Forumi Horizont Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 244 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Cila thenie personale ju ka lene pershtypje, cila ju pelqen. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6954)


Postuar nga ANTIPATREA datë 01 Gusht 2005 - 16:13:

o lele o lala,faciela vede' faciela toca'


Postuar nga Demokrate4ever datë 01 Gusht 2005 - 21:00:

Solo due cose sono infinite: l'universo e la stupiditÃ_ umana e non sono sicuro della prima. (Einstein)


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datë 01 Gusht 2005 - 22:23:

Wink

Duaje Atdhene, si Shqiponja folene!

(pra edhe Shqiponja e braktis folene, nderton fole te re,diku ne nje mal tjeter,
diku ne ajer tjeter,)- ...Ky eshte kuptimi!Kure mos harroni me shku shpi naten!Ska si krevati yt!


Postuar nga Hektori datë 03 Gusht 2005 - 21:18:

Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Gangos
Duaje Atdhene, si Shqiponja folene!

(pra edhe Shqiponja e braktis folene, nderton fole te re,diku ne nje mal tjeter,
diku ne ajer tjeter,)- ...Ky eshte kuptimi!Kure mos harroni me shku shpi naten!Ska si krevati yt!



Duajeni Atdhene si Shqiperia Ameriken. Haha sykaltra per nje nate nuk behet qameti, nuk flihet sahere ne shtepine tende se behet monotone pastaj hahaha


Postuar nga shaban_qosja datë 07 Gusht 2005 - 03:48:

Ëndërro, por me ëndërra mos rro.


Postuar nga Demokrate4ever datë 07 Gusht 2005 - 05:08:

C'fare eshte e jotja eshte e imja...C'fare eshte e imja eshe e imja


Postuar nga Syri_Magjik datë 07 Gusht 2005 - 08:29:

MUND TE JET THEN DHE ME PARA , UNE SI KAM LEXUAR TE GJTIHA!!!

'QENET LE TE LEHIN KARVANI SHKON PERPARA'


Postuar nga shiba datë 09 Gusht 2005 - 18:57:

JA VDEKJE JA LIRI

Kur ti hysh nje "pune" o coje deri ne fund ose mos i hyj fare atij avazi.


Postuar nga oliinter datë 09 Gusht 2005 - 21:33:

"Po te mos egzistoje une do te krijoja"

Pershendetje!


Postuar nga Gela datë 12 Gusht 2005 - 13:47:

zafir , zafir ti me dole qafir


Postuar nga ANTIPATREA datë 16 Gusht 2005 - 13:22:

kur dy zemra lidhen,dy pale breke zgjidhen.
(tani breket zgjidhen dhe pa lidhje zemrash. m mire akoma,apo jo?)


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 07:05:

Thënie të ndryshme.....

"Fjala duhet te peshohet sipas merites se vet fjales,dhe jo sipas merites se shqiptuarit"(Veton Surroi)

"Besimi leviz malet,por ju duhet te vazhdoni ti shtyni ato,nerkohe qe kryeni lutjen"(Meson Kulej)

"Te jesh i mire,do te thot jo vetem te mos besh padrejtsira,por edhe te mos i deshirosh ato"(Demokrit)

"Kush jep pergjigjje pa mendim te shumtat e fjaleve i ka gabim,o fol sic flet njeriu me mend,o hesht si kafshet,rri ne vend"(Saadiu)

"Te menqurit mesojne me shume nga budallejt,sesa budallejte nga te menqurit"(Cato the elder)

"Te gjithe do bien,ato qe qendrojne me lart do bien me keq"(Plato)

"Une nuk urrej njeriun po veset e tij"(Albert Einstein)

"Dy gjerave duhet t'ia dini vleren,para se t'ju iki nga duart: njera eshte Shendeti dhe tjetra eshte Rinia"(Epikteti)

"Fundi i madh i jetes nuk ka njohurite por veprat"(Tomas Fuller)

"Kur njeriu e kupton se nuk eshte i ditur,ai ka hedhur nje hap drejt diturise"(Mark Tuain)

"Para se te kundershtoni nje te moshuar,duhet te perpiqeni ta kuptoni ate"(Xhorxh Santana)

"Flisni qarte,nese do te flisni;gdhendni c'do fjale,para se ta nxirrni nga goja"(Oliver Uendell Holms)

"gjyko mbi inteligjencen e nje njeriu ne mbeshtetjen e qeshtjeve per te cilat ai pyet"(Homer)

"Nje komb te edukuar eshte e thjesht per ta drejtuar,por e veshtire ta pushtosh"(Lord Brougham)

"E arthmja e nje kombi eshte e lidhur ngusht me edukimin qe merr Rinia"(Albert Einstein)

"Te mos pranosh gabimin qe ke bere,do te thot e qe se po ben nje gabim te dyte"(Bill Klinton)

"Pa shokun e mire,njeriu nuk i njef gabimet e veta"

"Ju boten e shikoni,ndersa veten tuaj jo!Per sa kohe do qendroni brenda kesaj verberie?"

"Gjeja me e rendesishme qe nje burre mund te bej per femijet e tij,eshte tu doj nenen e tyre"(Gete)


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 07:09:

"Meson kur ehste i ri dhe kupton kur plaket"(Eschenbach)

"Trendafilat,zambaket,karafilat,te gjitha lulet thahen,celiku dhe hekuri thyhen,por shoqeria e vertete as thahet as thyhet"(Abraham Lincoln)

"Pijetoret jane vendet ku cmenduria shitet me shishe"(Uendell Filips)

"Ne rini ditet jan te shkurtra dhe vitet e gjata,ndersa ne pleqeri ditet jan te gjata dhe vitet e shkurtra"(Imam Gizali)

"I lumtur eshte ai njeri,i cili fiton mendjemprehtesin qe ne rini,por tri here me i lumtur eshte ao qe ruan zellin e rinis ne moshe te kaluar"(Dagobert Rune)

"E sotmja eshte nxenja e se nesermes"(Tomas Fuller)

"Zhurma nuk provon asgje.Shpesh nje pule qe ka bere vetem nje veze,kakarit sikur ka bere nje astreroid"(Mark Tuain)

"Permiso sjelljen tende,perpara se te kerkosh nga te tjeret te te permisojne ty"(Ebu Bekri)

"Jo dhe Po jan fjale qe thuhen shpesh,por ato duan qe te mendohesh shume para se ti shqiptosh"(Xhorxh Shou)

"Largojuni fuqis misterioze te mburrjes dhe te shpifjes"(Erik Hofer)

"Tre gjera e bejne nje jete te mjerushme: Hakmarrja,Xheozia,dhe karakteri i dobet"

"Idete e medhaja nuk lindin nga truri po nga zemra(Vauvenagues)

"Njerzit e zgjuar vlersojne te gjith njerezit,pasi ata shohin te miren te secili dhe e dine se sa e veshtire eshte te besh dicka te mire"(Baltazar Graciani)

"Zoti nuk do t'ju shikoj medaljet,gradad apo diplomat,por cilesit qe keni"(Helbert Hubard)

"Ka gjithnje kohe per ta shtuar nje fjale,kurre per ta terhequr mbrapsht"(Baltazar Graciani)

"Kur dikush e deklaron shpesh qe nuk eshte budalla,ai zakonishte dyshon per veten e tij"(Uillson Mitzer)

"Kur keni filluar te mos jepni me kontribut,keni filluar te vdisni"(Elanor Rusvelt)

"Meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen,por me e rendesishmja eshte te mos ndalosh se pyeturi"(Albert Einstein)

"Te mesosh femijet te jene te ndershem,eshte fillimi i edukates"(Hz Ali)

"Fakti qe di si ta lexosh nuk eshte asgje;e gjithe puna eshte te dish se c'fare po lexon"(Entoni Trolloup)

"Genjeshtari duhet te ket kujtese te forte"(Kuintiliani)

"Ka tre menyra per te perballuar vuajtjet e jetes;me indiference,me filozofi,dhe me ane te fese'(Carls Kaleb Kolton)

"Njeriu i zgjuar shef aq sa duhet dhe jo aq sa mundet"(Montani)


Postuar nga amoxil datë 01 Shtator 2005 - 07:23:

I lumtur eshte ai qe as urdheron e as e urdherojne.(V. Gete)
Kujtimi i lumturise nuk te sjell me lumturi,kujtimi i dhembjes te sjell perseri dhembje.(Xh. Bajron)
Kenaqesite mendore ...jane me te medhate,me te thellat,me te pafundmet.(I. Pavllov)


Postuar nga Demokrate4ever datë 01 Shtator 2005 - 08:03:

Dhelpra eshte dinake, por ai qe ze dhelpren eshte me dinak.(Calderon)


Qe te ngjitesh ne sferat me te larta te kesaj bote, duhet medoemos qe ,Zgjuarsin ta kthesh ne dinakeri te zhdervjellte. Vullnetin ne egersi prej bishe. Ambicjen ne cinizem. Moralin ne miRsjellje formale,dhe
ndergjegjen ne librez cecesh
(L.UOLLER)


Postuar nga amoxil datë 03 Shtator 2005 - 18:24:

Nuk ka dhimbje më të madhe se sa të kujtosh lumturin në mjerim. ( H. De. Balzak )

Në zemrën që digjet nuk hyet me çizme. ( Majakovski )


Postuar nga amoxil datë 03 Shtator 2005 - 20:48:

Një i vdekur është tragjedi, 5000 të vdekur janë statistikë. Stalin( duket ça zemërkatrani ka qën)


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Shtator 2005 - 22:01:

Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen , zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.(Erik Holar)


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Shtator 2005 - 22:18:

Fale armikun ,por kurre mos harro emrin e tij.

Mos pyesni c'fare mund te beje vendi juaj per ju,por pyesni cfare mund te beni ju per vendin tuaj.<< J.F KENNEDY>>



Kemi mesuar te fluturojme si zogj,te notojme si peshqit,por s'kemi mesuar artin te jetojme si vellezer.<>


Postuar nga amoxil datë 03 Shtator 2005 - 23:19:

Gënjeshtra ka 7 variante,e vërteta vetëm 1 ! (Shekspir)


Postuar nga Demokrate4ever datë 03 Shtator 2005 - 23:37:

Asgje nuk eshte me e rrezikshme ne bote, se injoranca e sinqerte dhe nje budallik i vetdishem ...(M.L King)


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 00:00:

Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre; trimat e provojnë vdekjen vetëm një herë. ( Shekspir )


Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Shtator 2005 - 06:14:

Nese nje burre akoma s'ka zbuluar per cfare te vdesi,akoma s'ka filluar te jetoje.(Martin Luther King)

Shpirti lind i vjeter,dhe shnderrohet ne i ri. Ja komedia e jetes
Trupi lind i ri dhe shnderrohet ne i vjeter. Ja dhe tragjedia e jetes.
(Oscar Wilde)


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 07:19:

Ç'është kopracia? Eshtë të rrosh në varfëri nga frika se mos bëhesh i varfër ( S.Bernard )
Ajo që mendon,u përket të gjithëve, vetëm ajo që ndien është e jotja ( Shiler )


Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Shtator 2005 - 07:53:

Nje mik i vertete te merr per dore dhe te prek ne zemer.

Mos u mendo shume, gjerat e mira ndodhin atehere kur nuk i pret.
(Gabriel Garcia Marquez)

Vertet jeni nje publik i mrekulluar. Perkundrazi me thoni :Ku ndodheni neser mbrema qe te vij tu shikoj:!. (Laurence Oliver)


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 09:27:

Kur e drejta nuk ka forcen, ajo quhet e keqja. ( Wilde )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 09:48:

Kur jemi të lumtur, ne jemi gjithnjë të mirë, por kur jemi të mirë s`është se ne jemi gjithnjë të lumtur. ( Wilde )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 10:21:

Dhimbja është piktori i madh i portreteve. E ndodh rallë që modeli ta dojë piktorin e vet. ( Suares )

Budallai kokën si njeri e ka, por kur flet e merr vesh se ç'mall është. ( Populli )

Kjo Akademi është objekti sekret i dëshirave të të gjithë njerëzve të letrave. Ajo është si një dyshek, për të cilën ata bëjnë këngë e epigrame deri sa ta kenë shtënë në dorë, e që e neglizhojne sapo ta kenë zoteruar atë. ( Volter )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 10:46:

Në dashuri, ashtu si dhe në art, delikatesa është virtyt i të dobëve. ( Rey )


Postuar nga amoxil datë 04 Shtator 2005 - 10:50:

Altruizmi, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.

Dostoievski


Postuar nga Demokrate4ever datë 05 Shtator 2005 - 00:02:

Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
Altruizmi, kjo dashuri abstrakte e njerezimit, pothuasje gjithnje,s`eshte gje tjeter vecse egoizem.

Dostoievski



Shume e bukur dhe e vertete kjo thenia..


Eshte e vertete qe nje here ne jete, fati troket ne jeten e cdo njeriu, por shume here ne kete kohe, njeriu rri ne pijetoren fqinje dhe nuk e degjon trokitjen e tij.
(Mark Tuen)


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 02:48:

Ruaju 3 gjërave në jetë....zjarrit, ujit dhe qeverisë. ( Populli )


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 02:50:

Oratoria ka shpesh inkonveniencen e atyre operave, muzika e te cilave pengon te degjohen fjalet; ketu jane fjalet qe pengojne te shihen mendimet. ( Joubert )


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 02:52:

Femra nuk sheh asnjehere ate qe bejne per te, ajo sheh vetem ate qe nuk bejne. ( Courteline )

Buka të mban fytyrën, yndyra të shkëlqen fytyrën. ( Populli )

Ne cdo nene eshte nje vjehrre qe fle. ( Croisset )


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 02:56:

Ai që shumë flet, gjë në dritë nuk nxjerr. ( Populli )


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 02:59:

Detyra ka nje ngjashmeri te madhe me lumturine e dikujt tjeter. ( Hugo )

Ne ceshtje zemre, njeriu me medioker mund t`ia kaloje edhe artistit me te madh.Eshte i vetmi justifikim per femrat qe dashurojne idiotet. ( Balzac )

E vetmja menyre per tu sjelle me nje femer eshte ti besh korte kur ajo eshte e bukur, e t`ia besh nje tjetre, kur ajo eshte e shemtuar. ( Wilde )


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 05:56:

Kritika eshte si nje lime, qe lemon ate qe kafshon. ( Legouve )

I pasur behesh me dituri jo me pasuri; i mencur behesh me mend jo me moshe. ( Populli )

Ai që vjedh një vezë, vjedh edhe një buall. ( Populli )


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 05:59:

Bindjet jane armiq te se vertets. Bile me te medhenj se sa genjeshtrat. ( Nietzsche )

Te filozofosh do te thote te mesosh te vdesesh. ( Montaigne )

Kudo, nuk shoh gje tjeter vecse njerez qe bejne mire, edhe qe e bejne ate keq. ( La Beaumelle )


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 06:28:

Per ate qe eshte shume i vetmuar, edhe zhurma eshte nje ngushellim. ( Nietzsche )


Postuar nga Demokrate4ever datë 05 Shtator 2005 - 06:41:

Puthja Vule e Dashurise. (Shekspir)


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 06:51:

Ndihmojeni armikun qe eshte ne nevoje, por ruajuni, sepse ai nuk ndryshon aspak nga nje qen. ( Epicure )

Per te guximshmit, pushka s`eshte vecse nje doreze bajonete. ( N.Bonaparte )


Postuar nga Demokrate4ever datë 05 Shtator 2005 - 07:10:

Te rrosh apo mos te rrosh ?!! Kjo eshte pyetja !! (Shekspir)


Postuar nga Demokrate4ever datë 05 Shtator 2005 - 07:19:

Askush nuk meriton lotet e tu..!! E ai qe i meriton sigurisht nuk te ben te qash.. (Marquez)


Postuar nga amoxil datë 05 Shtator 2005 - 07:24:

Kjo ishte nje thenie e madhe..... me pelqeu.


Postuar nga Demokrate4ever datë 05 Shtator 2005 - 23:33:

Kur gjithe qirinjte jane te fikur, te gjitha femrat jane te bukura. (Plutarco)


Postuar nga Demokrate4ever datë 06 Shtator 2005 - 00:00:

Te dua jo per ate qe je..por per ate qe ndjehem une kur jam me ty.. (Maquez)


Postuar nga amoxil datë 08 Shtator 2005 - 04:32:

Dialli është i ftohtë, edhe si dashnor, por nuk është i shëmtuar sepse merr të gjitha format që don. ( Henri Heine )


Postuar nga amoxil datë 08 Shtator 2005 - 04:44:

Arti duhet të të shqetësojë,shkenca të të sigurojë. ( Gilbert K.Chesterton 1874-1936 shkrimtar anglez )

Piktura: Arti i cili mbron sipërfaqet e sheshta nga koha dhe ballafaqimi me kritikun. ( Ambrose (Gwinnett) Bierce, tek libri Fjalori i Djallit )

Antiteza është ajo porta e ngushtë ku gabimi kalon me kollaj , në rrugën e vet drejt së vërtetës. ( Nietzsche )

Po patet frikë vetminë, mos u martoni. ( Tchehov )

Në botë, anektoda është me dy faqe. Njerëzve që kanë vlera iu lejon të fshehin mendimet e tyre, të tjerëve, nullitetin e tyre. ( Fernand Vanderm )


Postuar nga amoxil datë 08 Shtator 2005 - 06:25:

Një komb shuhet kur ai nuk reagon më ndaj fanfares; dekadenca është vdekja e trumpetës. ( Cioran )


Postuar nga Demokrate4ever datë 08 Shtator 2005 - 06:39:

Gjeja me e tmerrshme nuk eshte ti copetosh zemrat por e kunderta : ti shnderrosh ato ne gure.(Oscar Wilde)


  Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 [4] 5 »
Trego 244 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.