Forumi Horizont Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Referendumi Per Bashkimin Kosove+shqiperi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18714)


Postuar nga robert datë 23 Shkurt 2013 - 00:30:

(vazhdim, art.2) Ajo që ngelet për të diskutuar është pyetja e rastit hipotetik, ç’do bëhet pas këtij bashkimi? Marrim hipotekisht, se ky vend me shumicë shqiptarësh bëhet më i fuqishëm. Ngelet pas kësaj që vështrimi patriot-nacionalist të kalojë automatikisht tek shqiptarët e Maqedonisë. Pra, edhe këta shqiptarë, sipas nacionalistëve që i bëjnë petullat me ujë, (politikanët tanë -të korruptuar- qeshin kur i dëgjojnë), do bashkohen në një të ardhme të mëpajsme me këtë shtet të bashkuar shqiptarësh, e pas tyre pse jo dhe ata të Malit të Zi e të Greqisë, megjithëse për këta dy të fundit nuk para flitet me zë të lartë sot, por duke treguar harta të asaj që quhet „Shqipëri e Madhe“ apo „Shqipëri etnike“, apo „Shqipëri natyrale“, përfshihen edhe zona nga këto dy shtete të fundit. Kështu, këto shtete përreth e dijnë se ç’duhet të vijë, të paktën sipas një matematike të thjeshtë, po ashtu e dinë edhe shtete të tjera më të mëdhaja pas gjithë këtyre shteteve, po ashtu e di edhe Shqipëria, pra politikanët e saj. Të gjithë këta nuk presin si përpara portës së shpellës, ku Ali Baba ka fshehur thesarët e tij, për të thënë shprehjen e famshme, hapu Sezam, por lëvizin më parë, çfarë d.t.th. kanë lëvizur me kohë, çfarë d.t.th. më tej, të gjithë janë në lëvizje të pashtershme e të përhershme, prej kohrash që nuk mbahen mënd e deri në kohra që nuk mund të parashikohen me saktësi.
Po të shikojmë këtë lëvizje ballkanike, shqiptarët kanë dalë paksa të humbur, por jo aq të humbur sa ç’pretendojnë në qarjen e tyre, -një afekt shoqëror ky as më shumë e as më pak i pangjashëm me afektin e qarjes së një njeriu të vetëm, afekt ky që shoqëron si individin gjatë gjithë jetës ashtu dhe grupe apo shoqëri të tëra, (panvarsisht se ne jemi mësuar që afektet ti shohim vetëm tek qënia biologjike (njëjës) e njeriut dhe jo si efektet që i shohim tek subjekte paksa abstrakte, si shoqëria etj.; biles unë mund të jem i pari që e përdor këtë term –afekt– në subjekte të tillë ku përshtatet vetëm termi efekt, megjithatë nuk kam frikë e të them se e përdor këtë term figurativisht, jo, por kam guximin ta them se e përdor konkretisht, çfarë d.t.th. se edhe shoqëria ka sjelljen e saj si të njeriut, jo një qarje me lotë, por ngritjen e një sërë akuzash të ndryshme, paçka se jo të gjithë pjestarët e saj, në këtë rast deduktimi, tregojnë të njëjtat shenja në këto akuza, apo sillen njëlloj). Kjo është e vetkuptueshme, qarja bën për vete shikuesit përreth, qarja tërheq vëmëndjen e njerëzve të vëmëndshëm, qarja dënon personin që mendohet se ka goditur apo përfituar në kurriz të qarësit, pa u gjykuar akoma çështja. Qarja (akuzat) shihet tek nacionalistët e vendeve përreth, po ashtu edhe tek nacionalistët shqiptarë, të cilët flasin për masakrimin që u kanë bërë fqinjët atyre gjatë shekujve të fundit, dhe harrojnë se edhe ata (panvarsisht se më pak) u kanë shkaktuar fqinjve qarje në shekujt e fundit, -jo si komb i tërë, por si pjesë të veçanta të këtij kombi, bie fjala feudalë lokalë me ushtritë e tyre lokale, rreshtuar përgjatë ushtrisë konglomerate osmane, ndaj pjesëve të popujve përreth, gjatë asaj periudhe së sundimit osman, pra aty rreth viteve 1500 deri 1900. Rastet më të dalluara janë ai i pashallarëve të Shkodrës në veri dhe Ali Pashë Tepelenës në jug, të cilët ndihmuan jo keq (fort mirë) ushtritë osmane kundër popujve përreth, nga Bosnja deri në Bullgari. Dihet se më shumë shqiptarët ia hëngrën kokën njëri-tjetrit, siç ia kanë ngrënë gjithnjë dhe siç vazhdojnë t’ia hajnë, -gjë që e dinë fort mirë edhe popujt përreth. Pra diçka dihet mirë, në kohra të ndryshme dhe krahina të ndryshme, arbërit (gegët dhe toskët) kanë qenë në luftra dhe konflikte nga më të ndryshmet, të ndarë në fuqitë e mëdha, të inatosur me njëri-tjetrin më shumë nga cilido komb tjetër, të hedhur edhe ndaj fqinjëve, jo për tu rrëmbyer tokat por për të shpaguar një rebelizëm të caktuar. (vazhdim, art.2)


  Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 68 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.