Forumi Horizont | Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Fizikë dhe Astronomi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=10)
-- Mbi disa punime te miat-R.Th. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18794)
Unë i njoh ndihmësit e terroristëve
E sidomos ndihmësit shqiptarë të këtyre terroristëve fanatikë. Ndaj këtu nuk do t’ju tregoj për ata të huaj, si Xhorxh Bushi me shokë, apo Taip Erdogani me kompaninë e tij, të cilët janë tashmë të njohur në këtë arenë ndihmësish të terrorizmit fanatik mysliman, por do ju tregoj për ata shqiptarë, e më saktë për disa prej tyre, pasi të tjerët, si Sali Berisha, Fatos Nano, Edi Rama, apo Lul Basha, ju i njihni vetë si ndihmësit mondanë të këtij terrorizmi. Këta të tjerë, që dua t’ju tregoj, janë kryesuesit e medias shqiptare, si Arturo Zheji, Mero Baze, Hysenbelliu, etj-etj., thuajse të gjithë drejtuesit e medias shqiptare, të cilët kanë boll në dorë të tyre këtë makineri manipulimi, me emrin media.
(Më lejoni të bëj një parantezë të shkurtër, para se t’ju sjell faktet, që mos të kujtojë ndonjë lexues, se unë e kam inatin me këta tipa! Aspak, i dashur lexues, unë nuk e urrej fare Mero Bazen, bie fjala, pasi është një njeri që ngre në gazetën e “tij” probleme nga më të ndryshme të shoqërisë, dhe jep mendime të vlefshme. Biles më ka botuar rallë edhe ndonjë shkrim, gjë për të cilën duhet t’ia di për faleminderit. Po ashtu, megjithë servilizmin që Artur Zheji prezanton her pas here ndaj superstrukturës shtetërore dhe qeveriare, ai sërish jep edhe mendime të vlefshme, gjë që unë e çmoj. Të tjerët drejtues mediatik unë nuk i njoh thuajse fare, as me emër, kështu që nuk kam si të kem ndonjë gjë personale. Por megjithë këtë, unë nuk mund të mbyll sytë para fakteve, që këta persona janë ndihmës të terrorizmit fanatik mysliman të kohës. Dhe ja përse!)
Gjithkush e di se në mijvjeçarët e kaluar njeriu mbizotëroi mbi njeriun kryesisht me anë të fesë, pra dokrinave fetare, të cilat ai i shpiku nga nevoja, prej kokës së tij. Në ato struktura mbretërimi me bazë fetare, luftrat dhe gjakderdhjet kishin siparin e tyre në rend të ditës. Këto struktura sundimi me baza fetare në shoqëri, (ato të kultit të diellit, të hënës, të dheut, krishtërimi, myslimanizmi, etj.) u përmbysën për t’ua lënë vendin atyre me baza nacionale, struktura këto të cilat vazhdojnë ende, por që dhe këto po marrin plasaritjet e para, ndaj duket rrymat fetare të jug-lindjes, -ku nacionalizmi nuk ka zenë akoma rrënjë mirë, si në pjesën tjetër të botës-, po rikthehen edhe një herë me forcat e tyre të fundit. Në këtë situatë, do të mjaftonte të niste kudo hapur një diskutim mbi fetë; në shkolla, në institucione të ndryshme jo shtetërore dhe gjysëm-shtetërore, në media dhe publik. Ky diskutim i hapur kudo duhet ta përmblidhte fenë në të gjitha aspektet e saj, në të gjitha rrezatimet dhe të fshehtat e saj. Kështu të diskutohej roli i saj në histori, prejardhja e saj, lidhja e saj me besimin e njeriut në forca dhe një forcë të mbinatyrshme në Natyrë/ Univers, ndikimi dhe roli i njeriut tek feja, përfshi lindjen e saj në të gjitha rrymat që ajo është prezantuar deri më sot, e sa e sa tema të ndryshme në lidhje me fenë, ku këta terroristë të sotëm bazohen jo pak në aktet e tyre terroriste. Duke nisur një debat i hapur mbi fenë, unë mendoj se do të dallohej krijimi dhe përdorimi i saj nga njeriu për sundimin e njeriut. Duke u diskutuar gjithshka hapur mbi fenë, njeriu do të dallonte se sa një Fuqi e mbinatyrshme, (me emrin Zot, Perëndi, Allah, Dio, Bozhe, etj.), i ka dhënë ose nuk i ka dhënë njeriut Biblën dhe Kuranin, apo dhe libra të tjerë. Nëpërmjet kësaj rrahje të hapur mendimesh mbi fenë, njeriu do të dallojë së fundi se sa ai duhet ta kërkojë këtë Fuqi të mbinatyrshme tek këto libra fetarë, apo në aspekte të tjera të Natyrës dhe Gjithësisë.
Vetë fetarët dhe njerzit besimtarë me orientim në njërën apo tjetrën fe, i nisin shpesh me gëzim të tilla diskutime. Nuk ju gënjej po t’ju them, se unë kam bërë gjatë jetës time me qindra diskutime mbi fetë, mbi librat fetarë, mbi besimin, mbi Zotin, Allahun, dreqin dhe shejtanin, pikërisht me këta njerëz fetarë. Ata nuk janë kundra diskutimit. Besoj se ju jeni dëshmitarë të këtyre diskutimeve me tema fetare, pasi çdo kush ka bërë –në mos qindra– të paktën disa prej tyre me njerëz fetarë. Atëhere: përse nuk fillohet një diskutim i hapur mbi fetë dhe librat fetarë? Diskutime të tilla nuk janë të ndaluara, biles ndodhin përditë. Mirpo, përse këto nuk fillojnë masivisht në publik, është pyetja!
Dhe promovuesi më i parë i çdo diskutimi të hapur është media. Atëhere, përse media nuk e fillon një diskutim të tillë? Ajo merr patjetër me qindra dhe mijra letra nga njerëz të ndryshëm për këto tema fetare, mirpo ajo (gazetat dhe TV-ja më parë), janë të vendosura të heshtin në këtë drejtim(?)! Ato e dinë, se një diskutim i tillë ua ul vlerën feve të ndryshme. Ajo e din se një diskutim i hapur ua nxjerr lakrat në shesh të gjitha feve. Ajo e ka të qartë se me një debat të tillë, fundi i feve të ndryshme afron më shpejt, me këtë edhe ana fanatike e tyre dhe terrorizmi më parë.
A ka interes media të ndikojë në këtë formë kaq të butë për dhënien e shqelmit të fundit feve dhe fanatizmit të saj? Jo, ajo nuk ka interes, për dy arsye!
E para, pa fërkime dhe nxehje të tilla në shoqëri, ajo nuk ka me ç’të merret, kështu edhe nuk do të shitet, çfarë do të thotë mbetje pa bukë e familjeve të njerëzve që punojnë nëpër media. E dyta, edhe padroni që e mban atë me bukë (para), është kapitali i madh me shërbëtorët e tij, qeveritarët e ndryshëm, i cili ka nevojë për shkatërrime të her pas hershme, për të investuar dhe futur njerzit në punë, që këta të jenë të lumtur dhe të mos mendojnë për revolta sociale.
Në rastin e fanatikve myslimanë, ka dhe një arsye të tretë, kështu siç thotë llafi i urtë, tre janë të mirat, që kjo fe me një dogmë të thatë të vazhdojë jetën e saj, kështu bota mbarë dhe ne të gjithë, të kemi me se të merremi, të kemi një armik të lig, i cili i jep kuptim jetës tonë kaq të mirë, kështu dhe bota e zhvilluar kristiane nuk i jep shkas vetes të përplaset, gjë e cila mund të sillte një shkatërrim më të madh të vendeve kristiane.
Nuk po llogaris këtu edhe dhjetra arsye të tjera, si zhvillimi teknik nëpërmjet konflikteve, dominimi i shumë vendeve nëpërmjet këtyre konflikteve, matja e forcave të të mëdhenjve në vende të tilla me terrorizëm islamik, përdorimi i këtyre vendeve për interesa të grupimeve të ndryshme, si atij perëndimor antlatik dhe atij lindor rus, etj. arsye.
Ndaj, në Albanistan, ndihmësit kryesorë të terrorizmit të tanishëm islamik janë këta drejtues mediash shqiptare, që ju përmenda më lart, dhe me koshiencë të plotë në këtë mision. Për këtë unë nuk i kam inat drejtuesit e këtyre mediave shqiptare, por unë i dua të vërtetat dhe këto i ndaj me kënaqsi tek të gjithë. Ndaj dhe ju tregova ndihmësit shqiptarë të terrorizmit të sotëm islamik, Zhejat dhe Bazet me kompanitë e “tyre” mediatike.
Gjithsej 49 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » Trego 49 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.