Forumi Horizont | Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Filozofia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=124)
-- Islamizmi ne Shqiperi ( Besim real, apo nje ideologji e re ) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5441)
Besim real, apo ideologji e re
Perderisa Islami ka ardhur te rubrika e psikologjise dua te them disa gjera. Edhe sikur ti heqim shamine gruas edhe sikur mos te falemi pese here ne dite duhet ditur qe islami ne princip thote "Frigohuni Allahut" dhe kjo do te thote shume, mbasi njeriu per ti ju permbajtur principeve morale duhet te kete frike nga nje faktor mbi natyral, qofte Zoti, Allahu apo Karma. Nje idivid ose nje grup mund te thuhet se eshte ose nuk eshte brenda kornizave te besimit islam ne varesi nga respektimi i tre principeve bazike te islamit:
1-Tef Hidi (monoteizmi, besimi ne nje Zot, ne Allahun;
2- Nubuvvedi,besimi se Zoti, Allahu, prej fillimit ka komunikuar me njerezit permes kumtuesve, pejgamberëve, Muhamedi cilesohet si i fundit;
3-Meada, besimi ne jeten postmorte, ku njeriu shpagohet per veprat e bera gjate jetes se tij.
Ideologjija esenciale e Islamit eshte e dobishme per nje individ te kohes se soteme ku bombardohet me qindra kultura dhe mendime te ndryshme nder te cilat te shumtat mund te kene karakter destruktiv.
Islamizmi ne shqiperi mund te jete besim real qoftese shqiptaret e inkuadrojne Kur'anin ne perputhje me kulturen e tyre, dhe si shtet sekular ku ka katolike dhe ortodokse, shqiptaret muslimane do te ishte me se miri qe ta pranonin vetem permbajtjen e kur'anit duke e shkeputur ate nga interpretimi i aziatikeve. Qoftese shqipteret absorbojne vetem formen e Islamit sic esthe ne vendet Islamike, atehre kjo do te jete ideologji e re.
Kur krishterimi hyri ne Evrope, nuk mundi ta kristijanizoje tere Evropen por Evropa mbrivi ta europjanizoje gati te gjihtin(me perjashtim te atij Grek dhe Serb). Mbasi krishterimi nuk praktikohet njesoj ne Azi si ne Evrope atehere dueht qe te ndodhe e njejta me Islamin, mbasi qe lindja e afert eshte larg nga Shqiperija. Ne nuk mund ta dijme qarte cfare forme do te kishte Islami qoftese kishte qene i pranuar nga popujt sic jane Gjermanet dhe Anglezet, neve e dijeme vetem formen qe praktikohet ne vendet Arabike dhe ato perreth. Ne ate forme te praktikimit ka shume elemente te kulturave te lindjes dhe keto do te jene te pa nevojshme dhe te demshme per shqiptaret ne pergjithsi.
Gjithsej 47 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 » Trego 47 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.