Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Pershendetje te gjitheve!
Po kthehesha nga shkolla bashke me shoqen time te ngushte Joriden (me qe ra fjala e pershendes dhe i dergoj nje te puthur se me ka marre malli).
Duke ecur te lumtura te ne rruget e Tiranes duke qeshur, duke bere muhabet veme re dy "meshkuj" qe vinin ne rrugen e tyre drejt nesh. Dukeshin tamam si kanibal. Njeri prej tyre ishte bjond me floke te gjate qe ndoshta si kishte lare per nja nje muaj. Nejse secili nepunen e vet kur afrohen pak ky bjondi kalon ne anen time dhe me mberthen ne fyt po jo te mberthyer po me dolen syte vendit dhe i thote shokut te vet:" ti the qe se vras dot" Shoku i tij i tha lere se bera shaka. Si perfundim me leshoi dhe iku dhe une isha vetem 15 vjec. Me vone shoqja ime e cila ishte shume e gjate dhe shume simpatike ne te njejten kohe me thoshte:" e di pse merrren meshkujt me ty se te gjejne te vogel", kuptohet qe ajo e bente kete per te me ngacmuar sepse e dinte qe sme pelqente kur me vinte doren ne koke dhe me thoshte "u sa e vogel qe dukesh qe ketej lart"
pershendetje
look who's back :p
pershendetje bella gallica
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
mireserdhe amor_alucius.
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
look who's back :p
pershendetje bella gallica![]()
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Flitet aq shume per bukurine,siperfaqesoren...ate qe eshte,ate qe s'eshte."Bukuria" si term eshte konsumuar ne shekuj,dhe duhet thene qe shpesh ne syte e mi kthehet ne dicka ordinere,merr konotacionin e nje mjeti per te arritur ate qe doje,ne tabele qitjet ku femrat/meshkujt e frustruar/a gjuajne me aq qejf fisheket e mbushur me trishtimin e nje ikjeje te njeriut te dashur pasi takoi nje mashkull/femer me te bukur.Eshte kthyer ne nje prostitute te vogel e cila te ofron sherbimet e saja per 30-35 vjet e pastaj hidhet tek klienti saje i radhes...kesaj here veshur me nje koncept te ri,femer-model per te bukurat,femer-ku'rve me 1000 defekte per ato qe do donin te ishin si ajo.
Kam jetuar perhere ne ambiguitet me kete term: e neveritur nga mediokriteti i atyre qe kane vetem pamjen,nga mediokriteti i atyre qe vleresojne vetem ate qe je nga jashte...e magjepsur nga ai term abstrakt qe te ben te dridhesh nese ke ne tendin krahun e njeriut qe mendon si misherimi i bukurise mashkullore...E nderkohe qe ti si njeri sillesh e peshtillesh me idera te tilla ne koke,para dy javeve hapa revisten mujore te organizates studentore ne te cilen jam ne bordin drejtues,artikulli ne faqen e dyte dhe ne te treten mbante tre intervista te top-treshit te ketij bordi,titulli perkrah foto's time fliste per pamjen time,shkruhej "Do fillojme serine e intervistave te ketij nr.me bukuroshen e bordit drejtues" dhe jo per 5 A-te qe kisha fituar me aq mund ne semestrin e kaluar...Kush e di si do ishte sikur te ishte e mundur te ndryshohej pamja e jashtme me dike tjeter per ca kohe?!
E di?
Shpesh e kam te veshtire te mbaj mbi supe peshen e asaj qe kam krijuar vete me aq mundime dhe ti poashtu keto dite,besoj.I guess jeta perbehet nga nje seri vendimesh qe merr dhe vendos te ju qendrosh besnike ne dite te mira dhe te keqia,vendimi im i pare ishte ti hyja nje rruge qe me kerkonte dedikim te plote dite-nate.Vendimi im i dyte(por jo me pak i rendesishem) ishe/je ti.
Mbaj mend nje shprehje qe tha nje proff. im:"nese do te kesh sukses ne karriere duhet te zgjedhesh ne mes te nje partneri me te njejtin profesion ose te qendrosh vetem.Vetem nje njeri qe ka pershkuar te njejten rruge si ti mund te te kuptoje". Kishte plotesisht te drejte!Une zgjodha natyrisht te paren,por nganjehere e kam aq te veshtire te pranoj vendimet e mia,ler pastaj pasojat e tyre.
Keto pak jave s'do zgjasin shume,pastaj Canada s'eshte aq larg:p Ka dhe ane pozitive: si psh do me tregosh ti mua rrugen kur te arrij kohet e post-specializimit ne mbledhje te ndryshme ne Canada... Qekur vura kembe ne airport me krahun tend perreth,ndjeva sikur nje pjese e imja u shkeput totalisht...mgjth,do thote thjeshte qe pagesa e telefonit ne fund te ketij muaji do kripet ca...asgje me shume!
nuk e dija qe e kisha me!duke kerkuar nje dite ne ate rremuje qe behet gjithmone ne dhomen time ne shqiperi,me qelloi te hasja nje kasete magnetofoni...mbi kasete nje shirit ku shkruhej "kenge per femije"...atehere mu kujtua...ishte nje kasete e vitit 1991-1992...dhe brenda kishte kenget e filmave vizatimore qe sapo kisha filluar ti shifja per here te pare ne ate kohe...aq shume i ndiqja sa qe i mesoja kolonat zanore dhe me pas i kendoja ne ate kasete...power rangers,cavalieri dello zodiaco,ken il guerriero,inspector gadget,etj etj...ishin mbi 20 kenge te incizuara ne nje menyre amatoriale ku ndonjehre degjoheshin edhe zeri i mamit qe futej ne dhome ose i vellait qe futej perplaste deren dhe qe ma bonte "NS,ca bo ti" dhe une qe e nderprisja kengen e thoja "shshshshshs..."
...nje ze i holle,nje italishte qe me plot gojen te hapte barkun,nje fjalor ku shumica e fjaleve vetem ne italisht qe nuk ishin
...e mora me vete ketu ne itali dhe e degjoj ndonjehere...vetem se tani gjerat jane ndryshe...dhe sa here qe e degjoj filloj ti rikendoj ato kenge...por nuk ndiej te njejten kenaqesi qe kam pase kur i kam pase kenduar per here te pare...
sesi m'u kujtua zoro para disa ditesh.. dhe me kujtohet sesa imagjinate me ka pas ngjall ajo figure... do te kem qene shume i vogel...
mu kujtua edhe sesi ne nate te kthjellta vere, bashke me nje shokut tim te femijerise kemi pas hypur ne taracen e pallatit dhe te shtrire me fytyre nga qielli e vezhgonim ate me ore te tera ...ne heshtje... per arsye te panjohura donim edhe ta degjonim...
Te kisha premtuar qe do shkoja te pakten nje here ne jave te shihja se c'behej ne shtepine tende,dicka qe bera fundjave qe kaloi.Mora celesin e shtepise tende qe eshte ne te njejten varese celesash te shtepise time dhe i hipa makines.Koha ishte e mrekullueshme,gje qe me bente te me mungoje me teper.Hapa porten e kopeshtit me celesin e dyte,parkova makinen brenda dhe ne momentin qe po hapja deren e shtepise ndjeva ca zhurma.Lashe deren e hapur dhe eca ne drejtim te zhurmes,kur c'te shoh?Gruan qe kujdeset per shtepine dhe gatimin kur ai eshte aty,qesha me vete dhe friken qe me kapi per pak caste.Nuk e dija qe ajo do vinte te ndreqte shtepine dhe kur ai s'ishte.
Erdhi ne drejtimin tim,me pershendeti me nje perqafim dhe filloi te bisedonte me mua,une bera te njejten,e kjo jo ngaqe kisha deshire te shihja njeri ne ato mom. por ngaqe "duhej".I thashe te vazhdonte ate qe po bente pa problem,mu pergjigj qe kishte mbaruar e qe tjerat do i bente nje here tjeter,me vone mora vesh qe Ai i kishte thene qe te mos me bezdiste cdohere qe ndodhesha brenda.I buzeqesha,e falenderova per punen e bere,i dhashe nje perqafim dhe nga ajo ngeli vetem echo-ja e deres se jashtit kur doli.Ne nje forme apo ne nje tjeter ajo ka qene nje "mama e paguar" per Ate dhe ky e ka trajtuar si te tille.
Cdogje ishte aq ne rregull ne ate shtepi,ne hall ka fotot e familjes te tije,nje nder fotot qe bie ne sy me teper eshte ajo jona e bere ne ballon e vitit te kaluar bashke.Pershkova me gishta kornizen e saje...Ngjita shkallet per te marre nje USB-stick me ca foto,me kishte thene qe e kishte ne dhomen e gjumit,ne sirtarin e tavolines te nates.
Nuk kisha pare asnjehere me pare dhomen e gjumit te tije,u mahnita nga shija me te cilen e kishte arreduar.Cdogje aq e sistemuar,huh,u gezova qe atij si ka rene rasti te shohe se cfare rremuje bej une ne dhomen time
U ula mbi krevatin e tije dhe mora USB-stick qe doja.Ne ate moment bie telefoni i shtepise,ishte ai.Qeshi kur degjoi zerin tim,me tha qe kishte provuar te me merrte ne celly por ishte mbyllur(rene bateria pa e kuptuar une fare),me pas ishte shqetesuar dhe kishte marre ne shtepine time dhe ato natyrisht i kishin thene qe kisha dalur e si prove te fundit kishte marre shtepine e tije.
Me pyeti nese arrita ta gjeja sticku-un,ju pergjigja ne shaka qe e gjeta mes letrash dashurie qe i perkisnin nje nr.te konsiderueshem femrash,te datuara dy vitet e fundit.Ai qeshi,une qesha.
Me pergjigjet"duhet ti fshihja me mire".
Une"yeah,duhej ta beje ashtu sic bej une".
Ai"do mendohem me mire heres tjeter.Mgjth,kur ti fshehesh heres tjeter mbaj dicka parasysh: une pranoj te lexoj vetem letra meshkujsh qe vertete ja vlejne"
Une"ate e kam parasysh vete"
Ai"Femer katile,e pashpirte..."
Me kerkon te qe te hap raftin e trete,aty tek valixhet mund te gjeja nje te vogel me lap-topin e tije,webcamin mund ta gjeja ne sirtarin e tavolines te punes.Syte me rane direkt ne pjesen e siperme te raftit me afersisht 20 kemisha te ngjyrave te ndryshme,gjitha te lara dhe hekurosura.Serish i bera krahasim me raftin tim te rremujshem.
E lidh me fillin e internetit,ai me jep passin kur automatikisht me hapet e-maili i tije...nderkohe po vazhdoja ti flisja ne tel.I them nese pranohen ne vend te letrave te dashurise dhe e-mailet ...ai qesh dhe me pergjigjet"te isha ne vendin tend do kontrolloja.Meshkujve te sotem s'ju besohet"Mbylla e-mailin e tije as pa i hedhur nje sy dhe bera log-in me e-mailin tim.Nderkohe kishte patur kohe dhe ai te merrte lap-topin tjeter atje ku kishte.
Sapo u shfaqen imazhet e para me pershkoi nje ndjenje lumturie,mu duk me i bukur se kurre.
...
(vazhduam keshtu gjate 3 oreve,shtrire ne krevatin e tije me lap-topin ne gjunj)
Sot kalova paraditen ne nje qender shendeti te destinuar per ilegale,ishte nje nga eksperiencat me tronditese te jetes time.Kur pashe skeden e njerit prej kalamajve qe do shihnim,pashe qe ishte Shqipetar.U largova nga te tjeret dhe ju afrova krevatit te tije,kur i thashe ne shqip"e di ti qe lepurushet e vegjel kur semuren duhet te rrine ne krevat?"(meqe ishte ngritur ne kembe perkrah krevatit)me shikoi cuditshem sikur ti thoshte vetes"heyyyy,ketu dicka s'eshte ne rregull,kjo s'duhet te flase shqip".S'tha gje,e mora hopa dhe e vura serish ne krevat...nuk e di nese u ndjeva me keq ngaqe s'me tha asnje fjale ne shqip apo ngaqe ishte i semure.Me siguri prinderit duhet ta kishin porositur te mos fliste me"njerez qe flasin shqip"nga frika qe e keqja,si ilegale qe jane,mund te ju vinte ngado...
Na kishin kerkuar ne,bordit drejtues te Organizates Studentore te Fakultetit,t'ju benim Ciceronin kandidate-studenteve dhe kandidate-prinder-te-kandidate-studenteve gjate nje dite.Poashtu na kishin kerkuar te ishim ne kostume me fashon e Organizates studentore perreth,me floke te ndrequr,me corape te se njejtes ngjyre()...etj.etj.Si perfundim vendosem te shkonim une dhe shoku im i ngushte.I ndame njerezit ne dy grupe,afersisht 6 here gjate asaj dite ...mbasi ora e madhe shenoi 18.00 s'ndieja me kembet e mia.U takuam me B. tek cafetaria e atij bllokut te Fakultetit,pime ca gjera analkolike qe mund te te servirin ne Universitete dhe me pas u ndame tek parkingu ku kishim makinat per tu takuar tek Qendra e Organizates studentore.Une u vonova cike me shume rruges ngaqe gati me la karburanti rruges dhe mu desh te mbushja makinen ne nje stacion karburanti.
Kur arrita te ndertesa e Qendres pashe qe ashensori ishte jashte perdorimit,s'me vente te ngjisja gjithe ato shkalle me kepuce te larta keshtu i hoqa dhe i mora ne dore.
Kur arrita me ne fund siper,c'te shihja?Nje grumbull kalamajesh te viti te pare qe kerkonin jo karta per ballon,jo qe ju kishte humbur ndonje gje dhe vinin per te pyetur nese e kishim gjetur ne e perralla te tilla.Hyj tek zyrat kur pashe qe B.ishte aty...me afrohet ke dera dhe me thote"mbame lojen".Kur papritmas ja filloi nje muzike me ze te larte ne sfond,ishte kenga e Lopez me"control myself".Dhe ky me ze te larte ja be"come here my everlasting love"...qesha.Kercyem ne mes te gjithe atyre kalamajve,ato shikonin si te habitur...sikur te na ishte cvidosur ndonje vide koke.
(vazhdon)
Ne fakt"e kaluara" e cdonjerit eshte shume relative,dhe besoj qe lexuesit e mi e kane ndjere qe perkufizimi qe une i jap te kaluares ndoshta nuk perputhet fare me perkufizimin vetjak.Ketu qendron e bukura ndoshta...Per mua e kaluara eshte nje fragment kohor i cili s'mund te ndryshohet/influencohet.Ne momentin qe perfundova se shkruari kete postim hyn poashtu ne te kaluaren...
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Kercyem ne mes te gjithe atyre kalamajve,ato shikonin si te habitur...sikur te na ishte cvidosur ndonje vide koke.
(vazhdon)
Ka shume forma per te mbushur kohen...mekat qe jo te gjithe zgjedhin format me produktive.
...
Dikur buze lumit n"agim gjeti sqepin e thyer qe e kishte humbur shkembinjve pa ere,u ul per te mbeldhur tingujt por ishte teper vone,sqepi i plasi ne gure dhe tingujt i humben nen valet e lumit..............
Pershendetje Amor.Me te vertete keni nje shpirt dhe kujtese te mrekullueshme.
...Jeni artistikisht e zgjuar!-mendoi te te thoshte Helga nje here e nje kohe.
Ju dhe femren arrini ta beni per vete,-perderisa arrini artistikisht te prekni
shpirtin e saj,-ku ashtu vetvetiu perjetohet cdo germe duke ju lexuar...Mbase kjo gje ndodh
vetem tek Helga teper e ndjeshme,-ose mbase tek te gjithe qe kane fatin
te ju percjellin me shkrimet e juaja,perfshire dhe meshkujt e ketij forumi.
Ne te kaluaren e afert doja te te thoja "Jeni nje Femer e Paarritshme!Jashtezakonisht Intelligjente!"
Respekte YLL-AMOR.
Eshte muaji prill dhe te gjithe me fytyrat nga dritaret nen rrezet e diellit te pare pranveror mezi presin te dalin jashte dhe te hane paninet e ngrohta me salcice. Zilja e pushimit te madh bie dhe dyert e klasave hapen furishem, ku rrymat e nxenesve dalin me rrembim dhe zbresin shkallet nga dy e nga tre. Hedhin cantat vrullshem dhe shtrihen ne barin e porsadale te oborrit te madh te shkolles. Fillojne te qeshurat me ze te larte, pa kuptim. Disa duken te eksituar nga provimi qe kaluan, disa duken te qete e te heshtur, disa duken konfidente, disa te deshperuar.
Djemte behen gati te fillojne lojen e basketbollit dhe vajzat ate te volejbollit. Disa shtirhen dhe zhgerryen ne murin e shkolles duke goditur njeri-tjetrin me canta dhe shuplaka mbas shpine, pa u bere fare merak per pluhurin, qe do te mbuloje perpareset uniforme te shkolles. Ah, sikur ky pushimi i madh te mos mbarronte kurre. Afrohen mesuesit duke goditur shuplakat e duarve per tu rreshtuar simbas klasave, por dielli eshte kaq i bukur mbi fytyrat e bukura te gjimnazisteve dhe ata bejne sikur nuk i shohin mesueset e tyre simpatike, qe afrohen me ate embelsine e tyre te zakonshme, sikur duan te thone "edhe une dua te jem me juve atje e shtrire ne barin e njome e te qesh me juve te gjithe bashke. Nuk dua te bej mesim, dua te bej gallate dhe te qeshim me gjithe shpirt. Nuk duam te futemi ne klasat e ftohta dhe te erreta, mbuluar me hartat gjeografike dhe teoremat e Pitagores, nuk duam te shohim gjithmone fotografine e nje te cmenduri Ainshtain dhe te embelen Mari Kyri"
Dhe ja, nxenesit ngrihen me pertim, duke zvarritur cantat dhe pa ndaluar ngacmimet deri sa te arrijne ne rreshtat e zakonshme te klasave ne oborr, per nje ore tjeter mesimi mbas pushimit te madh.
Ah keto pushimet e medhaja nuk harrohen.........
Amor te me falesh, hyra ne shtepine tende pa leje, por duke te lexuar ty me frymezove dhe shkrojta edhe une dicka nga e kaluara ime e bukur.
Citim:
Po citoj ato që tha CRAZY AND BEAUTIFUL
...Jeni artistikisht e zgjuar!-mendoi te te thoshte Helga nje here e nje kohe.
Ju dhe femren arrini ta beni per vete,-perderisa arrini artistikisht te prekni
shpirtin e saj,-ku ashtu vetvetiu perjetohet cdo germe duke ju lexuar...Mbase kjo gje ndodh
vetem tek Helga teper e ndjeshme,-ose mbase tek te gjithe qe kane fatin
te ju percjellin me shkrimet e juaja,perfshire dhe meshkujt e ketij forumi.
Ne te kaluaren e afert doja te te thoja "Jeni nje Femer e Paarritshme!Jashtezakonisht Intelligjente!"Respekte YLL-AMOR.
Citim:
Po citoj ato që tha football
Amor te me falesh, hyra ne shtepine tende pa leje, por duke te lexuar ty me frymezove dhe shkrojta edhe une dicka nga e kaluara ime e bukur.
(postim qe duhej te vendosej ketu para ca ditesh)
Koha cdo dite e me shume behet me e rende per tu duruar ne absencen tende,ditet po terheqin zvarre kembet me veshtiresi...Heres te fundit kur te pashe ne Webcam merzitja per ...ishte e qarte edhepse u mundova te ta kaloja duke bere shaka me suiten ne te cilen ishe i akomoduar"hajde-hajde,keshtu "punoni" ju ?Pushime te paguara,pse s'thua?!I want it too... "
Sot,sapo hyra ne makinen tende thjeshte mbylla syte dhe ndenja ashtu per ca minuta...era e parfumit tend ndihej akoma.Me pas u nisa per nga Qendra Studentore meqe s'kisha leksione...nga parkingu mund te shihja X nga dritarja qe ma bente me dore.Mora mengjesin nga makina qe kisha blere rruges(croissant te ngrohte pa chocolate,supe te ngrohte perimesh,uje te aromatizuar).Isha zgjuar heret,gje qe kishte patur efekt ne humorin tim...shkoj ke X ti jepja miremengjesin,trokas para se te hyja dhe ai me pergjigjet duke qeshur
-"rri aty se s'kam mbaruar pune akoma me kete zogezen e vitit te pare"
*Hyj brenda"Mos na caj koken se ke dite pa pare femer me sy,nje ndryshim te tille e kemi ndjere qe te gjithe ketu"
Ai s'mund te mbante te qeshurin.Vjen e me perqafon.
-"Kurre s'do ndryshosh,ne lindje kane harruar te te vene dorashka!Hahahaha!"
*"Yeah-yeah,te kam xhan dhe une,tmerresisht."
-"Ca humori sot tiiiii, Canada Canada Canada?"
*"Aty e ke mendjen ti,Canada te jep nje te lepire dhe te thote qe i mungon tmerresisht"
-"Po vendose ta lesh,une jam i pari ne rresht..."
*"Do e kem parasysh ne nje jete tjeter,ke 11 vjet qe pret ti "
-"Une se kuptoj,dy vjet me te njejtin...s'merzitesh?Keto dy vjet kam patur gjysmen e fakultetit"
*"Egzagjeron!!!Mgjth,mos harro kohet e tua te arta ne gjimnaz?Hahaha!Te hahet mengjes?Mora dhe per ty!"
-"E shoh qe e ke vendosur te me kthesh dhe mua ne gjysem-vegjetarian hahahaha."
*"Bej dicka: leshome kolltukun se kam gjume e na ndez ca muzike se plasa"
Mbas pak trokasin ne dere
<"O ju drejtuesit qe s'dukeni,keni shume njerez qe ju presin ne hall"
-"Presin ato,na ler te hame mengjes vajze se ato ate pune kane."
*"Po te ishte per ty...ehh, brenda 5min do vi,thuaju"
U ngrita mbas 5 minutave me pertese,nderkohe qe kisha harruar canten ne zyren e X.
E shoh nga xhamat e zyres kete qe ma ben me dore me celularin ne ajer.Dal ngadale...
-" E ...Canada,Canada,Canadaaaaaa"Me nje mimike flirtuese.
*"Pse se hape ti ti jepje pergjigjen e lepirjes?"
-"Ke luajtur mendesh gje ti?Po sikur te perfundoj per stazh tek ai?Hahahaha"
Kam besuar perhere qe lidhjet e sukseseshme ishin ne mes te njerezve me nje diference te vogel(2-3 vjete)moshe.U be ca kohe qe dicka e tille nuk vlen me,te pakten per mua jo.Kjo ndoshta ka te beje me faktin qe ndjenjat ne ca raste bazohen ne nje dimension tjeter.
Dashuria,nese vendosim ta thjeshtojme si term,eshte lenia ne kembe e vetem nje opcioni duke hedhur poshte gjithe te tjeret.Nuk eshte e thene qe ky eshte opcioni i duhur,rendesi ka qe ne ate moment te na duket si i tille.Pra,ne thelb i bie qe te jete nje flijim i gjitha mundesive te tjera,le ta quajme monogami.Ne kete pike pyes veten se cfare shtyn nje pjese te mire te njerezve te flijojne opcionet e tjera per hir te nje njeriu te vetem?!Inteligjenca?Pamja?Prospekti i nje lidhjeje te rendesishme?Paraja?Eksperienca?Suksesi?Mund te shikoni shtrember per kete opcionin e fundit por nese e analizoni me thelle suksesi eshte nje indikator i nje njeriu qe me inteligjencen e tije,ndoshta dhe nderthurur me pamjen dhe eksperiencen,ka arritur aty ku lloji i tije s'ka arritur.Eshte humane qe dicka qe s'kemi shijuar asnjehere ne jete duam ta provojme ne forme pasive nepermjet nje njeriu tjeter...ndoshta nen pretekstin e dashurise.
Mirepo une,duke pare qe gjerat e siperpermendura i kam shijuar sadopak,te pakten ne ambjentet qe frekuentoj...atehere c'duhet ti pergjigjem vetes nese me lind pyetja e flijimit te cdo opcioni per nje njeri?E verteta eshte qe nuk e di me saktesi.Besoj qe ka njerez qe e ndiejne konstant nevojen e gjerave te reja me partnerin,s'shijojne monotonine...I guess une jam nje nga ato.S'me pelqen monotonia e si pasoje zgjodha ciftezimin(sa kafsherore qe tingellon!)me nje njeri qe ka nje bagazh intelektual aq te madh sa arrin te me mbuloje me gjera te reja cdo sekond qe gjendem ne pranine e tije.Arrin te me mahnise me paparashikueshmerine e tije.Cdohere,serish,flijon nje pjese te tijen per te mbajtur gjalle ate qe kemi ndertuar bashke ne aq kohe.Dicka qe nje individ i moshes time s'do arrinte te bente.
Natyrisht,lind pyetja se nese njeri partner eshte ai qe ushqen deshiren e tjetrit me pjese nga vetja,c'rol luan partneri tjeter?Cfare e mban kete karakter kaq dominues lidhur me nje karakter tjeter poaq dominues?Serish se di,di qe s'eshte dicka fizike.Mgjth,jam e sigurte per dicka: terhiqemi perhere nga ajo qe kemi humbur ne te kaluaren...dituria kerkon sakrificat e saja,kerkon te heqesh dore nga mirebesimi,nga pafajeshmeria....Sa hilarike si ide...mundohemi me vite te arrijme nje gjendje metafizike te caktuar,dhe pastaj vjen nje pike qe deshirojme nga partneri pikerisht dicka qe kemi dashur aq shume ta humbasim.
Ndihem ne faj!Ndihem ne faj ngaqe kam arritur nje gjendje besimi te verber ne ate njeri qe se kisha provuar me askend.Kam hequr dore nga ndjenjat humane sic mund te jete xhelozia.Quame te cmendur(!)por dhe sikur ta gjeja ne krevat me dike tjeter s'do me lindte asnje ndjenje posesiviteti.Para se te dalesh ne konkluzione te gabuara,i dashur lexues( )jepme rastin te perfundoj ate qe po thoja.Nuk do me lindte asnje ndjenje posesiviteti pasi e di qe ne fund te fundit,shpirterisht ai me perket vetem mua dhe askujt tjeter.
Shijen e posesivitetit do e provoja vetem nese do e shihja duke biseduar me dike tjeter gjerat qe ai normalisht bisedon vetem me mua.Pra,zhveshjen shpirterore.Zhveshjet e tjera s'me shqetesojne.Nje njeri nuk mund ta kesh tendin fizikisht,psikologjikisht po!
Nuk i ndodh te gjitheve te arrijne deri ne ate pike per nje njeri sa te lene egoizmin e tyre menjane dhe ti thone vetes: une i jap te drejten atij njeriu te ndihet fizikisht njerezor.Une i jap te drejten atij qe te eksperiencoje instinkte qe egzistojne qe ne Lashtesi.
Une e zhvesh ate njeri nga cdo tabu njerezore.Jam femra e vetme ne bote per te qe ka nje fuqi te tille.
Fshehurazi-fshehurazi,ndoshta i jap dhe lejen te tallet me gjitha mendje-lehtat qe mendojne qe mund te pushtojne mendjen e tije.
Hahahaha,te dashur forumista...eshte dicka qe me ben te qesh,por ndoshta pikerisht ti qe me rrudh vetullat me teper,ti qe qe e ve ne litar partneren/partnerin sapo te dalesh nga shtepia mund ta kesh duke u zvarritur me nje mashkull/femer qe e lejon te jete human/e.Le te mos humbasim nga syte qe pikerisht ndjenjat e ndaluara na terheqin me teper.E nese ne nuk ndalojme asgje,natyrisht nese behet fjale per nje individ inteligjent,s'do e terheqin me.
Por prit,te lutem,me e bukura ka per te ardhur: une e lejoj ate te jete human,ne fakt ai s'ka asnje ndalim nga une.Eshte i lire,ne cdo aspekt.Por,me e cuditeshmja eshte qe ai ne keto dy vjet,nuk ka perdorur asnjehere lirine qe i kam dhene une.Perkundrazi,ka dhene prova kufizimesh shume me te medha sesa te tjeret.
Si perfundim,si mund te mos dashurosh nje njeri qe edhepse ne liri te plote,me nje game femerore goxha te larmishme ne dispozicion,nuk behet pre e instinkteve kafsherore per hir te nje femre te thjeshte?
FASCINANTE..
Vetem midis dy personave shume te dashuruar liria eshte e madhe, por kurre nuk perdoret, sic thote me lart edhe Amori ( te pergezoj). Eshte ajo unaza e dashurise qe e mban kete liri "te privuar", pavaresisht se eshte e lejuar. Po ke arritur kete i ke arritur te gjitha dhe jeta jote rrjedh si nje lume ne pranvere, qe askush nuk mund ti vere prita. Mendimet kane te drejten e tyre te jene te lira dhe gjithmone te fluturojne neper qiellin e mendjes tende, te cilat ndonjehere edhe mund te ndeshen me disa re te vogla, qe sherbejne thjesht si nje trazire per te pare se ku jemi dhe sa shume e vleresojme kete dashuri.
ishim te vegjel. sapo fillonte te ngrohej koha (pikerisht ne kete periudhe) benim piknikun tone te pare familjar per vitin qe kishte nisur. kishim edhe nje vend tonin tek kopshti zoologjik...diku prane kafazit te palloit. e kishim zgjedhur une dhe vellai ate vend sepse ishte me kollaj te improvizoje nje fushe futbolli aty. portat normalisht i benim duke vene sandalet e njerit tjerit per te percaktuar largesine. une isha ne skuader me babin ndersa mami me vellain. fitonim njehere njera skuader dhe njehere tjetra
(gjithmone barazi ne familje).
tani ata dy femije jane rritur...mbase ndonje dite gjysherit do te dergojne atje niperit dhe mbesat dhe do tu tregojne...historira te vogla per prinderit e tyre
dielli pranveror me deh gjithmone...
me ka marre shume malli per ta...per dashurine e tyre...per dashurine tone...cpo bejne valle ne keto momente?
Me frikeson idea qe suksesi im ne studime me eshte kthyer ne nje nga ingredientet e domosdoshem per te qene e lumtur,per tu ndjere e plotesuar...Besoj qe mund te duroja cdo ide tjeter,deri ne vete-shkaterrim,por s'do mund te bashkejetoja asnjehere me idene e jo-plotesimit te planeve te mia.
Ka kohe qe jeta me ka mesuar qe ne cdogje qe ben duhet te jepesh 100 %,besoj qe ne studime kam dhene 101%.Nese nuk i ve standarte me te larta vetes se te tjeret s'mund te shembellesh.
Kembengulja ne studime me ka mesuar qe te jetoj me te njejten filozofi dhe ne fushat e tjera te jetes: qofte dhe duke kenduar deri ne cmenduri bashke me nje mikeshe qe ben konservatorin "sei bellissima" te Loredana Berte' ne nje karaoke.Qofte dhe duke ecur ne bresher me floket qe kullojne,me qerpiket qe me rendojne,me syte e njomur...Ndoshta-ndoshta me ka mesuar dhe te te qendroj ty me afer se askujt!
Fati me i madh i nje femre te lindur ne Shqiperi eshte pregatitja e te atit.Nese nje njeri me karakter te forte te mbron shpatullat nga cdogje mund te marresh boten me vete!
Cmenduria ime me con larg,por kjo vetem fale kraheve qe thuri per mua nje njeri i mrekullueshem.
hey
Essere una donna ,non vuol dire riempire solo una minigonna
Essere una donna è di più,è sentirsi viva ,è la gioia di amare e di sentirsi consolare,stringere un bambino forte, forte sopra il seno.
MI SA CHE HAI RAGGIONE PER QUESTO, MA VEDO CHE TI PIACONO LE MINIGONNE è, SCHERZO, YOU LIVE IN ITALY
Re: hey
Citim:
Po citoj ato që tha viper
MI SA CHE HAI RAGGIONE PER QUESTO, MA VEDO CHE TI PIACONO LE MINIGONNE è, SCHERZO, YOU LIVE IN ITALY![]()
pjetri,pjetri me shoqeronte kudo.
pjeter quhej mergimtari shkret,neteve te vetmuara pa shoke.
Me rastisi te isha ne shoqerine e nje cifti te fejuarisht shqiposh sot,ky i fliste me percmim kesaj(me ose pa te drejte pak rendesi ka).Ajo ulte koken dhe si qen i rrahur qe s'guxon te mbrohet gelltiste sjelljen e tije.Gjeta nje pretekst per te ju larguar edhepse ky tipi mesa shihej donte te vazhdonim biseden,bisede ne te cilen te fejuaren se shihte si te denje per te marre pjese.Rruges s'po me largohej "trishtimi" i asaj gjendjes...mora telefonin,i rashe nr. te tije...nga ana tjeter u degjua zeri i tije
"Alo?Flisni me..."
*"Shpirt,jam aq me fat qe kam ty"
Dhe mbylla telefonin.Kaq mu desh te ndihesha me mire.
Me vone,me erdhi nje sms qe thoshte"jam une ai me fat me nje femer kaq te mrekullueshme ne krah".
Jeta eshte e cuditeshme,shpesh na duhet ndonje situate e shemtuar per te na rikujtuar sa me fat qe jemi.
Jam e lodhur sonte nga ndjenja e lodhjes.Jam e lodhur nga gjitha"baladat-postimore-forumore-pseudo-poetike" qe lexoj tek the wanna-be writers.Ne nje pike kuptoj sesa shqipetaret e vegjel,qe perzien me shqipetaret e mesem ose te larte,duan te kapin qofte dhe levozhgat e ketyre te fundit ...rruga per te arritur dicka te tille eshte e veshtire,apo jo?Nganjehere sforcimet e teperta cojne ne gjera qesharake.
Huh,u lodha shume sot por ndoshta dhe bera gjera te vlefeshme...Ohuha,mund te pyesesh sesi mund te besh gjera te vlefeshme ne te vetmen ndertese ku grumbullohen ca kokeboshe nga Shqiperia?Si mund ti besh te kuptoje nje injoranti Shqiperie qe te nevojitet vetem 1 minute kohe sa per te bere nje pyetje keshtu mund te evitoja 3 ore pritje te tjera?Natyrisht shqipoja do pergjigjej si shqipo"kam qe ne mengjes qe jam ketu".E natyrisht une do e falenderoja per miresjelljen por...aha,ai qe ishte anes sportelit e pau harbutllekun e shqipos dhe...e denoi ne formen e tije?Po pyes ngaqe injoranti dhe denimin e do me lokomice.E beri te ulej dhe te priste me nje skuze koti,dhe ne tere ate salle me njerez me trokiti ne xhami qe te afrohesha duke me pyetur se mese mund te ndihmonte.I spjegova problemin,la cdogje,vuri ne pune dhe asistenten e tije dhe une brenda 10 minutash arrita ate qe shqipoja yne i dashur harbut po priste gjate 4 oreve.
Mbasi mora ato qe me nevojiteshin "heroi im i dites" doli nga loketi dhe me dha doren duke me siguruar qe do me ndihmonte sahere qe do kisha nevoje.Mosvalle duhet te spjegoj dhe sjelljen e ketij te fundit?JO!Sic thashe ne fillim jam teper e lodhur.Do ju le hapesire fantazise tuaj shqiptareske.Per sot une e pata dozen time te"shqipove".
Duke dalur i urova suksese me tutje shqipos i cili vazhdonte te qendronte ne denim.Natyrisht neper dhembe po thoja"rrace e poshter paskemi qene".
-----------------------------------------------------------------
Ka plot gjera qe s'kuptoj,psh pse njerezit duhet ti komplikojne aq shume gjerat?Me pelqente te ulesha aq shume ne tren pasi karriget kishin pjeset e mbeshteteses shume te larte keshtu askush s'mund te te shihte nga mbrapa,poashtu perkrah mund te veja canten qe te mos me shqetesonte kush.Natyrisht do dilte ndonje plake qe do thoshte"zonjushe mund te ulem" por...Sot desh me la zemra kur pash modelin e ri te trenave...tre katesh,gjitha karriget e cdo departamenti ishin PERBALLE njera tjetres...Mu duk si ndonje Jules Verne i Paleolithicum,i cili ne Abrin e tije po fantazonte per format moderne te abri.Dhe pak dhe do filloja te therrisja"wakka boe"Just shoot me!Pa dyer,pa banjo ne dukje,pa dritez qe te tregon nese dikush eshte ne banjo ose jo,pa tabelezen e vogel ku tregoheshin stacionet e ndryshme,me dritare te vogla...dhe me nja 8 njerez perballe qe te studiojne kepucet e tua ose-ose kembet nese vesh funde.Modernizim leshi!
Kur iken 8 voyeurs arrita te merrja ca prova...grrr!
Hall i madh te dalesh me ato dritaret anijore po mori flake gje...
(hyrja,me poshte eshte nje kat,une jam ne te dytin,nga e njejta hyrja shkon ne te tretin)
po ajo kanapeja majtas figurës posht e jotja ?
Ajo"kanapeja"eshte modeli i ri i karrigeve.Dmth je fundshpine-me-fundshpine me te tjeret.Se mos ngaterron,dera s'eshte aty ku ka shume drite,ai eshte kati -1,dera eshte ke ajo pjesa bosh pa vajtur akoma ke mbajtesja e hekurt qe te con ne kat -1.
Problemi i disa njerezve eshte qe hamendjet e opinionet e veta i kane ligj.
Ndersa opinione qe mund te bien ne kundershtim me te tyret , ose i marrin si sharje ose si ofendim
..ose i injorojne komplet.
Nuk e marr vesh se si arrin nje njeri te kuptoje shtresen intelektuale te familjes se nje tjetri , veç nga shkrimet qe ky i dyti mund te hedhe neper faqe interneti.
Informacioni gjenetik , dhe ambienti familiar jane baze e forte per parashikimin e vazhdueshmerise se nje individi ne shoqeri.Po vec nje baze ama , sidomos ne momente te tilla qe po kalon shoqeria shqiptare.
Dikush mund ti kete patur prinderit , juriste te njohur ne gjithe vendin , e aktore mjaft te talentuar. Por vete ecen ngadale ne zhvillimin e tij intelektual , per arsye me te thella.
Dikush tjeter mund te vije nga nje familje ku te dy prinderit bashke nuk kane lexuar nje liber , por vete ka dy diploma e ka shkruar te pakten trefishin e librave qe kane lexuar prinderit e tij.
Kompleksi i superioritetit nuk ka brire...
gjithashtu edhe mungesa momentale e vullnetit per te mbajtur deri ne fund nje qendrim...
Shoh veten ne pasqyre e me kujtohet Oscar Wilde :
"Mund ti bej balle gjithckaje , pervecse Tundimeve te mia"
Duhet patjeter te rigjej veten time, e ato qendrime qe me karakterizonin deri dikur , e per te cilat isha krenar.
Vikan momente ne jeten e disa njerezve, ku vertete nuke njohin me veten ...Bah sa kot.
Dhe pak dite durim dhe mund te te shoh serish.Kendej thone qe peshat e fundit jane perhere me te renda.Totalisht e vertete,ndihem e renduar nga pesha e mungeses me teper se asnjehere.Me mungon rutina qe kishim:ti ne pune,une ne uni,ne stazh...Keto kohe me ka munguar struktura e cdo gjeje,madje dhe koha ka humbur fillin e saje.
--------------------------------------------
Sot mbasi mbarova dy leksionet po shkoja tek parkingu me nje mik dhe nje mike tere qejf duke u llafosur.Duke dalur nga korridori,ne shkallet e unit shoh nje cun nga nje viti i fundit te cilin e njoh nga Organizata Studentore.Sapo na sheh ne ai PLLAQQQQ nje te lepire ne buze asaj goces me te cilen po rrinte.Ne shikojme njeri-tjetrin.Ku miku duke kaluar e prek ne sup si forme pershendetjet kur ai ja nis te luaje rolin e te befasuarit qe po na sheh,na jep nga nje te puthur ne faqe mua dhe shoqes time.Ky miku im e sjell biseden rreth e rrotull derisa perfundoi ne pyetje per partnerin tim.Ky cuni vetem se shikonte.Me vone ikem.Ajo shoqja mori makinen e saje.Une me kete shokun timen,do e shoqeroja deri tek app.i tije meqe kishte probleme me makinen.Sa hyme ne makine ja plasem te qeshuri per formen ne te cilen ky miku arriti ta ngacmonte indirekt.
-"E...,s'ja ka bluar stomaku refuzimin tend atij?Ca hajvani!"
*"Po di une?!Pastaj"refuzim"...pfff,me ka ftuar disa here te pime dicka dhe ka ndodhur te jem perhere e zene deri kur me pa ne shoqeri te embel ... "
-"Ahh,ti..."
Kam patur fatin te takoj njerez ne jete qe mbartin gjithe ingredientet qe jane te nevojshem per nje shoqeri gati ideale.Njihemi qe ne kolegj me te,shoke te ngushte qe atehere...shpesh kur pyesin se qekur njihemi ju them per ta ngacmuar"e njoh qe atehere kur e kishte mbuluar akneja " Ai ja be perhere"Mire tani,mire,mbylle dosjen
"
Avioni i fundit nga... te risolli serish ketu.Kam gjume,jam teper e lodhur dhe e lumtur per te shkruar me gjate!
Me duket i cuditshem dhe njekohesisht i pabesueshem fakti qe do ve kembe ne Shqiperi serish,mbas kaq shume-e-shume vitesh.Nuk e di nese do njoh ndokend atje(hiq njerezit te cilet kam takuar kendej),ne fakt se di as nese do dija te gjeja rrugen per ne shtepi por tashme pak rendesi ka...gjerat qe harrohen rimesohen.Me ka kapur nje mall i papershkrueshem per shtepine ku kam lindur,aty ku kam kaluar caste aq te lumtura.Nuk e di sesa do rigjej shtepine time me gjitha ndryshimet e rinovimet sidoqofte do jete nje ndjenje gezimi qe do e shoqeroje qendrimin tim aty.
----------------------------------------------------
Zemerplehret mundohen te mbulojne mykjen e shpirtit te tyre,mundohen te hedhin nje fasade te bukur mbi deshtimet e tyre personale,mundohen te mos bejne te dukshem shenjat e vetmise te tyre.Mgjth,e rendesishme eshte qe ato ferrin e tyre personal,ate qe i krijuan vetes me ndonje pseudo-djallezi po e perjetojne ne doza te plota.Shpesh mendojne qe mund te fshehin cdogje,mekat qe njerezit kane sy...
I vetmuar dhe i vrare shpirterisht qendroj ne dhomen time.
Ka disa ore qe ka kaluar mesnata por gjumi si duket ka humbur rrugen e nuk do vije sonte...
Eh harraq ku je valle? ndoshta ke harruar dhe e ke pire vete helmin e gjumit?
Heret e vone do te vish sepse, nuk ke ku te shkosh por ama nese e perserit dije se je i shkarkuar nga puna.
Me keqardhje nga shefi
Eshte e vertete qe njerezit mdonjehere gabojne...Por sa e veshtire te mesosh nga gabimet kur te mungon vullneti!!
E mban mend?
Et commence pas _ te cacher pour moi
oh non, je te connais trop bien pour ça
je connais par coeur ton visage
tes désirs, ces endroits de ton corps
Dhe mos fillo te fshihesh nga une
oh jo,te njoh shume mire per kete
njoh permendesh fytyren tende
deshirat e tua,ato vende te trupit tend
qui m’disent encore
parce que nous c’est fort
parce que c’est toi j’oserais tout affronter
et c’est toi _ qui j’pourrais pardonner
Qe vazhdojne te me thone
sepse ne jemi te forte
sepse je ti me te cilin do guxoja te perballoja cdogje!
dhe je ti te cilin mund ta falja
parce que c’est toi
rien que pour ça
parce que c’est toi j’voudrais un jour un enfant
et non pas parce que c’est le moment
Sepse je ti
dhe per asgje tjeter
sepse je ti nga i cili nje dite do doja nje femije
dhe jo ngaqe eshte momenti!
amour alucius vetem kaq per ty, je vertet number one
Fobia ime me e madhe jane gjarperinjte e cdo lloji,qofshin ne foto,qofshin ne TV,s'po flas fare nese do ishin ne realisht afer meje.Eshte zvarritja e tyre qe me tmerron,ndoshta paaftesia ime per ti ndjere nese do afroheshin,gjakftohtesia,qellimet...dhe me e bukura eshte qe s'kam arritur te lokalizoj burimin e frikes(nese lidhet me ndonje eksperience timen ne te kaluaren).
Cdo vit,nje anetar i staffit te organizates studentore "nderohet" me mundesine per te simbolizuar Rodin e Aesculapius ne ceremonine e ndarjes te rezultateve te atij viti.Staffin e drejtojne 3 vete,nje nga keto jam une,kete vit u vendos qe ta simbolizoja une Rodin.Per mua nje arritje simbolike qe me mbush me gezim shpirterisht duke pare qe cdo student/e i fakultetit tim do deshironte te provonte nje eksperience te tille.Do jem studentja e pare e huaj ne tere historikun e universitetit qe do simbolizoje Rodin.E pranova me gjithe qejf por problemi i vertete fillon me faktin qe eshte nje gjarper i vertete(i madh ) ne te cilin do jem mbeshtjellur,veshur ne peplosin e Grekeve te Lashte.Do jete nje njeri i specializuar qe do me asistoje dhe gjarperi(mesa me tha ai burri)do jete i ç'helmatosur por...brrrrrr.Ne telefon i thashe atij burrin qe do me asistoje"nese me kafshon gjarperi te betohem qe do te te kafshoj back ty
".Ja nisi te qeshte me te madhe.
-----------------------------------------------------------------
Para ca neteve u gjenda ne guzhinen tende,ulur ne banak ndersa ti po gatuaje per te dy,nuk kishe lene X te gatuante.Ishte ora 20.00 afersisht.Ne nje moment me kujton nese kisha lajmeruar babin,me ra si rrufe ne qiell te kalter meqe kisha harruar ta beja.Me thua qe do i flasim bashke nga celulari yt.Mua me vjen te qesh.Mbas nja 15 min ne celular,kryesisht ato te dy duke folur per tema qe s'kishin te benin fare me darken(huh,kisha uri) dhe mbasi i kujtova nja 3 here babit qe kalamai i tije jam une dhe jo ky tjetri qe po gatuante per mua( ),me vuri oraret"beni qejf por ne 22.00 te jesh ne shtepi,tani ora 20.17 aty nga 20.30min mund te filloni te hani
Ne 21.30 besoj qe do keni mbaruar,30 min per ta ardhur ne shtepi dhe silluni mire."(kjo drejtuar mua) Hahahahaha,ne s'mund te pushonim se qeshuri meqe kishte degjuar cdogje dhe Ai."S'kisha menduar ndonjehere qe ne kete moshe do me duhej te kerkoja leje per nje darke te qete ne shtepi hahahaha"ja be Ai.
P.s.Flm viper dhe Eric
Growing up in a different country with a different culture it makes it very hard for me to have appropriate communication with people in Albania. I was invited to a dinner party in Tirana, the table was full of people, but I only knew one. I was very afraid of communicating in Albanian, because I try to ovoid the fear of saying something wrong and worried how others would respond to them.
I was the last one to speak. My discomfort increased as each person took his or her turn. My body began shaking involuntarily, and my heart lodged in my throat, forcing me to gasp for air. When I was called upon, I scarily looked to the door thinking I could simply run out to end all the unpleasantness. Choosing not to suffer the humiliation of such a move, I opened my mouth and in big gulping breaths and introduced myself. The words came out like they had been strained through a sieve, but I survived.
Eye contact with someone that knew me well was consistently maintained. I wanted to make sure he was proud of me.
As I was speaking I was trying to use an appropriate language, choosing a language that is generally clear, direct, concrete and appropriate. Some of my expression were free of slang, using words that were inappropriate for those kinds of people. “I whispered to him why they have to be so judgmental”. '' Why do i have to struggle to fit in??''
Is not your fault, it is an unfamiliar group for you, and you made me proud tonight. After introducing myself as coming from Shkodra, he introduced me not only from Shkodra also from NYC, and soon after saw few changes in some people, ‘‘Inferiority’’, Why? Wonder thats all it takes for a social approval?????. hmmmm weird
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
pjetri,pjetri me shoqeronte kudo.![]()
"desh me lane kembet sot kur duke vajtur tek ...pashe nje goce qe nga shume larg te ngjante pak,fillova te pyes veten se c'ben kjo dreq ketu..."
Cdo dite e me teper habitem me pasionin e madh qe ben cdogje ne pune,me faktin qe terheq dozina njerezish mbas vetes me energjine tende,dhe atehere kur je i lodhur...por ato se shohin lodhjen tende!Ndoshta se sheh as ti!
Mu mbushen syte me lote heres te fundit kur pashe nje familje rreth teje qe ishin rikthyer te te falenderonin,kishin sjellur embelsira me vete.Edhe pse e dija qe ti si shijoje ate lloj,ja nise ti haje me to.Qesha!
Me vone erdhe "fshehurazi" nga mbrapa shpines te me perqafoje,larg syve te atyre qe s'do kuptonin...
Jam aq e lumtur qe pushimet e mia ne Shqiperi mund ti ndaj gjate 1 jave bashke me miqet e mi te ngushte te vendit ku banoj.Idea lindi si ne shaka:
(biseda me nje shok universiteti)
"E...,do kthehesh ketu?"
Une:"Jo,s'do kthehem,ma keni sjellur ke hunda "
"Po ku i dihet o vajze,ndonje shqipetar andej... "
Une:"S'jemi ne Egjypt ku deshen te blejne L....me 20 deve vetem ngaqe ishte bjonde.Atje per fat s'kane deve hahahaha"
"Mire-mire,dhe po ndenje vi atje e te sjell per hunde kendej.C'do benim ne pa ty ketu?"
Une:"Do jetonit "
"Po flas seriozisht,s'ke plane per te ndenjur atje?"
Une:"Jo!Bileten e kam retour!Ja shihe..."
"Ka hotele atje te doja te vija te te beja shoqeri per nja nje jave?"
Une:"Kam nje alamet hoteli ne Shqiperi une hahahaha!Shtepine time,eshte for free :p"
"nuk do ju vinte keq prinderve te tu...?"
Une:"aspak,perkundrazi,do ju behej qejfi"
E keshtu,bej plane,e bej plane...u bene 5 vete
Me pas do i ve ne avion per Greqi.
------------------------------------------------------------
Duke dalur nga universiteti ( kisha patur provim)per tek stacioni i tramit,meqe kisha ngelur pa makine sot.
Ai:"Cutie,can I give you a lift?"
Une:"Jo,me kane porositur prinderit te mos ju flas te huajve"
Ai:"S'pranon karramele nga te huajt ti e?"
Une:"Joooo!Sidomos kur jane te huaj qe ngacmojne studentet rruges"
Po qeshnim me lot.Isha aq e lumtur qe po e shihja,mbas tere atij stresi provimesh...kishte lene pune per pak ore qe te me conte ne shtepi pa patur nevoje te prisja tramin.Nganjehere nje xhest i vogel mund te jete aq domethenes.
Sot po flisja gjate me nje mikun tim nga Shqiperia,nje nga meshkujt me fantastike qe njoh dhe njekohesisht me "bastarde".Po flisnim per zgjedhjet qe ben nje njeri ne jete,ai po me fliste per komoditetin e pozites time...nje pozite me shume mundesira.C'di ai per nje jete jashte Shqiperie?E vertete ne fakt,nje pozite me shume mundesira,por besoj qe keto mundesi mund te kthehen ne nje arme te rrezikeshme;jetoj mes 3 realitetesh:ate te rrethit tim shoqeror te huaj,ate te familjes dhe ate te njerezve te mi ne Shqiperi.Te jemi te qarte qe ne fillim,sado qe te jem munduar gjate ketyre viteve s'kam arritur asnjehere ti sjell ne balance te plote.Edhepse njerezit e mi ne Shqiperi emancipimin e kane pritur me krahehapur sesa shumica e familjeve shqipetare atje,serish ndiej veten te huaj ne ate forme perceptimi gjerash.Ne njefare forme ndihem e frikesuar pasi nuk mund te influencoj dicka te tille pa "flijuar"ate qe jane prinderit dhe gjysherit e mi ne syte e njerezve qe i rrethojne.Dicka e tille do me vriste shpirterisht!Deri tani kam arritur te mos eci paralel me hipokrizine,e nese do dua te vazhdoj dicka te tille,do me duhet te pakten gjate atyre dy javeve te kafshoj gjuhen qe te mos them ate qe vertete mendoj.Kam vene re qe me mbulon heshtja ne pranine e disa njerezve te caktuar,me duket sikur cdo fjale e imja mund te kthehet ne ushqim per ulkonja...keshtu hesht!
Ne rrethin tim shoqeror te huaj ndihem e lire,ndihem vetevetja,jam rritur ne nje realitet te tille,e njoh me mire...jam aq larg hipokrizise.Me kane respektuar dhe dashur ne forme te pakushtezuar qe ne fillim,s'kishte rendesi nga vija,s'kishte rendesi asgje pervec te tashmes...Me vjen te vjell kur degjoj shqipot duke thene"jam i x-familje" "jam qytetar"...yeah,jam dhe une por me ke degjuar ndonjehere duke emfazuar dicka te tille 10 here ne nje bisede 1 oreshe ne nje caffé?Nuk te respektoj me teper nese e thua,perkundrazi,me turbullohet stomaku.
Pastaj eshte familja,njerezit me te dashur ne jeten time.Ato qe jane munduar te balancojne Shqiperine dhe vendin ku banoj ne mua.Ato qe me kane folur perhere me aq dashuri per Shqiperine.Ato qe me sjellin telefonin dhe kur isha ne gjume qe te flas me goca/cuna tezesh/dajosh qe gati si kujtoj me.Ndoshta eshte per familjen qe nuk i sjell shpinen nje realiteti qe shpesh makes me sick,nje realiteti qe me ndalon te jem vetevetja...nje realiteti qe pret gjera te caktuara nga une me njerez qe s'do mund te me kuptonin kurre.
Ne fund i them mikut tim:"nese njerezit shqipetare qe kam arritur te njoh une jane me te miret,si duhet te jene me te keqinjte?Si duhet te jene ato nese shpeshhere me "te miret"s'arrijne te komplementojne ate qe jam?Is that all there is?Elita shqipetare?Kjo s'me mjafton!S'do mund te isha e lumtur."
Jam aq e lumtur qe lundroj ne realitetin tend,shpirt,realitetin tone!Je aq i paster nga ai pisllik shqipetar...dicka qe me ka bere keto dy vjete gati te le koken mbas teje.
Gjithsej 14 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 13 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.