Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime te ngjarjeve nga Shqiperia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=307)
-- Lajmet e fundit... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15860)
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
mbrem po lexoja nje gazete shqipetare, me nje artikull te shkurter (pa interes)
qe...
ne nje fshat nga dibra ne nje kolibe me derresa e llamarina kane gjetur dy femra (motra) te lidhura me zinxhire.
i marre ne pytje babai 70 vjeçar i motrave shpjegon qe vajzat vuajne nga problemet mendore... nena e vajzave ka vite qe ka vdekur, ndersa ai ne pamundesi te ruajtjes se tyre i ka lidhur me zinxhire ne kete kolibe per plot 22 vjet.
22 vjet te lidhura me zinxhire... kulmi.
E paska ngrenur Mero Baze mbreme .............. .
e pra turll, ngeli tu henger dru i ziu mendo eshte e cepells dmth tepelens vetem per te urte si njof une keta.
Citim:
Po citoj ato që tha turll
E paska ngrenur Mero Baze mbreme .............. .
paskan arrestu vetem truprojat e atij te shemtutit akoma Rezart Taci-n kshu quhet ai.
Baze ka shkruar te gazeta e tij dhe ka akuzuar Taçin për kontrabandë.
Ja ca shkruan balkanweb-i
Botuesi i Temës është autor i dhjetra shkrimeve por edhe i disa emisioneve që kanë patur në qendër pikërisht praktikat e ndjekura për privatizimin e ndërmarrjes më të madhe të rafinimit dhe tregtimit të naftës në Shqipëri ARMO, e cila u ble një vit më parë nga biznesmeni Rezar Taçi, ndonëse fillimisht ky privatizim u shpall sikur ishte kryer nga një firmë amerikane. Në artikujt e tij, Mero Baze ka folur për një aferë korruptive në këtë privatizim si dhe ka denoncur ato që i ka cilësuar si lidhje të interesit financiar
mes sipërmarrësit Taçi dhe kryeministrit Berisha. Këto fakte duket të kenë qenë shkaqet e sulmit të dhunshëm të sipërmarrësit ndaj gazetarit Baze.
personalisht skam ndonje simpati per Meron dhe kur e kam taku person i neveritshem me eshte duk nga bisedat qe ka bere nejse ... por ne ket rast me vika keq vertet.
.
ne shqiperi dhe ne zimbabue ndodhin te tilla gjera
nderkoh vazhdojne protesta ne bregdetin ''perle'' te shqiperise
ne orikum (vlore) shoku i ngushte i birit te sali berishes ka privatizuar 350.000 metra katrore toke, fshataret e zones jane akoma ne tip metingjesh dhe kane bllokuar punimet aty, ku s'dihet çdo behet... berisha i ben thirrje fshatareve qe tokat do ti meri, un i mbaj te gjitha premtimet
jale, e gjitha prone tashme e dhendrrit te sali berishes, ku s'figuron as edhe nje dokument pronesie, dhe ato tre shtepia qe kan qene jane ofsajd
ne borsh, pronaret e vjeter dhe te rinjte akuzojne keshilltarin e sali berishes qe po u rremben tokat ky i fundit.
s'di ku do ndaloje ky njeri... ju kan erresuar syte familjarisht, por megjithate un jam optimist, nje dit do tu behet gjyqi te gjitheve, pak a shume si qeverise sadamit ne irak ku askush s'do gezoj asgje.
masaker po behet me tokat e bregut
ne Vlore shoku i Shkelzenit Rrahman Selmanllari, llamanin Ilir Meta, Kakomene Fatos Nano, ne Borsh e kane pak te veshtire mendoj une por qe jane te pandalshem si frikson asgje , dhendri i Sales Jamarber Malltezi Jalen dhe Bunecin sikur degjova etj etj Ky i fundit ka punuar ne fushen e mjedisit me organizma te huaj ne Shqiperi shoqnia e vete dhe nuses se tij jane ne pikat me kyce te qeverise aktualisht ... ka 1 shoqate mjedisi dhe nen petkun e saj 'studion" zonat me me interes per tu blere e ja propozon vjerrit me pas mendo ca behet.
kush eshte rezart mustafa taçi
Emri i plote
Rezer Mustafa Taçi
Ditelindja
6 qershor 1971
Vendlindja
Erseke
Profesioni
Biznesmen
President i Taci Oil
President i Sportk Klub Gramozi, Erseke bashke me te atin Mustafa
President i Liges se Shahut
U kthye ne Shqiperi nga Italia ne 2002
Rezar Taçi ka qenë një ndër emrat e njohur në tregun e karburanteve në Shqipëri.
Ai u përmend në vitin 2005 nga zoti Berisha përpara fitores së zgjedhjeve të qershorit, si një ndër kontrabandistët kryesor të karburanteve në Shqipëri.
Por në vitin 2008, zoti Taçi do të jetë pas gjithë operacionit për blerjen e kompanisë Armo, e cila fillmisht u shpall sikur i ishte besuar një kompanie amerikane. Sipërmarrësi Taçi u bë kështu zotërues i pjesës më të madhe të treguet të karburanteve dhe ndërkohë u kujdes për imazhin e kompanisë së tij duke shpenzuar sasi të mëdha në reklama në thuajse të gjitha mediat kryesore të vendit. Në korrik të këtij viti madje ai hyri në bisedime për blerjen edhe të një klubi futbolli në Itali, atë të Bolonjës, operacion nga i cili u tërhoq pa dhënë shpjegime 24 orë përpara nënshkrimit të kontratës.
mare nga shekulli
---------------------------------------------
si i ben per vete klani i sales pisat... siç jane dhe vete
pak a shume me kujton historine e nje prokurori te pergjithshem (nje lushnjar me duket) ku s'la mbledhje parlamenti ne 2005 te mos e diskutonte si prokuror i korruptuar, mbron krimin, etj. apo dhe ne tv e gazeta... kerkonte heqjen e tij nga ai posti, nuk la pasuri pa i nxier ne shesh, sot ai vazhdon po ne ate vend pune i qete dhe me i forte se me pare... pra o me mua o tjeter opsion s'ka.
Policia e Tiranes e ka shpallur person ne kerkim por menjehere i eshte pergjigjur Taci ne linje telefonike : Une nuk fhihem jam gati te perballem me drejtesine...
Ah e shkreta drejtesi sec do heqe...Babiloni hesapi...Paraja shkrin dhe gurin...
Tjetri thote qe s'e ka prekur me dore .........
Ngelen duke e rrahur kete te shkretin... Mero...si thone ca ..mbas qafe te ardhte..
Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
..mbas qafe te ardhte..
Tulipan vajze e nenes kjo nuk eshte ironi ..ka shume shprehje .. Te arthte nga mos e pandefsh etj. etj..une e thashe kete: sepse duke qene mir e bukur me shoke ne lokal , vjen tjetri si (gjel kaposh ) e te qellon nga mbrapa kokes... keshtu qe mos guxo te flasesh e tu nxjeresh te palarat ne publik..
-----------------------------------------------
Citim:
Po citoj ato që tha turll
Tjetri thote qe s'e ka prekur me dore .........![]()
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Kush e di sa do jene paguar qe te heshtin ata qe ishin te pranishem ulur ne ate lokal.![]()
dolen ne proteste sot ne perkrahje te M.Bazes para kryeministrise ...
ja 1 lajm nga TCH per ju qe nuk jetoni ketu
Me teper se dhune ndaj nje personi Shoqatat e Gazetareve e cilesojne ate si censure mediatike ushtruar nga kryeministri Berisha .
”Perderisa nuk kapet agresori, atehere shteti eshte agresor ndaj gazetarit Mero Baze dhe jo vetem, por edhe ndaj gjithe kolegeve te tij”, u shpreh botuesi Ylli Rakipi.
”Sot kemi vetem nje agresor, qe eshte kryeministri Berisha, i cili e ka treguar cdo gje me fakte”, u shpreh Filip Cakuli, drejtues i ”Fiks Fare” ne Top Channel.
Te pranishem ne kete proteste emra nga me te njohur te gazetarise ne vend deklarojne se nuk do te lejojne askend te cenoje fjalen e lire por t’i japin asaj pushtetin qe meriton .
Protesta e shoqatave te gazetareve u mbeshtet edhe nga qyetare te thjeshte te cilet ne fund te protestes leshuan kepuce drejt selise se kryeministrise, si simbol i peruljes se qeverise para kembeve te nje biznesmeni, si Rezart Taci.
Me gjithe antipatine therrese qe kam per nje gazetar si Mero Baze,ajo qe ka ndodh eshte absurde dhe te le vertet nje shije te keqe! Vetem ne nje vend te botes se trete nje bisnesmeno-batakci-mafioz mund te urdheroje gorrillat e tij te rrahin nje gazetar !!
Por ama s'duhet harruar qe Baze dikur lepinte nga koka tek kemba Berishen dhe sapo ky i fundit i hidhte ndonje "kocke" ...direkte shkruante artikullin e radhes shpifes e demagog kundra te majtes !
Tani ka filluar e demaskon cdo pisllek te familjes Berisha....e ben per hir te vertetes,te idealit e etikes,pasi mene fund hapi syte e sheh kush eshte vertet Sali Berisha,apo ndoshta pasi zoti kryeminister i ka prek ndonje bisnes ne menyre direkte apo indirekte ???
Kjo eshte gjeja qe ma shpif tek gazetari me emrin Mero Baze !! Sdq e perseris,ca ka ndodhur eshte vertet e turpshme !!
Citim:
Po citoj ato që tha Roi
Tani qe e quotova punonte ..........
Ca bari shemtut ....... ku i ka gjet ato karrige .......
Ambasadoret skandalizohen nga justifikimi i dhunes ndaj Mero Bazes
Ja cfare thote ambasadori amerikan, troç fare:
"Kam lexuar me kujdes gjithcka qe eshte shkruar dhe reagimet ndaj sulmit. Me duhet te them qe disa prej atyre reagimeve une i gjej qe jane tejet te veshtire per t’u kuptuar. Ne fakt kam lexuar editorial dhe komente te tjera qe lene te kuptoje se ajo qe Mero Baze ka bere ka qene e merituar dhe se ai e ka provokuar kete me shkrimet e tij. Ishte e trishtueshme qe ne bisedat e mia personale me disa qeveritare dukej sikur i bashkangjiteshin ketij qendrimi. Ne fakt duhe te them qe u shokova kur mbreme degjova nga zotin Frangaj gjate emisionit “Opinion” qe rrahjet jane te justifikuara ne kete situate. Jam kategorikisht kunder asaj qe ai shprehu, por gjithashtu doja t’i thoje se une i jap te drejten qe ai te shprehi mendimin e tij pavaresisht se nuk jam dakort me te”, u shpreh Withers.
Pastaj shton:
“Shqiperia ka nevoje ta provoje veten se e ka merituar anetaresimin ne keto aleanca te fuqishme (ref. NATO). Ajo qe une dua t’ju them eshte qe nje test i kesaj gadishmerie do te jete menyra sesi institucionet shqiptare do te pergjigjen ndaj ketij sulmi.
Ne te njejten vije me zyrtarin amerikan ishte edhe ambasadori i OSBE-se ne Tirane, Robert Bosch.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=166991
--------------------------------------------
Ike plaku Merre...
Me ne fund po perplaset ne fytyre mentaliteti i poshter qe kane shqiptaret e te gjitha niveleve. Ai mentalitet qe justifikon dhunen me idene "e kruajti vete".
.
ky ambasadori lexova sot qe kishte perkrahur berishen per denimin e shpejte qe i kishte bere agresorit.
budalliqe...
ne fakt fajtori une jam i idese, qe tjetri nese ta ben borxhe (''e krruajti vete'') o vrite o mos e ngacmo kot sa per zhurme
pak a shume siç bejne ne rusi... hiqe qafe e mbaroj muhabeti
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
tjetri nese ta ben borxhe (''e krruajti vete'') o vrite o mos e ngacmo kot sa per zhurme
pak a shume siç bejne ne rusi... hiqe qafe e mbaroj muhabeti
E bukura eshte qe ky Taç Vajguri eshte aq plehre,sa i dergoi Tgcom-it (te pseudo shokut te tij,Berlusconi) nje mesazh ku bente si viktime !! Sipas versionit te Taçit, nuk kish pas asnje kontakt midis tij dhe Meros,e jo me ta kishte rrahur !! Jane te tera shpifje te qellimshme pasi un jam biznesmen i fuqishem e duan te me shkaterrojne !!
Tallu Taçi tallu ....per me shume ka filluar e i ben qejfin vetes,ben dhe si interesant e thote qe do te bleje Milanin por Berluska nuk ja shet
E kush,Rezart Taçi .... po ik bli ndonje Shkumbin apo Beslidhjen thuaj e leri pordhet e shumta se grisin breket e reja ....thote populli !
Kjo eshte e keqja e Shqiptareve ne pergjithesi. E shikojne dhunen si dicka normale, te pranueshme. Dhuna eshte e vetmja zgjidhje, dhe me e keqja i ben te ndihen me krenar e triumfant ne syte e te tjereve. Eshte me e rendesishme opinioni i te tjereve se vet ligji.
Pavaresisht nese Taçi ka rrahur Mero Bazen apo jo, llogjika e politikaneve tregon se jemi nje popull barbar, pa elite dhe pa rregulla. Ambasadori amerikan nuk e ka hallin tek Mero Baze, por tek fakti qe njerez te qeverise arrijne te perdorin llogjiken "e kruajti vete". Me pak fjale qeveritaret konfirmojne se nuk ka drejtesi ne Shqiperi.
Fjalet e ambasadorit jane nje leksion sesi ndertohet shteti. Ne amerike ja bejne femijeve 5 vjeç, kurse ne Shqiperi duhet t'ia beje gomereve qe perdorin teorine "e kruajti vete". Baza e demokracise eshte shprehja e mendimit te lire. Nese Mero Baze abuzon, ofendon apo shpif duhet te funksionojne institucionet e drejtesise dhe jo druri pas qafe. Prandaj "i jep te drejten Frangajt te thote ate qe do, sepse eshte e drejta e tij"... edhe kur thote budalleqe.
Ah si eshte kjo pune, njerezit ankohen per politikanet dhe politikanet vazhdojne te mbijetojne fale injorances se njerezve.
Nga Erl Murati
-----------------------------------------------------------
E vërteta është tkurrur aq shumë saqë sot, atë duket se e thotë vetëm një njeri -imagjinoni - Mero Baze. Ç’tragjikomedi”.
Kështu e mbyllja një koment për dosjen e Gërdecit, të botuar në gazetë më 1 shtator të këtij viti.
“Tragjikomedi” – tragjike sepse njerëzit që thonë të vërtetat janë gjithnjë e më të paktë dhe komike sepse Mero Baze është një gazetar që të vërtetat i ka po aq subjektive sa ç’ka edhe interesat e bindjet politike ndër vite. Fati i keq e desh që Mero Baze të bëhej këto ditë protagonist i një ngjarjeje të shëmtuar ku ai ishte viktima. Pa i hyrë debatit për shkaqet e këtij incidenti, vlen për t’u theksuar se Mero Baze atë natë tek “Capriccio” përfaqësoi median shqiptare duke duruar pasojat e tentativës së rradhës për t’i mbyllur asaj gojën. Ky rast, duhet të na bëjë të reflektojmë edhe një herë mbi situatën e komunikimit në Shqipëri.
Shumëkush tenton të hedhë baltë mbi punën e gazetarëve, politika e sulmon sistematikisht, biznesi mundohet ta joshë dhe opinioni publik, për të qenë të sinqertë, qëllon që ia përbuz faktet që s’ia pëlqen. Por, duhet thënë në krye të herës që media në mos më i besueshmi, është ndër institucionet me të besueshme të shoqërisë. Media ka për qëllim të informojë të vërtetën dhe të vërtetat nuk janë asnjëherë të thjeshta. Ndaj, ka gazeta dhe televizione “të pavarura” dhe të pavarura, të majta e të djathta, të gjitha këto informojnë. Në një botë që nuk ka vetëm dy ngjyra, informacioni s’mund të jetë bardhezi. I takon publikut ta shohë realitetin me sytë e “Gazetës Shqiptare”, “Shekulli”-t apo “Standard”-it, “News 24”-s, “Top”-it apo “Klan”-it. Secili mund të zgjedhë atë që dëshiron, bota e informacionit funksionon mrekullisht. Fatkeqësisht dhe fatmirësisht, misioni i medias mbaron tek informimi. Eshtë shoqëria dhe institucionet e tjera të saj që duhet të bëjnë punën e tyre.
Pak ditë më parë, një koleg i tha gazetarit Tedi Blushi, i cili zbuloi skandalin e “dhurimit” të Jonit nëpërmjet marrëveshjes për kufijtë detarë me Greqinë: Hë, s’po shkruani më për detin apo e kuptuat që e kishit gabim?! Më duhet të kujtoj se “Gazeta Shqiptare” publikoi për gati 1 muaj, çdo ditë, informacione ekskluzive që hodhën dritë mbi këtë marrëveshje dhe bënë transparente arsyet e nxitimit të qeverisë për ta ratifikuar atë në Kuvend. Misioni ynë mbaroi aty: i takon Gjykatës Kushtetuese, Parlamentit dhe Presidentit të Republikës të bëjnë detyrën që ia ngarkon Kushtetuta. “New York Times” botoi vetëm një shkrim, tek-pullë, për trafikun ndërkombëtar të armëve dhe ngriti në këmbë Kongresin amerikan, Pentagonin, Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë. Ata bënë detyrën e tyre, ndaj sot Efraim Diveroli rrezikon 5 vite burg. Por “New York Times”-i nuk botohet sigurisht në një vend ku gazetat konsiderohen letra higjenike dhe gazetarët “prostituta të fjalës së lirë”.
Ç’duhet të bëjë media më tepër: a nuk ishte e përditshmja “Albania” ajo që hodhi dritë e para mbi skandalin e rrugës Rrëshen-Kalimash, 63 kilometrat e së cilës po na kushtojnë mbi 1 miliardë euro? Mediat e tjera i dhanë zë aferës: prokuroria nisi hetimet, zbuloi një vjedhje 320 milionë euro, por drejtësia e mbylli dosjen. Ministri përgjegjës u gradua në një post më të rëndësishëm. Si për ironi, Lulzim Basha është personi që sot duhet të japë urdhrin për ndalimin e agresorëve ndaj Mero Bazes.
Liria për të folur është ngjizja, thelbi, fillesa e demokracisë. Liri për t’ia futur kot, edhe me deklarata të tipit: po qe grua dhe po e pate mbiemrin Qirjako, ke lidhje me drejtorin e Hipotekave – Mero Baze apo dhe inate personale të tipit: mirë ia bënë, se Mero është kampioni i shpifjes – Aleksandër Frangaj. Rrota e demokracisë ecën për sa kohë lubrifikohet nga liria e të shprehurit; më tej, përgjegjësia është personale, syri i Zotit dhe i ligjit na vëzhgon e na gjykon të gjithëve.
Ndaj u ndjeva mirë që kolegu Aleksandër Çipa ndërmori dje nismën e një proteste për t’u solidarizuar kundër rrahjës së kolegut Baze; ndaj u ndjeva mirë që kolegë që nuk thanë asnjë fjalë në mediat e tyre për incidentin (normale, media është biznes, as kishë – as xhami) ishin të pranishëm në këtë protestë. Ndaj u ndjeva keq, kur pashë njerëz të aparatit të PSSH-së dhe të G99 që tentuan të na e vjedhin këtë protestë duke hedhur këpucë të vjetra në oborrin e kryeministrisë.
Askush nuk ka moralin të flasë në emër të mediave apo t’i përfaqësojë ato, sepse mediat flasin vetë. Në këto 10 vite të punës sime si gazetar, presionet nga “e majta” kanë qenë po aq intensive sa ato nga “e djathta”. Ndoshta është normale të jetë kështu, për sa kohë politika jeton përmes medias.
Unë e di që ka gazetarë që e kanë filluar karrierën e tyre me “Mountain Bike” dhe po e vazhdojnë me “Tuareg”-ë. Siç do të thoshte Montanelli: ata s’kanë lidhje me gazetarinë pasi ky zanat nuk të bën të pasur. “Nëse takoni një gazetar të pasur, mos i zini besë”, shton ai.
Por, di edhe që në festat e fundivitit të kaluar, “Canale 5” e çeli edicionin e lajmeve me një intervistë bajate të Berluskonit, ku ‘Kavalieri’ foli mbi 10 minuta për dashurinë e tij për popullin italian dhe planet për rindërtimin e Italisë europiane.
Dua të them, media nuk është perfekte. Askund.
Por, a është vallë faji i medias që prokuroria druhet të thërrasë dëshmitarë Fatmir Mediun e Shkëlzen Berishën në gjyqin e Gërdecit? Apo është faji i saj që Gjykata Kushtetuese tallet dhe në vend që të shqyrtojë ligjshmërinë e marrëveshjes me Greqinë, ka shpallur në kërkim statutin e Partisë Socialiste?
Aq më pak është përgjegjëse ajo, për faktin se 10 shqiptarë nuk bëhen dot bashkë për të protestuar për rritjen katastrofike të çmimeve, për energjinë që po rifillon të mungojë, për tarifat abuzive të telefonisë, karburanteve etj.
Eshtë momenti që në bangën e të akuzuarve të ndërgjegjes së opinionit publik, të vihen ata që po bëjnë simfoni me shurdhërinë ndaj skandaleve që po zbardhen në media. Ka ardhur momenti që ky opinion t’u jetë mirënjohës gazetave dhe televizioneve. Sepse ndoshta ai ka qeverinë që meriton, por duhet të bëjë më tepër për të merituar median që e informon.
--------------------------------------
Nje koment:
Nje nga shkrimet me te llogjikshme qe kam lexuar. Eshte rasti me i mire per ti vene zjarrin oligarkise dhe per te distancuar median nga pushtetet e tjera. Vecse nuk kuptoj pse Erl Murati me rezulton shok me Shkelzen Berishen ne Facebook.
http://www.facebook.com/people/Erl-Murati/708620132
Pak ore me pare TV italian tregoi jeten e Peppino Impastato-s, djalit qe tallej me mafiozet siçiliane. Dhe te mendosh qe ai nuk i jepte as doren mafiozeve kur i erdhen ne varrimin e te atit. Ndersa ketu dora i jepet edhe ne largesi, duke i bere shoke ata qe neser ndoshta duhen denoncuar neper artikuj.
Citim:
Po citoj ato që tha Tulipani
Hajde hajde ca arsyetimi.
E di si eshte puna e ketij muhabeti njesoj si ajo shprehja fshati digjet e k.... krifet
Mediat dhe njerzit jo te merren me problemet kryesore qe ka Shqiperia por merren me M.Bazen e Tacin kane me shume se 1 jave. OK ndodhi ai incident ligji te veproje e kaq ska pse behen martira kot me kot apo skane me ca te mbushin gazetat dhe emisionet televizive ....
Sa kam qesh me kete Tac Vajgurin po ku ja gjete re Roi ...po dje ku taci tha qe nuk ishte faji i tij kishte hyre me i nda ...po mund te di dicka nga u be kaq i pasur ky se se kam idene ...
nuk e di a i ndjek kush ktu kto mma fights dhe ufc fights por Fedor Emenialenko eshte me te vertet me i forti ne bote sot per sot.
33 fitore, i rrah njerzit dy here me te medhenj se veten dhe te gjithe kampiona bote ne marshall arts, ne boxing, ne mui tie, etj te gjithe pa perjashtim i ka rrahur, fedor eshte numer 1 ne bote dhe i pamposhtur.
33 fitore e vetmja humbje qe ka eshte kur eshte gedhishtur nje here nga kundershtari dhe nuk e humbi ndeshjen por ishte vet stili i ndeshjes se cili gerdhishtet i pari (dicka kshtu). nje tip i qete dhe nuk duket i tmerrshem kur e shikon por eshte me i forti ne bote. pa asnje egzegjerim.
hallall.
oh! se harrova sonte fitoi ne menyre spektakulare ne rounding e dyte kunder brett rogers edhe ai nje kampion dhe me mi madh fizikisht se fedor.
por fedor e futi ne gjume sic ben me te gjithe
Argita Malltezi: Taçi jo klient i studios sime ligjore. Pse e refuzova Bazen
Argita Malltezi hedh poshtë faktin se Rezart Taçi është klient i studios së saj ligjore. Duke iu referuar shkrimit të botuar në gazetën "Tema", vajza e Kryeministrit Berisha del sërish në skenë për të mohuar përmbajtjen e tij, ku e përditshmja "Tema" bënte me dije se biznesmeni Rezart Taçi ishte klient i studios së saj ligjore të këshillimit. Në deklaratën e saj, juristja Malltezi thekson se biznesmeni Rezart Taçi nuk është klient i saj dhe më pas bën me dije edhe arsyet që e kanë çuar atë për të refuzuar Mero Bazen të bëhej klient i studios që ajo drejton. Duke iu referuar çështjes "Taçi" dhe deklaratave të bëra në emër të saj, Malltezi tregohet e hapur për të sqaruar cilindo që pretendon të kundërtën e asaj që ajo thotë. "Sqaroj më përgjegjësi të plotë se Rezart Taçi në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka qenë klient i studios sime.
"Në fakt, e vërteta është se Mero Baze ka qenë klient i studios sime deri në kohën kur studioja i refuzoi të përpilonte sipas kërkesave të tij një praktikë për rimarrjen pa shpërblim të gazetës ‘Tema‘, të cilën ai më parë e kishte shitur me një çmim qindra milionësh", thotë ajo. Në vazhdim të deklaratës së saj, Malltezi shton se "kur ne i bëmë të qartë se një praktikë e tillë binte erë pastrimi parash, zoti Baze vendosi të mos ishte më klient i studios sonë dhe nisi serinë e tij të shpifjeve". Duke përgënjeshtruar shkrimin e ditës së djeshme në gazetën "Tema", ajo bën me dije se "në fletushkën personale "Tema", pronari dhe gazetari i saj Mero Baze vijoi me shpifjen e radhës, sipas së cilës Rezart Taçi ka qenë klient i studios sime ligjore". Por në fund të deklaratës së saj, juristja Malltezi sqaron se dënon ashpër dhunën ndaj cilitdo gazetar, duke e cilësuar si një akt që lëndon mbarë shoqërinë.
(G. Shqip)
(ishte kenaqesi per mua te lexoj ket artikull marre nga balkan insight)
An upcoming documentary will highlight a little know episode in World War II in which Albanian families sheltered and saved Jews during the Holocaust.
As highlighted recently by US broadcaster CBS, "God's House" shows how many Albanians risked their lives to shelter Jews in their houses.
Infact, according to the International School for Holocaust Studies, Albania did not turn over a single Jew to the Nazis, CBS reports.
When the Germans demanded the Albanians provide lists identifying Jews in their country, the Albanian government did not comply. Futhermore, it even warned Jews to hide and urged its citizens to help them.
After the war, there were more Jews living in Albania than there were before.
The report shows how in the lead-up to the outbreak of the war, and during the first year of the war, the Albanian culture of honour or ‘besa’ ensured that the Jews that managed to escape Eastern Europe and get to Albania were protected from danger.
‘It has to do with a certain sense of honor, an honor code that they take very seriously,’’ Deborah Dwork, an author who has published a book on Jewish refugees told CBS. "It's not simply to give someone something -a bed for a night, a hot meal. It's really to offer protection, full protection,’’ she added.
This whole episode was then buried and forgotten, primarily due to Albania’s isolation after the war, in which there was virtually no communication between the country and the outside world.
Jews saved by Albanians
kjo eshte pjese e dokumentarit trasmetuar ne CBS ktu ne us, eshte kenaqesi te degjosh gjera te mira per vendin/populin tend nga te huajt.
Ok Kurti shume interesante ,po doja te dija kemi gjera zyrtare nga shteti Izraelit qe ne paskemi shpetuar 2 mi familje Izraliane ne Shqiperi ,se dhe Anjshtanine nxorrem qe paska udhetuar me pashaport shqiptare drejt Amerikes ,dhe kjo ngjarje qe paskemi ndihmuar ka ndodhur kur ne Shqiperi drejtonte Mbreti Zog ,i cili mercedesin kabrio e mori dhurate nga A.Hitkeri, i cili mbante maredhenie me Italianet , i cili dhuroi She Nanoi se juve SHqiptaret na dolet kudo.... Di nje dicka familje cifute ,familje them un ska pas fare cifut mbas luftes .....Se mos ta ngatrrosh me Armenet a po ishin ne te gjithe Shqiperin 10 familje dhe shqiptaret i ngatrronin dhe i therrisnin cifute ....
.
ne vlore ka qene nje lagje me çifute, bile dhe varreza (ku pronari i tokes me vone i pastroje i hodhi ne det)
çifuti me me fame ne shqiperi mbetet ai korçari qe beri formulen e konjakut famoz me 5 yje, nuk tregonte formulen edhe se e burgosen ku dhe vdiq me vone
nejse,
ne 90' ramizi fshehurazi i dha ok shtetit izraelit te merrte çifutet shqiptare... me duket se ja dyqind gjith e gjith, ku me vone jane kthyer nje pjese e mire ne tirane me punera kyçi (siç e kan zakon) si pershembull konsilieri i presidentit aktual bamir topi, eshte çifut i kthyer ne shqiperi.
kshu pra ti air-force-one, qe mban dhe ate nen titull ''politikan''
Citim:haha airforce! rendesi ka qe cifutet na kane marre me sy te mire:p cfar ka ndodhur dhe si ka ndodhur thjesht po i mesoj nepemjet ktij dokumentari.
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Ok Kurti shume interesante ,po doja te dija kemi gjera zyrtare nga shteti Izraelit qe ne paskemi shpetuar 2 mi familje Izraliane ne Shqiperi ,se dhe Anjshtanine nxorrem qe paska udhetuar me pashaport shqiptare drejt Amerikes ,dhe kjo ngjarje qe paskemi ndihmuar ka ndodhur kur ne Shqiperi drejtonte Mbreti Zog ,i cili mercedesin kabrio e mori dhurate nga A.Hitkeri, i cili mbante maredhenie me Italianet , i cili dhuroi She Nanoi se juve SHqiptaret na dolet kudo.... Di nje dicka familje cifute ,familje them un ska pas fare cifut mbas luftes .....Se mos ta ngatrrosh me Armenet a po ishin ne te gjithe Shqiperin 10 familje dhe shqiptaret i ngatrronin dhe i therrisnin cifute ....
Erious po te them akoma me R. Aline qe pa pike turpi genjeu perpara nje jave,interviste tek Top-CH dhe ka nje jete qe genjene per historine e vertet te Shqiperise....
Krenaria jone per kete eshte legjitime ,madje ne kushtet e ringjalljes se antisemitizmit sot ,kjo krenari e ripohon me kuraji kete program morla.Nderkaq,duhet thene se ,prohebreizmi shqiptar nuk mund te sherbeje as si alibi ,as si pasaporte qe u jep shqiptarve te drejten te shpallen si nje popull qe nuke njeh rracizmin...
Thjesht me plot gojen mund te themi se ,per fat te keq si shume te tjere ,populli yne ka qene dhe mbetet i prekur nga kjo semundje e rende .Eshte po aq e vertet se historia shqiptare nuk njeh as pogrome,fushata psikoza e programe raciste ,por kjo sdo te thote qe shqiptaret jan engjej....Emertimet qe ne i japim ...jevg,magjyp, gabel jane disa deshmite si perfaqesore te tij ,ka qene dhe vazhdon te jete i pranishem ne jeten e shqiptarve..Ne shumicen e rasteve nen nje petk bablok e tolerances te dyshimte nga anae shqiptarve,pjella e ndjenjes se superioritetit...
Ne jemi racista kunder fqinjve tane kryesisht sllaveve,emrtimet ..shkja shkine ,me nder grek shule ,turqve halldup anadollak turkoshak ,italianit pepino ,breshkaxhi ,me thuaj i lam gje pa i gjetur te tjerve se kur mbarojme shajme vetveten ...
E dini qe Konti francez Gobino dhe fyhreri A.H na kane percaktuar si Ariane !!! Biseda te tilla,edhe sot i vene bashkombasit tane nen hutim te plote ,ngaqe ne vend te simpatise qe presin nga degjuesi ,shkaktuar sipas mendjes se tyre ,nga nje bashkefajesi luksoze,ata ndeshin moskuptimin e plote shoqeruar me percmim dhe tmerr...
Ok Kurti pershendetje ...dakord nese keto qe the ekzistojne nese ai ka folur kshu ja dime per faleminderit ......Por ama dime na shkoi jeta duke ngirtur flamujt e tjetrit po kurr nuk hodhem syte nga flamuri jone .....
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
hostoria
Kam pershtypjen se jane te bardhet (ndoshta dhe Erious), qe adhurojne zezaket nga ana seksuale. Dhe prandaj si honepsin dot verdalle. Kane friken se dalin jashte loje po hyjne zezaket... ne loje.
.
fajtori, them natyrale sepse eshte e provuar shkencerisht
sidhe mos shiko endrra me hajdaret e zezakeve... ja pyet femrat ketu, palla sa e nje zezaku si hyn shum ne pune femrave, pra s'eshte faji i bibilushit kur raporti nuk funksionon
Eriossss mund te thuash se cfar jan Shqiptaret..........Pellazge Iliria kristian turq komunista dashuruat bolshevizmin tashti cirreni amerikaneeeee ,Eriosi Izraliannnnnnnn ....SHALOM.... Ai mbreti jot kuj nuk po ja shiste Shqiperine ,dhe kjo doli qe Izraeli te krijonte shtetin e tyre ne Shqiperi ,as vete si kuptoj Greket jan krenar per token e vet Armenet jan krenar atje ku jetojne ,po keto pseudo Shqiptaret deshir te madhe paskan pasur ta shesin ate truadh os ete quajne provinc Turke ,ose sju merret vesh ................
Citim:
Po citoj ato që tha erious
.
fajtori, them natyrale sepse eshte e provuar shkencerisht
hajde muhabet hajde nga diskutimet e ngjarjeve nga Shqiperia kaluam te studimet e organit seksual hahahaaa per ket ceshtjen e fundit ka studime Faje qe tregon lidhjen e races me permasat e organit po qe se te intereso po hap 1 teme me vete anej nga erosi e flasim
na lini tani te shajme Berishen se jam per sherr tashi :p
.
me mjafton ta thojne 2 shkencetare e jo 2 gazetar, per te aritur ne konkluzion qe ashtu eshte, duke u bazuar dhe nga ndjenjat apo eksperienca e jetes gjithashtu
fajtori, shpjegoji air-force-one se ça jane shqipetaret, mos u merr me mua, se genjen veten e s'ka ku shkon me keq.
Eri eri top sheqeri....Jo tiiiiiiiiiiiiiii po nese do te debatojme virtualisht me ty ose me ndo nje tjeter, dhe nga ato qe mbajne poste ne qeveri nuk i kan as shkolle as eksperience ,dhe skam nevoj te me tregojne se kush jane Shqiptaret se atje nga vjen mbiemri im, atje ka lindur cilivizimi ....
Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Eri eri top sheqeri....Jo tiiiiiiiiiiiiiii po nese do te debatojme virtualisht me ty ose me ndo nje tjeter, dhe nga ato qe mbajne poste ne qeveri nuk i kan as shkolle as eksperience ,dhe skam nevoj te me tregojne se kush jane Shqiptaret se atje nga vjen mbiemri im, atje ka lindur cilivizimi ....
Angeldevil, disa studime nuk kane gjetur korrelacion mes madhesise se penisit dhe races. Te tjera ndoshta po.
Fshati ne feste... Dy veta mjaftojne qe diçka te jete e vertete? Atehere i bie qe cigarja s'ben asnje dem ndaj shendetit se gjehen kollaj dy shkencetare qe e thone.
Ne fund fare secili do besoje ate qe do. Por "adhurimet dhe honepsjet" e te bardheve jane diskutime te semura qe s'kane as intelekt, as njohuri, as shkolle brenda. S'vlen te harxhoj kohen, shpresoj vetem qe viktimat ne kete rast te mbeten viktima perjetesisht, sepse po u bene katile do viktimizojne boten. Siç beri viktima tjeter, Hitleri, qe kishte mamane sherbetore ne familje çifutesh.
Kalofshi mire.
jam Izralian SHqiptar
Gjithsej 67 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 3316 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.