Forumi Horizont | Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Kur lajmet behen prekese (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8819)
Isha ne Gym kur po jepte CNN lajmin direkt .......... po beja cardio dhe shihja TV .......... (me Amon Amarth ne vesh ..... ) ...... dhe gjeja e pare qe me shkoi ne mendje ishte pozicioni ne te cilin ishin prinderit .......... .Me e bukura ishte se nuk dinin si ta kapnin apo ta ulnin balonen ...... . U nis nje helikopter i Gardes Kombetare ........ po aty e lashe se shkova tek sektori peshave te ............ lehta.
Citim:
Po citoj ato që tha SmoKer`
Ke te drejte por , mua me terhoqi si lajm sepse thoshte "6 vjecar i vetem ne qiell" mua mu duk si dicka jo normale , por kur e lexova pash qe eshte vetem nje aksident. Dhe un ne fakt e postova vetem per te treguar se i e bejn lajmin dramatik keta te topit.
sinqerisht qe me trishtoi ky lajm, me kerqethi trupin dhe kur imagjinoj tmerrin dhe pamundesine te ndihmoje veten ajo goce fat keqe me trondit shpirterisht.
Kanada, vdes këngëtarja e Folk, e hëngrën ujqërit
TORONTO-Një këngetare kanadeze e muzikës Folk është gjetur e masakruar nga ujqërit në një park kombëtar në lindje të vendit. Këngëtarja 19 vjecare Tejlor Micell, një muzikante mjaft premtuese nga Toronto vdiq në spital pasi u shqye nga disa ujq teksa ecte e vetme në parkun Kejp Breton ne Nova Skotia. Ulërimat e vajzës janë dëgjuar në gjithë zonën e afërt. Kalimtarët në këtë pyll të rrahur nga njerëzit, kane dhene alarmin dhe rojtarët e pyllit kanë arritur të mbërrijnë dhe të qëllojnë e vrasin nje prej ujqërve ndersda po kërkojnë të dytin.
Kjo eshte nje ngjarje tepër e rralle në Kanada, por edhe e padegjuar se fundi ne bote. Ujqerit zakonisht kerkojne neper pyje drerë dhe kafshë të tjera, por rralle sulmojnë njerëz. Madje sipas burimeve ne kete zone, keta lloj ujerish amerikane qe gjenden ne Ameriken Qëndrore, SHBA e Kanada, me tepër kanë frikë nga njerëzit. Vajza ka vdekur në një spital të Halifaks nga një sërë kafshimesh.
Kengetarja Micell ishte nominuar vitin e shkuar edhe ne cmimet muzjkore Folk kanadeze ne kategorine e te rinjve. Menaxherja e kengetares se re ka shprehur shokimin nga kjo tragjedi duke vleresuar lart talentin e vajzes dhe duke thene se ajo nuk duhej te vdiste ne kete menyre.
marre nga balkanweb
Vertet per te ardhur keq...
E sëmura mendore e lidhur me zinxhirë, denoncohet rasti i katërt
Një vajzë 22 vjeçe me probleme mendore jeton e lidhur me zinxhir. Kjo është historia e katërt që denoncohet në media, pas një djali në Fier dhe dy motrave në Dibër.
I ati i vajzës ka treguar të njëjtat detaje si familjet e mëparshme: "E mbajmë fëmijën të lidhur se është e dhunshme". Spiro Tani rrëfen se "vajza ka lindur me probleme mendore dhe ka shfaqur shenja të agresivitetit që në fëmijëri". Ai thotë se vajza nuk ka marrë mjekim të rregullt dhe për pasojë gjendja është përkeqësuar. "Kemi frikë ta lëmë të dalë jashtë, edhe në shtëpi nuk ka një person që t'i rrijë mbi krye gjatë gjithës ditës, ndaj jemi detyruar që herë pas here ta mbajmë me hekura", thotë babai i vajzës së sëmurë nga një fshat i Kavajës.
Motrat Keshi nisen në Shkodër. Topi: Përgjegjësia, e të gjithëve
dt. 28 tetor
DIBËR- Dy motrat Keshi, të lidhura me zinxhirë në këmbë prej më se 20 vitesh, janë transferuar sot pasdite nga spitali i Peshkopisë për në Shkodër, për t'u mbajtur nën kujdes shëndetësor në spitalin psikiatrik të këtij qyteti.
Ato u mbajtën në spitalin e Peshkopisë që nga momenti i evidentuar nga media në një fshat të Maqellarës ku ishin të lidhura me zinxhirë tek këmbët dhe në një gjendje skandaloze, për tu transferuar në një spital më të specializuar si është ai psikiatrik në Shkodër.
Transferimi u bë pasi ato vuajnë nga probleme mendore prej vitesh, dhe që pikërisht për këtë i ati Dine Keshi, ka rrëfyer se nuk ka pasur rrugë tjetër vetëm për t'i mbajtur të lidhura për të mos rrezikuar komunitetin.
DIBËR - Prej 22 vitesh dy motra në Maqellarë të Dibrës janë mbajtur të lidhura me zinxhirë jashtë vëmendjes së opinionit dhe të shoqërisë në një familje fshatare të kësaj zone në tejskamje.Zingjiri në këmbën e Thëllënxës është vënë kur ajo ishte 25 vjeç, sot është 47 vjec dhe e vogla Fidania kur ishte 16 vjec, sot është 38 vjec.
Për dy motrat Thëllënxa dhe Fidane Keshi është sinjalizuar media nga një banor i fshatit që e njihte gjendjen e që u nxit ta evidentonte pikërisht pas rastit të para pak ditësh në Levan të Fieri, kur nje 26 vjecar jetonte prej tri vitesh në një kolibe qeni i lidhur me zinxhirë nga familjarët si person që, sipas familjarëve nuk mund të mbahej ndryshe pasi përbënte rrezik për banorët e tjerë.
Nuk arrj te mendoj qe arrihet deri ketu ...ku jane Sherbimet Sociale ne kete vend eksitojne apo jo ??
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
E sëmura mendore e lidhur me zinxhirë, denoncohet rasti i katërt
Nuk arrj te mendoj qe arrihet deri ketu ...ku jane Sherbimet Sociale ne kete vend eksitojne apo jo ??
Tragjedia e Tisas, edhe një i mbijetuar
Nga Dafina Myrtaj më 30.10.2009 në ora 10:25
UPDATE- Policia e Kosovës bën të ditur se një person, që dyshohet se ishte në grupin e të zhdukurve në tragjedinë e lumit Tisa, është i gjallë. Ai thuhet se është një adoleshent, i cili gjendet në një qendër paraburgimi në Austri.
Një person, që gjendej në mesin e të zhdukurve në tragjedinë e lumit Tisa, mund të jetë i gjallë. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, ndihmësdrejtori për hetime në Policinë e Kosovës, Kadri Arifi.
“Një e kemi të konfirmuar nga autoritetet austriake, një është në Austri nga ajo lista me 16 persona. Domethënë, një është gjallë në Austri dhe ai është në qendër paraburgimi në Austri, për shkak të kalimit ilegal. Por, është gjallë, është i konfirmuar”, tha Arifi.
Arifi, përveçse bëri të ditur se bëhet fjalë për një adoleshent, nuk dha detaje tjera mbi identitetin e të arrestuarit.
Autoritetet austriake nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me këtë rast.
Varka e përmbysur, ditë më parë, në lumin Tisa në Hungari, bartte 19 persona. Policia hungareze dhe ajo serbe kanë konfirmuar vdekjen e 5 personave; tre janë gjetur të gjallë në Hungari dhe të tjerët konsiderohen të zhdukur.
Nëse konfirmohet se adoleshenti në Austri i përket këtij grupi, atëherë të zhdukur mbesin edhe 10 persona.
Por, edhe pse tashmë viktima e parë e kësaj tragjedie, Elvira Jaha, është varrosur në Prishtinë, vdekja e saj si dhe e katër të tjerëve nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet kosovare.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha:
“Kjo vjen në vijë shtetërore dhe fillimisht informohen familjarët nga autoritetet e jashtme. Por, konfirmim zyrtar nuk kemi. Pritet të na vijë në mënyrë diplomatike nga shteti prej nga vijnë, nga Hungaria. Përderisa nuk kemi dokumente, është vështirë konfirmimi”.
Autoritetet e Hungarisë dhe të Serbisë kanë thënë sot se nuk kanë gjetur trupa të tjerë. Në këto dy vende nuk ka asnjë të arrestuar.
Ndërkaq, Kosova po i kërkon katër të dyshuar në lidhje me këtë rast të trafikimit të qenieve të gjalla. Personi i pestë i dyshuar, i vetëdorëzuar në polici, tashmë gjendet në shtëpi.
Kadri Arifi tha se vendimi për lirimin e tij është marrë nga prokurori i EULEX-it.
“Të pestin e kemi intervistuar dhe ai është në shtëpi për momentin. Por, edhe ai është në pjesën e atyre që dyshohen, por roli i tyre ndoshta nuk ka qenë primar. Mbetet të shihet përgjegjësia e tij, eventualisht penale. Është vendim i prokurorit të EULEX-it. Ai ka kërkuar që të lirohet në procedurë të rregullt”, sqaroi Arifi.
Por, kryeprokurori publik i Prishtinës, Osman Kryeziu, tha se po të kishte dyshime të bazuara, i vetëdorëzuari do të gjendej prapa grilave.
“Varet se sa ka qenë dyshimi i bazuar. Kjo vlerësohet nga prokurori, çfarë deklaratash ka thënë. Por, po të ishte ashtu si ka dalë në mjetet e informimit, ai sot do të ishte i ndaluar. Me vetë faktin që e kanë lëshuar, nuk kanë pasur dyshim të bazuar”, tha Kryeziu.
Bëhet fjalë për personin, për të cilin EULEX-i ka konfirmuar se është dorëzuar vullnetarisht në Policinë e Kosovës, duke pranuar përfshirjen e tij në rastin e lumit Tisa. Ai i ka thënë policisë se u ka marrë familjeve që ishin kontrabanduar përtej kufijve nga 6 deri në 8 mijë euro. (RFE)
Na tradhtuan trafikantët
Pas kthimit në Kosovë, Blerim Rama, i mbijetuari në tragjedinë e ndodhur në lumin Tisa, ndihet i tradhtuar nga trafikantët. Ai pohon se rrugën ilegale për në perëndim të Evropës e kishte marrë duke mos ditur që bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët e vegjël do t’i duhej të kalonte mbi ujë.
“Na kanë pre në besë. Nuk e kam ditur që ne do të kalojmë lumin”, ka deklaruar Blerim Rama për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).
Me këtë rast, ai ka pohuar se në barkën me të cilën po lundronin mbi lumin Tisa kanë qenë 18 persona, nëntë fëmijë dhe nëntë të rritur.
Ndërsa, Fadil Mirena, kushëriri i të zhdukurit Rrahim Mirena, ka konfirmuar se nga biseda që ka pasur me të mbijetuarin, Blerimin, ka kuptuar se familja pesanëtarëshe e kushëririt të tij, ka qenë në barkën e fundosur.
“Unë jam takuar me Blerimin. Ai më ka thënë se e njeh Rrahimin dhe vajzat e tij. Ai më ka thënë se një natë kanë fjetur bashkë në një shtëpi në Serbi, ndërkaq të nesërmen ata janë nisur me barkë për të kaluar lumin. Nuk e di nëse ata kanë mundur të mbijetojnë nga përmbytja”, thotë Fadil Mirena.
Ndërkohë, edhe gjatë ditës së enjte autoritetet kosovare nuk kanë zbuluar ndonjë detaj lidhur me këtë rast, pasi që sipas tyre me këtë çështje ka kaluar në kompetencë të prokurorit të EULEX-it.
“Ne e zbatojmë atë që kërkon prokurori dhe hetimet i udhëheq prokurori. Dhe sigurisht në këtë fushë ne do t’i marrim veprimet e nevojshme që duhet . Ju lutem, ne po bëjmë punën tonë”, u ka thënë mediave drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti.
Ai thotë se informatat të cilat posedon PK-ja, janë nga EULEX-i dhe Interpoli, e jo nga Serbia. “Ato informata kryesisht i marrim nga kolegët tanë nga EULEX-i dhe Interpoli, sepse me Serbinë nuk kemi një miqësi të bëjmë”, shtoi Sheremeti.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se hetimet e policisë për kapjen e personave të dyshuar janë duke vazhduar me intensitet. Deri më tani, ai e cilëson si sukses punën e PK-së, e cila ka arritur t’i identifikojë katër persona të dyshuar si trafikantë të qenieve njerëzore.
“Hetuesit policorë janë në ndjekjen e arrestimin personave, ndaj të cilëve është lëshuar fletarresti. Është sukses që janë identifikuar kush janë ata persona. Tani, detyrë e hetuesve është të dinë nëse këta persona janë ende në Kosovë, apo kanë ikur jashtë vendit”, tha Kelani.
Express të enjten ka kontaktuar zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme. Megjithatë asnjë detaj rreth tragjedisë nuk është dhënë me arsyetimin se kjo çështje ka kaluar në kompetencë të PK-së.
“Të gjitha punët tona shkojnë në polici. Policia i ka të gjitha informacionet. Ne kemi folur deri në momentet që policia ka marrë rastin në dorë. MPJ është kyçur për rastin në fjalë, vetëm pse kjo u ka ndodhur qytetarëve jashtë Kosovës”, tha zëdhënësja e MPJ-së,
Albana Beqiri
Tragjedia e kosovarëve në lumin Tisa dhe informacionet e pakta lidhur me këtë rast, për zyrtarët e KMDLNJ-së, tregojnë brishtësinë diplomatike të Kosovës dhe pafuqinë e saj për të ndikuar në vendet, të cilat edhe e kanë pranuar Kosovën si shtet.
“Institucionet e Kosovës janë munduar të bëjnë atë që ka qenë në mundësinë e tyre. Në fakt, këto tragjedi e qet në pah pafuqinë e Kosovës, për të ndikuar në vendet të cilat edhe e kanë pranuar Kosovën si shtet. Meqë lumi Tisa është në mes të Hungarisë dhe Serbisë, ka qenë e pamundur të vendoset një kontakt i drejtpërdrejt me Serbinë”, tha Behxhet Shala nga KMDLNJ.
Megjithatë Shala kritikoi partitë politike të Kosovës, të cilat as për një ditë nuk e kanë ndërprerë fushatën politike, për t`u solidarizuar me viktimat e kësaj tragjedie dhe me familjet e tyre.
“Natyrisht, është dashur që së paku një ditë ta ndërpresin fushatën. Së paku, në mënyrë simbolike, të solidarizohen me viktimat”, tha Shala.
Lidhur më këtë rast, të enjten për media është prononcuar edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ai thotë se për shkak të informatave ende të paverifikuara, deri tani nuk është shpallur ditë zie për personat e humbur.
Kuçi ka mohuar se institucionet e Kosovës nuk janë interesuar për këtë tragjedi. Me këtë rast ai ka përmendur vizitën e ambasadorit të Kosovës në Vjenë, Sabri Kiçmari, i cili ka shkuar në Hungari me kërkesë të kryeministrit Hashim Thaçi dhe vizitën e hetuesisë nga Policia e Kosovës dhe prokurorët e Kosovës.
“Fatkeqësia ka ndodhur në një shtet tjetër. Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur kompetenca direkte që të merren me këtë rast. Por, unë jam i bindur që kemi pasur kapacitete të plota dhe jemi të gatshëm që të merremi me atë fatkeqësi, e cila ka rënduar edhe institucionet dhe qytetarët e Republikës”, ka thënë Kuçi.
Numri i viktimave të konfirmuara në tragjedinë e lumit Tisa ka shkuar në pesë.
http://www.gazetaexpress.com/index....o/18049/C4/C15/
Kur ne kolibe lidhin te semurin mendor ne vend te qenit
Nje 26-vjecar, me te meta mendore e fizike, prej tre vitesh mbahet i lidhur me zinxhire ne nje kasolle ne Levan te Fierit. I riu nuk duket i rrezikshem dhe qendron ne nje kolibe te vogel fale meshires se fqinjeve te tij, te cilet e ushqejne. Ndersa familja e tij me 7 anetare banon ne nje kasolle aty prane.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=165364
Dy jave me vone i riu transportohet ne spitalin psikiatrik te Vlores, ku doktoresha thote se aty dergohen edhe femije 13 vjeç me overdoze droge.
Kush guxon e flet mire per vendin tone eshte tamam krim
vetem te lexosh e te shikosh kto ngjarje te ben te mendosh qe jemi shume prapa si vend i lene te jetojne dhe si kafshe jo acoam shume me keq pa fare ndihme
eshte vertet tmerr
Mjerim!
Vjehrra denoncon nusen, e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht
TIRANË-Sherri i vazhdueshëmdhe ushtrimi i dhunës mbi trupin e saj nganusja e djalit, e kanë detyruar një të moshuar t’i drejtohet
organeve të renditpër mbrojtje. Ky rast ështëshënuar në rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet.Dy ditë më parë 78-vjeçarja
F.Gjoni, banuese në pallatet“1 Maji”, ka marrë rrugën drejt uniformave blu,për të rrëfyer hallin e saj.Ajo ka treguar se nusja e
djalit, 33-vjeçarja Z.Gjoni,prej kohësh e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.Duke jetuar së bashku nënjë shtëpi, mes tyre kishte pasur konflikte të herëpashershme,ku sipas pretendimeve te vjehrrës, nusjaveç të bërtiturave dhe presioneve psikologjike, kishte ushtruar edhe dhunë fizike mbi të. Gjendja është bërë e padurueshme, deri sa e moshuara ka parë si të vetmen rrugë zgjidhje për të shpëtuar nga dhuna e nuses, vajtjen në polici. Menjëherë pasi kanë dëgjuar ankesat e 78-vjeçares,në bazë të ligjit të parashikuar për këtë rast, seksionii Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje, ka urdhëruar marrjen në mbrojtje të së moshuarës. Materialet e regjistruara për këtë rast, do t’i kalojnë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Vjehrra denoncon nusen, e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht
TIRANË-Sherri i vazhdueshëmdhe ushtrimi i dhunës mbi trupin e saj nganusja e djalit, e kanë detyruar një të moshuar t’i drejtohet
organeve të renditpër mbrojtje. Ky rast ështëshënuar në rrugën “Komuna e Parisit” në kryeqytet.Dy ditë më parë 78-vjeçarja
F.Gjoni, banuese në pallatet“1 Maji”, ka marrë rrugën drejt uniformave blu,për të rrëfyer hallin e saj.Ajo ka treguar se nusja e
djalit, 33-vjeçarja Z.Gjoni,prej kohësh e dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht.Duke jetuar së bashku nënjë shtëpi, mes tyre kishte pasur konflikte të herëpashershme,ku sipas pretendimeve te vjehrrës, nusjaveç të bërtiturave dhe presioneve psikologjike, kishte ushtruar edhe dhunë fizike mbi të. Gjendja është bërë e padurueshme, deri sa e moshuara ka parë si të vetmen rrugë zgjidhje për të shpëtuar nga dhuna e nuses, vajtjen në polici. Menjëherë pasi kanë dëgjuar ankesat e 78-vjeçares,në bazë të ligjit të parashikuar për këtë rast, seksionii Mbrojtjes së të Miturve dhe Dhunës në Familje, ka urdhëruar marrjen në mbrojtje të së moshuarës. Materialet e regjistruara për këtë rast, do t’i kalojnë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale
Gra dhe burra kerkojne mbrojtje ne gjykate
Nga muaji janar deri ne tetor te ketij viti 502 femra kane denoncuar ne Policine e Tiranes dhune sistematike brenda familjes te ushtruar ndaj tyre me se shumti nga bashkeshortet apo persona qe bashkejetojne me to.
Te dhenat zyrtare publikohen nga seksioni i mbrojtjes se te miturve dhe dhunes ne familje. Per shkak te dhunes ne rritje brenda familjes, Gjykata e Tiranes ka caktuar prej nje viti nje trupe prej pese gjyqtaresh, te cilet shqyrtojne pa nderprerje kerkesat qe depozitohen per urdher mbrojtjeje te menjehershem ndaj agresorit.
Duke ju referuar statistikave, viktimat e dhunes ne familje brenda ne kryeqytet jane me te ndergjegjesuara dhe ato denoncojme keqtrajtimet ne polici.
Nderkohe qe nga periferia dhe fshatrat e Tranes kane kerkuar ndihme per mbrojtje dhe distancim te dhunuesit nga banesa vetem 87 prej tyre.
Nderkohe nga ana e saj Gjykata e Tiranes ka regjistruar 411 raste te femrave te dhunuara fizikisht qe kerkojne prej togave te zeza te urdheroje mbrojtjen.
Por nga ana tjeter gjykata ka regjistruar edhe 30 raste te meshkujve qe kerkojne te mbrohen prej grave, shifer kjo e pallogaritshme ne krahasim me numrin e larte te grave qe jane regjistruar.
TCH
babai *i droguar*
divorcohet nga e shoqja dhe merr femijen dy vjec duke e hedhur ate nga ura.
Me fal qe u largova, mami
Ndoshta duhej vene te Gerdeci por e meriton te rrije ketu.
Re: Me fal qe u largova, mami
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ndoshta duhej vene te Gerdeci por e meriton te rrije ketu.
Bulqize - Të jetosh në tunel
Kanë mbetur pa familje, pa shtëpi dhe pa asnjë mundësi ekonomike për të bërë një jetë normale. Një shkëndijë elektrike 4 vite më parë dogji krejtësisht shtëpinë e dy vëllezërve Haxhi dhe Petrit Dama ne fshatin Zall Sopot i Bulqizës . Që prej asaj kohe ata mbetën të pastrehë dhe e vemtja zgjidhje ishte ky tunel prane fshatit, ku jetojnë mes varfërisë, mungesës së higjenës, lagështirës në të njëtin vend me bagëtinë. Sot 2 vëllerëzit, njëri 58 vjec dhe tjetri 60 vjec janë familja e njëri-tjetrit.
Fatkeqësia e tyre nis që prej vitit 1952, kur i ati u pushkatua për arsye politike të asaj kohe, më pas vdekja e nënës, dy motrave dhe një vëllai. Asnjë prej tyre sikurse dy vëllezërit nuk u martua për shkak të kalvarit të gjatë të vuajtjeve, duke mos lënë pas asnjë trashëgimtar. Kështu Haxhi dhe Petrtit Dami kalojnë cdo ditë të jetës vetëm, pa asnjë të afërm, në këtë tunel që kur u ndërtua su mendua kurrë se do të sherbente si strehë varfërie.
Me shpresën se dikush do të ofrojë ndihmë, këta vëllezër fatkeqë, të sëmurë përballojnë jetesën me 4800 lekë të reja.
(NEWS24/BalkanWeb)
Vdes nga gripi A vajza shtatzane, vetem 18 vjeç
Tirane
18 vjecarja nga Kucova humbi jeten dje si pasojë e virusit A/H1N1. Prej gjashte ditesh mbahej në terapi intensive dhe tre ditet e fundit ajo kishte hyre ne koma. Ajo nuk ia ka dale t’i mbijetoje gripit te tmerrshem. E reja me inicialet E.R. vdiq bashke me foshnjen e saj qe do te lindte pas pak ditesh.
“Nuk arritëm të shpëtonim jetën e fëmijes 8 muajsh”, bënë të ditur sot për TVNEWS24 mjekët e spitalit infektiv në Qëndrën Spitalore Universitare në Tiranë.
Pogradec, 29-vjecarja vret me arme nenen
Nje 29-vjecare nga qyteti i Pogradecit eshte arrestuar nga policia sepse mengjesin e sotem qelloi dhe vrau me arme zjarri nenen e saj.
Autorja e krimit eshte Anila Anxho 29 vjec, e cila po merret ne pyetje nga policia. Ende nuk jane zbuluar rrethanat e ngjarjes, nderkohe policia ka nisur hetimet.
Ngjarja ndodhi mengjesin e sotem ne lagjen "Rinia".
(TCH)
_____________________
Ska vend per shume komente ...... edhe kafshet kane instikte, por kete as kafshe nuk mund ta quaj sepse i mungon instikti kryesor pfffffffffffff
KORCË
- Tre vëllezër janë ekzekutuar me automatik sot ne mesdite në fshatin Vidovë të Korçës në rrethana ende misterioze. Tre viktimat janë Taulant, Xhiljan dhe Edi Mulliri. Forca të shumta policie janë në vendngjarje. Gjithashtu janë bllokuar pikat kufitare. Te dhenat e para te policise jane konfuze. Ka dy pista ku po hetohet, ajo e vrasjes per gjakmarrje dhe e vrasjes per motive te dobeta.
Burime ende te pakonfirmuara nga policia thone se nje person qe quhet Besim Karaj eshte pare me automatik ne krah ne kete zone duke ecur me vrape dhe shtier ne ajer, cka dyshohet te jete edhe autori i krimit te rende.
Nderkohe nje piste tjeter eshte ajo e vrasjes per shkaqe gjakmarrjeje. Tre viktimat janë djemtë e të dënuarës për varsje Liljana Mulliri. Kjo e fundit, në vitin 2003 ka masakruar dhe mbytyr në pus nipin e të dashurit të saj, 8 vjecarin Alberto Xhihani. Historia është një nga më të bujshmet në sferën e krimit ndaj mendohet se familjaret e 8 vjecarit kane marre gjak tek djemte e autores se krimit te rende
Puke
“Nuk kisha lekë të blija miell, ndaj u detyrova të këpus përcjellësin elektrik të fshatit për ta shitur dhe për të siguruar bukën e fëmijëve” ky ka qenë deklarimi që ka bërë në polici Gëzim Lusha . 33 vjecari , baba i 4 fëmijëve, tre javë më parë vodhi 1300 metër përcjellës elektrik të cilin më pas, sic ka pohuar dhe vetë në polici, e kishte shitur në qytetin e Shkodrës si metal bakri dhe me paratë e siguruara kishte blerë miellin dhe ushqime të tjera për fëmijet.
Gëzim Lusha, sipas policisë së Pukës ishte i dënuar dhe më parë, pikërisht për vjedhjen e përcjellësve elektrikë brenda fshatit. Gjatë muajit të fundit në rrethin e Pukës kanë ndodhur disa vjedhje të përcjellësve elektrikë, të cilët më pas shiten si metale bakri.
Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës n
Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës nuk iu dha urdhri i mbrojtjes
Thellohet skandali me djalin e ish-prefektit të Fierit, Rauf Troka. Ndërsa ishte në hetim për plagosjen e ish të dashurës, Ertilda Spahos, dje ai e ka rrëmbyer dhe dhunuar sërish “vajzën e zemrës”. Burime nga policia e Fierit bëjnë të ditur se 26-vjeçari është ndaluar dhe ndaj tij rëndon akuza e “pengmarrjes”.
Rrëmbimi
Ka qenë ora 09:30 e ditës së djeshme, kur Erion Troka i është drejtuar Komunës Levan në Rrethin e Fierit. Policia konfirmon se ai ka shkuar në zyrën e aplikimit për karta identiteti dhe pasaporta biometrike të kësaj komune, ku prej disa muajsh punon ish e dashura e tij, Ertilda Spaho. Në sy të dhjetëra personave që prisnin të aplikonin, Erion Troka e ka marrë me dhunë 26-vjeçaren dhe e ka tërhequr zvarrë deri në automjetin e tij, që e kishte lënë në hyrje të komunës. Ai e ka goditur me shqelma dhe grushte vajzën, pa u shqetësuar nga dëshmitarët e shumtë, të cilët më pas kanë njoftuar policinë. Pas sinjalizimit të ardhur në komisariat, policia është vënë në lëvizje dhe ka lëshuar një qarkore urgjente në të gjitha postblloqet e qarkut, duke dhënë informacion për rrëmbyesin dhe makinën me atë cilën ai po largohej.
Pas afro dy orësh vajza është paraqitur vetë në polici, ku ka kryer denoncimin e radhës. Rreth mesditës, policia ka gjetur edhe Erion Trokën. Zyrtarisht burimet policore kanë thënë se ai është ndaluar dhe ndaj tij rëndon akuza e “pengmarrjes”. “Ne po hetojmë mbi rastin në fjalë. Për Erion Trokën kemi pasur kallëzime të tjera, por është prokuroria ajo që po merret me rastet e mëparshme, ndërkohë që ngjarja e së premtes është në plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm ligjor”, janë shprehur zyrtarisht drejtues të lartë të policisë së Fierit.
Ndërkohë, Ertilda Spaho ka treguar për “Shqip” se Erion Troka, dy ditë më parë kishte shkuar ta takonte, por sapo ka parë të atin e saj, është larguar me shpejtësi. Ndërkohë ajo ka thënë se javën e fundit, në telefonin e saj kishte marrë disa mesazhe kërcënuese nga 26-vjeçari. “Isha duke punuar, kur ai erdhi dhe më mori me forcë. Thërrisja për ndihmë, por askush nuk ndërhyri”, rrëfen për “Shqip” 26-vjeçarja. Më tej, ajo thotë se Erion Troka kishte përgatitur në pjesën e pasme të makinës një vend për ta fshehur dhe duke kaluar nëpër disa rrugë rurale, ka marrë drejtimin për në qytetin e Patosit. Më pas ai ka dashur ta çojë në një motel në qytetin e Patosit, por recepsionisti i kishte thënë se nuk kishte dhoma të lira. “Në këtë moment i shpëtova nga dora dhe ju drejtova një makine që pashë në anë të rrugës. I kërkova ndihmë shoferit, por ai vetëm më shihte, askush nuk më ndihmoi. Më pas Erioni më çoi në një lokal në Patos, ku nisi të më rrahë”, vijon rrëfimin Ertilda. Ajo tregon se në një moment ka mundur t’i shpëtojë nga duart dhe menjëherë ka hipur në një taksi me targa të verdha, e cila e ka çuar në polici. Por edhe pas marrjes së informacionit për arrestimin e dhunuesit të saj, Ertilda Spaho nuk beson në drejtësi. Ajo thotë se vetëm një ditë më parë ka qenë në gjykatë për marrjen e urdhrit të mbrojtjes. Gjyqtar ka qenë Taulant Banushi, i cili mësohet se i ka komunikuar Spahos që nuk ia mundëson urdhrin e mbrojtjes, pasi nuk ia parashikon ligji. Ndërkohë 26-vjeçarja dhe familja e saj bëjnë apel për dënimin e Erion Trokës. “Nëse shteti ekziston, le ta trajtojë këtë rast. I kërkoj ndihmë edhe Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila i ka kushtuar vëmendje dhunës ndaj grave. Bëj apel për drejtësi, nuk dua më shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj 26-vjeçarja.
Re: Rrëmben dhe dhunon sërish ish të dashurën. Policia arreston 26-vjeçarin, por vajzës n
Citim:
Po citoj ato që tha trojani
“Isha duke punuar, kur ai erdhi dhe më mori me forcë. Thërrisja për ndihmë, por askush nuk ndërhyri", tha 26-vjeçarja.
“Në këtë moment i shpëtova nga dora dhe ju drejtova një makine që pashë në anë të rrugës. I kërkova ndihmë shoferit, por ai vetëm më shihte, askush nuk më ndihmoi. Më pas Erioni më çoi në një lokal në Patos, ku nisi të më rrahë”, vijon rrëfimin Ertilda.
Ertilda Spaho nuk beson në drejtësi.
"I kërkoj ndihmë edhe Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, e cila i ka kushtuar vëmendje dhunës ndaj grave. Bëj apel për drejtësi, nuk dua më shumë”, ka përfunduar rrëfimin e saj 26-vjeçarja.
GREQI- Një 47 vjeçar grek është ndaluar dje nga policia e Athinës si i dyshuar për abuzimin seksual me 12 fëmijë shqiptarë të mitur. I
cilësuar si pedofil dhe pervers,ish-polici banues në rajonin Kato Patision është nën hetim edhe për shfrytëzimin e disa fëmijëve të tjerë në kryeqytetin helen. Ngjarja që ka tronditur opinionin
grek dhe mendohet se ky abuzim kishte lindur prej tre vitesh. Emri i të dyshuarit nuk u bë publik nga ish-kolegët e tij. Lajmin e bëri të ditur media grek gjatë ditës së djeshme, referuar zyrtarëve të policisë sëAthinës.“Shtetasi grek 47-vjeçar akuzohet se në periudhë të vazhdueshme disa mujore,ka abuzuar me fëmijë shqiptarë të moshës nga 13 deri në 16 vjeç, të cilët i detyronte te shihnin materiale me përmbajtje pornografike dhe më tej kryente me to vepra të turpshme dhe ushtronte terror psikologjik në mënyrë që ata të mos tregonin ato që ndodhnin dhe njëkohësisht u jepte sasi të hollash dhe sende e shërbime të tjera”, ai i ndiqte fëmijët shqiptarë, që të gjithë nxënës në shkollat shtetërore greke
të ciklit të ulët, duke i zënë “miq” ata në një internetkafe arrinte t’i mashtronte duke u dhënë abonim falas për periudha të ndryshme
kohore në qendrën e internetit dhe më pas i ftonte në shtëpinë e tij aty afër dhevinte në zbatim planin pervers”,Pasi i fuste në shtëpi
dhe kishte fituar besimine tyre, 47-vjeçari u servirte përmes televizorit, DVD me përmbajtje të fortë pornografike dhe abuzonte me ta seksualisht, duke kryer vepra të turpshme dhe marrëdhënie
homoseksuale....
Si ka mundesi qe prinderit e tyre nuk kane arritur te kuptojne keto gje e gjeja qe me cudit shume si ka mundesi qe kaq te vegjel rrine ne internet vetem pa kujdesin e dikuj ?
Ne emer te popullit...
Kapet Haki Miska, ai qe vrau nenen me sopate para pak ditesh.
Por...
Haki Miska ka rrëfyer se ka vrarë edhe gruan e tij, Mimoza Miska. Ne 1994 ai e kishte rrahur e goditur deri sa ajo ka dhënë shpirt e më pas e ka mbështjellë me batanije dhe e ka varrosur. Pas gërmimesh me një ekskavator, pranë zonës ku vrasësi kishte deklaruar se e kishte groposur, policia gjeti sot eshtrat e gruas.
Gjithnjë sipas dëshmisë së tij, në korrik te 1995 ai ka vrarë njerkun, pas një grindjeje për motive pronësie.
Në gusht të po atij viti ka ekzekutuar Qamil Lluken, një mësues të zonës qe e vinte ne loje se gruaja ja dridhte.
Dy vrasjet e fundit, ajo e njerkut dhe e mësuesit të zonës ishin cilësuar si vdekje aksidentale, ndërkohë që gruaja ishte shpallur e zhdukur.
Mjekët i injektuan gjak me AIDS, edukatoret e përzënë nga kopshti
Ndërsa rritet, një vogelushe 5-vjeçare e infektuar gjatë një transfuzioni gjaku me virusin HIV, po përballet me vështirësitë dhe reagimin e shoqërisë ndaj kësaj sëmundjeje. Vajza e vogel vazhdon të vuajë pasojat e infektimit me SIDA gjatë një transfuzioni gjaku në 2005-n, atëherë vetëm 8-muajshe. Gabimi mjekesor me vogelushen ka kaluar ne heshtje dhe pa ndeshkim, sic ka ndodhur rendom ne keto vite.
Ndërsa nëna do të dërgojë vajzën e vogël në kopsht, prindërit e tjerë janë frikësuar duke refuzuar që t'i lënë fëmijët me 5-vjeçaren në të njëjtin grup. Kjo ka bërë që prej fillimit të këtij viti shqetësimi të ngrihet disa herë nga prindërit, duke i kërkuar edukatores që të mos pranojë vajzën e vogël në të njëjtin grup me fëmijët e tyre.
Gjyshi i 5-vjeçares, thote se 'mjekët ia kanë helmuar mbesën vetëm se deshën të fitonin 5 mijë lekë të vjetra duke shitur gjak të pakontrolluar'.
(Marre nga Shekulli)
______________________________________________
Ja ne ca nivelesh eshte MJEKESIA dhe DREJTESIA ne Shqiperi .... pastaj thone pse shtohet perqindja e krimeve ne vend.
Dhe ta mendosh qe keto "cudira pa pergjegjshmerie" ju ndodhin popullit te thjeshte, asnjehere politikaneve apo familjareve te tyre.
SHBA, mjeku, 471 abuzime seksuale me femije
23/02/2010 03:35
Nje mjek pediater ne Delauere te Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te perballet me drejtesine me akuzen e 471 rasteve te abuzimeve seksuale me klientet e tij.
Dr. Earl Bredly, 56 vjec dyshohet se ka abuzuar me 103 vajza te mitura pergjate periudhes kohore prej 10 vjetesh, kohe ne te cilen ushtronte profesionin e mjekut pediater ne qytezen e Suseksit.
Nderkaq avokati mbrojtes i Bredlit u shpreh se do te bazonte mbrojtjen tek paqendrueshmeria e mendore e klientit te tij, pasi akuza zoteron prova filmike kunder doktorit.
“Shumica e provave jane videokaseta te cilat nuk te lene hapesire per t’iu kundervene”, tha avokati Eugene Maurer.
Vendimi i gjykates pritet te merret ne nje afat kohor nga 4 deri ne 6 jave
Re: Puke
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
“Nuk kisha lekë të blija miell, ndaj u detyrova të këpus përcjellësin elektrik të fshatit për ta shitur dhe për të siguruar bukën e fëmijëve” ky ka qenë deklarimi që ka bërë në polici Gëzim Lusha . 33 vjecari , baba i 4 fëmijëve, tre javë më parë vodhi 1300 metër përcjellës elektrik të cilin më pas, sic ka pohuar dhe vetë në polici, e kishte shitur në qytetin e Shkodrës si metal bakri dhe me paratë e siguruara kishte blerë miellin dhe ushqime të tjera për fëmijet.
Gëzim Lusha, sipas policisë së Pukës ishte i dënuar dhe më parë, pikërisht për vjedhjen e përcjellësve elektrikë brenda fshatit. Gjatë muajit të fundit në rrethin e Pukës kanë ndodhur disa vjedhje të përcjellësve elektrikë, të cilët më pas shiten si metale bakri.
8 Marsi/ Edije Kollaku rrëfen se ka vite pa i parë bijtë e saj, ndërsa në çdo festë pret që ata të trokasin
TIRANË - Edije Kollaku është një nga 90 të dënuarat e Burgut 325 në Tiranë, e cila si secila prej tyre dje priti me padurim festën e 8 Marsit, me qëllimin e vetëm për të parë fëmijët e saj. Por 61-vjeçarja e cila vuan dënimin në Burgun e Grave nuk ka mundur ta realizojë dëshirën e saj.
Asnjë prej 7 fëmijëve nuk ka trokitur në dyert e burgut për ta takuar. Pavarësisht se shumë prej familjarëve të grave të tjera kanë mbërritur për t'u bërë atyre një surprizë e dhuratë në ditën e tyre, një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe me Edijen. Ajo është lindur në Korçë, por ka jetuar në Tiranë dhe e përlotur tregon se fëmijët nuk i ka takuar prej shumë kohësh dhe me ta vetëm ka komunikuar në telefon.
Nënë e shtatë fëmijëve, gruaja nuk ka mundur të takojë asnjerin prej tyre në të ashtuquajturën Festën e Nënës, edhe pse kishte shpresuar shumë që dyert të hapeshin dhe mes të tjerëve të shfaqej edhe ndonjë prej djemve apo vajzave. E dënuara në një rrëfim për "Shekulli"-n tregon se fëmijët nuk i ka takuar prej shumë vitesh, ndërsa bashkëshortin, që kur ka marrë dënimin 12 vjet më parë.
"Dy prej vajzave ndodhen në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ndërsa tjetra ndodhet e martuar në Francë. Kam mësuar se njëri prej djemve ka vazhduar studimet e larta në një shkollë private, ndërsa të tjerët jetojnë jashtë Shqipërisë. Unë nuk i kam takuar prej shumë kohësh, por vetëm kam komunikuar me ta në telefon", tregon 61-vjeçarja, një prej 90 të dënuarave të Burgut 325 në Tiranë.
E moshuara ka kryer pothuajse gjysmën e dënimit, rreth 12 vjet, që nga gushti i vitit 1998 kur është dënuar nga gjykata për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Tiranë në vitin 1998.
Ndërsa rri me shpresën se do të shohë fëmijët e saj, gruaja e burgosur kundërshton vendimin për dënimin e saj, duke u shprehur se është e pafajshme dhe se ajo nuk ka marrë pjesë në asnjë vrasje, pavarësish se është shpallur fajtore. "Me aq sa mbaj mend ka qenë vera e vitit 1998 dhe unë po kthehesha nga punë për në shtëpi.
Atëherë punoja në një fabrikë këpucësh. Sapo futem në shtëpi, shikoj që kishin mbetur të vdekur vajza e fqinjit tonë bashkë me burrin e saj. Në ato momente gjej edhe bashkëshortin tim aty dhe nuk dija se ç'kishte ndodhur. Por më pas erdhi policia dhe më arrestuan mua dhe tim shoq, duke më quajtur bashkëpunëtore në vrasje. Më dënuan me 25 vjet burg", tregon Edija.
61-vjeçarja shprehet e bindur se nuk ka gisht në vrasjen e dyfishtë të ndodhur 12 vite më parë dhe për këtë ajo bën apel që të amnistohet për pjesën e dënimit që i ka mbetur për të vuajtur. Nëna e shtatë fëmijëve thotë se kërkon të fitojë lirinë me qëllimin e vetëm për të qëndruar pranë bijve të saj.
Rreth 90 të dënuara në Burgun 325 në Tiranë festuan dje 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Edhe pse të privuara nga liria, të burgosurat kanë pasur mundësi të qëndrojnë për pak kohë me fëmijët e tyre dhe të marrin dhurata nga ata.
Kjo ishte mënyra që drejtuesit e burgut 325 kishin menduar për të festuar festën e 8 marsit. I pranishëm në festën e organizuar ishte edhe zv.drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Lulëzim Kodra, i cili uroi gratë e dënuara për festën e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.
Kukes...
ITALI- Fati i keq ndjek familjen shqiptare në Itali, që pas vdekjes aksidentale të dy fëmijëve ka humbur sot edhe fëmijën e tretë. Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Sirakuzës dhe raportohet sot nga mediat italiane.
"Pas vdekjes së dy fëmijëve të parë për shkaqe aksidentale, një tjetër tragjedi ka goditur familjen shqiptare Doci, me vdekjen e Fatmirit, fëmijës 3-vjeç që ndërroi jetë i goditur nga një masë guri që u shkëput pranë një ndërtese ku ishte duke luajtur"- shkruajnë mediat italiane.
Familjarët kanë dëgjuar britmat e tij, por edhe me ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve ai nuk mundi të shpëtonte.
Dhjetë vjet më parë, Jamil, 6-vjeç, një nga vëllezërit e Fatmirit të vogël humbi jetën duke rënë në një përrua. Ndërsa vetëm një vit pas tij, Andrea, vëllai tjetër atë kohë 5-vjeç mbeti viktimë e një aksidenti rrugor.
vertet a ka Zot ????????????'
LAMTUMIRE LULISHTJA IME!
LAMTUMIRE LULISHTJA IME!
26/04/2010Artan LameLAMTUMIRE LULISHTJA IME!
SHQIPNI TAVOLINASH
Dikur shqipot e shoqëronin kafen me gurët e tavllës. Kafja na ka mbetur, ndërsa tavlla ka dalë mode me kohë e vakt, duke u zëvendësuar radhë pas radhe me ç’të sjellë dita. Këta dy muajt e fundit kafen e shoqërojmë me muhabetet pa fund të sheshit Skënderbe. Edhe vetë u përfshiva kokë e këmbë në këto debate, duke e mbrojtur me zjarr projektin e Bashkisë, nisur nga akti i thjeshtë që ky projekt anulonte ndërtimin e godinave brenda sheshit, godina të parashikuara nga projekti i mëparshëm, ai francez. E mbrojta edhe për arsyen se më thanë që Lulishtja, ose siç i kemi thënë në zhargon “Gropa e Skënderbeut”, nuk do të prekej. Ca ditë më parë, ndjeva një thikë në shpinë. Ndërsa nëpër studio televizive mbroja studimin e Bashkisë, atje në shesh buldozerët dhe matrapikët shkatërruan pa mëshirë Lulishten e Skënderbeut.
Kur italianët projektuan Kompleksin e Ministrive, Lulishtja e famshme as ekzistonte e as nuk bënte pjesë në projekt. Por, gjatë realizimit, u vu re se ministritë, që aso kohe ishin dy-katëshe (kati i tretë ju shtua në vitet ’60), dukeshin jo shumë impozante për shkak të hapësirës së madhe. Për këtë arsye, për të krijuar iluzionin e një lartësie më të madhe, u vendos të krijohej një lulishte e thelluar aty midis tyre. Pikërisht ky ka qenë momenti dhe arsyeja fillestare e ndërtimit të Lulishtes. Ideja funksionoi dhe shumë shpejt kjo Lulishte u bë dhe do të mbetej për mbi 70 vjet vendi më simbolik i qendrës së qytetit. Megjithëse në qendër të Sheshit Skënderbej u ndërtua një shatërvan i madh, ai nuk ushtroi asnjëherë tërheqjen që kishte Lulishtja.
Dhe në fakt, në koleksionon tim kam fotografi të njerëzve që bënin fotografi brenda kësaj lulishte që në vitin 1932, por nuk kam gjetur asnjë të asaj periudhe të bërë tek shatërvani i madh i sheshit.
Në nëntor 1937, në këtë lulishte u organizuan festimet e 25-vjetorit të Pavarësisë. Me këtë rast, shtyllat e dritave përreth u zbukuruan me shqiponja të mëdha dykrerëshe dhe në qendër të Lulishtes u ngrit një monument i madh i përkohshëm. Në majë të tij u krye ngritja ceremoniale e flamurit kuq e zi, ndërsa nga piedestali i tij u mbajtën fjalimet e rastit.
Në shtator 1938, në Lulishten e Skënderbeut u organizuan festimet e 10 vjetorit të shpalljes së Monarkisë. Nga të gjitha anët e Shqipërisë u mblodhën grupe folklorike që pikërisht aty dhanë koncerte për ditë me radhë. Sërish aty u ngrit një monument i përkohshëm që përkujtonte ngjarjen.
Në nëntor 1939, në Lulishte u organizua ceremonia e dorëzimit të flamurit të ri shqiptar. Shqiptarët kishin ndërruar mbretin, por prapë ceremonitë nuk ju shkëputën kësaj Lulishteje.
Në vitin 1942 në Lulishte u organizuan festimet me rastin e 30-vjetorit të Pavarësisë. Me këtë rast në qendër të saj u ngrit një tjetër monument i përkohshëm, mbi të cilin u vendos një shqiponjë e madhe dykrerëshe. Kjo shqiponjë ishte marrë nga Monumenti i Lirisë, i ngritur në vitin 1938 në vendin ku sot gjendet Godina e Universitetit, në fund të Bulevardit. Monumenti u prish për t’i lënë vend Korpusit të Universitetit, por italianët, si ustallarë të kujdesshëm të artit, shqiponjën e ruajtën dhe e vendosën në Lulishten e qendrës.
Odiseja e kësaj shqiponje nuk mbaroi me kaq. Në vitin 1945, në këtë lulishte u ngrit një tjetër monument i përkohshëm për të përkujtuar të rënët partizanë të Luftës. Shqiponja e kohës së Zogut, që ishte përdorur pas tij nga italianët, u përdor sërish kësaj radhe nga zotërit e rinj të Shqipërisë.
Florestano De Fausto, arkitekti i famshëm italian që e projektoi, shënon në dizenjot e veta se Lulishtja duhej të mbillej me pemë me kurorë të gjerë por jo shumë të larta. Arsyeja ishte që ato duhej të bënin shumë hije për njerëzit që do qëndronin në lulishte, por nuk duhej të ishin shumë të larta për të mos penguar pamjen e Ministrive. Në vitet ‘50 ky amanet i projektuesit u la mënjanë dhe në lulishte u mbollën 10 bredha (cedrus) me origjinë sovjetike. Ishim në epokën e tyre tashmë, ndërsa epoka italiane kish marrë fund. Me kohë bredhat u bënë gjigantë, por megjithatë edhe ata u kthyen në pjesë e pandarë e historisë së Lulishtes.
Në vitin 1959 Hrushovi vizitoi Tiranën. Gjatë kësaj vizite, ishte parashikuar që ai, pas një ceremonie të organizuar në Bashkinë e qytetit (e hedhur në erë në vitin 1979), të shkonte më këmbë deri në Parkun Rinia, ku do të mbillte “Pemën e Miqësisë”. Belaja qëndronte në faktin që do të duhej të kalonte pranë statujës së Stalinit, që aso kohe ngrihej në vendin e sotëm të Skënderbeut dhe kjo nuk ishte normale, pasi sovjetikët e kishin dënuar ndërkaq figurën e Stalinin që prej disa vjetësh. Zgjidhja u gjet që, kur Hrushovi i shoqëruar nga Enver Hoxha dhe turma e njerëzve kaluan anash Lulishtes, mbi bordurën rrethuese të saj, ishin vendosur një radhë njerëzish me pankarta të mëdha në duar, të cilat e maskonin disi pamjen e monumentit të baba Stalinit.
Zakoni i qëndrimit në Lulishte i fotografëve është shumë i vjetër dhe i ka fillimet që me krijimin e saj në vitet 30. Zakoni vazhdoi edhe pas lufte madje fotografët u shtuan dhe nuk ndryshoi edhe pas viteve ’60 kur profesionet u shtetëzuan.
Si çdo gjë që jeton më shumë se një brez njeriu, Lulishtja ka përjetuar edhe tragjedi. Në fillim të viteve ’60, kur në qendër të lulishtes u ndërtua një shatërvan, një vajzë 2-vjeçare ra në basenin me ujë dhe u mbyt. Mbytja ishte aksidentale dhe gazetat nuk shkruan, pasi aso kohe të tilla gjëra mbeteshin vetëm në kujtesën e njerëzve dhe jo të medias.
Midis 300.000 tiranasve të lindur e rritur në këtë qytet, zor të më gjeni aq sa të numërohen me gishtat e duarve, që të thonë se nuk kanë bërë të paktën një foto të tyren në këtë Lulishte. E njëjta gjë ka ndodhur me gjyshërit e etërit tanë në të ri të tyre, me ne kur kemi qenë të vegjël, kur kemi shkuar me shokë e miq atje, pionierë me shall në qafë pas parakalimit, fshatarë që zbrisnin për herë të parë në Tiranë, ushtarë që merrnin liridalje në qytet, studentë që takonin të dashurat, gjyshër që çonin nipërit, nëna plaka që nga provinca e linin vendtakimin me djalin student tek lulishtja si i vetmi vend ku nuk humbisje.
Kam qenë vetëm pak më i madh se një vjeç kur tezja ime ka bërë një fotografi tek bordura e shatërvanit të Lulishtes. Tezja ime nuk jeton më, por foton e kam ende. Zor të gjej mes jush, ndokënd që nuk e ka në shtëpi një foto të ngjashme.
Kur e projektoi, Florestano De Fausto parashikoi vendosjen në krye të Lulishtes të një monumenti, por pa e konkretizuar idenë. Në përmbysje të çdo logjike, në vitin 1951, aty tek vendi ku italianët kishin parashikuar të vendosnin Skënderbenë e shqiptarëve, shqiptarët vendosën Stalinin e sovjetëve. Vite më pas, në vitin 1967 korrigjimi u bë. Stalini u zhvendos dhe vendin e tij e zuri Skënderbeu.
Në muajt e fundit të vitit 1990, Bordura e Lulishtes ishte kthyer në vendin më të kërkuar të rinisë tiranase të etur për ndryshime. Të ulur në atë bordurë, bëheshin bisedat më të rrezikshme kundër regjimit dhe madje aq u bë e ditur kjo, sa të gjithë gazetarët e huaj që në ata muaj vizitonin Tiranën që po vlonte, qëndronin pikërisht tek ajo bordurë.
Në vitin 1998 Lulishtes ju ndërrua emri, apo më mirë të themi ju dha një emër zyrtar “Sheshi Europa”. Natyrisht që askush nuk e thirri me emrin e ri, pasi lulishtja nuk kishte nevojë për emër por për restaurim.
Në vitin 2000, i gjithë aksi i bulevardit bashkë me kompleksin e ministrive dhe Lulishten, u shpallën me zhurmë e bujë “Ansambël Monument Kulture” dhe filloi e famshmja nismë “Kthim në identitet”. Nuk është vendi të them rolin tim në gjithë këtë proces, por mora frymë i lehtësuar duke menduar se më në fund kjo pjesë e trashëgimisë sonë shpëtoi përgjithmonë.
Në vitin 2007, e gjithë Lulishtja ju nënshtrua një procesi të thellë restaurimi dhe rikonstruksioni që, në një farë mënyre, i ktheu një pjesë të shkëlqimit të dikurshëm. U duk sikur lulishtja plakë, që kish rrojtur më shumë se kushdo prej banorëve të qytetit, do vazhdonte jetën e saj e pa shqetësuar. U duk sikur përreth saj do vazhdonin të ndodhnin ngjarje, të mbante njerëz e të përcillte festa, të shkëlqenin e të binin politikanë, ndërsa ajo, do të qe regjistruesja e përjetshme e ritmit të jetës së qytetit.
Janë pafund tregimet, novelat a romanet, në faqet e të cilëve vërtitet Lulishtja e Skënderbeut, ashtu siç është edhe nëpër fotografi e piktura që prej viteve ‘30. Ajo Lulishtja që s’është më, ndërsa do jetë në faqet e mbyllura të librave dhe në muret e galerive. Edhe në dokumentarë e filma e gjen pafund, ku do mbetet në celuloid ndërsa ne do mallkojmë pse e prishën, siç mallkojmë sa herë shohim ato pamjet ku hidhet në erë me dinamit në vitin 1979 Bashkia e vjetër. Ndërsa për Lulishten veç mallkimit, do vëmë edhe buzën në gaz, se do na kujtohet e famshmja skenë ku Kapedani hedh copat e grisura të letrës tek shkallët e Lulishtes, duke thënë “Këtu gratë i paskan bërë terbiet”.
Projekti i parë i Sheshit ka qenë italian, pastaj vunë dorë sovjetikët, pastaj kinezët që dhanë idenë e sheshit gjigant. Pastaj mbërriti studimi francez dhe pas tij projekti belg. Monumenti i dikurshëm i Stalinit i derdhur në bronx erdhi nga Bashkimi Sovjetik, ndërsa Monumenti i Skënderbeut që e zëvendësoi, u derdh në Firence. Në fund mbërritën paratë nga Kuvajti për ta rindërtuar sheshin. Të gjithë kombet e botës kanë vënë dorë në këtë shesh e lulishte, ndërsa ne shqiptarët që duhej veç t’i ruanim kujtimin, bëmë të kundërtën e prishëm.
Më thonë se lulishtja që do ngrihet në vend të asaj që u prish, vërtet do të jetë e ndryshme, por sidoqoftë do të jetë e bukur. Nuk po e vë në diskutim këtë fakt, edhe e bukur mund të jetë, por u ngrit duke zhdukur një simbol të kujtesës sonë edhe kështu të rrudhur. Do ishte njësoj sikur të më thoni që do prishim Koloseun në Romë dhe do ndërtojmë aty një park lodrash për fëmijë. I bukur do jetë parku i lodrave, por do zhdukë një monument të kujtesës njerëzore, apo jo!
E bëra gjithë këtë nekrologji, të cilës secili prej jush o lexonjës mund t’i shtojë pjesëza nga jeta e vet, sepse nuk desha t’i hyj lojës së neveritshme me leje pa leje, u firmos projekti apo s’u firmos fleta, e miratoi KRRT-ja apo s’e miratoi KRRTRSH-ja. Përtej gjithë këtyre “gër mër”-eve, qëndron kujtesa jonë e përbashkët, të cilën s’duhej të guxonte njeri ta prekte, se për kujtesën s’ka nevojë për licencë. Mirëpo kam përshtypjen se po tallen me ne, duke na trajtuar si grumbull mizash, mendimi i të cilave nuk vlen dhe që vetëm japin bezdi me praninë e tyre rreth pjatës së supës. Para se të nxeheni duke thënë se nuk jeni miza, duhet të më thoni nëse ju pyeti kush, kur vendosën që të na i zhdukin edhe këtë pjesëz kujtese. Lamtumirë Lulishtja ime.
Greqi, shqiptari ‘shkohet në hell’
Sipas burimeve lokale, 35-vjecari shqiptar u paraqit në spitalin e Haniase ne ishullin e Kretës,në gjendje të rende.Ai kishte dëmtime të rënda në pjesën e brendshme të trupit dhe hemoragji në organet jetike.
Prej insistimit të mjekëve, u mësua se gjatë një sherri banal me disa vendas,ai ishte rrahur, e është ‘shkuar në hell i gjallë’.Per momentin mjeket po perpiqen t’i shpetojnë jetën emigrantit, i cili me pas do te merret ne pyetje nga agjentet. Ngjarja ka shokuar opinionin vendas,ndersa televizionet me te medha ne vend kane publikuar lajmin trondites.
Ky është rasti i katërt i dhunes ndaj emigrantëve dhe simboleve fetare në qytetin e Haniasë që prej fillimit të vitit.
TCH
E diplomuar shkëlqyer, s'gjente punë as mundësi financimi për studimet, vetëvritet
TIRANË- Vetëhelmohet në gjendje depresive një e re e diplomuar per gazetari me banim në periferi të kryeqytetit. Familja i pohoi policisë se e bija kishte fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Oksfordit, por se nuk kishin para ta paguanin ndaj ajo kishte kaluar në gjendje depresive.
Ngjarja e dhimbshme ndodhi në fillim të kësaj jave, kur 24- vjeçarja Sabajeta Peposhi, lindur në Kukës dhe banuese në Paskuqan të Tiranës, konsumoi një sasi te madhe tabletash valiumi
Vajza është gjendur nga familjarët e saj në gjendje të rëndë dhe është dërguar më pas për ndihmë mjekësore në Spitalin Ushtarak nga të afërmit. 48 ore ka zgjatur agonia e vajzes, e cila njihej nga rrethi i miqve si studente e shkelqyer
Peposhi, e diplomuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës,
Viktima është përcjellë dje për në banesën e fundit. Mikeshat e saj, disa prej te cilave gazetare ne mediat e sotme ne Tirane, rrefejne se Sabi shprehej shpesh qe as notat e shkelqyera as perpjekjet e vazhdueshme, dhe as diplomimi me mesatare shume te larte nuk po e ndihmonin te gjente nje pune. Gjithashtu asaj nuk i ishte dhene medalje, megjithese ishte nxenese e shkelqyer, dhe nuk ishte perfshire ne listat e disa udhetimeve premiuese per nxenesit e mire jashte vendit.
Serbi, zbulohet varr masiv me viktima shqiptare
Serbia ka zbuluar një varr masiv ku gjenden trupat e pa jetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 - 1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte.
"Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv", deklaroi Bruno Vekariç, zëdhënësi i Prokurorise. "Sipas llogaritjeve tona 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vite më parë", theksoi Vekariç.
Varri është gjetur në rajonin jugor të serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë, EULEX.
me ne fund prinderit ,bashkeshortet ,femijet do kene nje varr ku te vendosin nje lule e te qajen te dashurit e zemres ...
Ekzekuton në klasë gjimnazisten, më pas vetëvritet
ELBASAN- Qyteti është tronditur nga vrasja e ndodhur në orën 09.15 minuta brenda në ambientet e gjimnazit “Mahir Domi”. Një 19 vjecar ka hyrë i armatosur në ambientet e shkollës dhe ka vrarë me armë zjarri nxënësen Gerta Baja, 20 vjece nga Elbasani. Korrespondeti i NEWS24 Fatmir Popja informoi në raportim se vrasja ka ndodhur në klasën ku studionte viktima.
Pasi ka kryer vrasjen autori,i identifikuar nga policia, Endrit Llambaj, 19 vjec nga qyteti i Vlorës, është larguar në këmbë nëpër rrugicat e lagjes afër shkollës.
“Pak minuta para se të ndodhte vrasja po qeshnim me të në lokal,(afër shkollës). Endri hyri në shkollë edhe para se të bënte vrasjen. Hapi derën e klasës ku studionte Gerta dhe më pas largua, pasi po zhvillohej mësim. Në 5 minutëshin e pushimit, hyri në klasë, u afrua te banka e fundit ku ndodhej vajza dhe e qëlloi tre herë”- tregon një nxënës dëshmitar i ngjarjes.
Menjëherë forcat e policisë kanë ngritur postblloqe në të gjitha rrugicat. Kur i riu ka parë se ishte i rrethuar nga policia ka qëlluar në drejtim në policisë. Më pas ka qëlluar dhe veten.
NEWS24 raporton duke iu referuar burimeve nga policia se autori dhe viktima duhet të kenë qenë të njohur dhe dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive xhelozie.
Ps: Shume e dhimshme per te dyja palet.
Péer 1 pale, ate qe se zgjodhi vdekjen: femren.
I shtohet dhe ky rast dhunes qe durojne femrat me meshkujt maskiliste shqiptare.
dhe thone qe shkolla eshte e sigurt ska roje ke dera ?
Po roja do vere metal-detector te kontrolloje 1000 nxenes sa here hyjne e dalin?
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Po roja do vere metal-detector te kontrolloje 1000 nxenes sa here hyjne e dalin?
VERCELLI - I ka dhënë fund jetës në mënyë tragjike një vajzë 16 vjeçare që jetonte prej vitesh në Itali. Edlira Gjeçi nga Kavaja, ka qenë vetëm në shtëpi kur është vetëvarur me kabullin e antenës së TV.
Ngjarja tragjike ndodhi në Vercelli, pranë Milanos. Siç shkruajnë gazetat italiane, Edlira ishte nxënëse e shkëlqyer dhe këtë e tregojnë dëshmitë e mësuesve dhe bashkëmoshatarëve. Por kohët e fundit i ati ishte deportuar nga Italia dhe me pas do të kthehej në Shqipëri edhe familja. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Edlirës e cila donte të vazhdonte ëndrrën e saj në Itali. Shqetësimin e saj e kishte ndarë edhe me miqtë në rrjetet sociale të internetit. Ky mendohet të jetë shkaku kryesor i vetëvrasjes, gjithsesi vazhdojnë hetimet e prokurorisë.
"Edlira që për pak ditë mbushte 17 vjeç ishte nxënëse në vitin e tretë dhe notat i kishte thuajse të gjitha teta. Ndërsa kishte prirje për gjuhë të huaja ku ishte me 10-ta", thotë drejtori i shkollës Cane Graziella Gallo. Ndërsa shokët e klasës që kanë mbetur të shokuar nga kjo ngjarje e përshkruajnë si një vajzë të sjellshme dhe të turpshme.
Dje në mbrëmje, në momentin e krimit e ëma ka qenë duke bërë pazar ndërsa motra më e vogël në një udhëtim me shokët e klasës. Familja ka kërkuar që trupi i pajetë i saj të varroset në Kavajë, ndaj pas hetimeve do të kryhen edhe procedurat e kthimit.
...preferon te vdesi sesa te kthet ne shqiperi ndohta Rama e Berisha kete duhet te mendojne qe rinia sdo te kthehet ne nje vend te tille pa pike prespektive ...
Ka dhe nje ane tjeter kjo ngjarje. Tani do i vene gishtin kokes italianet me deportimet. Do prekin realitetin e njerezve te thjeshte qe mund tu vdese vajza se deportohen...
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ka dhe nje ane tjeter kjo ngjarje. Tani do i vene gishtin kokes italianet me deportimet. Do prekin realitetin e njerezve te thjeshte qe mund tu vdese vajza se deportohen...
E vertete Biondia ajo ka kaluar ne depresion pas mendimit se i duhej te kthehej ne Shqiperi pas kthimit te jatit qe nuk gjente me pune. Vajze delikate e pershkruajne dhe shume te ndjeshme. fatkeqsi.
Sh mire. Doli e lare Italia dmth. Shqiperise si ve dot faj se s'ka lidhje. Ka lidhje me familjen e saj qe e detyroi deridiku. Megjithate nje vajze 16 vjeç eshte e predispozuar per keto akte. Eshte moshe me destabilitet mendor te njohur. Nuk njihte Salen e Ramen vajza qe ia hoqi vetes. Maksimum njihte ambjentin shqiptar. Dhe per kete shihet sa kot paska qene ai ambjent (per 16 vjeçaren).
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Sh mire. Doli e lare Italia dmth.
Nuk mendoj se ka te beje fakti i destinacionit ne kete mes. Mgjs do ishte mire te perdoreshe si lajm social me qellim sensibiliteti nga te 2 variantet qe perdori faja. Fatkeqesishtte 2ja me duken pak te ekzagjeruar ne kete rast jo se s'jam dakord. Per te vetmin fakt pasi me duket se vajzja ka pasur probleme serioze perderisa ka arritur ne ate pike. Nje levizje e tille eshte e papershtatshme per kedo qofte, kudo qofte. Nese nuk gabohem, i bie te kete qene o ne vit te 3te o mature. Cdo femije e ka bezdi levizjen bota e tyre eshte shkolla dhe shoqeria dhe nje ambjent i ri, shkolle e re sjell cregullime. Prandaj me duket lajm prekes dhe me shume fenomen per te trajtuar me shume sjellien e prinderve ndaj femijeve.
Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
Jo se doli e lare se ne kete rast ska as te lare as te palare ndoshta mendonte qe skishte rruge tjeter ishte e detyruar te ndiqte familjen...amon spo them qe ke te drejte me destabilitetin mendor se po vjen naj 16 vjecare e po na shan ...
Citim:
Po citoj ato që tha ~Enigme~
Cdo femije e ka bezdi levizjen bota e tyre eshte shkolla dhe shoqeria dhe nje ambjent i ri, shkolle e re sjell cregullime. Prandaj me duket lajm prekes dhe me shume fenomen per te trajtuar me shume sjellien e prinderve ndaj femijeve.
Gjithsej 8 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 » Trego 376 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.