Forumi Horizont Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Levizja Mjaft (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=298)
-- Mjafti dhe levizjet e pa perfunduara. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3694)


Postuar nga Ami- datë 21 Janar 2004 - 19:43:

Qe te krijoni idene se si mund te punohet nepermjet Mjafti po ju tregoj nje episod ku kam qene i perfshire personalisht. Kisha disa dite qe shkoja ne Universitetin e Elbasanit per te biseduar me disa profesore te atij universiteti per te realizuar faqen e tyre te internetit. Pervec perfshirjes se profesoreve une doja qe ne kete projekt te perfshiheshin edhe studentet qe te krijohej nje edukate pune vullnetare e cila do tu sherbente atyre dhe brezave qe do te vinin.

E kisha te veshtire te gjeja mbeshtetjen e studenteve sepse me mungonte kontakti me ta. Duke biseduar me nje drejtues te Mjaftit prekem edhe kete bisede. Ai u tregua i gatshem te me lidhte me grupin e Mjaftit qe funksiononte ne Universitetin e Elbasanit. Ne nje nga ditet pasuese me lajmeroi se pas disa ditesh grupi i Mjaftit qe funksiononte ne Universitetin e Elbasanit kishte mbledhje dhe nese deshiroja mund te shkoja edhe une dhe tu beja te qarte projektin tim.

Degjova me vemendje gjate gjithe mbledhjes dhe mbajta shenim temat qe u diskutuan aty. Ne fund fare pasi u shpjegova projektin tim fola edhe dy fjale per mjaftin, i shtyre nga nje pyetje qe beri nje vajze qe ishte e pranishme.

Ajo vajza pyeti se kush e siguronte ate qe Mjafti ishte levizje vullnetare dhe nuk kishte perfitimet e veta te çfaredollojshme. Mua me terhoqi kjo pyetje dhe u ndala ta shpjegoj sepse perben thelbin e filozofise sime mbeshtetese te mjaftit.

Une i thashe se gjate mbledhjes ishin diskutuar vetem probleme te brendeshme te studenteve, si mungesen e klasave, oraret e papershtatshme te mesimit, eleminimin e pageses ne kompjuterat e shkolles per tu lidhur me internetin etj. Pra aty nuk po diskutohej per qellimet politike te Mjaftit apo per te thithur fonde. Thjeshte po diskutoheshin problemet e perditshme te studenteve nga vete studentet. Drejtuesit e Mjaftit vetem se u mesonin rruget per te arritur ne zgjidhjen e tyre. Pra u tregonin qe nese nje profesor nuk vjen ne mesim atehere e tere klasa duhet te bente nje peticion me firma dhe ta dergonin ne rektorat. Nese nje profesor u jepte libra te shtrenjta per te blere (psh ne Tirane studentete detyroheshin te blinin librin per te mesuar gjuhen Angleze i cili kushtonte rreth 30.000 leke te vjetra), ata mundet edhe te mos pranonin. Nese profesoret benin shkelje dhe abuzime me noten problemet duheshin percjelle deri ne ministrin e arsimit e keshtu me rradhe.

Pra ne ate mbledhje ishin diskutuar vetem problemet e brendeshme. Mjafti eshte thjeshte nje nxites ne kete rast. Pra perderisa problemet e diskutuara jane ne te mire te atij komuniteti ku diskutohet perse duhet pare me dyshim levizja e tyre. Nese protestohet per mungesen e dritave perse duhet presupozuar se Mjafti ka qellime te tjera?

Nuk e kuptoj se cfare te keqe ka ne levizje te ketij lloji. Ai kreshnik Spahiu qe permend analistja eshte nje nga avokatet qe mbronin ata qe shkaktuan revolten e 14 shtatorit. Pra eshte shume me afer opozites ai sesa nje levizje qe nuk ka ndonje lidhje te dukshme me politiken.

Pastaj Analiste sa me teper qendra proteste te jene aq me mire eshte. Secila kategori duhet te protestoje per padrejtesite qe i bine mbi kurriz.

Njohurite politike Mjaftit nuk ka perse ia tregon aq me teper jo me cinizem. Kembana jote bie e vecuar sa mjatas djathtas ndersa Mjafti e ka gjetur dhe percaktuar rrugen e vet dhe ndiqet nga mijera aktiviste, shumica te rinj. Ty kush te ndjek nga pas? Ty qe ke njohurite politike (!?) kush te vjen nga pas? Cfare ke bere ti per Shqiperine?
Keto pyetje te jane drejtuar ty sepse ti kishe diskutuar ne kete rast. Por jane pyetje qe ua bej te gjitheve madje edhe vehtes, dhe meqe keta persona kane bere shume me teper se une dhe se te njohuri t mi, atehere mundem vetem tu uroj suksese te metejshme dhe vazhdimin e kesaj linje. Pa patur inat e zili qe kane marre financime apo fame. Ky eshte rezultati i punes se tyre dhe eshte e drejte te gezojne frytet, si famen, si financimet, si popullaritetin.


  Gjithsej 70 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit »
Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.