Forumi Horizont | Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)
Citim:
Po citoj ato që tha robert
E pashe dhe une filmin kosovar "shok". Ne pergjithsi filmi ishte mjaft i klishezuar, pra i larguar ne anen artistike. Kete gabim e kane shumica e filmave kosovare. Skenaristi dhe regjizori mund te ishin perqwndruar tek nje ushtar serb me familjen e tij, pra qe te dilte se femija i tyre do merrte bicikleten. Pra ngjarja te dukej me teper me ngjyra private, nderkohe qe ne prapaskene te dilte lufta. Mendoj se edhe gjetja e bicikletes mund te ishte bere ne nje skene me private, si bie fjala tek ajo rruge ku kishin qene dikur. Vrasja e shokut te tij gjate ikjes, (1 sekonde sekuence) del si shtese artificiale ne film dhe e palidhur me rrjedhen e ngjarjeve, pra del si nje trill i nje ushtari psikopat. Gjithashtu filmi do te kish patur me lidhje dhe me efekt nese bicikleta te ishte e shokut qe u vra (e qe do vritej). Ndersa ne film bicikleta ishte ne fakt e tij, gje qe e ben lidhjen me bicikleten vetem si nje deshire te shokut per te patur dhe ai nje te tille, (por nga ana tjeter ai ishte kundra biznesit me ushtaret serbe). Te gjitha keto e kane shtuar klisheizmin ne film.
Disa ane te skenave filmike (pozicionet e kameres, largesia) ishin deri diku mbreslenese, ndersa koha e sekuencave linte per te deshiruar. Muzika cka!
Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 » Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.