Forumi Horizont Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- "Kuriozitete nga fleurs de l'orne" (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18062)


Postuar nga lule datë 11 Nëntor 2010 - 19:41:

Rusët instalojnë solariume në burgje

Në burgun Butyrka të Rusisë së shpejti do të instalohet solariumi me qëllim të përmirësimit të kushteve për të burgosurit. Në këtë burg të sigurisë së lartë në qendër të Moskës, i cili ekziston prej shekullit të 19, në të kaluarën kanë vuajtur dënimin disidentët e BRSS-së, Alexander Solzhenitsyn dhe Isaak Babel, si dhe kushëriri i Adolf Hitlerit – Heinrich.
“Do ta pajisim burgun me një shërbim shtesë mjekësor dhe do të instalojmë edhe solariumin”, tha drejtori i burgut Butyrka Sergei Telyatnikov për mediet ruse.

Sipas tij solariumi do të përdoret vetëm për qëllime mjekësore, ndërsa do të jetë i gatshëm para vitit të ri. Teljatnikov tha se të burgosurve do tu mundësohet edhe qasja në Skype ku do të kenë rastin të flasin me familjarët e tyre.

/Telegrafi/


  Gjithsej 150 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 150 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.