Forumi Horizont | Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gjenetika (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7240)
procesi i dyfishimit te ADN: enzimat (1)
Cod. A10062005
Gjate fazes S ndodh dyfishimi i ADN qe eshte i nevojshem qe qelizat e mevonshme te kene te njejtin informacion qe te bejne te mundshem percimin e species ne rastin e formimit te gameteve si dhe te funksioneve te ndryshme nese jane qeliza trupi. Qeliza pergatitet duke dyfishuar organelet dhe duke formuar te gjitha strukturat qe do te jene te nevojshme per ndarjen e qelizes...
Per sa i perket menyres se si kalon qeliza nga nje faze ne tjetren ate do ta shpjegoj tek tema e kancerit sepse kane lidhje direkt me ate teme...
Atehere kalojme tek dyfishimi i ADN. Proces qe kryhet para se te filloje meioza dhe mitoza....
Dublikimi i ADN eshte nje proces jashtezakonisht i rendesishem sepse sic e thashe ben te mundur ruajtjen e species si dhe ben te mundur percimin e tipareve nga njera qelize nene tek qelizat bija qe per te kryer nje funksion te sinkronizuar me qelizat e tjera ne te njejtin trup duhet te kete te njejtin material gjenetik dhe ne disa raste ta perdore ne te njejten menyre.
Dublikimi i ADN eshte nje proces qe kryhet nga enzimat. Ne fillim do te them kush jane enzimat qe e kryejne ate dhe se cfare funksioni kane ne kete proces keshtu qe do te jete me e lehte ti kuptoni kur ti degjoni te permendura gjate shpjegimit te procesit...pak a shume nese kuptoni keto te tjerat jane thjesht nje kalim kohe ...ndoshta harroj ndonje gje por do me kujtohet me vone ishallah...
ADN polimerazi: eshte nje enzime qe ka si funksion shtimin e nukleotideve te reja ne zinxhirin e ri qe po formohet. Ne fakt si kjo enzime egzistojne disa lloje kur mund te permendim polimerazin 1,2,3 qe kane secili nje funksion te vetin dhe karakteristika te vetat. Polimerazi 1 psh eshte zbuluar tek bakteret dhe perdor dXTP(deoksinukleotid trifosfat) qe kane pozicionin 5' te lidhur me 3 grupe fosfat. Enzima e shton secilin nga keto nukleotide tek zinxhiri duke e lidhur ate me pozicionin 3 te nukleotidit te meparshem. Duhet te kemi parasysh se kjo enzime shton vetem ne drejtimin 5'->3' dhe jo ne te kunderten. Kjo do te thote qe zinxhiri origjinal nga ku bazohet sekuenca e zinxhirit te ri ka drejtimin 3'->5'. Kjo enzime ka edhe aftesi qe nese ben ndonje gabim te kepuse nukleotidin qe vendosi gabim(pra ka nje aftesi shkaterruese qe ka drejtimin 5'->3' dhe 3'->5'. Te tjerat do ti them me vone...) kjo enzime tek bakteret shton nukleotide me nje shpejtesi 30.000 nukleotide ne minute qe do te thote 500 nukleotide ne sekond...numer qe te tremb me te vertete. Duhet te llogaritet edhe fakti qe gabimi qe ben eshte 1 ne 100.000 baza perafersisht dhe zakonisht kete gabim e rregullon me ane te funksioneve te veta sic jane ekzonukleazet(per keto do flas me vone)...)
ADN ligazi: eshte enzima qe lidh nukleotidet ne ato pika ku mbushen gropat. Sic do ta shohim me vone lidhjen e fundit me grupin fosfat ndermjet 2 segmenteve qe jane jo ta vazhdueshem ndermjet tyre e ben kjo enzime. Duhet te them edhe nje gje te re per sa i perket baktereve: gjenoma e tyre eshte nje rreth keshtu qe per te mbyllur rrethin duhet patjeter nje enzime qe te beje lidhjen e fundit....
vazhdon...
Gjithsej 177 faqe: « E parë ... « 31 32 33 34 35 36 37 38 39 [40] 41 42 43 44 45 46 47 48 49 » ... E fundit » Trego 177 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.