me perqafove me the" une do jem gjithmon mos e harro per ty do jem " ti ishe ne lindjen e femijes tim ti ishe ne momentin me te erret te jetes time kur me thoje "je aq bukur dhe pa flokee di q eshte ne mode kete vit " ti ishe gjithmon ne cdo moment ishe ne dhimbjet me te medha ...ti ishe dhe dje kur te thashe " sjam mire kam nevoje per ty " dhe ti si gjithmon me ate te folmen tende te qete me zerin tend qe me dha siguri me the " do jem per 2 jave do vije " dhe une duke qare te thashe "ndosha eshte vone kam nevoje tani ndoshta sdo ..." dhe ti me the" mbylli syte dhe fli une jam afer teje fli te dua shume mikja ime jam me ty mos ki frike do kaloje dhe kjo gje do kaloje ti je e forte ...ti dije te me jepje kurajo dije si te me beje te besoj se do behet me mire ti dije per cfare kam nevoje ....ti je dhe mbetesh miku im me i mire ti qe me njeh dhe me nje sms sesi jam dhe qe mjafton vetem nje"alo per te me kuptuar dhe te tjere qe me shohin cdo minute skuptojne asgje ...je me te vertet engjelli qe me mbron nga cdo gje por ah ...ti smund te me mbrosh nga vetja ime ate se ben dot ...
Per ty D


  Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »
Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.