Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 229 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Futboll (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=13)
-- Kampionati Europian 2012 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18630)


Postuar nga Dulcis in Fundo datë 29 Qershor 2012 - 01:36:

Ptu!


Nejse.. Mbaroi.


Postuar nga Piktor datë 29 Qershor 2012 - 01:38:

Gjermani - Itali.

Citim:
Po citoj ato që tha Dulcis in Fundo
Ptu!


Nejse.. Mbaroi.

Gol i gjermanve. Ne fakt penallti e kthyer ne gol nga ozil.
Italia ne finale.


Postuar nga cecilia datë 29 Qershor 2012 - 01:43:

Hallall Italjonve. Fitore e merituar. Luftuan ne grup dhe fituan. Mos flas pastaj per fatin e buffonit. Ne xhep e kishte.

Tani dua ta fitoj kampionatin Italia.


Postuar nga Piktor datë 29 Qershor 2012 - 01:43:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
E keqja eshte se i hypi vetja ne qef ketij qe boni golat


Postuar nga raid datë 29 Qershor 2012 - 01:44:

Kujt i binte me u zhvesh tashi?..


Postuar nga Mon Cherry datë 29 Qershor 2012 - 01:49:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Hallall Italjonve. Fitore e merituar. Luftuan ne grup dhe fituan. Mos flas pastaj per fatin e buffonit. Ne xhep e kishte.

Tani dua ta fitoj kampionatin Italia.



pse je kthy tifoze e italjonve ti e?


Postuar nga shelgu datë 29 Qershor 2012 - 01:50:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Kujt i binte me u zhvesh tashi?..

Mendje e hajrit.
Pa he te shofim se Balotelli u xhdesh


Postuar nga Piktor datë 29 Qershor 2012 - 01:53:

Itali- Spanje Finalja

Jashte çdo parashikimi kjo Itali sot eshte ne finale. Sot italianet fituan kundra ekipit me te kuotuar per finaliste dhe fituese te ketij edicioni. Sot perjetuam sesi kjo Itali arriti te shkaterronte lojen e bukur gjermane. Italia sot eshte me te vertete nje skuader qe di te pershtatet me kundershtarin dhe nuk ka frike. Te lodhur, te demtuar arriten deri ne fund te permbanin gjermanet. Mund te thuhet se mbrojtja italiane shkelqeu dhe Pirlo sigurisht qe do te marre kepucen e arte.


Postuar nga raid datë 29 Qershor 2012 - 02:28:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Mendje e hajrit.
Pa he te shofim se Balotelli u xhdesh


Mu me vjen keq per vizionerin, ia kam merakun...


Postuar nga Eria datë 29 Qershor 2012 - 02:29:

Thumbs up Re: Itali- Spanje Finalja

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Jashte çdo parashikimi kjo Itali sot eshte ne finale. Sot italianet fituan kundra ekipit me te kuotuar per finaliste dhe fituese te ketij edicioni. Sot perjetuam sesi kjo Itali arriti te shkaterronte lojen e bukur gjermane. Italia sot eshte me te vertete nje skuader qe di te pershtatet me kundershtarin dhe nuk ka frike. Te lodhur, te demtuar arriten deri ne fund te permbanin gjermanet. Mund te thuhet se mbrojtja italiane shkelqeu dhe Pirlo sigurisht qe do te marre kepucen e arte.



Do jete ndeshje e bukur.


Postuar nga Fajtori datë 29 Qershor 2012 - 02:49:

Itali - Spanje, ndeshje mister. Te dy ekipet kane treguar se mund te luajne mire, por mund te luajne dhe keq gjate ketij kampionati. Se kush do jete me mire eshte vertet veshtire te caktohet. Ishalla nuk shkon 0-0 se nuk shtyhen ndeshjet pa gola.

Per mua, me mire te fitoje Italia se e meriton cik me shume me keto qe po ben sesa Spanja qe ngeli duke marre kupa.


Postuar nga shelgu datë 29 Qershor 2012 - 03:07:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Mu me vjen keq per vizionerin, ia kam merakun...


Ore edhe une Vizion po mendoja, per bese. Sa bukur qe betohem si shqiptar i vertete, le te thote Mondi c'te doje.

Po degjoj komentet tani.
Komentatori i ndeshjes, ishte shume i kenaqur nga nje loje e bukur dhe vleresonte me shume Bufon, Pirlo DeRosi (lojtari me i paguar) dhe gjeniu i padukshem Cassano. Pse i tha "i padukshem" kushedi.
Dhe sigurisht vleresoi Balotellin si realizues, por me shume si pozicional


Postuar nga al74 datë 29 Qershor 2012 - 03:55:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Itali - Spanje, ndeshje mister. Te dy ekipet kane treguar se mund te luajne mire, por mund te luajne dhe keq gjate ketij kampionati. Se kush do jete me mire eshte vertet veshtire te caktohet. Ishalla nuk shkon 0-0 se nuk shtyhen ndeshjet pa gola.

Per mua, me mire te fitoje Italia se e meriton cik me shume me keto qe po ben sesa Spanja qe ngeli duke marre kupa.


itali - spanje nuk eshte me mister. fiton italia e mjaft. cdokush qe kupton paksa nga futbolli e nga jeta, ketu, nuk ka me dyshime. italia fluturon me krahet e entuziazmit e nuk ka zot ti mohoje piedestalin
i vetmi problem o se nuk maj mend ne duhet me u zhvesh une apo Ceci


Postuar nga Fajtori datë 29 Qershor 2012 - 04:01:

Dale derbar dale se doli topi katror

Entuziazmi momentit me lojen te dielen ka shume ndryshim. Spanja ka 1 dite me shume pushim.


Postuar nga al74 datë 29 Qershor 2012 - 04:10:

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Dale derbar dale se doli topi katror

Entuziazmi momentit me lojen te dielen ka shume ndryshim. Spanja ka 1 dite me shume pushim.



edhe gjermani kish 2 dite me shume pushim...
hesht se e di me mire qe forcat i leviz truni
quanta gnocca in piazza pero.... e bona i tentative me u rikthy ne moto po ecsha shtremet

gjithsesi ndeshje plot emocione e denje per te hyre ne histori.
nqs. ka nj person qe me te vertete meriton dicka eshte Andrea Pirlo, arkitekt i mirfillte.


Postuar nga Glaukus datë 29 Qershor 2012 - 04:49:

Citim:
Po citoj ato që tha lule
.

Si 1+1=2 Spanja doli ne finale , e s'doli kot , po e meritoi






....................


Postuar nga cecilia datë 29 Qershor 2012 - 10:05:

Citim:
Po citoj ato që tha al74


i vetmi problem o se nuk maj mend ne duhet me u zhvesh une apo Ceci



Me hile e bone mer katunar dreqi, ti e dije qe do e fitonte italia dhe ma rrase mua, sepse normalisht une isha me gjermont, keshtu i binte secili tu zhvishte per ekipin e vet. Si puna e bastit me pak fjale. Tashi leni llafet dhe nxirr icik muskujt.

Une vetem me mu lut Pirlo, zhvishem, per asi kokerr shqiptari ne bote


Postuar nga Vizioner datë 29 Qershor 2012 - 16:03:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Mu me vjen keq per vizionerin, ia kam merakun...





Italia e meritoje (keshtu flasin sportdashesit e vertete ).

Normal qe jam merzit. E kisha mbush Autobusin dje plot me flamure Gjermane. Dje, derieri ne oren 20:00 ishja ne Linje-pune dhe bisedat me pasagjeret dje ishin vetem rreth ndeshjes.

Nejse, dje nuk qelluam ne dite te mire si dhe fati nuk donte
Tani ia uroj Spanjes Kupen


Vecoria ime ne kete kampionat: Basti i fituar me nje Koleg grek ne ndeshjen Gjermani vs Greqi. Greku i bindur se do fitonin dhe vuri bast me mua me 1000 (nje mije) Euro, dhe une i bindur ne fitoren-kualifikimin e Gjermanit. Keshtu qe, Gjermani nuk shkoji ne Finale por une u bera me 1000 me shume
Greku-kolegu i shkrete humbi 1500 Euro ne ate ndeshje sepse vuri dhe me 5 kolege te tjere bast me nga 100 Euro


Postuar nga raid datë 29 Qershor 2012 - 19:26:

Vizioner, une ne fakt doja qe te fitonte Gjermania dje, se ai u dukte i vetmi ekip qe mund te mundte Spanjen. Por ajo Gjermania dje qe mund te ishte rraf 4 - 0, me mire qe humbi.


Postuar nga raid datë 29 Qershor 2012 - 19:29:

"People don’t like it, but it is our style" - Andres Iniesta duke folur per lojen e Spanjes.

S'ka gje se kemi tifoza shqiptare qe e quajne spektakolare lojen e Spanjes.

Une shpresoj te fitoje Italia te djelen, thjesht qe t'i vije fundi nje loje te shemtuar qe fatkeqsisht fiton gjithmone.


Postuar nga Eria datë 29 Qershor 2012 - 21:25:

Ne fakt tifozat e vertete do ja uronin Italise fitoren, sepse perderisa na nxorren ne (me tha nje gjermano sot ) duhet te fitojne dreqin, se kot mundimi qe na nxorren.


Postuar nga shelgu datë 29 Qershor 2012 - 21:59:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
"People don’t like it, but it is our style" - Andres Iniesta duke folur per lojen e Spanjes.

S'ka gje se kemi tifoza shqiptare qe e quajne spektakolare lojen e Spanjes.

Une shpresoj te fitoje Italia te djelen, thjesht qe t'i vije fundi nje loje te shemtuar qe fatkeqsisht fiton gjithmone.


Ne fakt spanjollet luajne shpejt me topin dhe nese Italai fitoi deri tani ose mundi te perballoje Spanjen ne ndeshjen ne grup, e beri pikerisht duke luajtur top te shpejte me nje takim ne mesfushe. Edhe ne ndeshjen me Gjermanin, goli erdhi pikerisht pas nje sere takimesh "me nje takim".

Problemi i Spanjes eshte se luan jo shume variante loje dhe bazohet kryesisht ne lojen tipike me nje takim deri sa mund te nxjerre nje lojtar te lire. Kjo lloj loje mund te kete efekt me ekiper, por jo aq me kombetaret ku edhe traineret jane te mire, edhe ekipi ka lojtare te zgjedhur.


Postuar nga raid datë 29 Qershor 2012 - 22:03:

Mendoj qe do jete loje te merzitshme dhe pa strategji Itali-Spanje.

Spanja, si gjithmone do luftoje per top te pare dhe qe s'e len kundershtarin te luaje.
Italia do mundohet te beje te njejten gje, keshtu qe do jete loje bjeri t'i biem, me nje te prekme, kush e prek topin me shpejt. E ngjashme me lojen Spanje - Portugali


Postuar nga raid datë 29 Qershor 2012 - 22:08:

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu

Edhe ne ndeshjen me Gjermanin, goli erdhi pikerisht pas nje sere takimesh "me nje takim".


Goli s'erdhi me nje takim te tipit spanjoll, por me dy tre takime gjithsej. Spanjollet luajne me 1 takim, por bejne 400 takime, para se t'i afrohen portes.
Ai gol ishte pikerisht nga ai tip goli, qe e ben futbollin te larmishem dhe qe Spanja nuk e ben asnjehere.

Nejse se u lodha tu shajt Spanjen mo..


Postuar nga shelgu datë 29 Qershor 2012 - 23:58:

Citim:
Po citoj ato që tha raid

Goli s'erdhi me nje takim te tipit spanjoll, por me dy tre takime gjithsej. Spanjollet luajne me 1 takim, por bejne 400 takime, para se t'i afrohen portes.
Ai gol ishte pikerisht nga ai tip goli, qe e ben futbollin te larmishem dhe qe Spanja nuk e ben asnjehere.

Nejse se u lodha tu shajt Spanjen mo..



Koncepti i te bukures eshte shume relativ.
Ajo qe i pelqen raid nuk me pelqen mua.
Psh une e dua brume ai bjonde.
Siq thote poeti

e bukura eshte relative
me e pakapshmja e ndjesive


Postuar nga raid datë 30 Qershor 2012 - 00:41:

Per shembull mua me pelqen shume loja e Luzit te Vogel.
S'ka asnje mase. Edhe deviantet kane qefet e tyre, relative eshte, le te plasin te tjeret


Postuar nga shelgu datë 30 Qershor 2012 - 00:50:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Per shembull mua me pelqen shume loja e Luzit te Vogel.
S'ka asnje mase. Edhe deviantet kane qefet e tyre, relative eshte, le te plasin te tjeret



Ore Ki Luzi mos osht prej Kavajet?


Postuar nga raid datë 30 Qershor 2012 - 00:53:

Diku anej afer Kuvajes apo Nurrsit osht me duket..


Postuar nga shelgu datë 30 Qershor 2012 - 00:55:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Diku anej afer Kuvajes apo Nurrsit osht me duket..


Epo Glaku ja di rallen
Kan goca t'bukrra me kan than keta te Qerretit.


Postuar nga raid datë 30 Qershor 2012 - 01:02:

Ne Qerreti ne Luzi jan katune me tradita dhe femna t'bukra me floke bojkafe


Postuar nga AngelDevil datë 30 Qershor 2012 - 02:23:

Spanja kampione!


Postuar nga shelgu datë 30 Qershor 2012 - 05:59:

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Spanja kampione!

Do sherr ti motra?


Postuar nga cecilia datë 30 Qershor 2012 - 13:02:

Kush do me von bast per finalen ketu? Jam gati une. Po vetem me euro jo baste me orgji


Postuar nga shelgu datë 30 Qershor 2012 - 19:39:

<iframe width="560" height="315" src="http://www.youtube.com/embed/WlxZw1TNVk0" frameborder="0" allowfullscreen></iframe>


Postuar nga shelgu datë 30 Qershor 2012 - 19:40:

LOL

http://www.youtube.com/watch?v=EIOX...feature=related


Postuar nga BIONDIA datë 01 Korrik 2012 - 01:34:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Spanja kampione!


Ja nje qe merr vesh nga futbolli.


Postuar nga Piktor datë 01 Korrik 2012 - 02:02:

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA


Ja nje qe merr vesh nga futbolli.

Bionde Italia kampione e te festojme. Kur une tifoz i thekur i gjermaneve sot i bej tifozllek italise ti do ta kesh me te lehte apo jo? te pakten per hir te djalit.


Postuar nga BIONDIA datë 01 Korrik 2012 - 02:11:

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Bionde Italia kampione e te festojme. Kur une tifoz i thekur i gjermaneve sot i bej tifozllek italise ti do ta kesh me te lehte apo jo? te pakten per hir te djalit.


Piktor mendoj se vetem ti me kupton se cfare mund te bej nje njeri per femi nga varri do u ngrija per ate ...por kete se bej dot eshte me e forte se une nuk bej dot tifo per Italine e kam me te lehte te tradhetoj Orfeun virtualisht ,realisht hahahaha sesa te tifoj ate katunarin e Casanon .


Postuar nga al74 datë 01 Korrik 2012 - 15:02:

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Kush do me von bast per finalen ketu? Jam gati une. Po vetem me euro jo baste me orgji


ti goce laj borxhet i her masanej kerko bast.

deri tashti Italia ka qene protagoniste e ndeshjeve me spektakolare .
me Spanjen eshte veshtire . sfida eshte Pirlo - De Rossi me Xavi-Iniesta.
per mendimin tim ktu eshte kyci i ndeshjes. fitofte spektakli e si gjithmone : forza azzurri!


Postuar nga lule datë 01 Korrik 2012 - 17:33:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Nejse se u lodha tu shajt Spanjen mo..


mire qe e kuptove katunar
sdi pse mduke si prej zones perqark meje ti ...
sot po u rrafe kam me tshajt keq maje mend

P.S Jam shum kurioze al-o me e dijt , nusen shqiptare e ke apo taljone ??

ai propozimi i cecit .... per stript si shum i nxeht mu duk
Un do kisha bo nomin vallahi ta kishte thon ai mistreci im ..


Postuar nga raid datë 01 Korrik 2012 - 22:00:

Citim:
Po citoj ato që tha lule


mire qe e kuptove katunar
sdi pse mduke si prej zones perqark meje ti ...
sot po u rrafe kam me tshajt keq maje mend

Lule, po fitoi Italia, shko ne Amerike. Po fitoi Spanja rri aty ku je.
Ksh e zgjidh edhe dilemen qe ke, dhe s'ke pishmane..


Postuar nga Piktor datë 02 Korrik 2012 - 00:01:

Spanje - Itali (finale)

13 minuta loje dhe Spanja po luan me bukur me qarte.
Spanje Itali 1 - 0.


Postuar nga BIONDIA datë 02 Korrik 2012 - 00:19:

Re: Spanje - Itali (finale)

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
13 minuta loje dhe Spanja po luan me bukur me qarte.
Spanje Itali 1 - 0.



Une thashe ceshte kjo qetesi ne lagje paska bere gol Spanja kush e beri golin mo ... Pikor ti me thua behu me Italine sot qe te shof nje hum bje tjeter tani do bahem si im ate me ate qe fiton


Postuar nga Piktor datë 02 Korrik 2012 - 00:28:

Spanje - Itali (finale)

Gol tjeter i spanjolleve taktike e bukur kjo.
Spanje Itali 2 - 0


Postuar nga BIONDIA datë 02 Korrik 2012 - 00:30:

Piktor mos mu merzit se o vetem pjesa e pare ka kohe akoma po he ...


Postuar nga Piktor datë 02 Korrik 2012 - 00:38:

Spanje - Itali (finale)

Italia po vuan nga deliri i mendjemadhesise dhe po tregon vetem individualitet dhe aspak loje kolektive skuadre çka e penalizoi ne kete pjese te pare.
Spanja nga ana e saj po dominon lehtesisht pa ndryshuar aspka stilin e saj te lojes edhe pse duket qartazi ne epersi.
Italia ka gjuajtur vetem dy here ne drejtim te portes se spanjolleve ndersa spanja ka ekzekutuar dy gola dhe me kete qetesi eshte fituese e ketij kampionati.
Megjithese duhet thene se edhe spanjollet gabojne por kjo Itali nuk mund ti ndeshkoje.


Postuar nga Eria datë 02 Korrik 2012 - 00:39:

Pikerisht Italia po luan si dreqi sot... duhet te riluajne si skuader se e humben me keq se kaq.


Postuar nga BIONDIA datë 02 Korrik 2012 - 00:47:

Thumbs up Re: Spanje - Itali (finale)

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Italia po vuan nga deliri i mendjemadhesise
Spanja nga ana e saj po dominon
Italia ka gjuajtur vetem dy here ne drejtim te portes
spanja ka ekzekutuar dy gola
eshte fituese e ketij kampionati.


T'honksha mendjen se e ke thene shkrurt qarte bukur ...po na cane menderen kane gjithe kohes "do fitojme ...kemi fituar...jemi kampione " .Ja pse sme pelqen Italia si skuader mentaliteti i tyre sme pelqen ne futboll.
Fitove me Germanine se mohon njeri po mos harro qe tu te nxjerr Croacia jashte vetem nje fitore bone grup turp e faqe e zeze ,ketu po luan me Spanjen jo me Azerbaxhanin ne 2 gola jane pak ...


Postuar nga Piktor datë 02 Korrik 2012 - 01:07:

Spanje - Itali (finale)

Italia me 10 lojtare. Nuk ka as mundesi zevendesimi pasi italia i ka kryer te tre zevendesimet e mundeshme.


Postuar nga Piktor datë 02 Korrik 2012 - 01:19:

Spanje - Itali (finale)

Ka vend edhe per Torres kjo finale.
Minuta e 75 dhe rezultati i pandryshuar.


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 229 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.